| E diele, 08.02.2026, 02:46 PM |

Sevdail Hyseni
Satirike
Ligji
me brirë
Një
mbret, me mendjen teneqe,
nxori
dekretin me pasojë t’keqe:
“Demat
t’i tredhin, pa zhurmë,
kërkon
rendi, s’dua fjalë shumë!”
Me
të dëgjuar urdhrin mbretëror,
me
të katra na ikin demat e gjorë.
Pas
tyre vrapojnë lepujt me frikë,
sy
të zgurdulluar dhe veshët bigë.
-Ndaluni!-
u thotë dhelpra fisnike,
me
buzëqeshjen cinike e politike.
-
Ky ligj s’është për ju, o veshgjatë,
demat
janë në shenjë, ju jeni me fat!
Por
një lepur me zë nën mustaqe,
i
tha: - Moj zonjë, sa je budallaqe!
Derisa
Baba Mbret, të marrë vesh,
neve
na shkojnë “goglat” për lesh!
(Karikatura marrë nga
interneti)