Kulturë
Bedri Tahiri: Mozaik i shkëlqyer poetik
E enjte, 22.01.2026, 06:50 PM
MOZAIK I SHKËLQYER POETIK
Vështrim
rreth librit me poezi të poetit Xhevahir Cirongu me titull: “ Vetmi e stolit në park’’
Nga
Bedri TAHIRI
Përherë e më shumë po bindem në atë që e kam thënë më herët se, gjithmonë e jetës, krijuesit e artit e të kulturës i kanë çarë kufijtë e ndarjes natyrale e artificiale. Kjo vlen më shumë se për të tjerët për ne shqiptarët që përdhunshëm na ka copëtuar padrejtësia botërore.
Dhe, po ashtu,
para politikës, shkrimtarët janë ata që do të bëjnë ribashkimin tonë shpirtëror kombëtar.
Në këtë mes shquhet edhe poeti, gazetari e publicisti nga Leskova e Skraparit heroik, i palodhuri Xhevahir Cirongu, i cili deri sot
ka arritur të realizojë mbi dhjetëra vepra të gjinive dhe zhanreve të ndryshme letrare, që nga poezitë e thjeshta e deri tek monografitë për burrat e mëdhenj të kombit.
Emri i tij shkëlqen kudo në mediat elektronike e të shkruara. Për përkushtimin e tij në këto veprimtari krijuese ka marrë shumë Mirënjohje e Falënderime.
Pos tjerash është dekoruar me medaljen “Naim
Frashëri”, ndërkaq para
pak ditësh u nderuar me Çmimin “Ymer Elshani” nga “Zëri i mërgimtarit” në Novara-
Itali.
Ky emër, që prej kohësh ka krijuar profilin dhe stilin e
vet në gazetari, në publicistikë, në letërsi,
e veçan në poezi, këto ditë më dërgoi një dorëshkrim me vargje të mrekullueshme, të futura nën një çati me një emër specifik e simbolik “VETMI E STOLIT NË PARK”, të cilin e lexova dhe e rilexova me kënaqësi të veçantë dhe, në rolin e redaktorit,
e pëlqeva dhe e tumira për botim.
Xhevahir Cirongu është një poet bashkëkohor, i njohur për vargjet e tij të thjeshta, të ndjera dhe shpesh të lidhura me natyrën,
me fëmijërinë, me vendlindjen, me qetësinë,
me gurrën popullore, me dashurinë, me nostalgjinë. Shumë prej vargjeve të tij janë të mbushura me mall për kohën e kaluar, njerëzit e humbur ose vendet që nuk janë më si dikur.
Ai shpesh shkruan për punëtorët, për fshatarët, për njerëzit e heshtur që jetojnë jetën e tyre në mënyrë modeste, por me dinjitet dhe butësi.
Poezia që ia dha emrin gjithë përmbledhjes,
“Vetmi e stolit në park”, është një realizim i arrirë artistik, një himn vargjesh për jetën moderne,
e cila vuan, para
se gjithash nga sëmundje e pashëruar, që quhet vetmi! Stoli në park,
ka parë kalimtarë, çifte, fëmijë, por tani pret e pret, ashtu në vetminë e tij mbytëse. Poezia flet për ndryshimin e stinëve dhe ikjen e jetës. Stoli mbart dhe ruan
me xhelozi kujtime: biseda, sekrete, dashuri, lot.
Tani vetëm kujtimet e mbajnë gjallë.
Vështrova tutje në parkun e qytetit tim
Sa çudi, atë çast edhe era ndaloi aty,
Zgjata dorën të kapja një gjethe peme
Nuk munda dot, atje s’kishte asnjë njeri!
Cirongu përmes një imazhi fare të zakonshëm- një stol në park- arrin të shprehë një ndjenjë universale: vetminë e njeriut modern. Poeti i jep objektit një dimension psikologjik; stoli bëhet metaforë e shpirtit njerëzor që pret dikë që ndoshta nuk do të vijë më.
Poezia është e thjeshtë, por me ngarkesë emocionale dhe me një ndjeshmëri tipike cirongiane:
e përditshme, por e thellë. Pena
e poetit të ndjeshmërisë, shpesh u jep objekteve shpirt. Këtu stoli është si një njeri që pret, që mërzitet, që vuan vetminë.
