Kulturë
Bashkim Saliasi: Ç’është dashuria?
E shtune, 14.02.2026, 06:55 PM

Ç’ËSHTË DASHURIA?
Përgatiti: Bashkim
SALIASI
Për dashurinë janë dhënë shumë versione nga shkrimtar e
artistë të ndryshëm. Këngët dhe letërsia e vlerësojnë dashurinë njërën nga
emocionet më të fuqishme që përjetonë njeriu.
Dashuria është imagjinat.
Para se të flasim se çështë dashuria, si lind dhe ruhet
apo shuhet ajo, do trajtojë; ç’është motivacioni i lindjes së dashurisë?
Motivacionet nxisin dhe drejtojnë sjelljen e individit për arritjen e disa
qëllimeve.
Egzistojnë katër kategori kryesore
motivesh: motivet biologjike; si uria, etja, rregullimi
i temperaturës, dhe uria seksuale, të cilat kanë një bazë fiziologjike.
Sjellja e motivuar nis dhe vazhdon të drejtohet drejtë një qëllimi. Motivacioni
është forca që nis dhe drejton sjelljen dhe ajo përcakton intesitetin dhe
qëndrueshmërinë e sjelljes sonë.
Motivacioni i dashurisë është pëlqimi
nga ana fizike, mendime dhe sjellje.
Në martesë dhe në zgjidhjen e partnerit meshkujt dhe
femrat kanë strategji të ndryshme riprodhimi. Sipas kësaj teorie, gjëja më e
keqe për një mashkull do ishte mbetja e partneres shtatëzanë nga dikush tjetër,
prandaj i duhet të qëndrojë afër saj nëntë muaj për t’u bindur që pasardhësi
është i tij. E kundrta ndodh me femrën e cila kërkon një partëner që të ketë
pasuri, punë, shtëpi dhe përkujdesje për
fëmijën që vjenë në jetë.
Froom e përkufizoi dashurinë si një shqetësim aktiv për
jetën dhe rritjen e personit tjetër. Ai përshkroi katër karakteristikat e
dashurisë: njohuritë, kujdesin, përgjegjësinë dhe respektin. Dashuria lind
kur ne e kuptojmë tjetrin, kur shqetësohemi për të dhe kur e pranojmë
përgjegjësinë për ta ndihmuar atë me çdo mënyrë që mundemi.
Sipas Rubin; gratë i pëlqenin më shumë partënerët e tyre
nga ç’pëlqeheshin nga ata. Ai doli në përfundim se kontakti me sy ishte
njëra nga shenjat më të sigurta të dashurisë. Matjet në dashuri kanë
treguar se dashuria romantike është më e fortë se dashuria realiste.
Dashuria romantike është e fshehtë, e
përjetëshme dhe ndodh vetëm një herë në jetën e njeriut. Një zbulim interesan i realizuar nga Konx ishte se, njerëzit me mbi
njëzetë vjetë martesë shfaqin orientim romantik ndaj dashurisë.
Dashuria romantike është një përjetim i
thellë emocional që përfshinë dëshirën seksuale, lumturinë, shqetësimin, harenë
dhe delikatesën, të cilat çojnë në një dashuri të qëndrueshme dhe të
përmbajtur.
Një ndër faktorët që zgjatë dashurinë është dhe përjetimi
i eksitimit fiziologjik, të cilës i vëmë emrin dashuri.
Në përjetimin e eksitimit fiziologjik
ndikojnë pastërtia e oganeve gjenitale për të dy sekset. Edhe veshja bukur dhe
higjena e lartë personale, japin ndihmesën e vet në lindjen e dashurisë dhe
ruajtjen e saj.
Kam ndjekur nga afër një gjyq në Shkodër në vitet që
vazhdoja studimet dhe një ndër arsyet që paraqiti partënierja për t’u ndarë nga
i shoqi para trupit gjykues ishte; -“Se im shoq nuk më plotëson nevojat
biologjike”. Atëherë mendova si adoleshentë se, gruaja po arsyetonte gabim, por
sot gjykojë ndryshe se, në se partënerët nuk ndjejnë për njëri-tjetrin e
humbasin dashurinë.
Dashuria bashkëshortore sikundër quhet
ndryshe, dashuri e përmbajtur, karakterizohet nga një lidhje e thellë,
besnikëri, respekt, përzëmërsi, barazi e afërsi.
Dashuria bashkëshortore është një dashuri afatgjatë në marrëdhënie, ku vendin
kryesor e zënë miqësia, përkushtimi dhe përshtatja intelektuale.
Në se partënerët humbasin dashurinë, marrëdhëniet e tyre
keqësohen dhe ndjenja e dashurisë kthehet në urrejtje. Ka plotë raste kur
dëgjojmë se burri vrau gruan ose gruaja vrau burrin dhe arsyetojë se një ndër
shkaqet është tradhëtia bashkëshortore ose xhelozia.
Si biem në dashuri? Dashuria romantike bazohet
më shumë në pëlqimin fizik. Njerëzit pëlqejnë më tepër ata që janë të pashëm
fizikisht, pra i përshtaten njëri-tjetrit dhe përpiqen që të zgjedhin partnerin
aq të bukur sa janë vetë.
Një ndihmesë të madhe në rënien në dashuri japin filmat,
këngët dashurore, mbrëmjet e vallëzimit, partet dhe rrëfimet për dashurinë.
Komponentët e dashurisë mbështeten në respektin, lumturinë, mirëkuptimin,
mbështetjen dhe komunikimin intim midis
partënerve.
Një faktor tjetër që çon në rënien në
dashuri është dhe të prekurit, i cili transmeton afeksion si psh, një prekje e
lehtë në sup, një shtërngim dore, një puthje, ose përqafim që marrin kuptimin
në vartësi të seksit, çon në lindjen e miqësisë dhe më vonë kthehet në dashuri.
Dashuria e përkryer kërkon që të veprojnë që të tre
komponentët. Njerëzit që humbasin shqisën e të nuhaturit disa herë humbasin dhe
interesin për seksin. Është zbuluar se kur gratë përdorin parfume që shkaktojnë
eksitime seksuale, rrisin aktivitetin seksual të burrave. Kontakti me sy është
një tregues i rëndësishëm i dashurisë, por në dashuri një vend të rëndësishëm
zënë të gjitha shqisat e tjera të kontaktit midis llojeve.
Lind pyetja: Cilët
janë faktorët që çojnë në lindjen e dashurisë?
Njerëzit janë krijesa shoqërore që kanë nevojë të jetojnë
së bashku dhe i bashkojnë aftësitë, ngjajshmëritë dhe paraqitja fizike.
Miqëistë lindin midis njerëzve që janë më pranë njëri-tjetrit, pra ata që i
takojmë përditë.
Zakonishtë njerëzit pëlqejnë ata që kanë parime morale të
ngjajshme, aftësi intelektuale, interesa dhe parapëlqime të ngjajshme në
aktivitete. Pra, në një farë mënyre ne pëlqejmë ata që janë si ne dhe kjo na
jep mundësinë që të ndjehemi të qetë në shoqërinë e njëri-tjetrit.
Dashuria nuk njeh moshë. Ajo lind si nevojë e të dy sekseve të cilët kanë nevojë për mbështetjen e
njëri-tjetrit. Ata që dashurojnë në moshën e
adoleshencës e ruajnë përjetësishtë dashurinë.
Dashuria e parë hedhë baza të forta në kujtesën tonë dhe
sa do që të mundohemi ta zvendësojmë me një dashuri të re përsëri mendimi shkon
te dashuria e parë. Dashuria e parë është një mëshirim i realizimit të
ndjenjave për shokun e jetës, e cila kërkon përkushtim nga të dy individët.
Kush janë shkaqet e prishjes së
dashurisë?
-Mospërputhja e mendimit për seks, të cilat vijë si
pasojë e disa faktorve që çojnë në prishjen e dashurisë.
-Nga higjena e partëneres ose partënerit, e cila ul
nevojën e të bërit sek.
-Përdorimi i pijeve alkolike dhe duhanit është një faktor
tjetër që ul ndjeshmërinë e seksit dhe si rezultat çon në prishjen e dashurisë.
-Ruajtja e dashurisë vjenë si rezultat i mosplotësimit të
të gjitha nevojave midis dy partënerëve, të cilët kalojnë në hatërmbetje dhe
xhelozi.
-Dashuiria ruhet dhe jeton si rezultat i përmbushjes së
dëshirave midis partënerëve në çdo kohë pa motivime.
-Dashuria midis dy partënerëve prishet si rezultat i
xhelozis e cila mund të shoqërohet dhe me viktima.
Së fundi, të jetosh me ndjenjën e
dashurisë, do të thotë të lumturohesh dhe jo të hidhërohesh. Uroj të gjithë të
Dashuruarit, dashuri të përjetshme...
Tiranë/
13/02/2026









