E hene, 02.02.2026, 09:53 PM (GMT)

Kulturë

Baki Ymeri: Poetesha e një dhurate hyjnore me aromën e botës arbërore

E hene, 02.02.2026, 06:54 PM


POETESHA E NJË DHURATE HYJNORE ME AROMËN E BOTËS ARBËRORE

Nga Baki Ymeri

"Unë mendoj se shqipja është gjuha më e zhdërvjelltë në botë." (Mihai Eminescu). Dana Logigan na ofron tekste të bukura, të frymëzuara dhe të shkarkuara nga zemra dhe shpirti. Ajo shkruan poezi reflektuese që zbulohen në disa shtresa medituese. Nga jehona e vargjeve të saaaaj lindin rezonanca të bollshme dhe të dendura. Projektohen imazhe dhe tema përmes të cilave përshkruhet mjeshtëria e re lirike, e artikuluar në kombinime fjalësh që i bëjnë përshtypje të paharrueshme lexuesit dhe krijuesit. Meditimet e saj pasqyrojnë pikturën dhe kaligrafinë, dritën dhe hijen, një alkimi origjinale midis mendimit dhe tekstit, sepse autorja mbart gjithmonë në tekst atë mister që rrjedh si një ngjyrë e lëngshme në fytyrën e kanavacës së mrekulluar.

Metaforikisht, Dana Logigan mendon se meditimi është pjesë e qenies së saj. Ajo dhe meditimi. Çfarë dialogu i mrekullueshëm! Ajo kurrë nuk u ndje vetëm me të. Poezia nuk ka kufi. Fjalët, gjithashtu. Ata shërojnë plagët, hapin sytë e të verbërve. Fjalët e vërteta shpëtojnë dhimbjen dhe errësirën brenda nesh. Erë dhe fjalë, frymë dhe ndjeshmëri! Njeri, nga vjen fjala? Buka është fjalë, drita po ashtu, urrejtja dhe errësira janë fjalë. Fjalë që shërojnë dhe fjalë që vrasin, fjalë që ndriçojnë dhe fjalë që errësojnë. Nevoja për të thënë fjalë është një nga nevojat më të zjarrta dhe të domosdoshme të njeriut, përveç nevojës për ushqim, veshje, dashuri, të vërtetë dhe drejtësi. Skulptori përballë ajrit thotë fjalë, piktori dhe muzikanti po ashtu. Për një shkrimtar, nevoja për të thënë fjalë ngjason me nevojën për të marrë frymë. Ne punim re në shkrimet e Danës një seri të pasur mendimesh dhe ndjenjash, në thelb një gjendje e botës në plan estetik, një ringjallje e së tashmes së vazhdueshme, por ehe e kujtesës emocionale. Vizionin e saj e trazojnë pyetjet e mëdha ekzistenciale, duke pasur një shprehje jo konvencionale, nga e cila shpërthen një unë i kufizuar nga kundërshtitë, por gjithmonë në gjendje të gjejë përgjigje ndaj tepricës së qytetërimit të përditshëm. Është një krijimtari ngjitëse, madje edhe dashuria është e mbushur me forcë, me trupra që duan dhe përplasjen. E gjithë qenësia dridhet përballë mistereve të ekzistencës, me rikujtime të heshtjeve të lashta dhe mbivendosje të gjeografive të brendshme antagoniste, duke u rritur në mënyrë magjepsëse nga shirat e vjeshtës, kur liqeni i dashurisë është i mbushur me lulëkuqe. Dana Logigan është një poete me një shprehje artistike të pjekur, reflektuese, origjinale në fjalën dhe emocionin që depërton nga vargjet e paharrueshme. Ajo vjen para nesh me meditime interesante dhe impresionante.

Dana Logigan është një qenie temperamentale me një ndjeshmëri të mirëfilltë, një realitet i rrallë në letërsinë e sotme rumune. Mendimet e saj janë të shkumëzuara si një shampanjë që djeg fytin e etur për pije të forta. Kalimi i kohës shkakton nostalgji në shpirtin e autores, e cila ndjen se nuk ka frikë nga dimri i ekzistencës, duke u ndjerë si në shtëpinë e nënës së saj. Fjalët e Danës janë flutura të metamorfozuara në mendime dhe meditime. Të gjitha këto transformime përshkruajnë një profil mbresëlënës, real dhe origjinal. Nga fryti i ëndrrave të saj, ne ndjejmë tingujt e psherëtimave tona. Të dëgjuara nga ju dhe nga ne, në trambulinën e botës së përjetshme. Poezitë e Zonjës Dana Logigan janë të ngarkuara me një imazh specifik, i cili shpreh jo vetëm asociacione, por edhe tema dhe subjekte befasuese. Zbulesat e filozofike janë gjithmonë të veshura me zbukurimet e thjeshta të përditshmërisë. Një kaligraf i gjendjeve dhe çrregullimeve shpirtërore, poetesha ka guximin të thotë të vërteta, të rindërtojë jetën nga fragmente ëndrrash dhe misteresh.

Dendësia e ideve, energjia e llogarisë verbale, zbulojnë një jetë të përditshme të butë ose të trazuar, por jo të parëndësishme në thelbin e saj. E gjithë kjo dëshmon një poezi të thellë. Janë vargje të mirëserdhura nga një gamë beteja shpirtërore, të hijeshisë së gjendjeve lirike dhe autentike. Dana Logigan është një burim mrekulish që qetësojnë çdo mundim të brendshëm. Ajo është arkitektja që riorganizon botën sipas shpirtit të saj, kaq të thellë dhe misterioz. Poetja gjurmon një rrugë për të dhënë një përkufizim të shkretëtirës që na fshihet nëse nuk gjejmë forcën për të njohur përjetësinë e botës. Pronarja e këtyre mendimeve është një qenie e shqetësuar nga vetë natyra e saj. Bukuria hyjnore në meditim zgjon shqisat e fjetura. Mendimet e saj e mbushin shpirtin tonë me ndjenja të bukura. Në zemrën e saj qëndron stina e dashurisë si një vlerë hyjnore. Nostalgjia e poeteshës është e qetë. Intensiteti i ndjenjave është i lartë. Dana Logigan nuk është poetesha e heshtjes apo e habisë. Ajo është poetesha e një dhurate hyjnore me aromën e botës arbërore.

Një fluturës me krahë prej dylli

Përtej mureve

punëtorët e zellshëm

që kanë mprehur lopatat e tyre

bëjnë bubullimë të fuqishme

në gjirin e tokës

ashtu...si në gjirin e nënës

pa foshnjë

ku je tani ti,

flutur me krahë prej dylli?

E ke kthy fluturimin tënd

në syrin tim të majtë

dhe bie shi

dhe bie erë

të ke humbur nektarin

në syrin tim të djathtë

ku duhet të të kërkoj?

sa duhet të të pres?…

Poem për të cilin ti nuk di gjë

Kur lumenjtë e shkumëzuar mbajnë lot

dhe koha përsëri e shkund engjëjt e balta,

nga fytët e asfiksuar nga barra

dëgjohen jehona – tinguj cicërime.

Pemet përreth harruan etjen e tyre

dhe jeta e tyre qëndroi një çast në vend,

në Danub, lart, Pylli Letea

qan kuajt e tij pa fat.

Në qiell shqiponja e bardhë rrotullohet

dhe gjarpërinjtë e rërës shfaqen

në hapësirën e Leteas, këtu, në këmbë,

danubialis të vegjël dhe të gjelbra rriten

dhe në këtë poezi rrjedhin në galop, endacak

dy kuaj për të cilët ti nuk di gjë.

Ti  e di  se sa dhemb?

Ti di sa dhemb heshtja jote?

Madje edhe në shpirt kam vendosur mjaltë

Që të rrjedhën valë ëmbëlsie

Përtej dridhjes që më ngrin.

Dhe çaj dëshire kam vënë mbi tempull

Që ëndrrat të më shërojnë,

Dhe kam shtrydhur edhe lotët e dashurisë,

I kam ngrohur që të rikthehem në gjendjen time.

Nga sytë e zinj, si mure të pjekura,

Kam nxjerrë një shkëlqim në pëshpëritje

Që ajo të të mësojë fjalën,

Edhe pse ti gjithmonë luan me shkronjën,

Dhe në rrugët drejt teje

Kam fashuar mirë edhe këmbët e mia.

Nëpër ëndrrat blu,

Të lutem, përgjigju momentit tonë!

Por ti mungon dhe heshtja jote

Më derdh hel në shpirt.

Dhe shelgjet…

Sallxhet u këmbëngulën

nuk rriten më në bregun e ujit

janë brenda nesh tani

shkundin në lengun e bardhë e të kaltër me aromë perlesh

i dëgjon të qajnë, i dashur?

gi rrënjët e tyre në ty

dhe si tentakula të uritura

të kafshojnë mishin tënd të ftohtë

i dashur, pse shmang zjarrin?

(drita lind dashuri –

ashtu më mësove)

tani gjaku yt nuk vlon më i nxehtë

këmbëngulës si sallxhet je

degët e flokëzuara mi gërmove

në trungun e palakuar

shi dhe mjegull ke mbjellë në vena

dhe kraharori im dridhet

nga degët e anestezuara në ndryshkun e vjeshtës

si një ylber që lëkundet mbi ne

shelgjet qajnë për ndryshimin e tyre.

Mburoja e dritës

Shpirti është poligon për të shtënë

amatorë të ndjenjave të forta

marrin me dhunë abonimet

njëri pas tjetrit të armatosur deri në dhëmbë

me çizme që lënë erë ose taka gjilpërë (15 cm)

ngrehin shenjat sipas dëshirës

AK-47 të virgjëruara gjithmonë

nga një fishek-fjalë

mbyllur në errësirë të vdekjes

mishi i qiellit coptohet nga fluturimet vrasëse

të shqiponjave me gishta të çelikosur

dhe sqepra të spërkatura në baltë

si në një bordel ku mesaline dhe hajdutë

kërkojnë midis pjesëve të trupit të mbushura me tym

dritat e kënaqësisë)

forbanët numërojnë vrimat në shenjat

në mes të poligonit

unë me veten

llogaris shtëniet

në pushim të madh

konstruktojmë mburojën gjigante

pikërisht nga shenjat e vrara

që drita të mund të kalojë brenda meje

përmes syve të qëlluar

që nuk të rrëzon, por të përforcon!

Të dua ashtu si je

Të dua ashtu si je

orakull i vizatuar nën qerpikë

të dua me të gjitha identitetet

e vizatuara në një album familjar

të cilin e mban të fshehur

të dua edhe kur dua të të them

se të dua diçka më tërheq lart

të shikoj nga përtej botëve

hëna shpërtheu shpirtin tim

diçka e rrumbullakët më dhemb në kraharor

është i vetmi mendim që

nuk duhej të të braktiste -

me mendimin që të dua...



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx