Speciale » Namani
Qazim Namani: Konferenca për ruajtjen dhe konservimin e monumenteve të trashëgimisë kulturore në Kosovë
E enjte, 08.01.2026, 07:01 PM
Konferenca ndërkombëtare e donatorëve për ruajtjen dhe konservimin e monumenteve të trashëgimisë kulturore në Kosovë 2004
Nga
Qazim Namani, Dr. Arkeologji &
Trashëgimi Kulturore
Konferenca
ndërkombëtare për donatorë, e organizuar
nga UNESKO, në bashkëpunim me Kombet e Bashkuara, Misionin Administrativ në
Kosovë UNMIK, Këshillin e Evropës dhe Komisionin Evropian, për ruajtjen dhe konservimin e monumenteve të trashëgimisë
kulturore në Kosovë, organizuar në vitin 2004, dhe botuara të përmbledhura
në një libër në vitin 2005.
Në vijim të shohim
si janë përshkruar monumentet e trashëgimisë kulturore e historike në Kosovë. Nëse
i bëjmë një analizë këtij botimi vërejmë se historiku i përshkrimit të
monumenteve është bërë tërësisht duke u mbështetur në literaturë dhe raporte
serbe. Në këtë rast ofrojmë disa shembuj për të parë lëshimet serioze, me
pasoja për historinë dhe identitetin tonë kombëtar.
Për tërheqjen e
donatorëve në konferencë, është hartuar lista e monumenteve të trashëgimisë
kulturore dhe lokaliteteve, duke u bazuar në dy raporte të Misionit të UNESKO-s
nga viti 2003 dhe prill 2004, dhënë katër raporte nga Këshilli i Evropës.
Të dhënat për të
gjitha këto monumente u përpiluan në një dokument nga ekspertë ndërkombëtarë
dhe vendorë, si: nga CHwB, Suedi: Francisco Mondanes, Alex Mills dhe znj.
Susanne Wik, ekspertë të UNESCO-s: Alessandro Bianchi, dhe Horst Godicke, nga
Këshilli i Evropës dhe Komisioni Evropian ekspertët: Alkiviades Nicolaos Prepis
dhe David Johnson, nga Ministria e Kulturës së Republikës së Serbisë: Borislav
Surdi?, dhe nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit znj. Gjejlane Hoxha.
Dokumentet e
përpiluara nga këta ekspertë u publikuan të përmbledhura në një libër që u
botua në vitin 2005 në Parisë, në disa gjuhë të botës. Në vijim ofrojmë disa
nga dokumentet e publikuara për disa nga monumentet e kulturës në Kosovë.

- Përshkrimi i
monumenteve të kulturës të zgjedhura për konferencën e donatorëve
Nga analiza e
këtij dokumenti, kuptohet se të dhënat historike për të gjitha monumentet e
përshkruara sipas listës, janë marrë nga raportet dhe publikimet serbe. Pothuaj
se gati të gjitha monumentet e kulturës përshkruhen si monumente serbe të
ndërtuara në shekujt XI- XIV.
Po veçojmë dy
shembuj nga përshkrimi i monumenteve të kësaj liste:
- Nënkalaja e
Prizrenit edhe pse botimi është bërë në gjuhën angleze përshkruhet me fjalën
serbe “PODKALAJA”, ndërsa për këtë
lagje në këtë raport thuhet se është shumë e rëndësishme për identitetin e
popullatës serbe në Prizren.
Mendoj se këto
dokumente duhet analizuar, për ta kuptuar procesin e rëndë të bisedimeve të mëvonshme
për pavarësinë e vendit, ku trashëgimia kulturore dhe bashkësia e komunave
serbe në Kosovë ishin tema shumë të ndjeshme gjatë bisedimeve.
Duke u mbështetur
në disa raporte të botuara në Beograd, në raportin e Qendrës koordinuese për
UNESCO- të themeluar në Graçanicë në vitin 2003, dhe në publikimin e
Institutit gjeopolitik të themeluar në Beograd në vitin 1997, ku për të ruajtur
interesat e popullatës serbe në Kosovë gjatë bisedimeve me ndërkombëtarët ishin
paraparë dy shtylla kryesore: Trashëgimia kulturore e historike serbe dhe Bashkësia
e komunave serbe në Kosovë.
Ky publikim ishte
bërë publik me 29 nëntor të vitit 1998, duke ju dërguar edhe Ktryetrit të Malit
të Zi dhe Maqedonisë. Duke u bazuar në këto raporte e botime, është hartuar
edhe Pakoja e Ahtisarit.
Shqiptarët deri në
këtë periudhë nuk kishin arritur të dalin me një raport shkencor, për
monumentet e trashëgimisë kulturore e historike të Kosovës.

- Përshkrimi i “Nën Kalasë” në qytetin
e Prizrenit
- Kështjella e
Zveçanit, për të cilën shkruan se është ndërtuar nga shekujt XI-XIV, dhe është
shumë e rëndësishme për shtetin mesjetar serb dhe për dinastinë Nemanjide.
Këto publikime janë
shumë të dëmshme, të pa sakta, mjafton vetëm për ta theksuar se kështjella në
qytetin e Mitrovicës, dhe vet qyteti, kanë gjurmë të qytetërimit mijëravjeçare
para dinastisë Nemanjide mesjetare.


- Dokumente te hartuara nga ekspertë ndërkombëtarë dhe vendorë









