Kulturë
Dod Pjetraj: Një vol fjalësh për librin e Llesh Ndojit, “Shtjellë Fatesh” – një roman i vërtetë
E diele, 25.01.2026, 06:03 PM
Një vol fjalësh për librin e Llesh Ndojit, “Shtjellë Fatesh” – një roman i vërtetë
Nga
ing. Dod Pjetraj
Ky
roman që po e nise me e këndue, nuk e lëshon prej dore pa e mbarue, ka dhe një
veti që jo shumë romane e kanë: Ky është një roman kronikë e një vendi, që
dalngadalë i zbulohet dhe emri i vërtetë, katundi i bukur i Domgjonit! Niset me
një prolog ku jepet personazhi thuajse mitik i Diellores (Dilores). Ajo është
një vajzë që po rritej nga kushërinjtë, pasi i kishte ndodhë një gjëmë e madhe,
babi i ishte rrëzuar nga mani dhe nga nëna e kishin ndarë me zor. Autori, Llesh
Ndoj nëpërmes Diellores, na jep komplet një shoqëri e cila siç thotë dhe
personazhi, çdo ditë bën pyetjen: “Cili do të jetë fati im? Unë s’kam të
sotme,si do të kem të ardhme?! E ardhmja e saj jepet përmes një ëndërre të
bukur dhe të trishtë, kur atë e pickon një gjarpër në ëndërr, kjo një metaforë
e madhe për një shoqëri të tërë!
Që
në fillim por dhe gjatë leximit ndeshim me disa fjalë që janë ndoshta, të
vjetra sa vetë bartësit e tyre, por që i japin një ëmbëlsi vetë romanit. Dhe
ja, f jalë të tilla si mundarë, herkë, réna, kran,horë, shujta, peshgve, stejë,
gjupnerë, take, dhi éjë, bajm,l arc, publishte, idare, çné, mushlluk, orseeej,
ndërshiqe, gjodhi, vërcall, stravece, toprak, antaria, rregja, fugure, zogjori,
temina, e ndonjë tjetër që nuk kam arritur ta qëmtoj, gjenden në roman dhe ia
shtojnë bukurinë rrëfimit.
Përshkrimi
i vendit,sidomos i malit lavdiplotë të Munellës, është shumë i ndjerë dhe kjo
jo vetëm për pendën them të mprehtë të autorit, Llesh Ndoj, por dhe për faktin
e thjeshtë se ai i ka shkelur vetë ato vende dhe është mbushur me ajrin plot
aroma të vendlindjes.Të gjitha toponimet, dhe nuk janë pak në libër, të çojnë
në Domgjon e Munellë, duke përmendur dhe legjendat e krijimit të tyre. Deda,
një titan me fletë në supe, kishte luftuar me kulshedrat dhe i kishte sjellë
ujin fshatit. Ai vdes i qetë për vendin e tij: “Me më mbyt, më mbytën, por ujin
ja solla katundit tim! “Përmendet dhe ndërtimi i një pusi me shkallë guri që
mbledh ujin e hijes së Munellës, dhe fshati sot e kësaj dite vadit më vijë të
gjallë, duke lëvizur dhe mullinj bloje.Unë si ndërtues mrekullohem nga mënyra e
ndërtimit të kësaj vepre hidroteknike, me materiale të tilla si gëlqerja
hidraulike, lesh i palamë dhe vezë (të bardhat e vezës). Ky ndërtim është shumë
i veçantë, ndoshta në Ballkan ose Evropë. Rrotull Gurrës u bë një lagje e
populluar me beras apo barnabas të cilët plotësonin, sipas autorit gjithmonë,
trinomin: Trup i fuqishëm - Besim i palëkundur - Mendje e kthjellët! Romanit i
kanë hije dhe shprehje të veçanta të popullit si: -Marsi lig e prilli rip! Pra
dalja nga dimri, i binte që të ligeshin në Mars, kurse prilli i pafuqishëm
vetëm ripte, pra hiqte bagëtitë. Më kujton shprehjen e nënës sime:”Verë
kërruta,vjeshta me dymbëdhjetë m…ta!” (Pra vera që donte punë, kurse vjeshta sillte
bollëk e fruta, bile dhe pylli, ku thuhej se nusja që shkonte me bagëti hante
fruta pylli aq shumë sa hante pak në shtëpi, dhe vjehrra që e kishte kuptuar
këtë shprehej; ”Është mali pllé, për të zeztë teme ré!” Ose: ”Ma mirë mort një
ditë, se mort përditë! (momenti kur ndahej nusja nga gjinia e burrit të
vdekur).”Ban bé e hup jo ban bé e merr! Zot,mos na e ço mundin dam!”
Është
interesante të kuptojmë kumtin që jep autori që sie thotë ai, dhe varka legjendare e Noes, që të
mos fuste ujë, ishte lyer me peshgve (një lloj pishe e zier që përdorej dhe
kundër zgjebes për lyerje). Këtu jepet shumë mirë kisha e Shën Barnabës ose
Shmarramejt e cila është dhe festa kryesore e Domgjonit, ndërtimi dhe ndryshimi
në vatër kulture si dhe rindërtimi i saj. Vijnë bukur edhe disa pasazhe që
vendosnin një rregull kanunor, si krushqit miq kishin tagër me kalue para atyre
të vendit, ose krushqit pa nuse ua lëshojnë udhën krushqëve me nuse! Këtu
shikojmë se çfarë veneracioni kishin për femrën nuse, si katundi ashtu kanuni.
Po ashtu institucioni i “barrës së vrame” të cilin e ka shkoklue bukur Viktor
Gjikola, edhe si një mjet për mos me dalë fare.
Një
lajtmotiv i madh i këtij romani është dhe kënga e jetimit, e cila sillet në
forma e mjete të ndryshme, por kudo është i pranishëm. Të kujton një shoqëri të
tërë të mbetur jetime në mes të katër rrugëve. Po ashtu vaji i thekur i
vajtimoreve të Mirditës (kjo më kujton vajin e nënës sime) Një shok nga Dhërmiu
kur isha student, më ka thënë se dhe plakat e vjetra të lagjes Gjilek atje, e
vajtonin të vdekurin me ligje, si gratë tona! Vaji i tyre jepet bukur në roman,
çka është shumë reale dhe i jep jo vetëm forcë, por realizëm të thellë veprës!
Në
faqen 168, Diellorja shprehet: “I vorfni e jetimi, zor me pa ditë! Dhe autori
na përgatit për këtë që nga faqja 164 kur thotë se Diellorja e tij, thjeshtë “lexonte” çfarë
jeta ja kishte gdhendur në ashtin e kockave dhe në shpirt. Në faqen 186 sillet
dhe momenti kur At Gjergj Paci (Fishta), autor i Jerinës, Mbretneshës së luleve
(që rritej në Munellë), me mantelin e tij që i rrinte ngusht vetëm si bir i
Domgjonit, i Fishtës, por i gjithë Shqipërisë! “Lahuta e Malcisë” ishte për
shqiptarët si Iliada e Homerit, si vepra e Dante Aligierit, apo si “Eneida” e
Virgjilit!
Një
fletë historie e trishtë është dhe braktisja e fshatit dhe vijimi i jetës në
zona më të buta si Lezhë, Durrës e Tiranë e domgjonasve si pasojë e lëvizjeve
demografike të gjithë Shqipërisë. Ndoshta do përjetohet edhe një ardhje tjetër
në vendin e të parëve, jo vetëm për tu varrosur, jo vetëm për “jetën ku do të
vena” (kështu dhe vdekja quhej një jetë tjetër, ndoshta në një sistem tjetër
referimi), e jo vetëm për takime e festa si i Shmarramej (Shën Barnaba), por
për gjithmonë! Rrugët janë të hapura. Toka është aty dhe do desha tu them një
gjë që kam vërejtur dhe mësuar gjatë udhës nëpër Domgjon. Unë si ndërtues atje
kam mësuar se si mund të mbrohen tokat bri përrenjëve të rrëmbyeshëm nga
erozioni. Krijimi i trekëndëshave (disqe rigjide) anash brigjeve të lumenjëve
arrin që jo vetëm të mbrohet toka e pakët por dhe të shtohet ajo, duke “zënë
“në çark” aluvionet që sjell përroi”! Këtë e mësova në Domgjon! Nuk është i
pakët kthimi në trojet e të parëve, si ai i poetit të shquar Hasan Hasani
(Përkola), në Domgjon. Ai thoshte se Dushkajën (Kosovë) e kam emër, dhe
Mirditën mbiemër!
Zoti
i ka dhënë nënës një atribut të veçantë: Ajo lind, jeton dhe vdes me një
dashuri të pamatë për fëmijët e saj! Në roman është ravijzuar me mjeshtri dhe
dashuri të madhe nëna, Diellorja! Edhe në vdekje, vajtueset ja përmendin
jetimllëkun, por dhe i thonë se e ka lënë zemrën plot me pasardhës! Leksi, që
për mua është vetë autori, i shkruan këto ngjarje me ngjyrë të trishtë sepse
dhe ai dikur është gjendur para një gjëme të madhe, ka humbut të birin, në
lulen e rinisë!
Ndoshta
mirditorët takohen dhe në letra, kështu autori jep dhe ketu Enverin,që mendonte
të ishte klasiku i pestë i marksizmit, ashtu si shkruan Ndue Dedaj, një roman
kushtuar këtij “klasiku”! Galeria e madhe e personazheve në këtë libër si
Diellorja, Merja, Roza, Tefa, Noani, Hana, Prena, Martini ,Martinja, Leksi,
Pjetri, Preka, dom Nikolli,V ilhelmi e ndonjë tjetër janë shumë lirshëm në këtë
arë që ka punuar me pendë Llesh Ndoj!
Përfundimisht
mendoj se të shkruash duke patur totem vendlindjen është shumë e vështirë, por
është dhe nder, dhe ky nder i takon katërcipërisht autorit Llesh Ndoj!
Në
fillim autori shkruan “Rrëfim që mund të lexohet si roman”! Për mua është roman
dhe shumë i bukur! Urime!
Lezhë, më 17.01.2026









