Kulturë
Shefqet Sulmina: Shenja, Molla - Filozofia Ilire
E merkure, 28.01.2026, 06:56 PM
Shenja, Molla - Filozofia Ilire
A
ishte Antikiteti një falsifikim i Botës Ilire?
Nga
Shefqet Sulmina
Shenja
nuk është as simbol për t'u adhuruar, as pasqyrë ku njeriu sheh veten të
madhëruar, as instrument pushteti. Shenja është moment njohjeje: çasti kur
njeriu e sheh veten te tjetri, jo për t'u rritur, por për t'u vendosur në
marrëdhënie. Ngjashmëria nuk është kopjim; është përkatësi strukturore. Kjo
ide, e thjeshtë në dukje, por themelore, hap një pyetje të madhe historike:
a
u ndërtua filozofia klasike si një akt njohjeje universale, apo si një
mekanizëm ndarjeje dhe zhvendosjeje të një dijeje më të hershme?
Graviteti
si shenjë, jo si forcë
Në
leximin tonë, graviteti nuk është thjesht forcë fizike.
Është
shenja themelore e ngjashmërisë mes trupave.
Të
gjithë trupat kanë masë, peshë, zënë vend. Ata e "njohin"
njëri-tjetrin pa u parë. Kjo njohje e heshtur është graviteti.
Jo:
"më tërhoqe"
por:
"je si unë, ndaj jam i lidhur me ty".
Ky
lexim na çon drejtpërdrejt te filozofia e lashtë.
Aristoteli,
shenja si përkatësi natyrore
Te
Aristoteli, trupi bie sepse i përket tokës.
Njohja
nuk është mendore, por ontologjike: trupi e njeh vendin e vet sepse është i
ngjashëm me të. Shenja, në këtë kuptim, nuk është shpikje mendore, por origjinë
e përbashkët.
Edhe
në gjuhën tonë, njeriu e njeh truallin sepse i përket atij, jo nga narcizmi,
por nga kujtesa e natyrës. Por këtu lind dyshimi: a u përdor kjo filozofi për
të njohur botën, apo për ta ndarë dhe kufizuar atë?
Platoni,
rreziku i shenjës së rreme
Platoni
paralajmëron rrezikun që shenja të bëhet hije dhe ngjashmëria të ngatërrohet me
kopje.
Këtu
lind narcizmi: kur njeriu ngatërrohet me hijen e vet.
Teoria
e shpellës dhe "molla" si ide e mbjelljes, e punës mbi pronësinë dhe
mbi hijen që vjen e zhduket, mund të lexohet edhe si një paralajmërim historik:
shenja
e vjetër do të zëvendësohet nga një rend tjetër.
Pyetja
mbetet e hapur: a po sinjalizonte Platoni fundin e një bote të mëparshme dhe
ardhjen e një bote të re, asaj të Kalit të Drurit?
Aleksandri
i Madh dhe ndarja e botës
A
ishte rastësi që Aristoteli ishte mësuesi i Aleksandrit?
A
ishte pushtimi vetëm territorial, apo edhe epistemik?
Aleksandri
shkon deri në Indi për të marrë "shenjat" e dijes.
Disa
hipoteza kulturore shohin në alfabetin Kannada një dëshmi të një dijeje të
shpërndarë para ndarjes babelike.
Kjo
ngre një dyshim të fortë: antikiteti nuk kishte ende idenë e shtetit si
strukturë njohjeje universale, por si mekanizëm kontrolli të shenjës.
Isaac
Newton, shenja e zhveshur nga kuptimi
Me
Newtonin, graviteti bëhet ligj pa fytyrë. Trupi nuk "njeh" më; ai
thjesht bindet.
Shenja
këtu është funksionale, por e shurdhër. Universi bëhet i saktë, por i ftohtë.
Ngjashmëria
humbet; mbetet vetëm pasojat.
Albert
Einstein, rikthimi i shenjës si marrëdhënie
Te
Ajnshtajni ndodh një kthim i thellë. Masa formëson hapësirën dhe trupat lexojnë
këtë formë.
Trupi
e njeh botën sepse është i së njëjtës gjuhë me të. Shenja nuk është urdhër, por
lakim kuptimi.
Ngjashmëria
nuk është pasqyrë, por strukturë e përbashkët.
Njeriu
dhe shenja: përballë narcizmit modern
Narcizmi
modern thotë: "Unë jam masa qendrore."
Shenja
jonë thotë: "Unë jam pjesë e së njëjtës peshë".
Njeriu
nuk e njeh veten duke u parë, por duke u tërhequr drejt asaj që i ngjan.
Si
guri drejt tokës.
Si
fjala drejt kuptimit.
Si
shenja drejt lexuesit të saj.
Njeriu
nuk bie nga dobësia, por nga njohja e ngjashmërisë së vet me botën.
Nëse
antikiteti ishte njohje apo falsifikim, kjo mbetet çështje debati. Por një gjë
është e sigurt: kur shenja humbet marrëdhënien dhe bëhet pushtet, bota pushon
së qeni e njohshme dhe njeriu mbetet vetëm përballë hijes së vet.
1.Molla:
shenja dhe fruti i njohjes
Molla
biblike, e parë tek rrëfimi i Adamit dhe Evës, nuk është vetëm frut i ndaluar,
por është ndarësisë.
Ajo
është shenja e marrëdhënies mes njohjes dhe zgjedhjes, mes veprimit dhe
pasojës.
Siç
ndodh me shenjën tonë në shqip që nuk është pasqyrë narciste, nuk është shenjë
pushteti, por është njohje përmes ngjashmërisë.
Unë,
si njeri i lëvizshëm në tokë, e njoh frutin dhe marrëdhënien e tij. Ai më jep
kuptim, unë e njoh shenjën. Nuk është dhunë; është bashkë-lëvizje në gravitetin
e natyrës dhe të idesë.
Ka
një moment në njohjen njerëzore që nuk lind nga pasqyra, por nga ngjashmëria.
Jo nga adhurimi i vetes, por nga njohja e asaj që na përgjigjet. Ky moment
quhet shenjë. Dhe në shqip, një nga shenjat më të pasura është fjala mollë.
Molla nuk është thjesht frut. Molla është veprim, marrëdhënie, përgjigje.
2.Molla
si shenjë e veprimit
Në
shqip themi: pema mollë. Por në të njëjtën kohë, "molla" ka kuptim
pronë, ide dhe puna ime në territorin tim të shenjuar. Molla qe molla, tashme
jep frute.
Kjo
fjalë mbart një shtresëzim kuptimi: molla është ajo që bëhet, por edhe ajo që
kthehet dhe që nuk do të ekzistonte pa veprimin tim. Ajo nuk ekziston pa
veprim, sepse nuk është objekt i ngrirë, por shenja e një procesi. Në këtë
kuptim, molla është shenjë e veprimit tim në botë: unë veproj, toka mban, pema
rritet, fruti kthehet.
Kjo
nuk është pasqyrë narciste. Është njohje përmes marrëdhënies. Toka si vend, jo
si pronë. Vendi i mollës është toka. Jo rastësisht. Toka në shqip nuk është
vetëm hapësirë fizike: është mbajtje, është besueshmëri, është gravitet
Molla
nuk fluturon drejt meje. As unë nuk e rrëmbej. Ne takohemi sepse i përkasim të
njëjtit rend.
Graviteti
nuk është forcë agresive, por ligj i ngjashmërisë: toka mban mollën, molla mban
kuptimin, unë e njoh veten në këtë qark.
Molla
është ide e mishëruar. Ajo nuk është premtim abstrakt, por shpërblim konkret.
Në këtë kuptim, molla nuk "bie" rastësisht.
Ajo
bie sepse veprimi është bërë, koha është mbushur, marrëdhënia është pjekur.
Ashtu si te graviteti i Ajnshtajnit ajo nuk ka tërheqje, ka lakim rruge. Molla
ndjek rrugën e vet natyrore drejt tokës, dhe drejt meje, sepse jemi të formuar
nga e njëjta strukturë. Njeriu si qenie e lëvizshme në territor, sepse ai nuk
është qendër absolute.
Ai
është i lëvizshëm midis: tokës, idesë dhe shpërblimit. Unë nuk sundoj mollën.
As molla nuk më sundon mua. Ne jemi në ekuilibër graviteti: ajo më jep frutin,
unë e njoh shenjën. Kjo është njohje pa narcizëm, njohje pa pasqyrë.
Njohje
që lind nga fakti se jemi të ngjashëm në peshë, jo në pamje. Molla, në shqip,
është më shumë se frut. Ajo është ligj i heshtur i marrëdhënies.
Ajo
na mëson se, shenja nuk është imazh, nuk është adhurim dhe as graviteti nuk
është dhunë, por ngjashmëri që kthen përgjigje. Dhe njeriu, si qenie që ecën në
territor, nuk bie nga dobësia, por nga njohja e peshës së vet në botë. Pra,
Molla
është pronë e atij që "Molli e Mill".









