Kulturë
Cikël me poezi nga Adriana Koka
E premte, 06.02.2026, 06:50 PM
ADRIANA KOKA
DIKUR DHE SOT
Dikur
me lule në duar,
Sot
me kufie në vesh,
Dje
qeshur, të përmalluar,
Sot
serioz çdo ditë,më shpesh.
Flisnim
e në sy veshtronim,
Merreshim
vesh me fjalë,
Sot
flasim me telefonin,
Ndjenja
humbasim ngadalë!
PSE SHKRUAJ
Shkruaj
për lulet, diellin dhe natyrën,
Shkruaj
për shiun e dëborën e ftohtë.
Shkruaj
për dashurinë, dhe për njeriun,
Shkruaj
të kem mëndje të bukur, të fortë.!
Shkruaj
per erën, që flokët mi hedh tutje,
Për
valën e detit si një vals i qetë vallëzon,
Shkruaj
per ditën e bukur dhe lozonjare,
Shkruaj
per kafenë me shoqet që më shijon.
Shkruaj
për frymëzimin, që nuk më mërzitet,
Për
hënën,por dhe retë e shpërndara në qiell,
Për
vesën e mëngjesit dhe buzëqeshjet e vitit,
Shkruaj
me fjalë të thjeshta, momentet më diell .
Shkruaj
sepse e kam pasion shumë te vjetër,
Fjalët
që dua,ndjeshëm gjithmonë ti ledhatoj,
Shkruaj,
më pëlqen mendimet ti hedh ne letër,
Që
të jap e të marr, dhe me dëshirën të jetoj!
TRËNDAFILI DHE SHIU
Një
vesë e lehtë shiu erdhi papritur,
Dhe
rrezja e diellit shpejt e përpiu,
Trëndafilin
tim të shtrenjtë duke vaditur,
Buzëqeshjen
me ngjyrë papritur ja ngriu.
Rënduar
petalet prej lotëve të shiut,
Qiellin
më dot nuk po e veshtronte,
Por
i lagur në shpirt drejt tokës i ziu,
Nga
qerpikët, lot dashurie i pikonte.
Trëndafil
i kuq me plot aromë e erë,
Përse
ti sot po më kujton dashurinë,
Mos
vallë do të shërosh zemrën time,
Dhe
do të mbushësh timen vetminë?
O
trëndafil i rrallë, i kuq i zemrës time,
Mos
mbaj mbi qerpikët e tu lot dashurie,
Dhimbjen
e thellë jetoje brënda vehtes,
Harrojë
ato ditë lumturie e lodra rinie!
PASIONI DHE ËNDËRRAT
Pasionin
dhe ëndrrat i mbajta fort,
I
përqafova si dy fëmijë të vegjël,
Ngado
shkoja,zemrën e kisha plot,
Ndjehesha
si qershiza mbi tortë.
Pasioni,
me gjallëri më mbulonte,
Ëndrat
me jepnin dashuri,shpresë.
Jetës
time i dhurova dritë dhe jetë,
Dëshirat
i prita krahëhapur me besë.
Jeta
mi dhurojë të kristalta si vesë!
NË MOMENT
Mërzi,
grindje dhe zënka pa shkak,
Urrejtja,
shprehur në kufij të paanë,
Ngjarje
të tilla edhe pse janë pak,
Humbasim
toruan e bëjmë hatanë.
Në
çfar rrethana ndodhia ngjan,
Në
të vërtetë,të dimë të gjykojmë,
Përse
ti më flet si një shpirt katran,
Ashtu
pa kuptim njerëz përçmojmë?!
Kjo
nuk është thjesht një mendim,
Apo
një fjalë e thënë në çast irritimi,
Këtë
ta konsiderojmë si tonin gabim,
Se
koha rrjedh dhe shkon tek pendimi.
Që
të gjithë jemi njerëz te planetit,
Gjuha
e nënës të gjithëve na dallon,
Gabimet
janë të njejta me ujin i detit,
Respekti
dhe falja në fund na bashkon!









