Speciale
Xhemaledin Salihu: Objektet sakrale të krishtera në rajonin e Bujanocit/Kisha, manastire, nekropole
E shtune, 17.01.2026, 03:58 PM
OBJEKTET SAKRALE TË KRISHTERA NË RAJONIN E BUJANOCIT/KISHA, MANASTIRE, NEKROPOLE
Shkruan:
Xhemaledin SALIHU
Trashëgimia
kulturore ortodokse e Luginës së Preshevës
është edhe shqiptare. Lugina e Preshevës (Kosova Lindore) është e banuar
me shumicë shqiptare dhe aktualisht shtrihet në jug të Serbisë. Ajo qysh në
Antikë i takonte Dardanisë, fisit Ilir që kryesisht shtrihet përgjatë lumit
Moravë dhe Vardar. Këtë trevë shqiptare e bëjnë komuna e Preshevës, Bujanocit
dhe Medvegjës.
“Në
kohën parahistorike, territori i Moravicës së sotme me Preshevën i takonte
popullit të vjetër Dardan”. /K.Jiricek, Istorija Srba, I, Beograd, 1922 f. 255/
Shqiptarët
e Luginës së Preshevës, Kosovës dhe të Maqedonisë paraqesin etnikumin më të vjetër në rajon. Ata bënin
pjesë në Mbreterinë Dardane, e cila për këtë etnikum paraqiste tërësi
etnogjenetike dhe politike.
Lugina
e Preshevës, sëbashku me Luginën e Shkupit, sipas gjeografit serb Jovan Cvijiq,
paraqesin rëndësinë më të madhe gjeostrategjike dhe gjeopolitike në Ballkan dhe
shteti që mbikqyrë dhe sundon këto dy Lugina qeverisë krejt Ballkanin. Këtu
qëndron edhe rëndësia e Luginës së Preshevës, e cila gjatë historisë dhe të
kaluarës së saj ishte arenë e shumë betejave dhe luftërave për ta sunduar ate.
Lugina
e Preshevës në kohërat antike ka qenë nën sundimin romak. Provinca e Dytë
Provincia Dardanium ka qenë poashtu nën sundimin romak me kryeqytetin e saj
Scup, Shkupi i sotëm. Gjatë dyndjeve sllave, gjat shek. VI dhe VII, në rajonin
e Preshevës janë ndërtuar ca kështjella për t’u mbrojtur nga barbarët sllav.
Për këto fortesa më së miri flet historiani bizantin Prokopie. Këto kështjella
ishin Kalaja e Preshevës si dhe ca të tjera në Karadak (Malësia e Preshevës).
Deri në shekullin IX, rajoni i Preshevës mbetet nën pushtimin Bizantin. Nga
gjysma e dytë e shek. IX deri në shek .X rajoni i Preshevës pushtohet nga ana e
Mbretërisë Bullgare. Prej shek. XI e deri në shek XII, Presheva me rrethinë
gjendet nën sundimin Bizantin. Në fund të shek. XII, sipas dokumenteve sërbe,
Preshevën e gjejmë të pushtuar nga ana e Nimanëve /Nemanjiqëve/ deri më vitin
1455.
Më
vitin 1455, Lugina e Preshevës hyn nën sundimin e Perandorisë osmane.Ndërsa në
shekullin XVI, rajoni i Preshevës i takonte Kadillëkut të Vranjës dhe ishte
pjesë përbërëse e Sanxhakut të Qustendilit.
Pas
Kongresit të Berlinit , më 1878, Kazaja e Preshevës i takonte Sanxhakut të
Prishtinës, të Vilajetit të Kosovës. Kazaja përfshinte nahinë e Bujanocit dhe
Tërgovishtes deri në vitin 1912,
Më
vitin 1918, me themelimin e Mbretërisë Serbe, Kroate, Sllovene, rrethi i
Preshevës i takonte Banovinës së Vardarit me qendër në Shkup,Qarku i Kumanovës.
Kështu vazhdoi deri më vitin 1945.
Në
Kadillëkun e Vranjës ndodhën tre regjistrime të popullsisë, në vitin 1519, 1528 dhe 1570.
STRUKTURA
NACIONALE E FAMILJEVE DHE BANORËVE NË VRANJË
Nga
të dhënat e lartëpërmendura në tabelë shihet se dominon familja e krishterë
ndaj asaj myslimane. Për atë kohë e arsyeshme, sepse sapo filloi përhapja e
islamit në këto troje, ishte shek.XVI.
Pra,
në vendbanimet e Luginës së Preshevës dominon popullata e krishterë, që na çon
në konkludim se popullata ishte e besimit ortodoks dhe atij katolik, me çka
vërtetohet se popullata e vendbanimeve të Malësisë ishte me shumicë e besimit
katolik, për të cilën shumë studiuesë, në mesin e tyre edhe studiues serbë shkruajnë se Karadaku, por
edhe Rujani ishin bastione të
katolicizmit, ndërsa fusha dhe popullata e saj ishte e besimit ortodoks.
“Pushtimi
serb i shek. XII e gjen popullsinë shqiptare të viseve veriore dhe verilindore
të lidhura kishtarisht me ortodoksinë bizantine(Kosovë e Maqedoni) e me
katolicizmin roman(Diokle-Zetë)”.
/Pëllumb Xhufi, Shqiptarët në Mbretërinë serbe të Nemanjidëve, Kosova,
nr 4,1994, f. 18./
“Në
territorin e Serbisë Jugore të sotme ekzistonte kristianizmi edhe para ardhjes
së Serbëvë dhe ishte i rrënjësuar thellë në popullatën e atëhershme. Poashtu
ekzistonin organizata kishtare të fuqishme me shumë seli episkopike(Stobi,
Skupi, Ulpiana, Liplani, etjerë). Në Siujdhesën Ballkanike eshtë e shkruar dhe
rregullë, e cila vazhdon edhe sot, se
pas çdo ngjarjeje të madhe politike ndodhin ndryshime të mëdha etnike”. / Mil.
S. Filipovic, Etnicke prilike u Juznoj Srbiji, Skoplje, 1937, f. 396, f. 428/.
“Rreth
fillimit të shekullit pesë(V), në këtë anë filluan të arrijnë popullatë e madhe
e Sllavëve të Jugut, ndërsa rreth gjysmës së shekullit shtatë(VII) arrijnë edhe
Serbët, nga vendlindja pas Karpateve. Dhe pas shumë shetitjeve nëpër Siujdhesën
Ballkanike, në fund vendosen në tokat, në të cilat edhe sot jetojnë. Në këto
toka arrin edhe Serbia. Në vendlindjen e
tyre të re, Serbët takojnë popullatën latine provinciale dhe të gjysëm të
latinizuar, mbeturinat e vendasve, Ilirët dhe Thrakasit, të cilët ishin më
tepër çobanë dhe jetonin në male, si dhe në përgjithësi në vende kodrinore…”. /
Vladimir Karic, Srbija(opis zemlje, naroda i drzave), Beograd, 1997, f. 85-96/.
“Shtrohen
detyrime dhe synime imperative, gjeografike dhe ekonomike. Njëri prej
detyrimeve është I qartë: Lugina e Moravës dhe Vardarit formojnë një tërësi gjeografike,
në këto dy lugina duhet themeluar një shtet. Pra ky ishte ai synimi I qartë I
cili zhvillohet në Serbinë e Moravës që të zgjërohet në jug, në luginën e
Vardarit. Në aspektin territorial ishte synimi kryesor, të cilin e shfqi ky
shtet, synim që para 2-3 decenive ishte e pavetëdijshme. Pas çlirimit të
Serbisë, më 1804-1815, ajo tri herë u zgjerua: me 1833, më 1878 dhe më 1912, duke u shtrirë kah jugu, sidomos pas
Kongresit të Berlinit… Ndërsa me përfundimin e Hekurudhës Beograd-Selanik,
zgjërimi I Serbisë kah jugu u bë synim I vetëdijshëm, program nacional…”,
shkruan Jovan Cvijic, Geografski polozaj I veze, Govori I clanci, Sabrana dela,
tom 3, f. 148.
Pastaj
Cvijiqi vazhdon: “ Është e njohur se Arbanasit pasardhesit e Ilirëve, në masë
të romanizuar gjatë kohës së pushtetit romak, pastaj të përzier me Sllavët,
sidomos në shekullin e mesëm. Para ardhjes së Sllavëve të Jugut, Ilirët kishin
pjesën qendrore të Siujdhesës prej Danubit të mesëm deri në Epir dhe rajoneve
qendrore…” në: /Jovan Cvijic, Balkansko
poluostrvo, knj.2, Beograd, 2000, f. 187.
“Shkupi
I takonte Dardanisë, sipas Ptolomeut/III,9,4/ kah Mesija e Epërme, e jo kah
Maqedonia. Hijeroklo /f/655/ tjotë se Shkupi është kryeqyteti/metropol/ në
Dardani, poashtu thotë edhe Maecellinus Comes, Chron.ad.a.518, se
Shkupi/Skupis/ I takonte Ilirisë e jo Maqedonisë”.Vas.Djeric, Nekoliko glavnih
pitanja iz etnografije Stare Srbije I Macedonije, Srem. Karlovci, 1922, str.
7/.
Në
rajonin e Bujanocit, përkatësisht në Luginën e Preshevës gjenden objekte të rralla të krishtera /
kisha, manastire dhe nekropole/ që dëshmojnë qytetërimin të krishterë,gjë që
tregon se ka ekzistuar një kulturë e spikatur e krishterë, të dy besimeve, atij
ortodoks dhe katolik shqiptare, vazhdimësi e kulturës ilirë-dardane dhe që ka
zanafillën pellazgjike.
1.KISHAT
1.1.
Kisha në periferi tëTërnocit e shekullit IV-V e erës sonë , për rreth së cilës
ka pasur vendbanim të vjetër.
Ajo
gjendet në koordinatat m gjërësi gjeografike: 0559712, me gjatësi gjeografike:
470448.7, në lartësi mbidetare: 459 m.
Kisha
në periferi të Tërnocit
1.2.Kisha
në Tërnoc është në veri të fshatit. Brenda mureve të kishës së vjetër gjenden
varreza.
Ajo
gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 0560437, me gjatësi
gjeografike: 470348.5, në lartësi
mbidetare: 436 m.
Kisha
në Tërnoc
1.3.Kisha
në Mëhallën e Kallëve në Tërnoc.
Supozohet
se kisha është e shekullit IV-V e erës sonë, sikur edhe lokaliteti arkeologjik
te Kisha e Kallëve.
Ajo
gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 0559674, me gjatësi gjeografike:
470556.8, në lartësi mbidetare: 468 m.
Kisha
në Mëhallën e Kallëve në Tërnoc
1.4.
Kisha Bizantine në Gradinë të Tërnocit.
Sipas
gojëdhënave ky object ka qenë kishë.
Ajo
gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike:0559686, me gjatësi gjeografike:
470539.6, në lartësi mbidetare: 519 m.
Kisha
Bizantine në Gradinë të Tërnocit
1.5.Kisha
katolike në Zarbincë gjendet në korodinatat me gjërësi gjeografike: 0568413, me
gjatësi gjeografike: 471963.8, në lartësi gjeografike: 1.060 m
Kisha
katolike në Zarbincë
1.6.Kisha
e Pribocit.
Sipas
Rexhep Kadriut është punuar, hulumtuar kisha nga ai dhe arkeologu Aca
Gjorgjeviq më vitin 2006.Ndërsa sipas të dhënave që I dha pronari i vendit, z.
Bajrami, kisha është e vjetër dhe daton nga shekulli XV.
Në
këtë vend janë gjetur dy monedha të vjetra turke të Sulltan Selimit, thotë
Rexhep Kadriu.
Kisha
gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 0563548, me gjatësi gjeografike:
471789.2, në lartësi mbidetare: 98o m.
Kisha
në Priboc
1.7.Kisha
e vjetër në Muhoc.
Sipas
Mehmet Abdylit, kisha ka qenë e vjetër dhe shqiptareAjo gjendet në koordinatat
me gjërësi gjeografike: 0562121, me gjatësi gjeografike: 471396.8, në lartësi
mbidetare: 641 m.
Kisha
e Vjetër në Muhoc
1.8.
Kisha në Dobrosin është kishë katolike e shqiptarëve.Ajo gjendet në koordinatat
me gjërësi gjeografike: 0553069, me gjatësi gjeografike: 470166.5, në lartësi
mbidetare: 557 m.
Kisha
katolike në Dobrosin
1.10.
Kisha e vjetër në Nasalcë.
Rexhep
Kadriu gjatë hulumtimit, identifikimit dhe regjistrimit më 2014 thotë se këtu
ka gjurmë të kishës byzantine e shekullit VI dhe se është ndërtuar gjatë
Mbretërisë Bizantine në këtë rajon.
Ajo
gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 0558489, me gjatësi gjeografike:
469576.6., në lartësi mbidetare: 439 m.
Kisha
e Vjetër në Nasalcë
1.11.
Kisha ortodokse shqiptare në Gramadë.
Kisha
është e kohës së hershme antike, e shekullit V, era e jonë. Banorët gjatë
punëve kanë gjetur material arkeologjik të kohës antike dhe themele të kishës.
Kjo kishë gjendet në lokalitetin antic në Gramadë, në koordinatat me gjërësi
gjeografike: 0556919, me gjatësi gjeografike: 469420.9, në lartësi mbidetare:
507 m.
Kisha
në Gramadë me gjetje arkeologjike
1.12.Kisha
ilire në Boroc.
Hulumtuesi
I fshatit Boroc, Blagoje Mlladenoviq për këtë kishë nuk deshti të na jap
shënime. Mirëpo nje banore tjetër serbe, plakë 70 vjeçare, Nada Arsiq na
vërejti ekipin hulumtues dhe më ndau mua nga të tjerët dhe hullumtuesi. Më
pyeti se a jam unë kryesori në këtë ekip, po I thashë. Atëherë ajo më tregoi se
sipas të dhënave të vjehrrit të saj, Donçe Arsiq, kjo ka qenë kishë romake e
banorëve të këtueshë, është e juaja , sikur u shpreh ajo ilire-shqiptare dhe
dronte mos po e sheh apo ndëgjon hulumtuesi serb.
Banorët
e fshatit tashti këtë kishë, gërmadhat vetëm kanë mbetur e shfrytëzojnë si vend
për lutje ortodokse serbe.
Kisha
gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike:4224201, me gjatësi gjeografike:
2144665, në lartësi mbidetare: 420 m.
Kisha
ilire në Boroc
1.13.
Kisha në Novosellë.
Është
kishë e periudhës antike, e shekullit III-IV. Banoret e Novosellës e quajnë
Manastirishte.
Ajo
gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 4222507, me gjatësi gjeografike:
2146005, në lartësi mbidetare: 535 m.
Kisha
në Novosellë
1.14.Kisha
antike në Jabllanicë.
Kanë
mbetur vetëm gërmadhat e saj dhe ajo gjendet në koordinatat me gjërësi
gjeografike: 422220.2, me gjatësi gjeografike: 215432.9, në lartësi mbidetare:
në lartësi mbidetare: 419 m.
Kisha
antike në Jabllanicë
1.15.Kisha
katolike në Konçul.
Kjo
kishë gjendet në fshat, përskaj rrugës Bujanoc-Gjilan, në të djthtë. Sipërfaqja
e Kishës antike sigurisht që është më e madhe se sa duket në shikim, për shkak
se aty janë ngritur ndërtesa dhe mure. Atë ditë që e vizituam me ekipin
hulumtues gjetëm material të bollshëm
arkeologjik, por dita –ditës edhe kësaj kishe do t’i humbin gjurmët, duke u
shkatërruar pos nga natyra edhe nga dora e njeriut.
Kisha
është katolikeantikë ilire-dardane.
Kisha
katolike në Konçul
Gjetje
arkeologjike –Kisha katolike në Konçul
1.16.Kisha
te Prroni i Kumbullës.
Te
Prroi i Kumbulllës në Mëhallën e Luranit të Konçulit gjendet një lokalitet, në
të cilin gjendet kasha, bunari i kishës, krroi i Kishës dhe varrezat . Këtu
janë gjetur monedha Akçe, të Pajazitit I, të Muratit II, të Mehmetit I, thotë
Rexhep kadriu.
Ajo
gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 422754.4, me gjatësi
gjeografike: 21405.7, në lartësi mbidetare: 492 m.
Kish
ate Prroi i Kumbullës
1.17.Kisha
te Kulla e Hasanit në Konçul.
Sipas
Rexhep Kadriut, kisha i takon shekullit XIII-XIV dhe ka qenë kishë katolike
ilire dardane.
Ajo
gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 422623.2, me gjatësi
gjeografike: 214223.1, në lartësi mbidetare: 436 m.
Kisha te Kulla e Hasanit në Konçul
Gjetje
arkeologjike-Kisha te Kulla e Hasanit në Konçul
1.18.
Kisha ortodokse në Konçul.
Ajo
është ndërtuar në themelet e kishës katolike, e cila i ka takuar populllit
autokton iliro-dardan, thotë Rexhep kadriu.Supozimi im është që ka mund të jetë
edhe kishë ortodokse shqiptare e hershme.
Ajo
gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 422641.1., me gjatësi
gjeografike: 214220.6, në lartësi mbidetare: 385 m.
Kisha
ortodokse në Konçul
1.19.Kishë
në Mëhallën Sejac të Konçulit.
Kanë
mbetur vetëm gërmadhat dhe kasha është mbuluar më dushkajë dhe drunjë të
ndryshëm, por kur shikohet më hollësisht duken themelet e kishës të shekullit
V-VI të epokës së re.
Ajo
gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 42279.7, me gjatësi gjeografike:
21424.4, në lartësi mbidetare: 440 m.
Kisha
në Mëhallën Sejac të Konçulit
2.MANASTIRET
2.1.Manastiri
i Shën Gavrillit në Llopardincë.
Në
konpleksin e manastirit gjendet kisha, bujtina dhe ndërtesa ndihmëse për rreth.
Manastitri
gjendet ne koordinatat me gjërësi gjeografike: 423036.8, me gjatësi
gjeografike: 214544.5., në lartësi mbidetare: 598 m.
Manastiri
në Llapardincë
Fotografi
e Manastirit në Llapardincë
2.2.Manastiri
Bujiq në Spançec.
Shihen
muret e prishura nga koha dhe dora e njeriut.
Manastiri
gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 422140.7, me gjatësi
gjeografike: 215159.2, në lartësi mbidetare: 485 m.
Manastiri
Buiq në Spançec
3.NEKROPOLE
3.1.Varrezat
te Bira e Nemcit në Tërnoc kanë qenë me kulme. Edhe sot shihen dhe gjenden
qeramikë e varrezave.
Nekropola
gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 0559389, me gjatësi gjeografike:
470410.5, në lartësi mbidetare: 581 m.
Varrezat
te Bira e Nemcit në Tërnoc
Gjetje
arkeologjike – Varrezat te Bira e Nemcit në Tërnoc
3.2.Varrezat
e Gradinës në Tërnoc kanë gjatësinë veri-jug prej 100m dhe lindje-perëndim prej
50 m. Varrezat janë skeletore, të mbuluara me kulme.
Ato
gjenden në koordinatat me gjërësi gjeografike: 0559563, me gjatësi gjeografike:
470511.9, në lartësi mbidetare: 547 m.
Varreza
skeletore ne Gradinë të Tërnocit
3.3.Varrezat
antike në Jabllanicë.
Ato
gjenden në koordinatat me gjërësi gjeografike: 422220.2, me gjatësi
gjeografike: 215432.9, në lartësi mbidetare: në lartësi mbidetare: 419 m.
Varrezat
antike në Jabllanicë
3.4.
Nekropole familjare në Bilaç.
Këto
varreza familjare datojnë nga shekulli IV i erës sonë. Ato shtrihen përgjatë
lumit të Bilaçit, në të majtë, te Kisha ortodokse. Krijohet përshtypja se
qëllimisht është ndërtuar kisha ortodokse për t’i mbuluar dhe humb tragjet e
nekropolese ilire në këtë vendbanim të vjetër dardan.
Ajo
gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 422115.1, me gjatësi
gjeografike: 214448.6, në lartësi mbidetare: 402 m.
Varrezat familjare në Bilaç
Varrezë
familjare në Bilaç
3.5.Varrezat
te Kisha e Prronit të Kumbulllës, në Mëhallën e Luranit të Konçulit gjenden në
të njëjtat koordinata gjeografike sikur edhe Kisha.
Varrezat
te Kisha e Prronit të Kumbulllës në Konçul
3.6.Nekropole
në Osllarë.
Sipas
Rexhep Kadriut janë të periudhës së shekullit II-III së erës sonë. Këtu janë
gjetur material të ndryshëm arkeologjik: urne, qeramikë, monedha dhe stoli ari.
Nekropolja kap sipërfaqen 60 X 70 m.
Nekropolja
vazhdon deri te bagremat e këtij fshati. Nekropolja është i pa hulumtuar dhe i
pa gjurmuar.
Ajo
është nekropole e banorëve shqiptarë autoktonë në këtë vendbanim dhe gjendet në
koordinatat me gjërësi gjeografike: 0559461, me gjatësi gjeografike: 469644.1,
në lartësi mbidetare: 437 m.
Nekropole
në Osllarë
3.7.Varrezat
bizantine në Gradinë të Tërnocit.
Këto
varreza i takojnë Perandorisë Bizantine të shekullit V-VI të erës sonë sipas
Rexhep Kadriut.
Qeramika
e gjetur e argumenton saktesisht kohën e këtyre varrezave.
Ato
gjenden në koordinatat me gjërësi gjeografike: 0559440, me gjatësi gjeografike:
470527.7, në lartësi mbidetare: 536 m.
Varrezat
në Gradinë të Tërnocit
Gjetje
arkeologjike-Varrezat në Gradinë të Tërnocit
Përfundim
Trashëgimia
kulturore ilire-dardane-shqiptare u përvetësua me forcë e dhunë nga kultura
serbe pas shekullit XII, sidomos kah gjysma e dytë e shek XIII, kishat,
manastiret dhe nekropolet ilire-dardane-shqiptare
në Rajonin e Bujanocit serbizohen në forma të ndryshme, të cilat i cekim më
lartë gjatë shtjellmit të të tyre veç e veç , sidomos të Malësisë Lindore të
saj.Kështu u ndërtuan apo rindërtuan kisha
ortodokse sllave në themelet e kishave, manastireve dhe nekropoleve të
krishtera , herë herë vendet e këtyre
objekteve rrethohen, vehen kryqe ortodokse sllave dhe shërbejnë për faltore të
tyre.
Presionet,
dhuna e Serbëvë ishte shumë e egër ndaj popullatës shqiptare në Rajonin e
Bujanocit, gjatë shekullit XII-XVI, sa që popullata shqiptare e krishterë,
sidomos të besim ortodoks, sepse duhet ta mësonte gjuhën greke ose serbe, për
të qenë “ ortodoksi” i mirë, ose në shekullin XVI , me ardhjen e Perandorisë
osmane, sikur kjo popullate u detyrua ta pranojë islamin, si besim më të lehtë
dhe më të pranueshëm, edhepse i tërë besimi islam nuk zhvillohej në gjuhën
shqipe.
Të
themi se edhe në kohën e Perandorisë osmane, kisha serbe kishte përkrahjen e
saj. Poashtu të themi se edhe në Kohen e Romakëve, Bizantit, Serbëve,
Perandorisë osmane dhe më vonë në Mbretërinë kroate, sllovene dhe serbe,
Shqiptarëve të krishterë dhe të islamit nuk iu lejua t’i kryejnë ritet e tyre
në gjuhën shqipe dhe as të shkollohen në gjuhën e tyre amtare.
REFERENCAT
1.
Jiricek, K.Istorija Srba, I, Beograd, 1922
2.
Xhufi, Pëllumb, Shqiptarët në Mbretërinë serbe të Nemanjidëve, Kosova, nr
4,1994
3.
Filipovic,Mil. S. Etnicke prilike u Juznoj Srbiji, Skoplje, 1937
4.
Karic,Vladimir, Srbija(opis zemlje, naroda i drzave), Beograd, 1997
5.Cvijic,
Jovan, Geografski polozaj I veze, Govori I clanci, Sabrana dela, tom 3
6.Djeric,
Vas. Nekoliko glavnih pitanja iz etnografije Stare Srbije I Macedonije, Srem.
Karlovci, 1922
7.
Stojanovski, Aleksandar Vranjski Kadiluk u XVI veku,Vranje, 1965
8.Vardarska
banovina, Kumanovski okrug, srez Presevo, knjiga III, Beograd, 1938
9.Banovina
Vardarska, opsti pregled, Skoplje, 1931
10.Salihu,
Xhemaledin, Kultura shqiptare në Preshevë 1945-1995, Preshevë, 1999
11.
Salihu, Xhemaledin Përfaqësimi i Shqiptarëve të Rrethit të Preshevës në organet
dhe institucionet partiake e shtetërore në vitet 1945-47, ëëë.Zemra shqiptare,
02.08.2010
12.
Ismajli, Rexhep Mbi disa toponimi në Serbi të Jugut dhe në Maqedoni të Veriut,
Gjurmime albanologjike, nr.1-2, Prishtinë, 1970
13.
Stankovic, Todor P. Putne beleske po Staroj Srbiji 1871-1098, Beograd, 1910
14.Hadzi-Vasiljevic,
Jovan, Juzna Stara Srbija, Presevska oblast, knj. II, Beograd, 1913
15.Hetemi,
Ilmi, Sa jemi të njohur për zbulimet arkeologjike në Luginën e Preshevës?,
Jehona, nr.57, Tërnoc, 2001
16.Kostic,
Mihajlo, Presevska kotlina, Drustveno-geografska studija, Vranjski glasnik,
knj.V, Vranje, 1969
17.Kadriu,
Rexhep/Rexha i Lluçanit/, arkeolog amator, anëtar i Shoqatës së Numizmatikëve
të Serbisë
18.Projekti
i Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore i Luginës së Preshevës, me
seli në Preshevë: “Trashëgimia e Bujanocit është edhe e jona” realizuar në
vitin 2013/2014









