Kulturë » Ypi
Edison Ypi: Humba në Astir
E hene, 12.01.2026, 06:56 PM
Humba në Astir
Nga
Edison Ypi
Dua
të humb. Por s'po di se si, s'po di se ku. Është bërë keq për humbje. Kanë
humbur humbjet. Kanë mbetur vetëm fitoret. Asnjë nuk humb. Të gjithë fitojnë.
Njeriu ka nevojë edhe për humbje.
Te
Sheshi Skënderbe, 21 Dhjetori, Zogu Zi, nuk humb dot për qamet. Atje ka nga ata
që të njohin dhe i njeh. Humbja nuk bëhet me njohje, me muhabete, me dëngla.
Humbja bëhet me heshtje, me harrim. Humbja është mos të njohi askush, mos të
njohësh askend.
Duke
kërkuar një vend për të humbur, që the ti, ju futa Astirit. Jo ditën. Natën.
Nata e zezë është për futje dhe humbje. Dita e bardhë është për gjetje dhe
fitore. Ju futa tinëz. Nga një qoshe strategjike. Në rrëzë të asaj urës sapo
hedh Lanën. Në stil kleptokratik. Si dora e hajdutit që rrëshqet ngadalë brenda
xhepit të dudumit në autobuzin që të çon te stacioni i fundit, Humbja.
As
njëqint metra më tutje, ku fillon xhungla e pallateve të reja, mu çfaq një
degëzim si kërrabë. Bishti i kërrabës këtej nga u futa. Anonimitet i përsosur.
Fillim premtues për humbje të sigurtë, të thellë. Vrava mendjen ku e kam parë
këtë vend jo fort të ndriçuar, jo dhe aq të rregullt ? Dhe e gjeta. Kërraba e
Astirit qè tamam si ca vende në Londër ku ka tabela: "Vehicles left at
owner's risk" ose "Here the police accept no responsibility for any
loss or damage of cars.". Me një dallimin kolosal. Në këtë qoshe të
Astirit ka më tepër cars, por asnjë tabelë që flet për resposability, loss,
demage, polic, polici.
Më
në thellësi të xhepit prejnga depërtova Astirin, trotuarin e kanë zënë tre
zezakë euforikë plot të qeshura dhe kufje në vesh. Afrohem i pyes cilët janë
dhe nga vijnë. Mes të qeshurave mora vesh se vinin nga Nigeria, punonin nëpër
grataçiela dhe supermrkata, ktheheshin nga ceremonia e fejesës së njërit prej
tyre, atij me leshrat kokorithka dhe lëkurën si qymyri, me një elbasanllie më
bjonde se dielli.
Te
Astiri sheh dhe Piccadilly Circus, edhe Cambridge Square. Por atje kam frikë të
vete. Atyre s'u afrohem. Atje ekziston rreziku të njoh dhe të më njohin, atje
prishet magjia, humbet humbja, fiton fitorja.
Në
një vend tjetër plot dyqanka dhe butika, Astiri duket si Athina në lagjen
Plaka. Mungon vetëm kalldrëmi dhe "kalisperat" janë
"mirëmbrëma".
Hotele
me disa yje.
Pa
numurim restoranta të shtrenjtë, me menura si ta k'ënda.
Si
dhe plot Fast Food-a, Hamburgera, Sandviça, Sufllaqa, ngrënie të shpejta,
kullotje.
Në
Astir gjithçka si e ka bota. Jo bota e tretë. Zoti mos e dhëntë. Bota e parë.
Në Astir nuk ka endacakë, lypsa, zhulsa, homelessa.
Ja
dy filipine me gëzofa. I pyes për ku po nxitojnë. Thonë se po shkojnë në një
darkë me ca mikesha.
Te
një vend pak më tutje, plot farmacira, berberë, vegla, pune, kancelerira,
dyqane mishi, peshku, mbi 20 kazanë plehrash. Aty më ngriu gjaku. Thashë se
rrëshqita nga humbja lavdiplotë te fitorja e turpshme. Më solli në vete një
tjetër i zi që më parakaloi. Si shqiptar që jam, e preka te supi. Prit-prit, i
thashë. Bëra pak muhabet me të ziun. Ishte nga Kameruni. Merrej me kompjutera,
me softuera. E pyeta për kushtet e punës, jetesës, nëse ndjehej rehat apo
fatkeq ? Tha: Not bad. Kaq desha. Kazanat e plehrave mu zhdukën nga pamja.
Në
Astir gumëzhijnë të gjithë tipat, kallëpet, karakteret, gjinitë, racat. Por në
Astir nuk sheh asnjë polic.
Po
kalon një çift. Të veshur e të mbathur me rroba të bukura dhe këpucë të
shtrenjta. Të larë sikur sapo kanë dalë nga lavatriçja. Të dy madhështorë. Ai
kalë. Ajo pelë. Kujtova se ishin gjermanë, nordikë, a të paktën polakë. U
gabova. Kur më kaluan pranë mësova se Ai ishte Odiseu nga Dibra, Ajo Penelopa
nga Korça. Nuk i pyeta. Shqiptarve, emrat dhe origjinën ua gjej pa i pyetur. E
kam atë talent. Kush ka udhëtuar me mua, fillimisht është mahnitur, pastaj
është bindur. Më ka ndodhur qindra herë që ua kam gjetur emrat pa i pyetur. Kjo
goca që sapo doli nga butiku, për shembull, quhet Fatmira. Ja ta pyes. U
quajtka Fatbardha. Epo kaq pak më lejohet të gaboj. E kam nga torollepsja që
shkakton humbja te Astiri.
Kur
ndjeva se po të mos tregohesha i vëmendshëm, pas pak do gjendesha te Tour
Eiffel-i, Madison Square, Duomo, Piccadilly, Trafagari, vende ku me siguri do
humbja humbjen dhe mundimi për të humbur do më shkonte kot, një tu kthyer
mbrapsht.
Pas
grataçielave mahnitës, hoteleve si në Dubai, bankave hijerënda, zyrave që të
zgjidhin çdo problem, dyqankave ku çdo mall kushton 1 Euro, aventurës për të
humbur me sukses i erdhi fundi, gjumit zgjimi, ëndërrës realiteti, u hodha te
Bulevardi Migjeni. Por rashë nga shiu në breshër. Edhe te Migjeni pafund
shërbime, klinika, laboratore, fizioterapira, shërbime interneti, celulara,
agjenci udhëtimi, agjenci imobiliare. Zoti e di si dola nga batërdia e
restoranteve ku mund të hante bota, hoteleve ku mund të flinte Kina, ku të
gjithë flisnin me zë të ulët, qeratë dhe çmimet e apartamenteve janë të ulëta,
ku s'njoha askend dhe nuk më njohu askush, s'pashë asnjë polic, dhe ika nga
kthetrat e Migjenit. Por halli se nga Poeti Migjeni dola te vrasësi Misto Mame.
Është e bukur jeta. Sidomos humbja.









