E marte, 03.02.2026, 09:52 PM (GMT)

Kulturë

Milazim Zeqiraj: Vullneti i padukshem i votimit

E marte, 03.02.2026, 05:23 PM


Milazim Zeqiraj

Vullneti i padukshem i votimit

Zgjedhjet kalun,

me rregulla ne votuam.

Zgjedhjet e lira lartë u vlersuan.

Kur pritej që deputët të çertifikohen,

parregullësi gjat numërimit u hetu,

komisioni filloj votat mi rinumëru,

se vota e lirë,

nga komisionerë matrapazë

është manipulu.

Ata që ne deputet nuk i kemi votuar,

me vota të vjedhura mu instalu.

Ata që ne i kemi votuar,

deputetë mos me u emëru,

nga komisionerët vota e tyre u zvogëlua.

Ne me votim nuk kemi gabuar.

Në garë për deputetë shumë kanë garuar:

Gra e burra,

të ndershëm e të pandershëm,

me kravata e thika në xhep,

manipulatorë me fjalor ligjor,

matrapazë me flamur në dorë,

politikanë e jopolitikanë,

për një vend në Kuvend.

Ne i kemi votuar

ata që vendin mund ta ndihmojnë.

Votimi ynë u deviju,

disa deputetë u nxorën fitimtarë,

që nuk kanë fituar në garë.

Pas zgjedhjeve debati filloi. Kush ka faj?

Komisioni zgjedhor ka faj,

jo, s'ka faj.

Komisionerët kanë faj,

jo, s'kanë faj.

Prokuroria ka faj,

jo, s'ka faj.

Gjyqësia e gjen fajtorin dhe e denoncon.

Faji nuk bie mbi dorën që votoi,

por mbi duart që vodhën votën tonë.

Ne s'do t'i thërrasim deputetë,

por uzurpatorë të vullnetit të popullit të vet.

Për vendin në kuti i futëm shpresat,

nga komisionerët doli mashtrimi.

Ata që provuan ta vulosin padrejtësinë,

tani ballafaqohen me gjyqësinë.

Pas këtij manipulimi,

zgjedhjeve të lira u humbi kuptimi,

vendi u fut në rrugë të bllokimit.

Faji s'është i dorës që votoi,

por i duarve që vodhën vullnetin tonë.

Prandaj ne s'kemi faj,

se faji s'do askush.

Drejtësia t'i ndalojë hajnat,

se vendin e bëjnë rrush,

pastaj zgjedhjeve s'u beson askush.

Janar 2026



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx