E hene, 09.02.2026, 12:21 AM (GMT)

Kulturë

Sevdail Hyseni: Ligji me brirë

E diele, 08.02.2026, 02:46 PM


Sevdail Hyseni

Satirike

Ligji me brirë

Një mbret, me mendjen teneqe,

nxori dekretin me pasojë t’keqe:

“Demat t’i tredhin, pa zhurmë,

kërkon rendi, s’dua fjalë shumë!”

Me të dëgjuar urdhrin mbretëror,

me të katra na ikin demat e gjorë.

Pas tyre vrapojnë lepujt me frikë,

sy të zgurdulluar dhe veshët bigë.

-Ndaluni!- u thotë dhelpra fisnike,

me buzëqeshjen cinike e politike.

- Ky ligj s’është për ju, o veshgjatë,

demat janë në shenjë, ju jeni me fat!

Por një lepur me zë nën mustaqe,

i tha: - Moj zonjë, sa je budallaqe!

Derisa Baba Mbret, të marrë vesh,

neve na shkojnë “goglat” për lesh!

(Karikatura marrë nga interneti)



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx