Speciale
Lazim Miftari: Historia e Vranjës deri më 1878
E diele, 25.01.2026, 07:00 PM
HISTORIA E VRANJËS deri më 1878
Nga
Lazim Miftari, Studiues
Themelimi i Vranjës
Themelimi
i Vranjës lidhet me ndërtimin e Kalasë së Vrajës që daton thellë në lashtësi
dhe është pararomake - parailire; në popull njihet me emrin Kalaja e Markut.
Vranja në kontekstin
dardan dhe ilir
Historia
e Vranjës lidhet me hapësirën dardane, e banuar nga ilirë të romanizuar që më
vonë identifikohen si paraardhës të shqiptarëve. Në këtë kuadër:
.
qyteti dhe rrethina kanë pasur vazhdimësi të popullsisë shqiptare para ardhjes
sllave
.
emrat e fshatrave dhe lokaliteteve tregojnë origjinë shqiptare
.
administrata dhe sundimi mesjetar sllav nuk ndryshuan strukturalisht popullsinë
autoktone shqiptare, por ajo vazhdimësi mbeti deri në fund të shekullit XIX.
Etimologjia
Toponimi
Vrajë/Vranjë rrjedh nga rrënja paleo-ballkanike VR - VRA - VRAJ që ka kuptimin
e çarjeve natyrore, gryka dhe lugina të mbyllura. Emri u ruajt gjatë tërë
historisë në trajtën e folur të shqiptarëve si VRAJË. Pas ardhjes së sllavëve u
bë Vranje. Kurse me ardhjen e Perandorisë Osmane u quajt Ivrajne-Ivranje. Kurse
me formimin e shtetit të ri serb u vendos që emri të quhet Vranje.
Studiues
të vjetër serbë e pranonin bazën ilire VR, kurse studiues të rinj thonë se ky
mendim tani është i vjetruar dhe paraqesin formën "vran" i zi,
ndoshta nga "vranët", "vranësirë" të gegnishtes.
Edhe
Bora Stankoviq e kishte quajtur Vraja, pot meritat më të mëdha që qyteti të
quhet Vranje ia kishte dhënë Jovan Haxhi Vasileviqi.
Vranja nën sundimin
Osman
Vranja
dhe rrethinat e saj ranë nën sundimin osman në vitin 1427, gjatë fushatës
pushtuese të Sulltan Muratit II, kur u formua Kadillëku i Vranjës dhe mbeti nën
Perandorinë Osmane përplot 450 vite.
Kadillëku
i Vranjës përfshinte nahijet: Vranjë, Moravë, Moravicë, Preshevë, Pçinjë dhe
Inogoshtë.
Nahija
e Vranjës në atë kohë përbëhej nga 320 fshatra dhe mezre (tokë e punueshme pa
banorë).
Shqiptarët
ishin popullsia shumicë në Vranjë deri në fund të sundimit osman, ose deri në
vitin 1878.
Vranja
u zhvillua në një qytet të tipit oriental-ballkanik dhe e mbajti këtë fizionomi
deri në fund të sundimit osman.
Rolin
më të madh në zhvillimin e Vrajës me rrethinë e arriti me dinastinë e familjes
së madhe shqiptare Gjinaj - Gjinolli që zotëronin tokat që nga Prishtina deri
në Vranjë. Fama më e madhe e dinastisë u arrit me Koxha Hysen Pashën, kurse
kulmin më të madh të zhvillimit e arriti me pasardhësin e tyre "Hysen
Pashë Vraja" dhe përfundoi me Sulejman Beun më 1878.
Shpeshherë
quhej edhe Pashallëku i Hysen Pashallarëve.
Qyteti
i Vrajës, në këtë periudhë ishte zhvilluar shumë, i tërë qyteti pothuajse ishte
shtruar në kalldërm. Në këtë kohë Vraja kishte:
Rezidencën
- Sarajin e Pashës e cila përbëhej prej dy ndërtesave të mëdha, 8 xhami, 6
teqe, dy kisha, një ndërtesë telegrafike, një sahatkullë, një hamam, 4 ura, 990
dyqane, 5 magazina, 14 hane, 28 furra buke, 86 mejhane (pijetore).
Lumi
rridhte nga kalaja dhe kalonte nëpër qytet, ku në shtratin e lumit kishin
shtruar rrasa guri dhe kishin bërë kanale që uji të kalonte edhe kah sarajet e
pashës dhe kanale për ujitje. Nga burimet thuhet se lumi kishte aq ujë saqë
mund të sillte mullirin me dy palë gurë, gjë që tregon se përgjatë lumit të
Vrajës kishte 32 mullinj dhe lumi derdhet në Moravën e Jugut afër fshatit
Zllatakop.
Në
këtë kohë në Vrajë kishte 6 miniera hekuri. Gjysmë ore në lindje të Vrajës
ekziston një banjë me dy burime dhe ujin e kishte mjaft të nxehtë.
Toka
është e përshtatshme për çdo kulturë bujqësore, por dominon gruri. Konopi
kultivohet në sasi të madhe. Pastaj duhani ishte i njohur në këtë anë.
Gjithandej ka male dhe pemishte. Që nga koha e formimit të vilajetit janë
mbjellë shumë vreshta.
Rezidenca e Pashës -
Saraji i Vranjës
Kompleksi
"Rezidenca e Pashës" në qendër të Vranjës përbëhet nga dy ndërtesa:
selamllëku dhe haremllëku. Selamllëku është shtëpia ku rrinin burrat dhe të
gjithë meshkujt që lidheshin me punën e pashait, kurse haremllëku ishte shtëpia
ku rrinin gratë.
Kompleksi
u ndërtua nga guvernatori osman i Vranjës, Raif-beg Gjinolli, në vitin 1765.
Pashai
dhe shoqëruesit e tij meshkuj jetonin në selamllëk. Kjo ndërtesë lidhej me një
urë të varur prej druri me haremllëkun, ku jetonin anëtaret femra të familjes
së pashait. Ndërtesa e selamllëkut ndodhej pranë rrugës, ndërsa ndërtesa e
haremllëkut ishte pas saj, në oborr.
Kështu,
kur Pasha shkonte në haremllëk për të parë gratë natën, ai shkonte direkt nga
selamllëku në haremllëk. Prona ishte e rrethuar nga një mur i lartë me një
portë.
Këto
dy ndërtesa janë pothuajse identike për sa i përket brendësisë së tyre, të
ndërtuara në stilin osmano-ballkanik. Ato kanë një planimetri simetrike prej
rreth dhjetë dhomash si në katin përdhes ashtu edhe në katin e parë.
Në
pjesën e përparme të ndërtesës së haremllëkut, në katin e parë, ndodhet një
dhomë gjysmërrethore. Kjo është divanhana, e cila ekziston edhe sot dhe
përdorej për relaksim.
Çdo
dhomë ka tavane të punuara me teknikën e gdhendjes në dru. Fasada përshkruan
qartë sistemin strukturor në stilin Bondruk me mbushje me tulla dhe baltë.
Ndërtesat janë të lidhura nga një oborr.
Çatitë
ishin të mbuluara me tjegulla dhe pjesa e brendshme e ndërtesave ishte
zbukuruar me gdhendje druri.
Ndërtesat
pasqyronin gjithë luksin e jetës në shtëpitë e dinjitarëve osmanë.
Këto
dy ndërtesa, dhe veçanërisht selamllëku, "Pašin konak", janë shtëpitë
më të vjetra të banimit në Serbi.
Në
Rezidencën e Pashait vinin delegacione, nga të gjitha anët, për çdo ditë. Çka
do të thotë se Vranja ishte qendër e rëndësishme ekonomike e politike.
Xhamitë
Vranja
kishte 8 xhami dhe ishin shumë mirë të ndërtuara. Një xhami quhej "Krstata
Dzamija" (Xhamia e Kryqit). Nga materiali i hulumtuar në terren, ka një
tregim për këtë xhami: "Në kohën e Hysen Pashës, sllavët ortodoksë kishin
shkuar fshehurazi natën dhe në oborrin e xhamisë kishin futur kryqa të
ndryshkur dhe copa tjegullash e tullash të vjetra. Pas dy viteve shkojnë te
pashai së bashku me priftërinjtë dhe i thonë se kanë dëgjuar nga të vjetrit se
kjo xhami dikur moti kishte qenë kishë dhe kërkojnë që të hulumtohet në oborrin
e saj. Pashai pranon që të formohet një komision nga të dyja palët - myslimanë
e të krishterë, që të hulumtohet. Dhe kur shkuan t'i bëjnë gërmimet, dolën
sendet që i kishin futur vetë. Me këtë rast pashai u premtoi atyre që do t'ua
ndërtonte një kishë të re" dhe ua ndërtoi. Pasi ushtria serbe u fut në
Vranjë më 31 janar 1878, po atë ditë të 8 xhamitë i minoi dhe i hodhi në erë.
Në gërmadhat e asaj xhamie më vonë u ndërtua një kishë. Edhe pse tani është kishë,
populli serb prapë e quan "Krstata Dzamija".
Varrezat Myslimane të
Vranjës
Në
Vranjë dikur ka pasur një varrezë të madhe të shqiptarëve myslimanë, ku
myslimanët nga Vranja janë varrosur për shekuj me radhë. Ajo mbulonte një
sipërfaqe të madhe dhe ishte një zonë kufitare e Vranjës nga jugperëndimi.
Varrezat u shkatërruan sistematikisht dhe mbi to u ndërtuan ndërtesa të
ndryshme (Parku i Qytetit, shkolla "Bora Stankovi?", Fakulteti i
Arsimit, Qendra Kulturore, Departamenti i Zjarrfikësve, Hoteli "Vranje",
etj.). Sigurisht, kishte edhe varreza të rreth tetë xhamive të Vranjës që
gjithashtu u shkatërruan.
Hamami në Vranjë
Hamami
i Vjetër në Vranjë ndodhet në fillim të Çarshisë së Epërme. Ky hamam është një
nga pesë ndërtesat autentike të epokës osmane në ish-Jugosllavi.
Banja
me avull osmane në Vranjë u ndërtua rreth vitit 1690. Ajo i përket grupit të të
ashtuquajturve "hamam çarshie" me një pjesë. Kjo do të thotë se nuk
kishte dhoma të ndara për gratë dhe burrat, por larja kryhej me turne. Gjatë
ndërtimit është përdorur një lloj llaçi me rërë dhe vezë si material lidhës për
gurin dhe tullat.
Çatia
është e mbuluar me tjegulla. Pjesa e brendshme e hamamit përbëhet nga një dhomë
zhveshjeje, një halvat - një vend për t'u larë - dhe një hazis ose hazna - një
rezervuar uji.
Është
veçanërisht i famshëm nga romani Ne?ista krv, në të cilin Borisav Stankovi? ia
kushtoi kapitullin e tij të XV hamamit. Shkruhet gjithashtu se Sofka, heroina e
romanit, lahej në këtë vend para martesës së saj.
Urat mbi lumin e Vranjës
.
Ura e Bardhë - është ndërtuar me gurë të bardhë, prandaj edhe quhet ashtu.
Ura
u ndërtua në vitin 1844 mbi lumin e Vrajës (sot gjendet në rrugën Devet
Jugovi?a); e ndërtoi Sulejman Beu si dhuratë për qytetarët.
.
Ura në rrugën e sotme Zlatibor - Në vitin 1848 ose 1849, djali i Hysen Pashës,
Sulejman Beu, ua la këtë urë si trashëgimi të gjithë banorëve të Vranjës.
.
Në lumin e Vranjës ka edhe dy ura të tjera të vjetra me harqe guri të ruajtura
– ura te Hamami dhe ura te Ma?kina ?esma
Sahat kulla
Sahatkulla
ndodhej në lagjen e Çarshisë së Epërme. U ndërtua në fund të shekullit të
18-të. U shemb në vitin 1925.
Shadërvani Gjerenka
Shatërvani
Gjerenka ndodhet jo shumë larg Urës së Bardhë dhe pranë lagjes Çarshia e
Epërme. U ndërtua gjatë epokës osmane dhe në vitin 1946, për shkak të
zhvendosjes së burimit, u zhvendos rreth tridhjetë metra më poshtë se pozicioni
i tij origjinal. Ky shatërvan është shatërvani i parë dhe më i vjetër publik në
Vranjë, nga i cili merrte ujë e gjithë pjesa e sipërme e qytetit.
Ekonomia e Vranjës
Vranja
me rrethinë kishte lulëzuar me shpejtësi të madhe.
.
Nga prodhimet dominonte gruri dhe konopi. Nga konopi prodhoheshin litarët e të
gjitha llojeve, thasët si dhe pëlhura. Ishte i njohur një litar i trashë që
prodhohej për marinat osmane dhe transportohej në Stamboll.
.
Gruri prodhohej për rezervat ushtarake dhe për eksport. Si prodhues më i njohur
ishte Sulejman Beu që kishte mbjellë sasi të mëdha tokash dhe gjatë punëve në
ara ai kishte mbi 500 punëtorë dhe shirjet i bënte në "Lamën me 9
kat".
.
Nga lëkurat prodhoheshin këpucë, opinga, rripa e kaishe për ushtrinë.
.
Gjashtë minierat e hekurit punonin pa ndërprerë dhe nxirrej xehe, ku pastaj
shkrihej dhe punonin shumë prodhime prej hekurit për nevojat e vendit dhe për
eksport.
Patkoj
dhe thuma prodhoheshin në sasi shumë të madhe edhe për perandorinë; thuhej se
dy herë në javë malli ngarkohej dhe shkonte për Selanik.
.
Kishte shumë vreshta, por dominonte ana e Sobinës deri në Suderc. Edhe pse
ishte vend islam, vera prodhohej e cilësisë së lartë dhe eksportohej deri në
Vjenë.
.
Të gjitha llojet e prodhimit prej druri bëheshin nga zdrukthëtarët e Vranjës,
kurse drurin e merrnin nga Polanica. Prodhues të njohur të nallaneve kishte
edhe në Malësinë e Hashanisë, ku më të njohurit ishin në fshatin Ramabuçë,
Priboc e Zarbicë, ku prodhimet e tyre i shisnin në Vranjë dhe në Shkup,
veprimtari që e vazhduan deri në vitet 80-të të këtij shekulli.
Në
dyqanet e arit prodhoheshin stoli prej ari dhe bizhuteri.
Kjo
flet se në këtë periudhë Vraja kishte 990 dyqane dhe prodhohej gjithçka e
shitej gjithçka.
Sipas
Jovan Hadži-Vasilevi?, Aleksandar S. Jovanovi? dhe studiuesit të rrugëve
tregtare ballkanike Konstantin Jire?ek, ja si funksiononte ky sistem:
I. Rrugët e Karvaneve
dhe Kontrolli i Pashallarëve
Vranja
ishte nyja ku kryqëzoheshin rrugët që lidhnin Nishin (veriu), Prishtinën
(perëndimi) dhe Shkupin (jugu).
•
Rruga e Prishtinës : Kjo ishte rruga kryesore për transportin e mineraleve dhe
blegtorisë. Karvanet niseshin nga Vranja, kalonin përmes fshatrave malore dhe
dilnin në Gjilan e Prishtinë. Kjo rrugë sigurohej nga rojet (zabitët) shqiptarë
të Pashës, të cilët mblidhnin taksën e rrugës (gjumruk).
•
Rruga e Moravës: Përdorej kryesisht për transportin e drithit dhe kërpit
(konopit) drejt veriut.
•
Sistemi i Haneve: Hadži-Vasilevi? përmend se pashallarët kishin investuar në
ndërtimin e haneve (bujtinave) përgjatë këtyre rrugëve. Hanet më të famshme
ishin në qendër të Vranjës dhe në hyrje të Masuricës, ku karvanet pushonin dhe
paguanin për sigurinë.
II. Tregtia e
Specializuar (Konopi dhe Drithërat)
1. Konopi (Kërpi) dhe
Industria e Litarëve:
Sipas
Jovanovi?, kërpi i Vranjës ishte produkti më i kërkuar në tregun e Stambollit
për nevojat e marinës osmane.
•
Përpunimi: Përpunimi bëhej në rrethinën e Vranjës në punishte të shumta.
Bejlerët shqiptarë të Masuricës kishin monopolin e prodhimit të litarëve të
trashë.
•
Eksporti: Karvanet me konop niseshin dy herë në vit drejt Selanikut, prej ku
malli shpërndahej në të gjithë Mesdheun.
2. Drithërat dhe
"Rezervat e Luftës":
Përpara
31 janarit 1878, Sulejman Beu kishte grumbulluar sasi të mëdha drithi në
hambarët e tij. Sipas Jire?ek, Vranja shërbente si qendër furnizimi për
ushtrinë osmane në të gjithë rajonin e Kosovës dhe Maqedonisë Veriore. Kjo
rezervë drithi ishte arsyeja pse Vranja ishte kaq e rëndësishme për t'u mbajtur
ushtarakisht.
III. Prodhimi i Verës
Edhe
pse nën sundim mysliman, vreshtaria ishte aq fitimprurëse saqë bejlerët nuk e
ndalonin, përkundrazi e inkurajonin.
•
Tregtia e fshehtë: Vera e Vranjës eksportohej në Serbi dhe Austri. Bejlerët
shqiptarë vepronin si "mbrojtës" të tregtarëve të krishterë që
merreshin me këtë tregti, duke marrë një përqindje të lartë të fitimit në
këmbim të mbrojtjes.
. Monedhat në Qarkullim
Në
pazarët e Vranjës dhe në arkat e Pashallarëve përdoreshin paralelisht disa
lloje monedhash:
1.
Lira Osmane (Ari): Ishte monedha kryesore e kursimit dhe e tregtisë së madhe.
Sulejman Beu e grumbullonte pasurinë kryesisht në lira ari.
2.
Piastrat (Gurushët): Monedha e përditshme e argjendit. Me këtë paguheshin
punëtorët e konopit dhe blegtorët.
3.
Dukati Austriak (Qesari): Për shkak të tregtisë së verës dhe duhanit me veriun,
dukati i arit austriak ishte shumë i përhapur dhe i besueshëm në Vranjë.
4.
Para dhe Metalikë: Monedha të vogla bakri që përdoreshin për tregtinë e imët në
pazar (për kripë, sheqer etj.).
II.
Mënyra e Pagesës dhe Kredia (Sistemi i Bejlerëve)
Sipas
Aleksandar S. Jovanovi?, në Vranjë nuk ekzistonin bankat moderne, kështu që
roli i "bankierit" luhej nga tregtarët e mëdhenj dhe vetë bejlerët:
•
Sistemi i "Tefterit": Shumë fshatarë dhe blegtorë shqiptarë të
Polanicës merrnin vegla bujqësore ose drithë me kredi nga hambarët e Pashës dhe
i shlyenin ato me produkte (lesh, lëkurë ose punë) pas korrjeve.
•
Këmbimi i mallit: Në zonat malore paraja ishte e rrallë. Blegtorët shqiptarë
shpesh këmbenin djathin dhe mishin direkt me kripë ose vaj, vajguri në dyqanet
e qytetit.
•
Ari i Fshehur: Hadži-Vasilevi? shënon se për shkak të pasigurisë së kohës,
familjet fisnike shqiptare nuk i mbanin paratë në qarkullim, por i konvertonin
në bizhuteri ari për gratë ose i groposnin në qypa brenda kullave. Kjo shpjegon
se si Sulejman Beu mundi të ngarkonte 50 kuaj me pasuri "të lëngshme"
(ar dhe argjend) brenda një nate.
III.
Taksat dhe Grumbullimi (Deri në ditët e fundit)
Deri
në janar 1878, sistemi i mbledhjes së taksave ishte burimi kryesor i akumulimit
të kapitalit:
•
Ashari (E dhjeta): 10% e çdo prodhimi (drithë, rrush, duhan) shkonte për
Pashën.
•
Xhezja: Taksa që paguanin të krishterët për mbrojtje.
•
Gjumruku (Dogana): Paguhej në hyrje të qytetit për çdo karvan që vinte nga
Prishtina ose Shpupi.
IV.
Vlera e Mallrave (Shembuj nga viti 1877)
Për
të pasur një ide mbi vlerën e pasurisë, ja disa çmime të përafërta që përmend
Hadži-Vasilevi?:
•
Një kalë i mirë (për karvan): kushtonte rreth 5 deri në 10 lira ari.
•
Një okë duhan (cilësia e parë): rreth 20-30 piastra.
•
Një kullë guri në Masuricë: vlera e saj mund të shkonte në qindra lira ari.
Blegtorët shqiptarë-
HASHANËT
Në
këtë kohë blegtoria e kishte arritur kulmin më të madh gjatë historisë.
Blegtorët
më të njohur ishin Hashanët që shtriheshin nëpër kodra malore në të dy anët e
pellgut të Vranjës: Masurica, Vardeniku me rrethinë, Kriva Feja etj. si dhe në
veriperëndim të Vranjës; Polanica dhe Malësia e Hashanisë.
Hashan
do të thotë Blegtor Elitar, Blegtor i Madh, Blegtor i Vërtetë.
Në
fshatin Qestelinë ishte një blegtor i madh me emrin Zeqir Aga që kishte 1.500
copë dele, kurse në Feraj (Novosellë) ishte Jakup Fera nga Vranja me djalin e
tij Ali Jakup Fera që kishte 1.000 copë dele. E tërë malësia e Hashanisë kishte
mbi 15.000 dele. Karakteristikë e Zeqir Agës ishte se ai mbante fustanellë
"fustanin me 300 kinda" dhe ishte në lidhje miqësie me Jakup Ferën
dhe kombinonin në prodhimet e tyre. Kur vinte në Feraj, me kalë të bardhë,
meshkujt e Ferajve dilnin e prisnin me nderimet më të larta, rreshtoheshin dhe
ia merrnin "temenanë"; një lloj përshëndetjeje me përkulje si shenjë
nderimi.
Po
aq dele përafërsisht kishte edhe ana e Polanicës dhe po aq ajo e Masuricës. Çka
do të thotë se kishte prodhime të mëdha të leshit dhe të bylmetit.
Në
Feraj prodhohej kaçkavalli, djathi i bardhë i rëndomtë, gjalpi dhe gjiza. Tri
prodhimet e fundit i shisnin në tregun e bylmetit në Vranjë, kurse kaçkavallin
e dërgonin në Stamboll dhe ishte shumë i kërkuar, sepse në këtë kohë kishte
krijuar brend dhe njihej me emrin "Fera Kaçkavall".
Veshja Popullore e
Vranjës
Veshja
e pjesës elitare ishte mëndafshi, kurse e pjesës popullore ishte zhguni me
tirqi me gajtana, po ashtu edhe pjesa e epërme, jeleku e xhamadani.
Në
këtë anë ishin prezentë tirqit ngjyrë kafe së bashku me jelek të kaftë dhe
quhej "Vraja biqimi". Në kokë në përgjithësi dominonte plisi i bardhë
për shqiptarët dhe fesi osman për të tjerët.
Kurse
për femrat në këtë kohë, në përgjithësi ishte veshje orientale edhe për
myslimanët edhe për të krishterët me ndonjë dallim të vogël e sidomos te shamia
- femrat krishtere, të moshuara, mbanin shami të zezë, kurse femrat shqiptare
shami të bardhë dhe ngjyra të tjera të hapura.
Nga
kjo shihet se prodhimi prej leshit të deles ishte zhvilluar shumë.
.
Prodhimet e qilimave ishin të cilësisë shumë të lartë dhe dërgoheshin nëpër
tërë perandorinë, edhe për jashtë në pjesën e Europës.
Ahengjet, Vallet dhe
Muzika
Pashallarët
e Vranjës ishin shumë të dhënë pas muzikës e sidomos në periudhën e Hysen
Pashës, por kulmin e kishte mbërritur me Sulejman Beun - ai ishte vetë muzika.
Për
çdo mbrëmje dhe për festa bëheshin ahengje në oborrin e sarajit të pashës.
Këndoheshin këngë me sharki dhe hidheshin valle. Vallet i përcillnin muzikantët
romë, me surla e me tupa, që ishin shumë të njohur në këtë anë.
Vallet
e burrave luheshin në rreth apo gjysmërreth dhe burrat kapeshin krahpërkrah me
njëri-tjetrin dhe luanin në trehapësh në vend dhe trehapësh përpara, në fillim
me një lëvizje shumë të ngadaltë dhe pastaj duke e shpejtuar dhe përfundonte me
lëvizje shumë të shpejta. Të gjitha vallet luheshin nga e djathta me lëvizje në
hark përpara, përveç valles "Preshevka" e cila pos që luhej në
trehapësh përpara, kthehej edhe në trehapësh mbrapsht me lëvizje në hark nga e
majta. (Thuhej se këtë valle Sulejman Beu e kishte krijuar në shenjë respekti
që kishte për preshevarët dhe simbolizonte rrugën prej Vranjës deri në Preshevë
dhe anasjelltas). Thuhej se të gjitha vallet që luheshin në oborrin e Sarajit
të Pashës, gjithashtu luheshin edhe në gjithë territorin e pashallëkut dhe nga
të gjitha komunitetet pa dallim feje.
Në
vallet e femrave gjëmonte dhe të gjithë hidheshin në këmbë kur fillonte vallja
"Çoçek". Çyqeku i Vranjës ishte i njohur gjithandej.
Sulejman
Beu edhe punëtorët kur i çonte për të punuar në ara, i përcillte me këngë e me
valle. "40 devojke, duge noge, šarene nallane, igrale, dok radnici stigli
su na njivama" (40 vajza këmbëgjata, nallane larallara, vallëzonin deri sa
punëtorët mbërrinin në ara), tregoi një i moshuar serb për madhështinë që
kishte Sulejman Beu.
Nga
instrumentet që përdoreshin ishin të gjitha instrumentet që ekzistojnë edhe
sot.
Pas
shpërnguljes së shqiptarëve, "muhaxhirët" vallet i morën me vete në
rrethin e Gjilanit dhe të Kamenicës, ku edhe sot luhen pa ndërprerë.
Për
shkak se romët nuk u shpërngulën, por mbetën për të jetuar aty, në shtetin e ri
serb, muzikën ua trashëguan serbëve.
Serbët
pas krijimit të shtetit të tyre në Vranjë e kishin muzikën e gatshme dhe vetëm
e vazhduan duke e deformuar atë.
PASHALLARËT E VRANJËS
Siç
e cekëm edhe më lart, dinastia e pashallarëve Gjinolli famën më të madhe e
arriti me Koxha Hysen Pashën dhe kulmin e arriti me stërnipin e tyre me të
njëjtin emër, Hysen Pashë Gjinolli, por nga pashallarët e tjerë të rajonit
quhej edhe "Hysen Pashë Vraja". Dhe fundi i dinastisë ishte me
Sulejman Beun.
Kadri
Beu
Koxha
Hysen Pasha
Sahit
Pasha
Jusuf
Pasha
Mehmed
Pasha
Hysen
Pasha
Sulejman
Beu
•
Sulejman Beu ishte djali i Hysen Pashës.
•
Hysen Pasha ishte djali i Mehmed Pashës.
•
Mehmed Pasha ishte djali i Jusuf Pashës.
•
Jusuf Pasha ishte djali i Sahit Pashës.
•
Sahit Pasha ishte djali i Koxha Hysen Pashës dhe
•
Koxha Hysen Pasha ishte djali i Kadri Beut.
Është
një mikrotoponim në fshatin Qestelinë, afër mahallës së Qerimëve që quhet
"Kroi i Kadri Begut" (Kadri Begova ?esma). Është burim me ujë shumë
të ftohtë, uji del me vrull shumë të shpejtë, ka aq shumë ujë sa për të
furnizuar një qytet. Kroi gjendet edhe sot, është në mes lisave të mëdhenj ahu,
ka një fushë të vogël aty afër; ky vend ka një freski shumë të madhe dhe thuhej
se Kadri Beu e kalonte kohën këtu në ditët e nxehta të verës.
Hysen
Pashë Vraja qëndroi në krye të pashallëkut përplot 30 vite, që nga viti
1814-1815 deri në vitin 1844. Arriti të bëjë një pasuri shumë të madhe,
pothuajse i tërë rrafshi i Vranjës ishte i tij. I pangopur për pasuri,
gjithëherë blinte toka apo i merrte edhe në forma të tjera (me dhunë e me
kërcënime). Ai zotëronte gjithçka dhe çfarë donte vetë bënte me tërë
pashallëkun e Vranjës.
Kishte
krijuar autonomi lokale, "shtet brenda shtetit" dhe shpesh nuk i
përfillte as urdhërat e Sulltanit.
Thuhet
se në pjesën e parë të qeverisjes ishte i mirë me bejlerët shqiptarë, që ishin
të shumtë, dhe jetonte edhe në harmoni me popullin.
Hysen
Pasha e përkrahu kryengritjen e Mustafë Pashë Bushatit nga Shkodra dhe i besoi
kryengritjes për pavarësi kombëtare gjerësa epërsia ishte në anën e pashait
shkodran, por kur epërsia kaloi në anën e sulltanit, ai kaloi në anën e
sulltanit.
Pas
kësaj periudhe ai filloi torturat, tiranitë e mizoritë ndaj tërë popullatës së
pashallëkut.
Së
pari i ngarkoi me taksa bejlerët shqiptarë që deri tani nuk ishin të ngarkuar.
Ai vuri taksa në gjithçka. Vjelte taksa edhe me dhunë.
Këtu
filloi përmbysja që çoi popullin deri edhe në kryengritje.
Sipas
llogarive të mbajtura në librin e llogarive, Hysen Pasha mblidhte:
•
1,040,000 kurushë çdo vit si xhizje (taksë mbi pasurinë),
•
720,000 kurushë si salyane (taksë) nga 6,000 shtëpi,
•
25,000 kurushë si taksë nga mejhanet (pijetoret),
•
100,000 kurushë nga vreshtat dhe gjithashtu
•
75,000 kurushë duke "shitur vajzat te beqarët".
Nga
ana tjetër, puna e fshatarëve, të cilët thuhet se ishin të detyruar të punonin
falas te Hysen Pasha, u shndërrua gjithashtu në shifra monetare.
•
U tha se një total prej 600,000 ditësh pune u përdorën si punë e detyruar në
ferma dhe miniera, dhe se Pasha u detyrohej fshatarëve 2,400,000 kurushë bazuar
në pagën ditore prej 4 kurushësh që duhej të ishte paguar, por nuk u pagua.
Me
fjalë të tjera, u pretendua se Hysen Pasha mblodhi mbi katër milionë kurushë
çdo vit nga popullsia përmes taksave dhe punës së detyruar, një pjesë e madhe e
të cilave ishte e padrejtë.
Vlen
të përmendet në këtë pikë se kjo shumë është afërsisht dhjetë herë më e madhe
se shuma e kontratës së taksës që iu dha Hysen Pashës në vitin 1837 nga Porta e
Lartë.
Në
shkurt të vitit 1840 i ishte dërguar një peticion Portës së Lartë për të bëmat
e këqija që i kishte bërë Hysen Pasha. Në atë peticion thuhej se Hysen Pasha po
ushtronte dhunë mbi popullatën dhe se i kishte vrarë e masakruar 12 persona.
Me
këtë rast ishte hapur një gjyq kundër Hysen Pashës në Stamboll. Por Porta e
Lartë nuk guxonte ta merrte në pyetje nga frika se mos po i trazonte
pashallarët e tjerë shqiptarë nëpër rajonet e tjera dhe nga ajo që i kishte
ndodhur me Ali Pashë Tepelenën dhe me Mustafë Pashë Shkodranin, andaj këtë
gjykatë e zvarriste.
Banorët
e Vranjës kishin dërguar peticione pa ndërprerë, por pa sukses.
Thuhet
se Hysen Pasha vazhdoi edhe më tutje të përdorte dhunë, dhe kohët e fundit u
pretendua se dy persona që hynë në një vresht vetëm për të ngrënë rrush u vranë
nga njerëzit e Pashait.
Ndërsa
qeveria heshtte në lidhje me peticionet e dërguara në Stamboll kundër Hysen
Pashës, toni i peticioneve filloi të bëhej më qortues dhe madje disi më
kërcënues.
Tre
vjet rresht ishin dërguar peticione dhe nuk ishte dhënë asnjë përgjigje.
Këshilli
i Lartë gjyqësor tani kishte vendosur ta thirrte Hysen Pashën që të paraqitej
në gjyq, por nuk guxonte ta ftonte që të vinte i vetëm. Atëherë u shfrytëzua
rasti që të ftohej për reformat e Tanzimatit e njëkohësisht edhe të merrej në
pyetje. Së bashku me Hysen Pashën u thirrën edhe Hyvzi Pasha i Shkupit dhe
vëllai i tij Abdurrahman Pasha i Gjakovës.
Pasi
shkuan në Stamboll u shfrytëzua rasti dhe e morën në pyetje Hysen Pashën në
lidhje me gjithë ato peticione që kishin ardhur kundër tij.
Në
gjyq morën pjesë edhe Pashai i Shkupit edhe ai i Gjakovës.
Hysen
Pasha nuk e pranoi akuzën, por e kundërshtoi në mënyrë kategorike. E mbështetën
fort edhe Pashai i Shkupit edhe ai i Gjakovës. Dhe Këshilli i Lartë mori vendim
që ta shpërblejë me 10.000 kurushë bizhuteri ari, për besnikërinë ndaj
Sulltanit.
Pas
tre vitesh peticionesh dhe hetimesh, ishte e qartë se Hysen Pasha do të mbetej
në detyrë.
Në
këtë pikë, banorët e Vranjës vendosën ta zgjidhnin çështjen vetë.
Shkëndija
që ndezi trazirat në Vranjë në një rebelim të përhapur filloi në vitin 1844 me
rekrutimin e ushtarëve nga popullsia për të formuar batalione ushtarake rezervë
në rajon.
Për
rreth 10 vjet, shteti, i cili ishte përpjekur të krijonte njësi ushtarake
rezervë bazuar në shërbimin e detyrueshëm ushtarak, për herë të parë po
rekrutonte fshatarët si ushtarë dhe po u ofronte atyre stërvitje ushtarake në
qendrat urbane me ndërrime.
Në
praktikë, brenda kuadrit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, i cili ishte i
vlefshëm vetëm për myslimanët, një pjesë e konsiderueshme e myslimanëve me
origjinë shqiptare të Vranjës dhe rajoneve të tjera fqinje u rekrutuan
gjithashtu dhe u dërguan në Shkup për stërvitje. Kryengritja shpërtheu në këtë
kohë.
Për
banorët e Vranjës, të cilët kishin ndjerë se ishin nënshtruar "tiranisë"
së Hysen Pashës për vite me radhë dhe të cilët kishin paraqitur peticione të
panumërta në Stamboll duke kërkuar zgjidhje për problemet e tyre, të cilat të
gjitha kishin qenë të kota, shërbimi i detyrueshëm ushtarak nuk ishte gjë
tjetër veçse të hidhnin kripë në plagët e tyre.
Kur
shërbimi i detyrueshëm ushtarak u kombinua me rezistencën ndaj Hysen Pashës,
kryengritja papritmas u përhap në një rajon të gjerë. Shqiptarët e Vranjës
bashkuan forcat me rebelët e armatosur nga Shkupi, Tetova, Kumanova, Novobërda,
Prishtina, Kurshumlia dhe Urgupi (Prokupla), duke bërtitur: "Nuk e duam
Hysen Pashën!" Dhe me këtë rast ata e sulmuan Vranjën.
Duke
dëgjuar se afërsisht 600 rebelë po i afroheshin qytetit, shumë vranjanë dhe
madje edhe disa nga burrat e Pashait iu bashkuan grupit.
Kur
hynë në qytet, rebelët, numri i të cilëve tani kishte arritur në 1,200, morën
kontrollin pa hasur rezistencë, duke djegur pallatet në pronat e Hysen Pashës
dhe duke konfiskuar bagëtinë e tij.
Hysen
Pasha, i cili ishte strehuar në rezidencën (sarajin) e tij me 500 ushtarë
shqiptarë toskë, nuk u hakmor kundër rebelëve dhe priti mbështetje ushtarake
nga zonat përreth.
Edhe
pse kryengritësit deklaruan se qëllimi i tyre kryesor ishte largimi i Hysen
Pashës nga detyra, ata paraqitën edhe kërkesa të tjera për t'i dhënë fund
rebelimit: largimi i Abdurrahman Pashës nga Prishtina, dhe dhënia e
administratës së Vranjës, Shkupit dhe rretheve të saj, dhe heqja e shërbimit të
detyrueshëm ushtarak u paraqitën si kushte për t'i dhënë fund rebelimit.
Udhëheqësit
e kryengritësve u takuan me fisnikët dhe kryetarët e fshatrave të Vranjës dhe u
bindën të dërgonin një peticion të fundit në Stamboll.
Në
peticionin, të nënshkruar nga 135 persona, Hysen Pasha u mbajt përgjegjës për
atë që kishte ndodhur.
Kjo
po tregohej dhe po kërkohej shkarkimi i tij i menjëhershëm.
Nga
ana tjetër, guvernatorët e Rumelisë, Shkupit, Nishit dhe Leskovcit, në raportet
e tyre të dërguara në Stamboll, shprehën shqetësimin e tyre të thellë se
kryengritja në Vranjë mund të përhapej në rajonet e tyre dhe kërkuan që Porta e
Lartë të merrte masa të menjëhershme dhe të dërgonte përforcime në rajon.
Por
në fund nuk kishte nevojë të pritej një përgjigje nga Stambolli.
I
frikësuar për jetën e tij, Hysen Pasha së bashku me 500 ushtarë shqiptarë toskë
"lanë Vranjën pa qëlluar asnjë plumb" dhe ia mbathën në Manastir, ku
u strehua te Said Pasha, Guvernatori i Rumelisë.
Pas
arratisjes së Hysen Pashës, Stambolli urdhëroi Said Pashën dhe Re?id Pashën,
komandantë të Ushtrisë së Rumelisë, që t'i shpërndanin rebelët. Ushtria e
Rumelisë e shtypi kryengritjen duke vrarë më shumë se 400 rebelë.
Hysen
Pasha vdiq po atë vit (1844) në rrethana të panjohura dhe misterioze në Veles.
Në
këtë kohë iu hoq Vranjës Pashallëku dhe në vend të saj u krijua Kazaja e
Vranjës.
Porta
e Lartë, me sa duket nuk ishte e gatshme të thyente dominimin e pashallarëve
shqiptarë dhe ta vinte rajonin drejtpërdrejt nën kontrollin e Stambollit,
emëroi djalin e Hysen Pashës, Rushit Pashën, si vali (guvernatorin) e ri të
Vranjës.
Pas
vdekjes së Rushit Beut në vitin 1852, administrata e Vranjës mbeti brenda
familjes; këtë herë vëllai i tij, Sulejman Beu, u emërua vali (guvernator).
Bijtë
e Hysen Pashës trashëguan jo vetëm borxhet e babait të tyre ndaj thesarit, por
edhe të ardhurat nga pronat dhe minierat e hekurit.
Por
duket se ata trashëguan edhe "tiraninë" dhe "korrupsionin"
e babait të tyre.
Shpejt
ata do të gjendeshin në konflikt me popullin e Vranjës, njësoj si Hysen Pasha,
për shkak të akuzave për tirani, punë të detyruar, taksa të tepërta dhe
ekzekutime të padrejta.
Është
e qartë se gjërat në Vranjë vazhduan si më parë.
Bejlerët
shqiptarë të Vranjës e patën edhe një mosmarrëveshje me Sulejman Beun dhe më
1856 e përzunë nga Vranja. Ai shkoi në Rataj (një fshat afër Vranjës) dhe e
ndërtoi sarajin e tij dhe vazhdoi të qeverisë nga aty. Dhe tek më 1865 kthehet
prapë në Vranjë, pasi u pajtua me bejlerët shqiptarë.
Struktura e popullsisë
Në
Vranjë, në qytet jetonin shqiptarët myslimanë dhe administratorët osmanë
(numerikisht ishin të paktë), kurse të krishterët jetonin jashtë qytetit dhe
nëpër fshatra. Vranja në prag të shpërnguljes kishte 8,000 deri në 10,000
banorë.
Në
Vranjë me gjithë rrethinë jetonin shqiptarët myslimanë, shqiptarët ortodoksë që
popullata myslimane i quante "Shkije", shqiptarët katolikë
"Latinët", sllavo-bullgarët ortodoksë, vllehët, romët myslimanë,
hebrenjtë, cincarët etj. E gjithë popullata fliste shqip pa dallim feje.
Osmanishtja flitej vetëm në administratë. Pas ardhjes së ushtrisë serbe dhe
pushtimit të Vranjës, e tërë popullata shqiptare myslimane shpërngulet. Kurse
të krishterët mbetën aty për ta krijuar më vonë popullin serb.
Për
ta mbushur boshllëkun shqiptar sollën serbë nga Serbia e re, por assesi të
merreshin vesh mes vete me popullatën krishtere vendase edhe për një kohë të
gjatë. Edhe sot nëpër fshatrat më të thella të Vranjës flitet një serbishte
shumë e rëndë.
Mbrojtja e Vranjës
Rusia
me Fuqitë e Mëdha e kishin kërcënuar Perandorinë Osmane që t'i lëshonte
territoret shqiptare që të mund të krijohej Serbia. Por Perandoria Osmane ishte
arsyetuar se këtë nuk mund ta bënte për shkak të problemeve që do të kishte në territoret
e tjera kah shtrihen shqiptarët dhe se kryengritësit shqiptarë ishin të rreptë
dhe po luftonin edhe kundër Perandorisë. Por që të gjithë u pajtuan që
territoret të merreshin me luftë, dhe ajo pjesë, aq sa do të pushtohej, ajo do
t'ju njihej Serbisë në Kongresin e Berlinit. Kurse Perandorinë Osmane e kishin
shtrënguar që mos t'ju ndihmonte në luftën mbrojtëse të shqiptarëve. Shqiptarët
u pozicionuan në të gjitha anët, por lufta më e ashpër u bë në Polanicë. Duke
pritur ndihmën e Perandorisë Osmane, por nuk erdhi. Vranja ra më 31 janar 1878.
Serbët
për qëllim kishin edhe Gjilanin. Por siç thotë Dr. Jovan Haxhi-Vasileviqi,
Hashanët ishin të pathyeshëm, e kishin krijuar kordonin që nga Tërstena te Guri
i Zi, Zarbica, Suharna, Novosella, Gjergjeci e deri te Ushi dhe luftuan dhëmbë
më dhëmbë deri sa e zbrapsën ushtrinë serbe.
Sipas
Jovan Hadži-Vasilevi? (Libri: Bitka za Vranje) dhe raporteve ushtarake të
kohës:
Kronologjia e Janarit
1878: Fundi i Vranjës Osmane
Java e Parë (1 – 7
Janar): Mobilizimi
•
1 Janar: Pas rënies së Nishit, lajmi mbërrin në Vranjë. Sulejman Beu urdhëron
mobilizimin e popullsisë shqiptare në Masuricë dhe Polanicë.
•
4 Janar: Vullnetarë shqiptarë nga rrethina e Gjilanit dhe Kumanovës hyjnë në
qytet për të përforcuar garnizonin e rregullt osman.
•
7 Janar: Asaf Pasha (komandanti ushtarak) vendos shtabin e tij në Vranjë, por
pushteti real mbetet te Sulejman Beu dhe elita vendase.
Java
e Dytë (8 – 14 Janar): Fortifikimi
•
10 Janar: Shqiptarët e Polanicës zënë grykat malore për të bllokuar avancimin e
Divizionit të Shumadisë.
•
12 Janar: Bejlerët fillojnë të dërgojnë familjet e tyre (gratë dhe fëmijët)
drejt jugut, në Shkup, duke parë se rreziku ishte real.
•
14 Janar: Fillon dëborë e madhe, që ngadalëson lëvizjet ushtarake, por rrit tensionin
në pazar.
Java
e Tretë (15 – 21 Janar): Rrethimi i ngushtë
•
16 Janar: Trupat serbe marrin pozicionet në malet Kukavica, duke parë qytetin
nga lart.
•
18 Janar: Luftime të ashpra në zonën e Polanicës. Vullnetarët shqiptarë bëjnë
rezistencë shtëpi më shtëpi.
•
20 Janar: Sulejman Beu thërret mbledhjen e fundit të krerëve shqiptarë në
Konak. Vendoset që mbrojtja kryesore të bëhet në kodrat Grot dhe Plja?kovica.
Java
e Katërt dhe Ditët Finale (22 – 31 Janar)
•
26 Janar: Fillon bombardimi i parë i qytetit. Paniku përfshin lagjet tregtare.
•
28 Janar: Beteja në Devotin (pikë kyçe strategjike). Forcat osmane dhe
shqiptare zmbrapsin sulmin e parë, por me humbje të mëdha.
•
29 Janar: Trupat serbe arrijnë të marrin lartësitë e Plja?kovica-s. Fati i
Vranjës vuloset.
•
30 Janar (Nata e fundit):
•
Ora 20:00: Sulejman Beu kupton se rruga e Shkupit mund të bllokohet shpejt.
•
Ora 22:00: Fillon ngarkimi i pasurisë. Sipas dëshmitarëve që citon
Hadži-Vasilevi?, Konaku ishte i ndriçuar nga qirinjtë ndërsa digjeshin
dokumentet e administratës.
•
Mesnatë: Karvani me 50 kuaj niset fshehurazi nëpër rrugët e errëta drejt jugut.
•
31 Janar (Mëngjes):
•
Ora 08:00: Trupat serbe hyjnë në Vranjën e zbrazur nga elita e saj.
•
Ora 10:00: Ngrihet flamuri serb në Pašin Konak. Epoka e Pashallarëve shqiptarë
mbaron zyrtarisht.
Përfundim
Nga
kjo që u pa më lartë del se Vranja ishte qytet mjaft i zhvilluar për kohën e
tij, ku la shumë gjurmë në aspektin kombëtar dhe në zhvillimin kulturor.
Edhe
pse të dhënë pas pasurisë, pashallarët shqiptarë dhanë kontributin e tyre në
aspektin kombëtar por nuk mundën me ju bë ballë fuqive të mëdha e nuk e kishin
ndihmën as nga Perandoria osmane, çka që u pa me rastin e rënies së Vranjës.
Ushtria
serbe pasi hyri në Vranjë dhe e pushtoi ate, u pa se ky nuk ishte pushtim, por
ishte shkatrrim, ishte shfarosje,djegie,
dhunim, masakrim , ishte egërsi ...
Jovan
Haxhi Vasileviqi edhe pse idhte një masakruas i historisë shqiptare, ai prap la
të dhëna që mund tu shërbej historianëve.Ai në të njejtën kohë ka një urrejtje
të shfrenuar, për dhqiptarët, por edhe paraqet një nostalgji për ta (gjatë tërë
jetës së tij, babai i tij kishte punuar në sarajin e pashës si kuzhinjer).
Bibliografia
1.
L. Miftari, Kalaja e Markut (Kalaja e Vrajës), Zemra Shqiptare, 20.XII. 2025
2.
L. Miftari, Toponimi Vrajë/Vranjë/Vranje, Zemra Shqiptare, 29.XII. 2025
3.
Mil. Pavlovlovi?, Toponimia okoline Vranja Vr. Gl. Knjiga IV 1968 Vranje
4.
Wikipedia, Vranje, Grad u Srbiji
5.
Material i mbledhur nga vetë autori në terren, gjatë viteve 1990-93
6.
Skënder Rizaj, Ustrojstvo nišjog elajeta Vranjski glasnik. Knjiga VI. Vranje
1970 faqe 312
7.
Esad Rahi?, Žal za muslimanskom kasabom Vranje Sandzacke.rs 31/01/2022
8.
Esad Rahi?, Muslimanska kulturna baština Vranja, Stav. 08.02.2022
9.
Cengiz K?rl?, Toplumsal Tarih nr.195 (mars 1910) botuar mars 2010 Istanbul
10.
Muhamet Pirraku, Kultura Kombëtare Shqiptare deri në Lidhjen e Prizrenit,
Prishtinë, 1989,
11.
Sadulla Brestovci, Marrëdhëniet Shqiptaro-Serbo-Malazeze (1830-1878) Prishtinë
1983
12.
Baftujar Kryeziu, Onomastika e Hashanisë, Prishtinë 2000
13.
Sabit Uka, Shpërngulja e shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit veprat nga 1-5,
Prishtinë 1994
14.
Qazim Namani, Familja Gjinolli dhe sundimi i tyre në qytetin e Vranjës,
Pashtriku 12 Prill 2020
15.
Nehat Hyseni "Latinët" - Shqiptarët katolikë të Vranjës Bota sot, 14
Janar 2026
16.
Jovan Hadži-Vasilevi? Južna Stara Srbija Beograd 1900-1913
17.
Jovan Trifunoski, Vranjska Kotlina, Vranjsko Pomoravlje
18.
K. Jire?ek, Istorija Srba, Vol. II (Përshkrimi i rrugëve tregtare të Ballkanit
Qendror).
19.
J. Hadži-Vasilevi?, Iz prošlosti Vranja, fq. 190 (Për hanet dhe sigurinë e
rrugëve).
20.
A. S. Jovanovi?, Vranje i njeno Pomoravlje, fq. 128 (Detajet teknike të
prodhimit të konopit).
21.
K. Jire?ek, Die Handelsstrassen und Bergwerke von Serbien, fq. 55 (Për minierat
dhe rëndësinë e drithit).
22.
V. Stojan?evi?, Vranjski Pašaluk, fq. 62 (Marrëdhëniet ekonomike mes bejlerëve
dhe tregtarëve).
23.
J. Hadži-Vasilevi?, Vranjska oblast, fq. 310 (Për monedhat e huaja në pazar).
24.
A. S. Jovanovi?, Vranje i njeno Pomoravlje, fq. 130 (Për marrëdhëniet
financiare bejler-çifçi).
25.
T. Vukanovi?, Etnografska monografija, fq. 95 (Për sistemin e këmbimit në
natyrë).
26.
J. Hadži-Vasilevi?, Iz prošlosti Vranja, fq. 205 (Për mënyrën e ruajtjes së
arit).
27.
V. Stojan?evi?, Vranjski Pašaluk, fq. 75 (Për statistikat e çmimeve para
luftës).









