E marte, 03.02.2026, 09:52 PM (GMT)

Kulturë

Ndue Dedaj: Pritet themelimi i Institutit të Albanologjisë në Mal të Zi

E marte, 03.02.2026, 05:59 PM


PRITET THEMELIMI I INSTITUTIT TË ALBANOLOGJISË NË MAL TË ZI

NGA NDUE DEDAJ

Ka gjithmonë njerëz vullnetmëdhenj dhe institucione që hedhin hapa të rëndësishëm integrues, pa fjalë të mëdha e deklarata patetike.

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” bën me dije se  gjatë vizitës zyrtare në Malin e Zi të rektorit Tonin Gjuraj, me datën 28 janar 2026 u zhvilluan takime me kryetarin e Këshillit Kombëtar të  Shqiptarëve në Malin e Zi, Faik Nika dhe ministrin e Administratës Publike, Marash Dukaj, me të cilët u diskutuan hapat konkretë dhe veprimet që pritet të ndërmerren së shpejti për konkretizimin e iniciativës për themelimin e Institutit të Albanologjisë në Malin e Zi, një projekt me rëndësi të veçantë për ruajtjen dhe zhvillimin e trashëgimisë kulturore, gjuhësore dhe shkencore shqiptare.

Një kontribut të çmuar në avancimin e kësaj iniciative kanë dhënë edhe Don Nikë Ukgjini dhe Gjergj Leqejza, ndërsa Nikollë Camaj, nënkryetar i Parlamentit të Malit të Zi, ka luajtur një rol thelbësor në vendimmarrjen për themelimin dhe mbështetjen financiare të këtij Instituti. Ky bashkëpunim përbën një hap domethënës drejt forcimit të studimeve albanologjike dhe institucionalizimit të tyre në Malin e Zi, përfundon njoftrimi i USH “Luigj Gurakuqi”.

Se sa i dobishëm është një Institut i tillë merret me mend, ndërkohë që janë hedhur dhe hapa paraprijës, me hartimin e teksteve plotësuese në lëndët e gjuhës shqipe dhe letërsisë për shkollat e Malit të Zi, botimi i revistave në shqip, hapja e librarisë së librit shqip në Ulqin etj.

Mbarësi nismave të tilla të çmuara!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx