Kulturë
Albert Zholi: Polikrizat e shoqërisë në optikën e sociologut Gëzim Tushi
E enjte, 05.02.2026, 06:53 PM

Polikrizat e shoqërisë
në optikën e sociologut Gëzim Tushi
Nga
Albert Z. ZHOLI
Këto
ditë doli nga botimi dhe është në qarkullim libri "Polilikrizat sociale
dhe shoqëria" e autorit Gezim Tushi. Ai është sociolog i njohur me
kontribute teorike e mediatike, tejet I angazhuar si qytetar dhe intelektual me
analiza të gjithanshme sociale dhe studimet sistematike mbi dinamikat e
zhvillimet sociale dhe problemet që e shqetësojnë shoqërisë shqiptare në tërsi.
Diapazoni tematik i librave të tij ka në fokus veçoritë e tranzicionit,
familjen, martesën, shkollën, kulturën moralin publik, problemet sociale me
ndikim konsistent dhe rezonancë bashëkohore në jetën e shoqërisë dhe individit.
Libri
"Polikrizat sociale dhe shoqërisa" është I njëzet e gjashti I Tushit.
Në të përmes treqind faqeve dhe katër kapitujve, ai I sjell lexuesit të
zakonshëm por edhe studentëve, gazetarëve dhe qytetarëve një gamë të gjërë
interpretimesh sociale, që janë kontribut serioz që ndihmon në procesin e
diagnostikimit të hollësishëm të problemeve që shqetësojnë ekzistencialisht
jetën e shoqërisë shqiptare të postranzicionit, e cila reflektohet në mënyrë
gjërësisht kontekstuale në patologjitë, anomalitë dhe në jetën e individit. Të
cilat realisht dhe sociologjikisht ndihen të reflektuara si fenomenologji të një
krize sociale, morale e individuale evidente,
e cila nuk është thjesht një patologji individuale, por dukuri
strukturore, që prek themelet ekzistenciale të jetës tonë shoqërore.
Autori
tërë gamën e analizave sociale dhe interpretimeve sociologjike, e ka ndërtuar
mbi bazën e një uniteti teorik, duke bashkuar në mënyrë harmonike dijet
konceptuale të sociologjisë postmoderne dhe idetë e fuqishme të autorëve më të
shquar të kësaj fushe (citohen rreth 40 autorë të shquar të sociologjisë
bashkëkohore), por ato të "përthyera" në ndihmë të interpretimeve
elokuente për interpretimin e tipologjisë dhe fenomenologjinë së dukurive dhe
shfaqjeve konktere, që janë tipike në realitetin kontekstual të jetës sociale
të shoqërisë tonë.
Kjo
sintezë teorike e praktike është baza e tërë arkitekturës së librit, i ndërtuar
në katër kapituj, të cilët janë të lidhur nga uniteti i brendshëm social dhe
tematik. Autori synon të hedhë dritë, të ndihmojë në konceptimin realist dhe jo
utopik të të vërtetave të realitetit tonë, duke dashur të evidentojë lidhjen
midis dialektikës së jashtme të shoqërisë, e cila duket sikur është në
"udhëkryq" social dhe moral dhe nevojës për të gjetur një bosht të ri
moral që t'i përshtatet kohës, shoqërisë postmoderne shqiptare me natyrë të qartë
liberale, individualiste apo likuide, sikurse e sintetizon këtë realitet
bashkëkohor sociologu i shqyar Zygmunt Bauman.
Autori
evidenton natyrën e kësaj shoqërie, e cila duke qënë moderne nuk është gjithnjë
e sigurt, nga që sipas tij, ka rënë "fuqia integruese e shoqërisë",
është zbehur humanizmi, sociadariteti dhe socialiteti që ai i konsideron si
"çimento sociale" për të garantuar një nivel normal të kohezionit të
shoqërisë por pa cënuar dinjitetin, pavarësinë dhe personalitetin e njeriut si
qytetar. Ai evidenton disa dukuri që janë bërë problematike, sikurse është
zgjerimi i sjelljeve egoiste, narcistike, egocentrike, madje e sociopatike e
kriminale, të cilat po shfaqen si simtoma të një sëmundje e rëndë, sikurse
është procesi i dehumanizmit të lidhjeve sociale e marrëdhënieve shoqërore, që
shumë shpesh e kanë vënë jetën tonë shoqërore të përballet me "njeriun
irracional". Nuk mund ti shpëtonte optikës së sociologut Gëzim Tushi disa
dukuri, sikurse janë shfaqjet e bujshme të një lloj "pornografizimi"
të jetës shoqërore që burojnë në mënyrë të rëndomtë nga perceptimet banale e
perverse të lirisë individuale apo shfaqjeve të bujshme të perversitetit
social.
Problemet
e natyrës, qëndrimit social dhe komportimit të individit në raport me veten dhe
shoqërinë, përfshihen në një kpitull më vete. Esenca e shqetësimit është
rregullimi i normave të sjelljes individuale të njeriut për të patur të
siguruar statusin e qytetarit, që respekton sistemin e vlerave morale dhe
mekanizmin e përbashkët të jetës sociale. Sipas tij qytetërimi nuk mund të
ndërtohet me parimet e deformuara të "njeriut vulgar" apo devijancat
e njeriut asocial, që po dëmtojnë sitemin e vlerave morale, duke e thelluar
"hemoragjinë vlerore" në përmasa kritike. Sipas autorit tendenca
regresive e zgjerimit të individualizmit pa cak, konceptimi anarkist i lirisë,
mungesa e përgjegjësisë sociale të individit, jo vetëm po ndikon sikurse thotë
ai, në dobësimin e "bërthamës sociale" por edhe në shfaqjen e një
lloji shqetësues të "infarktit social". Autori mendon se është koha
kur të gjithë si shoqëri, institucionet sociale dhe të sigurisë morale
(familja, shkolla, media, politika, shteti, etj) të angazhohen në ndërtimin e
një "Projekti Qytetarie", si mënyra e vetme e mundshme për të
përballuar sfidat e përmirësimit të "shëndetit të shoqërisë"
shqiptare. E cila sipas Gëzim Tushit
është detyrë madhore, integrale dhe e lidhur në mënyrë kompakte me veprimtarinë
e gjithë faktorëve dhe aktorëve politikë e sociale, shoqëror dhe individual...









