Kulturë
Kadri Tarelli: Bajram Halil Gashi feston 80-vjetorin e tij
E merkure, 28.01.2026, 06:55 PM
Kadri Tarelli shkruan:
Njeriu
duhet gjithnjë të punojë për diçka më të mirë e më të lartë; njeriu duhet të
justifikojë ekzistencën e tij, qoftë në mënyrën më modeste.
- Poeti Prokop Gjergo
BAJRAM HALIL GASHI
FESTON 80-VJETORIN E TIJ
Mes
familjes, miqësisë dhe shkrimtarëve durrsak
Jo më larg se një javë dit më parë, pikërisht më 17, 01, 2026, në lokalin
“Ullishta”, në kodrat e Spitallës në Durrës, miku ynë Bajram Halil Gashi,
festoi i 80-vjetorin mes pjesëtarëve të familjes, miq të rrethit familjar, po
ashtu edhe mes një grupi shkrimtarësh dhe artistësh të Durrësit. Mes nesh ishte
ardhur nga Peja e Dardanisë, z. Dush Zeqiraj, një mik i rrallë, i cili ka një
histori të veçantë, jam i bindur se është e rrallë në jetën e përbashkët të
shqiptarëve, tani në kohën tonë, ku gardhi që na ndante është prishur.
Me
dy fjalë: pejani Dush Zeqiraj, vjen në Durrës në çdo 30-31 mars, në kujtim të
atyre ngjarjeve të vitit 1999, kur mijëra shqiptarë të Dardanisë, të
shpërngulur dhunshëm nga ushtria pushtuese serbe, lanë shtëpi e katandi dhe u
strehuan në shtëpitë e shqiptarëve këtu në Shqipëri. Ai vjen në Shënavlash, në
familjen e Bajram Halil Gashit, pi një kafe në Currila, kalon një drekë apo
darkë, fle një natë dhe përcillet me nderim, duke premtuar se do të vijë
përsëri në Durrës, në “Mekë” të shqiptarisë.
E
gjithë festa u mendua dhe organizua nga Dardani, (djali i Bajramit), i cili
familjarisht jeton e punon në Itali. Por më duhet të them, se e gjithë kjo
ngjarje u mbajt “sekret” për mikun tonë Bajramin, i cili e mësoi të vërtetën e
udhëtimit nga Italia, vetëm kur e thirrën se dreka është gati.
U
mallëngjye, kur pa atë mjedis feste, me aq shumë njerëz. Sytë iu mbushën me lot
nga e papritura që ndeshi. Mbeti një çast, më pas duke qeshur na “shau”: - Ne
dje pimë kafe dhe si nuk më thatë asnjë fjalë.....! Ju lumtë.....! Nuk e kisha
menduar kurrë, se do më ndodhte kështu....! jam tejet i lumtur......!
Më
duhet të them se festa u programua si një spektakël letrar-artistik, ku u fol
për jetën arsimore dhe letrare të Bajramit, si krijues dhe studiues i
përkushtuar i arsimit dhe veçanërisht, në zbulimin e figurave të ndritura të
Dardanisë, të lëna qëllimisht në heshtje, në harresë, mbuluar nga pluhuri i
djallëzisë dhe ligësisë së kohës së diktaturës.
Unë
përgatita një fjalë të shkurtër, duke u përqendruar te krijimtaria letrare,
artistike dhe historike.
Si
fillim:
Përshëndetje
pjesëmarrësve: - Festa të tilla paçim përherë në familjet tona! Urime.....!
Kështu u mbledhshim në gëzime të secilit....!
Një
urim të veçantë për mikun tonë pejan Dush Zerqiraj, i cili sa herë shkojmë në
Pejë na pret dhe na përcjell me bujari e zakon shqiptarie. Por sa herë vjen në
Durrës, e presim dhe e përcjellim me dashuri e mikpritje durrsake.
Për
ju të pranishëm, po ju them se jam i vetmi mes jush që mund të flas për
Bajramin, kolegun dhe mikun tonë, me dit dhe net pa u lodhur, pasi e kam
ndjekur të gjithë veprimtarinë letrare që në fillesë. Njëkohësisht jam edhe
redaktori i të gjithë librave të tij. Libra që
shumica nga ju i kanë në bibliotekat e familjes, mbase mbi oxhak në
dhomën e pritjes, ose në “Odën e burrave”. Libra me vlerë në historinë
kombëtare, për t’u përuruar në Akademinë e shkencave në Prishtinë dhe Tiranë.
Nuk
e teproj të them se Bajramin e vlerësoj dy herë si “Misionar”:
Së
pari: si mësues dhe drejtues shkolle, ku për vite me radhë ka kaluar breza të
tërë nxënësish, që sot shumica janë kuadro drejtues, gjyshër dhe prindër të
nderuar. Besoj se e meriton një duartrokitje......!
-
Mjafton të lexoni librin “NJË SHEKULL NË UDHËN E DIJES”, kushtuar historikut të
shkollës së ShënaVlashit dhe do të bindeni, se me sa dashuri shkruan për
mësuesit e shkollës dhe po ashtu edhe për nxënësit e saj, ku shumë prej tyre
kanë bërë emër në jetën publike, shtetërore dhe shkencore. Më pëlqen kur thotë:
“Shkollën e mirë e bëjnë mësuesit, ndërsa emrin ia japin nxënësit që kapin
majat e jetës”.
Së
dyti: Bajramin e quaj edhe “Misionar” i atdhetarizmit dhe shqiptarizmit, sepse
me shumë mundim dhe përkushtim, në librat e tij ka bërë atë që, si askush
tjetër, ka nxjerrë nga heshtja dhe pluhuri i kohës, figura me vlerë kombëtare.
Përmend: legjenda e këngës popullore të Dardanisë, Dervish Shaqa e Demush
Neziri dhe grupi “Kosovar”, bashkë me ta edhe valltarja Merushe Badolli, e cila
solli në skenën shqiptare vallet e Dardanisë.
Më
tej, Bajrami solli mes nesh heroin Bajram Sali Gashi, ish drejtor i shkollës në
ShënaVlash, 1937-1941, i cili la detyrën dhe fluturoi në Dardani. Ai këmbeu
librin dhe rrëmbeu pushkën për liri. U vra duke luftuar kundër pushtuesve serb,
në shkurt 1945. Në vazhdim nxori në dritë heroin tjetër, gjakovarin Haki Taha,
mësues në Shënavlash 1938-1941, i cili iu bashkua atyre 250 mësuesve nga
Shqipëria, që mësynë Dardaninë, duke hapur shkolla ku të mësohej e të flitet
shqip. Por ai nuk ndaloi këtu: Koburja e tij u “zhgreh” disa herë mbi armikun e
shqiptarëve, Miladin Popoviç, në mars 1945, duke e lënë të vdekur në zyrë.
Fjala e tij mbetet lapidar: “Dardania nuk është e juaja, është e jona, e shqiptarëve”.
Bajrami
është modest, duke thënë se ka bërë detyrën si çdo shqiptar, por unë them se ka
bërë shumë. Unë që e di mirë, se sa vuan një studiues që guxon të merret me histori
e monografi, e vlerësoj tej mase. Ai në të vërtetë u ngriti heronjve të tij, secilit
nga një përmendore. I bëri të përjetshëm në letrat shqipe dhe në histori, aq sa
brezat e rinj mund të mburren me ta, dhe t’i kenë model trimërie, fjale,
urtësie, bese dhe atdhedashurie.
Në
këtë udhë mendimi, gjithsecili nga ju dhe të tjerët që janë rreth nesh, në
Durrës apo gjetiu, duhet ta dinë se ishte përpjekja dhe këmbëngulja e Bajramit
tonë, që shkolla fshatit Fllakë, këtu në rrethin e Durrësit, të marrë emrin
Shkolla 9-vjeçare “Bajram Gashi”, në nderim të Bajram Sali Gashit, mësuesit dhe
heroit të luftës për lirinë e Dardanisë dhe bashkimin e trojeve mbarë
shqiptare.
Besoj
nuk është pak, por duhet thënë, që brezat mos harrojnë. Problemet kombëtare
duan guxim, durim dhe zemër të madhe. Shpesh i them vetes dhe miqve në bisedë:
- “Nga se dallohen njerëzit e mëdhenj, veçse nga veprat që lenë pas”.
Mos
i kurseni duartrokitjet. Janë të merituara.....!
Këtu
mes nesh në këtë festë ka mjaft të rinj shkollarë dhe universitarë, që e duan
librin dhe lexojnë. Jam i bindur se kur këndojnë e mësojnë se sa mirë e bukur
është shkruar, e falënderojnë mësuesin dhe studiuesin Baca Bajram, duke
shprehur mirënjohje dhe falënderim. Por jam i bindur se askush nuk pyet se sak
kohë ka harxhuar, sa ka vuajtur duke “bredhur” lart e poshtë në Shqipëri dhe
Dardani, për dokumente, fotografi, kujtime, intervista, etj, etj.
Më
pyesni mua dhe ju them: Bashkë kemi shkuar disa herë në Qerret, Katund të Ri,
Shijak. Më tej në Tiranë. Elbasan, Shkodër, Rrëshen, Kukës e Has të Tropojës.
Edhe më tej, shumë herë në Dardani: Prishtinë, Istog, Pejë, Gjakovë, Deçan,
Skënderaj, Prekaz, Mitrovicë, Therandë, Drenas, Prizren, etj. Shpesh edhe për
një fjalë......!
Kam
përshtypjen se askush nuk pyet sa ka shpenzuar, qoftë për udhëtimet, po ashtu
edhe për përgatitjen dhe botimin e librave. Pyeteni dhe do t’u thotë: -
“Njerëzit për të cilët kam shkruar, meritojnë më shumë....! Vepra dhe gjaku i
tyre, ashtu si mëmëdheu, nuk ka çmim......!”
Në
fund po citoj pak vargje:
Bajram
Halil Gashi, burrë hije rëndë në burrni,
Në
odë burrash, në krye të oxhakut, në kuvend.
Heronjtë
i ngjalle. U ngrite përmendore në histori.
Të
kujtohen përjetë. Për heronj ka nevojë ky vend.
Por
fjala dhe puna jonë nuk u mbyll këtu, sepse u lexuan dy certifikata
mirënjohjeje.
E
para: Bajram Halil Gashi bëhet anëtari më i ri i organizatës: “Federata e Paqes
Universale”. Dega Durrës. Certifikata u lexua dhe u dorëzua, nga poete Merita
Kuçi Thartori.
E
dyta: z. Ali Balliu, shkrimtar dhe mik i yni, lexoi dhe dorëzoi “Certifikatë
mirënjohje”, dërguar nga miqtë shkrimtarë nga Durrësi. Ai u kujdes të lexojë jo
vetëm përmbajtjen, që lidhet me punën e Bajramit si mësimdhënës e drejtues
shkolle, por më shumë për kërkimin, studimin dhe botimin e librave për heronjtë,
artistë dhe dëshmorë të kombit. Në fund të certifikatës, lexoi emrat e
shkrimtarëve dhe artistëve, që kanë qenë pranë Bajramit në krijimtari dhe
veprimtari përuruese. Ndër ta: Shpendi Topollaj, Kadri Tarelli, Agim Bajrami,
Merita Kuçi Thartori, Ali Balliu, humoristi Mond Halili dhe Erjona Fiqiri
Resulaj.
Të
ndërruar pjesëmarrës, po afron fundi i fjalës sonë. Mos u mërzisni se edhe
shumë pak ka mbetur.......! Sepse: Kur kini të bëni me shkrimtarë, nuk shpëtoni
lehtë......!
Miku
ynë nga Peja z. Dush Zeqiraj, i dhuron Bajramit, librin voluminoz, “Meseletë,
mahitë, dhe urtitë e Rrafshit të Dukagjinit”, me autor, Murteza Osdautaj.
Ndërsa
unë Kadri Tarelli, dhurova dy copë të librit tim të fundit, “Filxhani me buzë
të kafshuar”. Një për z. Dush Zeqiraj dhe tjetrin për z. Ymer Gashin, duke i
uruar lexim të këndshëm dhe ta pinë kafen me qejf, duke pasur përpara librin
tim. Kështu do t’i shijojë më shumë, sepse bisedojnë shtruar me një mik të mirë.
I
shtoj këto pak fjalë, të cilat m’i përmend miku ynë Bajram, sa herë që flas në
telefon: - “Jam duke pirë kafe dhe po bisedoj me ju, pasi në tavolinë kam
librin tënd, me filxhanin plot me kafe. Nuk mërzitem, sepse çdo ditë kujtoj
bisedat pa fund për punën krijuese, librat dhe përurimet, të cilat vetëm kanë
filluar, por nuk kanë mbaruar.......
Të
nderuar pjesëmarrës.....! Ju faleminderit që na dëgjuat deri në fund, duke i
lenë vend këngës dhe valleve. Jemi në festë dhe duhet të gëzojmë bashkë me Baca
Bajramin, heroin e kësaj veprimtarie kaq të bukur dhe me kaq vlera. Është
ngjarje model, që do të kujtohet gjatë nga ju dhe nga ne.
Urime
Bajram Halil Gashi, me Sabrijen në krah, me Dardanin e nusen, bijat e
dhëndurët, nipat dhe mbesat, që mbushin oborrin. Je vërtet “Shtëpi e madhe!
Kështu
në të tilla festa u mbledhshim përherë! Gëzuar!
Kadi
Tarelli
Mes
dimri, 2026.
Shënim:
Jam detyruar të vendos emrin e atit, pasi janë shumë persona që kanë të njëjtin
emër dhe mbiemër, Bajram Gashi.