“Lotët e kujtimeve” është një poezi e thellë mendimesh e përsiatjesh kushtuar Nënës, në dyvjetorin e ikjes së saj në amshim. Lotët që shpërthyen mbi atë gur mallëngjimi
e kujtimi, edhe vargjet i sforcojnë dhe i kthejnë në këngë:
Por loti sërish ra aty mbi atë gur
kujtimet në këtë çast u bënë erë,
një lule turtulle u rrinte pranë
dhimbja e
loti i hidhur në këtë çast,
kujtimet
e vargjet u kthyen në këngë
Poezia fokusohet te kujtimet që ngrihen si zëra të së kaluarës dhe sjellin një mall të thellë. Lotët nuk janë vetëm shenja trishtimi, por edhe pastrim, çlirim, një mënyrë për të rikthyer në zemër njerëz, çaste dhe vende që nuk kthehen më. Poezia është një reflektim i qetë mbi kalimin e kohës, mbi humbjet, mbi mallin që njeriu e mban brenda, dhe mbi fuqinë e kujtimeve për të na shoqëruar edhe kur gjithçka tjetër ka ndryshuar. Poeti shkruan me një zë të brendshëm, të qetë,
pa dramë të tepruar, vetëm me sinqeritet.
“Lotët e kujtimeve” shfaq një tipar të veçantë të poezisë së Cirongut: aftësinë për të marrë një gjendje njerëzore të zakonshme dhe për ta kthyer në një imazh poetik të thellë. Lotët janë “pasojë”, kujtimet “shkaku”; kështu poeti ndërton një marrëdhënie midis së kaluarës dhe të tashmes,
midis dhimbjes dhe butësisë. Poezia është melankolike, por e ngrohtë, dhe flet për atë që mbetet në zemër pasi koha ka bërë të vetën.
Poeti, përveç vargjeve për Nënën, për vjeshtën, për natyrën, për dashurinë...,shkruan edhe për dukuri e fenomene të përditshmërisë.
Ai, siç kemi theksuar edhe më lart, është i lidhur ngushtë vendlindjen e
me traditën popullore, një taban i fuqishëm frymëzues për shumicën e krijuesve të shquar. Në këtë frymë kemi poezitë:
“Ca fjalë t’i tha nëna”, “Sa lezet na ka kënga… “,
“Tomorricë moj zonjë mbi zonjë”, “Vajzë shqiptare moj dritë dielli”, “Gur i prerë,
o gur i bardhë” dhe
“Zerecin e kemi në zemër”, shumë prej të cilave janë edhe tekste këngësh që cingëlojnë shpirtin e këngëtarëve…
Tomorrica e vendlindjes së tij i fle thellë në zemër poetit. Asaj i këndon me afsh shpirti, përherë e kurdoherë. Kështu, te poezia “Tomorricë,
o dritë e syrit”, poeti zbraz mallin e dhembshurinë si me gurgule:
Tomorric? na morì malli,
Dhe p?r gur?t e tu si stralli,
Historin? shkruar te balli,
Drita syrit rrufe mali, N? Tomorr gdhendur malli!
Si qershia mbi tortë na vije poezia për Çamërinë tonë të dashur,
e cila titullohet “Çamëria gonxhe e dhimbjes”, e për të cilën poeti këlthet:
Çamëri
o yll pranë hënës
S’e harrojmë qumështin e nënës,
Mallin tonë se
tret as deti
Në gjoks zhuritur dhe gjethi.
Përmbledhja poetike “VETMI E STOLIT NË PARK”e poetit durrsak Xhevahir Cirongu, është një dhuratë e çmuar që do të pritet mirë nga lexuesit shqiptarë, në përgjithësi. Larushia e ngjyrimeve ylberore janë karakteristikë specifike e këtyre poezive. Thellësia e tyre meditative, refleksive e
narrative, paraqet një unikat të llojit të vet, që edhe penat më të arrira do ta lakmojnë. Titujt janë përzgjedhur në harmoni me përmbajtjen, gjë që është një element i rëndësishëm në krijimtarinë poetike. Edhe gjuha e figurshme e
stili i fuqishëm,
me një rrjedhë të logjikshme, janë rezultat i një talenti dhe i një pune përkushtuese.
Pa hyrë më thellë në analizën e poezive të kësaj përmbledhjeje, këtij mozaiku shumëngjyrësh, ngase, tekefundit, edhe ashtu, poezia nuk shpjegohet, por përjetohet, autorit i dëshirojmë suksese e mbarësi,
duke
e përgëzuar për këtë realizim të suksesshëm poetik!
Galicë, nëntor 2025









