E shtune, 24.01.2026, 10:25 PM (GMT)

Kulturë

Xhevahir Cirongu: Ca pika shiu në Sanremo

E shtune, 24.01.2026, 03:48 PM


Poezi

Xhevahir Cirongu

Ca pika shiu në Sanremo

U mbushën plot liqenet e dashurisë

Dhe lotët e gëzimit u bënë zambakë,

Sanremo kish’ hapur portën e këngës

Sa edhe zogjtë mbanin ison  asaj.

Vala e detit erdhi bregut ashtu  ngadalë

E bardhë, e qeshur përkëdhelte shkëmbin,

Më foli edhe mua  pentagrami  këngë

Lulen këputa ja dhash të bukurës valë.

U tretën buzëqeshjet, ikën tutje nëpër det

lashtësitë e kishave më flisnin çdo natë,

dëgjohej edhe kënga e pulbardhave në fluturim

më e ëmbla fjalë ishte shqip në shpirtin tim.

E shkrova fjalën shqip në letër të bardhë

pa pritur iku shpresa e malli në vaj,

të gjitha ëndrrat mu zgjuan atë çast

era e vendlindjes më tha: eja prapë!

Ca pika shiu mbi qepallë më ranë

Në ishte vërtetë, apo lot i tharë,

As vet s’po kuptoja pse kështu vallë

Sanremo me këngë më priti  këtë radhë!

Sanremo, Janar 2026



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx