| E shtune, 24.01.2026, 03:48 PM |
Poezi
Xhevahir Cirongu
Ca
pika shiu në Sanremo
U
mbushën plot liqenet e dashurisë
Dhe
lotët e gëzimit u bënë zambakë,
Sanremo
kish’ hapur portën e këngës
Sa
edhe zogjtë mbanin ison asaj.
Vala
e detit erdhi bregut ashtu ngadalë
E
bardhë, e qeshur përkëdhelte shkëmbin,
Më
foli edhe mua pentagrami këngë
Lulen
këputa ja dhash të bukurës valë.
U
tretën buzëqeshjet, ikën tutje nëpër det
lashtësitë
e kishave më flisnin çdo natë,
dëgjohej
edhe kënga e pulbardhave në fluturim
më
e ëmbla fjalë ishte shqip në shpirtin tim.
E
shkrova fjalën shqip në letër të bardhë
pa
pritur iku shpresa e malli në vaj,
të
gjitha ëndrrat mu zgjuan atë çast
era
e vendlindjes më tha: eja prapë!
Ca
pika shiu mbi qepallë më ranë
Në
ishte vërtetë, apo lot i tharë,
As
vet s’po kuptoja pse kështu vallë
Sanremo
me këngë më priti këtë radhë!
Sanremo, Janar 2026