E diele, 01.02.2026, 10:01 PM (GMT)

Kulturë

Përparim Hysi: Mësues me notë të thyer në sjellje

E diele, 01.02.2026, 06:38 PM


Mësues me notë të thyer në sjellje

(tregim i protaginistit)

Nga Përparim Hysi

Sot  ka data 31 janar. Ç'do lexoni më tej e ka fillimin më 31 janar 1959. Unë isha maturant në Shkollën e Mesme Pedagogjike "LUIGJ GURAKUQI" në ELBASAN. Pikërisht, pas mësimit(ne bënim 6-orë çdo ditë) më thërrret DREJTORI (enkas e shkruaj me gërmë të madhe) VASIL KAMAMI në drejtori. Hys (gjithmonë më drejtohej  me mbiemër), qysh nesër dhe gjithë muajin shkurt, nuk  do vazhdosh me shokët, por do zëvendësosh mësuesen e klasës së katërt;Manushaqe (qe fjala për ciklin e ulët "DR.Xhaferr KONGOLI" që ishte në të njëjtën ndërtesë dhe ku bënim praktikën mësimore). Më zgjati planin e mësueses;ditarin e saj dhe librat e klasës së katërt, sipas të cilave do përgatitesha.

U befasova, por dhe u emocionova, njëherësh. Ne qemë afër 80- maturantë dhe, mes tyre, DREJTORI më zgjodhi mua.

Më zgjodhi jo se unë isha, si të thuash, me yll në ballë që si unë e nuk ka tjetër. Në fakt,   unë qeshë më i vogli me trup(isha i vetmi që kisha hyrë në klasë të parë 5-vjeç), por, sado më i vogli, për mësimet nuk e kisha problem dhe DREJTORI e dinte mirë. Sado që shkolla jonë qe goxha e madhe, DREJTORI gjente kohë dhe ndiqte, ndonjëherë, praktikën tonë. Më kish parë njëherë, në një orë këndimi në klasën e katër(më duket jo tek kjo klasë, por në atë paralele që e kishte mësuesi i mrekullueshëm MEHMET TURHANI) dhe si mësues METI dhe ca më shumë DREJTOR.më vlerësuan me fjalët më të mira. Shkurt: në sallën e studimit (çdo ditë nga katër orë studim), ndërsa shokët përgatiteshin për të nesërmen,  unë tani qeshë mësues dhe kisha "vënë spaleta".  Epo pak kapërdisje duhej, de!

*

Në mëngjes , kjo"kapërdisje" më doli nga hundët. Në katër  e gjysëm të mëngjesit, erdhi kujdestari që na bëri zgjimin dhe drejt e në gjimnastikën e mëngjesit. Të gjithë u çuan dhe unë nuk luajta nga krevati. U afrua kujdestari dhe më urdhëroi:- Çohu dhe dil me shokët!

-Jo. Nuk dal. Unë jam mësues!!!

-More, çfarë mësuesi je ti? Çohu shpejt!

-Nuk çohem,  e merr vesh apo jo? Dhe mos më bërtit mua?

- Të bërtas, sa të luajë pitja e kresë, -shprehu mllefin ai.

- Nuk çohem unë, sikur kaq ta bësh dhëmbin. Jam mësues, ore!  E merr vesh apo jo?

-Mirë,  mirë, - tha ai, se ta tregoj tek  DREJTORI.

-Epo DREJTORI më gradoi mësues, - i thashë si me  përçmim.

*

Në ora 7.00 të mëngjesit.mbriiti DREJTORi dhe kujdestari drejt e atje.  DREJTORi nuk e la të ftohej pilafi. DHa urdhër të rreshtoheshim të githë para konviktit dhe komunikoi:

- Tani, KËSHILLI PEDAGOGJIK  (e kish me status që nuk kish nevojë të mblidhte KËSHILIN PEDAGOGJIK, po kurrë nuk thoshte:UNË, por KËSHILLI PEDAGOGJIK), vendosi:" Për thyerje të disiplinës në orarin e veprimeve në konvikt, nxënësit   Përparim  Hysi,  i thyhet nota në sjellje!!! Shpërndahuni!

Sa mora "mandatën",  i trishtuar dhe me lot në sy, i zgjata DREJTORIT, Ditarin që kisha përgatitur.

AI:-Çfarë është ky?

Është ditari im dhe unë, tani po shkoj në klasë me shokët, se jam me notë të thyer në sjellje.

-Jo, - më tha DREJTORI,  ti do vazhdosh atje  ku të kam caktuar unë dhe kujdes, se edhe mund të përjashtojmë fare nga shkolla. Dhe unë vazhdova krejt muajin shkurt 1959 të jepja mësim në klaën e katër dhe nuk harroj kurrë ndihmën që më jepte PROFESOR MEHMET TURHANI si klasë paralele. Nga nxënësit që u jepja mësim, mbaj mend djalin e BEDRI SPAHIUT,  SPARTAKUN që qe më i miri klasës dhe konkuronte me më të mirin e klasës së METIT me MAKSIM DELIANËN,  djali i THOMA DELIANËS, atëkohë sekretari i parë i komitetit të partisë.Pra, siç e shihni, jam për Genes:i vetmi mësues në botë me notë të thyer në sjellje.

Epilog:

Siç e vini re, kur është fjala për VASIL KAMAMIN, fjalën "DREJTOR" e shkruaj me gërma të mëdha. Nuk qe DREJTOR, por INSTITUCION. I drejtë, i rreptë dhe NJERI me zemër të madhe.Kjo"nota në sjellje" për mua nuk qe e para. Në vitin e dytë,  drejtori i konviktit,  në orarin  e studimit më gjeti që lexoja "Waterllon" dhe më raportoi tek DREJTORI. Më daroviti me notë në sjellje. Në vitin e tretë lashë bosh kuadratin e manifstimeve për 1 Majin dhe ika për Bajram në shtëpi, në FIER. Jo vetëm unë, por 14-veta. DREJTORI na përjashtoi dhe mua dhe një notë në sjellje si"kapo banda". Shkuam në TIRANË,  u takuam  me Ministrin e Arsmit(ishte Ramiz Alia),  na pranoi, por mua një javë nga konvikti. Por, në fund të fundit,  me gjithë këto"heroizma" të miat, AI kurrë nuk e bëri zemrën lak  që të më ndëshkonte pa të drejtë. GJithmonë kam qenë problem në sjellje dhe vetëm se isha mirë me mësimet që e mora maturën. Pas shkurtit, fillova me shokët. Në orar të studimit (ku lija dy gurë bashkë unë), kapa një nga shokët si partner dhe kërceja"tango". Qe ditë e dielë para dite dhe, pasi u lodha me kërcim, i them atij shokut:"E dielë, e dielë, por DREJTORI nuk njeh ditë pushimi dhe po shkonim nëpër vende. Kur AI kish qenë prapa derës,  na kish parë dhe urdhëroi:- Dilni jashtë dhe rreshtohuni. Të tërë vrapuan jashtë dhe unë vrap e tek dhoma ku flinim. Nxora valixhen me rrobat e mia, se qeshë me notë katër dhe tani, me notën"tresh" përjashtohesh nga shkolla. E dëgjova DREJTORIN kur komunikoi: Tani, KËSHILLI PEDAGOGJIK,  vendosi:"H. D.(qe bashkëshoku që mbante rregullin në studim), një notë në sjellje.  "Partnerit" tim, D.A. një notë në sjellje. Unë, sherrxhiu, që mora më qafë të dy shokët:"Me vërejtje!!! Isha gati të fluturoja nga kati  i tretë e ta puthja DREJTORIN. Shokët e mi i kujtoj me mall, se kanë ndërruar jetë.

Tiranë, 31 janar 2026



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx