Kulturë » Ypi
Edison Ypi: Miku im hebrè
E merkure, 28.01.2026, 06:57 PM
Miku im hebrè
Nga
Edison Ypi
Për
ta njohur dikend në është a s'është Hebrè nuk lipsen të dhëna anagrafike, ku
lindi, kë kishte gjysh nga nëna e nga baba, e të tjera.
Hebreu
njihet nga të dhëna antropometrike. Nga pamja, proporcionet, tiparet, çehrja,
gjestet, lëvizjet, aktet, reagimet. Sidomos nga algoritmi që përdor në
arsyetim. Si dhe rrezatimi, vibracioni që i emeton apo gjeneron prezenca,
ekzistenca, qënia.
Për
mua si adhurues i pakurueshëm i mikro-dallimeve etnike shqiptareske, mes, ta
zemë, mallakastriotit dhe tropojanit, mirditorit dhe përmetarit, labit dhe
kolonjarit, njëri nga rastet kur për përkatësinë etnike të dikujt kam qënë
fillimisht në mëdyshje, dhe më pas ka dalë hebraike, është me një mik kosovar.
Kosovari
kishte, dhe vazhdon të ketë, flokët kokoridhka, buzët e trasha, sidomos tepër
inteligjent.
Vazhdoi
dilema ime mbi etnicitetin e kosovarit, derikur një ditë gjatë një bisede më
tha se babain ja quanin "Isak". U shtanga. Luhatja mori fund. U bë
fakt. I dyti që e mësoi prej meje cilës etni i përkiste, ishte vetë hebreu i
Mitrovicës.
Gjysma
e fshatrave labe të Bregut dhe disa katunde të Tepelenës, pavarësisht në janë a
s'janë koshient për përkatësinë e origjinës, janë hebrej.
Njëri
ndër më të mëdhenjtë aktorë skenikë të botës, ishte një hebrè kavajs.
Një
tjetër hebre kavajs e kishim President. Është ende gjallë. Si kokrra e mollës
me shëndet.
Leksikologu
ynë më i madh Zef Simoni ishte hebrè. Nuk e dinte. Ja kishte dëshmuar me
dokumenta të vjetra arshivore kolegu ambasador i Jerusalemit në Madrid.
Jo
aq sa për të thënë se gjatë Luftës së Dytë Botëre në Shqipëri hebrejtë
mirpritën njëritjetrin, megjithatë, të panumurt kanë qënë dhe janë banorët mbi
truallin e Skënderbeut, ndër ta ndoshta dhe unë, që shqiptarë quhen, por hebrej
janë.
Jo
nga zhurma, poterja, krisma, kërrcitja.
Përkundrazi,
heshtja, urtësia, vetpërmbajtja, përunjësia, u bënë shkak që para do kohësh
pata fatin të njoh një myzeqar të jashtëzakonshëm.
Myzeqari
në fjalë shkruan.
Dhe
ç'të shkruar.
Jo-jo,
myzeqari perfeksionist që njoha nuk shkruan, qëndis. Nuk qendis, pikturon me
penelin e Leonardos. Nuk pikturon, gdhend me daltën e Mikelangelos.
Jo
si të tjerët, mbytur në soc-klishera dhe konvencionalizma, Abaz Gjyshaj, kështu
quhet myzeqari madhështor, shkruan jashtë çdo skeme, jashtë çdo shtrembërimi,
jashtë çdo deformimi, jashtë çdo modeli, shkolle, rryme, mode të shkruari.
Abaz
Gjyshaj shkruan brenda ndjeshmërisë së vet, thellësisë e vet, humnerës së vet
mendimtare. Pastaj për njerzit, natyrën, ekzistencën, mbijetesën, fiksionin,
imagjinatën, variacionet e imagjinatës, fantazinë, trillet e fantazisë,
sekretet e fiction-it.
Shkrimet
njëkohësisht të gjata dhe minimaliste të Abaz Gjyshaj, s'ngjajnë me të askujt.
Kanë tjetër ajër të pastër, tjetër origjinë të largët, tjetër energji nukleare.
Koha pa tiktak dhe hapësira pa cak, arena e luftrave të Abaz Gjyshaj, janë
vetëm të tiat.
Këto
cilësi të Abaz Gjyshaj, janë ato që e bëjnë leximin nga një shkrim në tjetrin, nga
një mahnitje në tjetër, dhe garantojnë llojin më të lartë të leximit. Ekstazën
artistike. Orgazmën letrare - leximin me një frymë.
Abaz
Gjyshaj nuk shkruan për manovra të ndërlikuara dallavera meskine, restoranta
peshku, dashuriçka korridoresh, intriga zyrash, besnikërira të shtirura,
tradhëtira teatrale, lotë kokodrili, e të tjera lëtyra.
U
fejua, u martua, polli një taborr me kalamaj, emigroi, vuajti, u sëmur, u
operua, kirurgu ja harroi gërshërët në bark, bëri rrush e kumbulla paratë e
kurbetit, e braktisi gruaja dhe
kalamajt, u katandis për ibret - nuk është kjo mënyra si shkruan Abaz Gjyshaj.
Abaz
Gjyshaj shkruan për bëma dhe gjëma të mëdhaja me proporcione planetare,
epokale, luftra, fatkeqësira, udhëtime, aventura, eksplorime nëpër toka dhe
dete të largët, për fenomene natyrore dhe shoqërore që përcaktojnë fate, funde
detesh, oqeane, anije eksploratore, nëndetse në misione të rrezikëshme.
Tolstoi
ynë, Balzaku ynë, Mopasani ynë i animuar mbi një trup të vetëm që quhet Abaz
Gjyshaj, është fatalisht i papajtueshëm me banalitetin, trivialitetin,
mediokritetin. Abaz Gjyshaj njeh vetëm lartësitë qiellore. Vetëm humnerat
infernale. Vetëm tablorat biblike.
Të
arrish të thuash apo shkruash apo komunikosh plotësisht çfarë është mahnitëse në të shkruarën e Abaz
Gjyshja, është mundim prej Sizifi, është punë që s'bëhet, qëllim që s'arrihet,
lartësi ku s'mund të ngjitesh. Megjithatë, sa kohë që për hir të subjektivitetit,
aproksimativiteti falet, Abaz Gjyshaj shkruan vetëm për dukuri të larta. Aq
epike sa prekin lirizmin. Aq të paqta sa rrokin tragjiken: për tokën, qiellin,
diellin, hënën, muzgun, agun, pjellorshmërinë, prodhueshmërinë, malin, lumin,
ngrysjen, ëndërrat, gdhirjen, legjendat, proverbat, fushën, pyllin, gjallesat,
rreziqet, heroizmat. Të gjitha këndshëm. Të gjitha besueshëm. Të gjitha bukur.
Aq bukur sa duket sikur gurgullojnë nga buçim-heshturi Durim lasgushian.
S'kam
qënë kurrë i qartë për përkatësinë etnike të Abaz Gjyshaj. Herë më dukej si
myzeqar, herë si alien, e herë si të dyja, alien-myzeqar, ose myzeqar-alien.
Kur
një ditë prej ditësh gjatë një bisede më thotë se gjyshin ja kanë quajtur
"Simon".
Po
fol o Abaz Gjyshaj fol. Fol e bërtit sa Darsia, Dumrea, Myzeqeja, të dridhen,
sa toka të tundet, liqeret të rrënqethen, Shpiragu të rrudhet, Tomorri të
trembet, Gramozi të habitet, këmbanat të bien. Thuaj: Unë Abaz Gjyshaj jam
Hebrè.
Kujt
i vete mendja se Abaz Gjyshaj shkruan fuqishëm sepse është hebrè, ose po të
jeshë hebre shkruan si Abaz Gjyshaj, gabon rëndë, s'kupton asgjë.
Nuk
është zor të shkruash.
Zor
është të shkruash si Abaz Gjyshaj.
Duke
ngritur dallgë të nënujshme në oqean. Duke ndezur zjarr pa djegie, vullkan pa
llavë, rrebesh pa përnbytje, tërmet pa goditje, për të cilat miku im hebrè Abaz
Gjyshaj është mjeshtër.









