E diele, 01.02.2026, 10:02 PM (GMT)

Kulturë

Sylejman R. Morina: Po mbes pa Arbneshin – katundin tim

E diele, 01.02.2026, 06:50 PM


Kushtuar  300 vjetorit të Arbneshit të Zarës

PO  MBES PA  ARBNESHIN- KATUNDIN TIM

Sylejman  R. Morina

Po kjofsh   gjoll  i joni katund,

zembëra  jeme  kaxon se po loton

treqind vjetëve  si shkuon

po un i shkret të mbes pa katund!

Ke kon   vend  i Liburnisë,

mirë na priten në paqe  në fusha të  Zadarit

si ma parë me jetua me trimni e besë,

me zakone të malcisë

pa harru gyhen e bukur të Arbënisë

Shigoj, si ko dal-kodale  katundi po prishet

po hynë tjerë në katund, me jetua

arbneshët ikin gjikund

e lën  votren  ku janë përkund

Po eshtin gjindja si dekum  të ishin

Arbneshi   nga Zoti u benkua,

e çish na dyet  me bo sot,

katundin me shkapalua

300 vjet  me të urua o i bukuri Arbnesh

gjidher te kemi në mend,

e zembëra po më lembë

shpirti po me kjon

çish  po mbetem pa katund ,

si me mbetë pa tatë e nanë

emni jot, do të mbetet  për jetë,

deri sa    ketë arbneshë  të vërtetë!

Hodonoc, 2023



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx