E enjte, 29.01.2026, 10:53 PM (GMT)

Kulturë

Blerim Rrecaj: Ngas një tren të çuditshëm

E enjte, 29.01.2026, 06:44 PM


Blerim Rrecaj

Ngas një tren të çuditshëm

Hy e mbes në fejsbuk

Në këtë kohë mjaft të ftohtë,

Me një gisht drejtoj timonin

Drejt shkon treni me vagonë.

Është tren i çuditshëm

Me vagonë njëri pas tjetrit,

Udhëtarë njëri bart

E mallëra bart tjetri.

Dhe ecën ky varg vargonësh

Si të ishte një karvan,

Puf-puf-puf e çuf-çuf-çuf

Udhëtarë e mallëra në supe mban.

Ja, dhe vagoni i parë

I mbushur me fëmijë,

Kush e di se për ku është nisur

E ku do që të mbërrijë.

Ja, dhe vagoni i dytë

I mbushur me fruta të ndryshme,

Ca që janë rritur dhe këndej kah ne

Ca në vende tjera më ekzotike.

Dhe vazhdojnë kështu vagonët

Njëri njerëz e tjetri mallëra,

Ku do zbresin e në ç'stacione

Në ç'qytete a në ç'fshatra?

Gishti im drejton trenin

Me vagonët varg e vijë,

Si një poemë e gjatë

Mbi supe binarësh strofat e tij.

Çfarë  nuk sheh brenda tyre,

Ja, një vagon me të rinj

Që qeshin bisedojnë

Mbase në bregdet do të mbërrijnë.

Ja, dhe vagoni tjetër

Me libra mbushur plot,

Ç'librari do furnizojë

Me gjithë këta tituj të llojllojtë.

Po ç'na bart vagoni tjetër

Që me me numrin kaq, vije në rradhë,

Njerëz profesionesh të ndryshme

Fshesarë, kopshtarë, artistë, shkenctarë...

Dhe këshu vazhdon udhëtimi

I trenit me gjithë këta vagonë,

Njëri njerëz e tjetri mallëra

Presin të zbresin stacion më stacion.

Ka vagona dhe ku qëndrojnë

Njerëz të ndryshëm e familje,

Që nuk u bashkohen grupeve të tjera

Ca kanë dalë për punë, ca për shëtitje.

Sidoqoftë vazhdon udhëtimi

I këtij treni me shumë vagon,

Kontrollori hy dhe sheh

Mos ndodhet në të ndonjë vagabond.

Gjithçka duket të jetë në rregull

Natyrë me kaq peisazhe,

Që vështrohen ëmbëlsisht

Nga udhëtarët tej dritaresh.

Dhe vazhdon rrugë e mirë

E vazhdon udhë e mbarë,

Dy duket janë kufinjtë:

Realitet e imagjinatë.

Gishtat e mi drejtojnë ekranin

U tregova që në fillim,

Koha është mjaft e ftohtë

S'rri dot pa bërë edhe një postim

Dhe tjetër çfarë të them

Çfarë mbresa na la ky rrugëtim,

Ajo që pret që pret të realizohet

Sëpari ndoshta qe ëndërrim...



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx