Speciale
Nue Oroshi: Si u masakruan At Luigj Palaj dhe katër mirditorë nga ushtria serbe
E enjte, 19.02.2026, 06:57 PM
Si u masakruan At Luigj Palaj dhe katër mirditorë nga ushtria serbe sipas “Albaniens Golgatha” të Leo Freundlich
Nga Nue
Oroshi
Meqenëse masakrimi i shqiptarëve në periudhën
kohore nëntor 1912 deri në mars 1913 ishte elaborat serb për shfarosjen e
shqiptarëve. Një rol terrorist në këto masakrime e kishte luajtur edhe kisha
ortodokse serbe që në fakt ka qenë urdhërdhënësja dhe zbatuesja e elaborateve
serbe nëpër shekuj. Është shembull i panjohur në historinë e njerzimit kur një
prift katolik therët me singia dhe mbytet nga ushtarët serbo-malazezw në
prezencën e popave ortodoks.Ky rast ndodhi pikërisht me rastin e vrasjes dhe
masakrimit me torturë të atdhetarit at Luigj Palaj. Më, 7
mars 1913 në rrethinën e
Gjakovës, ushtarët serb u bashkuan me klerikë fanatik ortodoks për të detyruar
me dhunë popullsin të konvertohej nga besimi katolik në atë ortodoks.Rreth 300
njerëz, burra, gra dhe fëmijë, përfshirë At Luigj Palajn, u lidhën me litarë
dhe ju kërkua të konvertoheshin nën kërcënimet me vdekje.
Një pop ortodoks i urdhëroi ushtarët serb që
qëndronin pranë popullatës së kidnapuar me
armët e tyre në dorë dhe popullatën e kërcenoj me këto fjalë: "Ose nënshkruani se jeni konvertuar në besimin
tonë ortodoks ose këta luftëtar dhe ushtarakët
tanë do t´iu dërgojnë shpirtrat tuaj në fer.Më pas të kindnapuarit
nënshkruan formularin në të cilin parashikohej deklarata e konvertimit në fenë
ortodokse. At Luigjit erdhi
rendi i fundit. Dhe ishte i vetmi
që kishte forcën të refuzonte qetësisht. Kur
at Luigji vazhdoi në
refuzimin e tij, pas tre kërkesave dhe pavarësisht nga lutjet e shqiptarëve
katolikëve që ishin detyruar me dhunë e terror, të konvertoheshin, u shpalos
një skenë e tmerrshme që në Evropën e shekullit të njëzet nuk do të ishte kurr e mundur të ndodhte. Me
një tundje të kokës nga popat ortodoks, ushtarët sulmuan françeskanin, ia hoqën
veladonin dhe filluan ta rrihnin me kondakët e pushkëve. At Luigji ra në tokë
me disa kocka dhe brinjë të thyer, priftërinjtë ortodoks ndaluan ushtarët dhe e
pyetën të plagosurin nëse
donte të konvertohej. Dhe përsëri ai tundi kokën dhe tha në heshtje: "Jo, unë nuk do ta braktis besimin tim, as
nuk do ta thyej zotimin tim". At Luigji mori goditje të panumërta
me kondak pushke, derisa më në fund një ushtar ia shpoi mushkëritë me bajonet
duke i dhënë fund jetës së priftit fatkeq.Edhe më i dhimshem është masakrimi i
katër mirditorve në afërsi të Prizrenit dhe lidhja e Dilës nënës fatkeqe për
lisi e cila detyrohët për tre ditë të tëra e lidhur ta shikon djalin e vrarë në
gropën ku e kishin masakruar: " Një grua nga Fandi me emrin Dila
erdhi në Prizren me djalin e saj, një të afërm tjetër dhe dy burra nga fshati
Gjugjë për të bërë disa pazare për pajën e nusërisë se
vajzës së saj. Para se të largohej nga Prizreni, ajo aplikoi për leje për vete
dhe për shoqëruesit e saj në shtabin e gjeneralit Jankoviq, në mënyrë që të
kalonte e pashqetësuar posblloqet serbe. Ajo e mori lejën e kalimit. Kur të
pesë përsonat arritën në Suni, rreth disa orë nga Prizreni, njerëzve iu
grabitën gjesendet që kishin me vete nga ushtaret serb kurse të katër burrat i lidhën dhe i hodhën në një
gropë. Më pas ushtarët qëlluan të gjorët nga
buza e gropës. Nëna e dëshpëruar, e cila ishte dëshmitare e kësaj skene,
bërtiti për djalin e saj dhe duke parë se ai ishte i vdekur ajo ra në gjunjë
para ushtarëve dhe iu lut ta vrisnin edhe atë. Ata e lidhën atë në një pemë dhe
kur u dëgjua zhurma e të shtënave, oficerët u afruan, ushtarët treguan një bukë
të thyer që ia kishin marrë gruas dhe në të cilën kishin shtypur dy fishekë
Mauser, duke treguar këtë si provë se burrat kishin
tentuar për të kontrabanduar municion. Më pas oficerët i lanë të vazhdonin
masakrimet sikur nuk kishte ndodhur asgjë. Gruaja fatkeqe mbeti e lidhur në
pemë nga e hëna pasdite deri të mërkurën me pamje nga gropa në të cilën
shtrihej djali i saj i pushkatuar. Ditën e mërkurë, pothuajse plotësisht e
rraskapitur nga uria dhe i ftohti
i netëve të vona të vjeshtës, ajo u kthye në Prizren. E mbyllën sërish aty dhe
të nesërmen e çuan në posbllokun policor. Ndonëse gjenerali Jankoviq duhej të
pranonte se një grua e pafajshme ishte para tij, gruaja fatkeqe nuk u lirua
ende, por u burgos në shtëpinë e peshkopit serb deri të nesërmen. Vetëm atëherë
ajo iu dorëzua katolikëve dhe u dërgua në kishë. I mora shembull këto dy raste
për të treguar se sa i vrazhdë ishte masakrimi i shqiptarëve nga kriminelët
serb që edhe sot e asaj dite mbetën të pandeshkuar për krimet e kryera në
trojet shqiptare.









