E shtune, 17.01.2026, 06:08 PM (GMT)

Kulturë » Vataj

Albert Vataj: Sot në përvjetorin e 558 të kalimit në përjetësi të Skënderbeut, udhëprijësit arbër që u ngjit në legjendë

E shtune, 17.01.2026, 03:56 PM


Sot në përvjetorin e 558 të kalimit në përjetësi të Skënderbeut, udhëprijësit arbër që u ngjit në legjendë

Nga Albert Vataj

Sot, kujtesa kombëtare ndalet me nderim dhe përulësi para një date që nuk i përket vetëm kronologjisë historike, por vetë ndërgjegjes sonë si komb. 558 vite më parë u shua fizikisht Gjergj Kastrioti–Skënderbeu, por jo vepra, jo fryma dhe as misioni i tij që u lartësua në kufinjtë e legjendë. Ai nuk ishte thjesht një udhëprijës ushtarak i kohës së vet, një strateg që triumfoi mbi një prej ushtrive më barbare të kohës, por themeli moral dhe politik mbi të cilin u ngrit ideja e qëndresës shqiptare dhe dinjiteti i një populli që refuzoi nënshtrimin. Me Skënderbeun, historia jonë fitoi përmasën e epopesë dhe Evropa një mburojë të gjallë përballë errësirës së pushtimeve osmane dhe thundrës mizore të zezonës.

Marin Barleti, dëshmitari dhe kronikani i madh i kësaj figure, na e përcjell çastin e fundit të Heroit jo si një fund të zakonshëm njerëzor, por si një akt solemn dorëzimi para Zotit dhe historisë. Në fjalët e tij, vdekja e Skënderbeut është një ngjarje që trondit jo vetëm Arbërinë, por vetë rendin e shpresës dhe të sigurisë në këtë pjesë të botës.

Sot 558 vite më parë

...atë natë- shkruan Marin Barleti në "Histori e Skënderbeut", që ushtria turke dhe barbare mori arratinë, Skënderbeut, pas pendimit të shenjtë dhe rrëfimit dhe pas misteresh të tjera kishtare që i bëri me respektin e duhur, vdiq duke e dorëzuar veten dhe shpirtin Zotit të madh, më 17 janar të vitit 1468.

Skënderbeu, vijon Barleti, thuhet se u nda këso jete në moshën 63-vjeçare, në vitin e 24 të mbretërimit të tij.

Kur e dëgjoi se po qanin të vdekurin, Lekë Dukagjini, princi epirot, doli me vrap në mes të pazarit dhe me fytyrë të pikëlluar e më zë të mbytur tha, duke shkulur mjekrën dhe flokët: "Mblidhuni, mblidhuni me vrap të gjithë o princër e sundimtarë arbëror. Sot u bënë copë dyer e Epirit dhe të Maqedonisë, sot u rrëzuan muret dhe fortesat tona, sot fluturoi tërë forca dhe fuqia jonë, sot u përmbysën fronet e pushtetit tonë, sot u shumë krejt së bashku me këtë njeri çdo shpresë e jona."

Gjithashtu, gjatë kohës që ai (Skënderbeu) po vdiste, kali, të cilin e shalonte kur e kishte për tu përleshur, u bë aq shumë i egër, i tërbuar dhe i pafrenueshëm, saqë s'donte të mbante më njeri mbi shpinë dhe pas pak mbaroi edhe ai.

Britma e Lekë Dukagjinit, e regjistruar nga Barleti me një ngarkesë dramatike të jashtëzakonshme, nuk është vetëm vajtim për humbjen e një njeriu, por shpallje e një tragjedie kolektive, rënia e shtyllës mbi të cilën mbështetej qëndresa. Në ato fjalë të thëna mes pazarit, përmblidhet ndjenja e një epoke që e kuptoi se me Skënderbeun nuk po varrosej vetëm një trup, por po vihej në provë fati i një kombi të tërë.

Edhe kali i tij, i tërbuar dhe i papajtueshëm me çdo dorë tjetër, sikur dëshmon se disa figura nuk mund të pasohen dhe disa misione nuk mund të trashëgohen pa sakrificë të jashtëzakonshme. Skënderbeu mbetet kështu jo vetëm Heroi Ynë Kombëtar, por edhe një masë krahasimi për çdo brez, sa jemi të denjë për lirinë që ai mbrojti, sa të gatshëm për ta ruajtur atë me të njëjtin përkushtim moral dhe shpirtëror.

Pas 560, Skënderbeu nuk është një figurë e së shkuarës, por një thirrje e përhershme për vetëdije, përgjegjësi dhe dinjitet kombëtar. Në këtë përvjetor, kujtimi i tij nuk kërkon vetëm nderim ceremonial, por reflektim të thellë mbi atë që jemi dhe mbi atë që duhet të jemi.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Albert Vataj: Shkodra, 14 Janari 1990, historia që nisi si shpresë dhe përfundoi si faj Albert Vataj: Robert Ndrenika, aktori që shndërroi çdo rol në monument të artit tonë skenik Albert Vataj: Mary Sherman Morgan, një grua gjeni që u mbulua me harrim Albert Vataj: Klea Marku, një yll i ri rroku që shkëlqen vezullimshëm në galaksinë “X Factor Kids Albania” Albert Vataj: At' Gjergj Fishta, gurëthemeli i qenësishëm i vetëdijes sonë kombëtare Albert Vataj: Umberto Eco për librin si nevojë, jo si konsum, për bibliotekën si kabinet i mjekësisë së shpirtit Blerim Latifi: Kërshëndellat, kujtesë se jemi të moçëm në gjeografinë fizike e shpirtërore të Europës Albert Vataj: Rita Petro, laureate e poezisë së shpirtshme, e forcës së fjalës si “një formë e ndërgjegjes që i reziston heshtjes” Albert Vataj: Letra emocionuese që Charlie Chaplin i dërgoi së bijës natën e Krishtlindjeve Albert Vataj: Ismet Bellova, zëri i një legjende që do të dëgjohet si një jehonë në qiellin e kujtesës dhe përjetësisë Albert Vataj: Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Albert Vataj: Visjan Ukcenaj, rrezja e një drite që sheh thellë në shpirtin e një nëne sakrifikuese deri në vetëmohim Albert Vataj: Tinka Kurti, ikonikja e artit skenik shqiptar Albert Vataj: Letrat sekrete të Nënë Terezës dhe krizat e saj të besimit, njerëzorja, thellësisht njerëzore e shenjtores Albert Vataj: Mendimet tona janë përcaktueset e pandryshueshëm të fatit tonë Albert Vataj: Lahuta në UNESCO – fitorja shqiptare përballë pretendimeve serbe Albert Vataj: Ata që na mëkuan dashurinë e vërtetë, dhe mbeten përjetshmëri në qielloren e ndjenjës që na bëri me krahë Albert Vataj: Kryevepra e Giovanni Spertini, balanca perfekte e natyralizmit dhe idealizimit në mermer Albert Vataj: “Mjerimi” të Cristóbal Rojas, thirrja e një shpirti që guxon të mos i dorëzohet dhimbjes Albert Vataj: E vërteta e plotë e historisë së fotografisë virale të violinistit 12-vjeçar brazilian

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx