E shtune, 17.01.2026, 06:09 PM (GMT)

Speciale » Namani

Qazim Namani: Gjendja në trashëgimin kulturore 1999-2012 dhe lista e monumenteve në mbrojtje të përhershme

E shtune, 17.01.2026, 03:56 PM


GJENDJA NË TRASHËGIMIN KULTURORE 1999-2012 DHE LISTA E MONUMENTEVE NË MBROJTJE TË PËRHERSHME

Nga Qazim Namani Dr. Arkeologji & Trashëgimi Kulturore

Trashëgimia kulturore në Kosovë paraqet një sistem të ndërlikuar e kompleks vlerash, veprimtarish e marrëdhëniesh shoqërore, të formuara dhe të zhvilluara historikisht në lidhje të ngushtë me jetën e një apo më tepër bashkësish  kulturore etnike e fetare në një territor të caktuar historiko-gjeografik.

Gjendja në trashëgiminë kulturore pas lufte ishte alarmante, ku përveç dëmeve që pësuan monumentet e kulturës gjatë luftës së vitit 1998/99, shumë monumente dhe lokalitete me rëndësi të veçantë kulturore u rrezikuan viteve të fundit, si pasojë e zhvillimit të hovshëm industrial dhe ndërtimeve të pa planifikuara urbane.

Mos organizimi i duhur institucional, dhe çrregullimet në aspektin administrativ, krijuan huti dhe qëndrim indiferent ndaj lokaliteteve dhe monumenteve të kulturës, që kanë rezultuar me veprime të pa ligjshme në terren, duke rrezikuar vlerat e trashëgimisë kulturore në Kosovë.

Bazuar në informata të deritanishme gërmime klandestine janë kryer në rajonet e pasura me minerale që kanë lënë gjurmë nga minierat e antikitetit si: Artanë, Dardanë, Gjilan, Viti, Lipian, Prishtinë, Ferizaj, Mitrovicë dhe rajonet e Dardanisë antike jashtë kufijve të Kosovës së sotme në vijën Medvegjë, Bujanoc, Preshevë, dhe Kumanovë. Me këtë rast janë kryer veprime të pa ligjshme në terren, duke rrezikuar që të zhduken vlerat më të rëndësishme kulturore në Kosovë.

Mungesa e ligjit për ruajtjen e trashëgimisë kulturore për gjashtë vite pas lufte, dhe mos respektimi i konventave ndërkombëtare ka vështirësuar mundësinë për parandalimin e këtyre dukurive negative.

Vendosja e KFORIT në disa lokalitete të caktuara si zona arkeologjike menjëherë pas lufte, politizimi i kulturës dhe zvarritja e procedurës për shpronësimin e zonave të mbrojtura, nuk mundësojnë qasjen e Institucioneve përkatëse në monumente.

Vëmendje i duhet kushtuar dhe forcimit të Institucioneve, trajnimit të nëpunësve, ekspertëve të fushave të ndryshme e sidomos atyre për restaurim dhe konservim të monumenteve. Caktimi i prioriteteve pa kaluar përmes komisionit profesional i cili do të udhëzonte për përgatitjen e planit të veprimit në përputhje me dispozitat ligjore dhe vlerësimit financiar.[1]

Trajtimi i vlerave të trashëgimisë kulturore  bëhet përmes, evidentimit, studimit, valorizimit, konservimit, restaurimit dhe promovimit. Të gjitha këto bëhen duke pas në dispozicion kuadro të fushave të ndryshme. Pra kërkohet qasje multi-profesionale dhe inter-disciplinare.

Vlerat e Trashëgimisë Kulturore sipas kornizës ndërkombëtare ruhen, kultivohen dhe promovohen nga vet shteti.

Si kategori socio-kulturore trashëgimia kulturore, na paraqitet; për nga forma e prekshme dhe paprekshme; për nga karakteri e luajtshme dhe e paluajtshme; dhe për nga përdorimi: sakrale, profane dhe utilitare.

Në vazhdim do të paraqesim gjendjen ekzistuese duke identifikuar potencialin e trashëgimisë kulturore (monumentet dhe listën e inventarizimit), kornizën ligjore, potencialin institucional dhe profesional si dhe sistemin e edukimit.

Monumentet e  trashëgimisë kulturore deri nw vitin 2012

Në hapësirën e Kosovës, përpjekja e parë për vënien nën mbrojtje të monumenteve i daton qe nga vitit 1947, duke u pasuruar me shpallje të tjera në vitet e mëparshme. Që nga ajo kohë e deri më sot është krijuar një listë me monumente e cila ka arritur deri tek numri 426.

Sipas gjinisë së monumenteve në këtë listë kemi:

1.  Lokalitete arkeologjike - 96

2. Varreza – 16

3. monumente të kultit të krishterë – 142

·            Kisha ortodokse – 63

·            Kisha ortodokse rrënojë – 43

·            Manastire ortodokse – 16

·            Manastire ortodokse rrënojë – 7

·            Kisha katolike – 3

·            Ikona , ikonostas ortodoks – 7

4. Monumente të kultit myslimanë 32

·       Xhamia (1 rrënojë) – 22

·       Teqe, tyrbe – 10

5.  Monumente popullore banimi – 71

·       Kulla – 28

·       Banesa – 43

Ndërtesa popullore shoqërore - 25

·       Pazare (tregje)– 3

·       Ura – 7

·       Ujësjellës, çezme – 4

·       Hamame – 6

·       Mullinj – 2

·       Kullë sahati - 1

·       Ansamble – 1.[2]

7.  Monumente historike – 21

8. Veshje , libra, objekte – 19

9. Të ndryshme - 4[3]

Nga kjo listë janë katër objekte të cilat janë renditur në listën e Trashëgimisë Botërore. Ato janë të vendosura në këtë listë me emërtimin “Mediavel Monuments in Kosovo – Monumentet Mesjetare në Kosovë. Nën këtë emërtim janë vendosur:

Manastiri i Deçanit - Viti 2004

Patriarkana e Pejës – Viti 2006

Kisha e Shën Premtes– Viti 2006

Manastiri i Graçanicës - Viti 2006[4]

Duhet theksuar se propozimin për tu futur në këtë listë e ka bërë Republika e Serbisë dhe se në dosjet e këtyre objekteve ka shumë paqartësi dhe pasaktësi, kjo e cila më së miri pasqyron  dhe politizimin e skajshëm te Trashëgimisë Kulturore të Kosovës.

Nga lista e monumenteve të mbrojtura kemi konstatuar se dosjet e 410 monumenteve janë marr dhe janë bartur në Serbi; në bazë të një vendimi me numër 140, të datës 09.06.1999.[5]

Vlen te ndriçohet fakti se në çdo dosje ishte vendimi origjinal i monumentit që objekti me vlera kulturore ishte nën mbrojtje të shtetit.

Dosjet kishin kartotekat (fotot pozitive) prej 1 apo më tepër fotografi.

Sipas dëshmive që posedojmë në kartotekat e dokumentacionit ishin 16.434 fotografi pozitiva. Për më tepër, nga kjo e lartpërmendur, supozojmë se nga fototeka janë marrë po ashtu 16.434 negativa.[6]

Një numër i konsiderueshëm i objekteve të kategorisë së parë në dosjet e tyre kishin materiale të hulumtimeve në terren, materiale të hulumtimeve arkeologjike, raporte dhe korrespodenca te ndryshme, si dhe disa projekte të objekteve kapitale.

Po ashtu nga dokumentacioni janë marrë edhe ditarët e përnjohjes së terrenit duke filluar që nga viti 1957 e deri në vitin 1991, ky material kishte përafërsisht 300 faqe të shkruara me makinë shkrimi.[7]

Sipas evidencës në dokumentacionin e Institutit kanë ngelur kopjet e projekteve të këtyre monumenteve:

o   Xhamia e Çarshisë (Bajrakli) Xhamia në Pejë

o   Xhamia e Bajraktarit me varreza në Junik

o   Xhamia e Jashar Pashës në Prishtinë

o   Teqja e Sheh Eminit në Gjakovë

o   Kisha e Zonjës në Lipjanë

o   Kisha e Shëndrrimit në Budisalc

o   Hamami i Vjetër në Vushtrri (pjesërisht)

o   Hamami i Madh në Prishtinë

o   Hamami i Vogël –Pashës në Prishtinë

o   Hamami në Mitrovicë

o   Ura e Terezive në Gjakovë

o   Mulliri i Haxhi Zekës në Pejë

o   Shtëpia e Qamiloviqëve në Vushtrri

o   Shtëpia e “Protiqëve” në Pejë

o   Ndërtesa e Institutit të Monumenteve në Prishtinë

o   Kulla e Dul Shabanit në Carrabreg

o   Kulla e Ibërhysajve në Deçan

o   Kulla e Gjikokajve në Deçan

o   Kulla e Mushkolajve në Deçan

o   Kulla e Arifajve në Nivokaz

o   Kulla e Musë Alisë në Nivokaz

o   Kulla e Pepshëve në Junik[8]

Po ashtu nga dokumentacioni u morën edhe ditarët e përnjohjes së terrenit-rekognosimit të komunave të Kosovës duke filluar prej vitit 1957, përkatësisht nga shënimet e udhëtimeve të Nedelko Virievic e deri të shënimet e Komunës së Deçanit nga viti 1991.[9]

Materialet e rekognosimit përafërsisht duhet të ishin diku afro 300 faqe të shtypura në makinë shkrimi.[10]

Në vitin 2002 ka filluar procesi i identifikimit – inventarizimit i objekteve të cilat është konsideruar se kanë vlera për tu cilësuar, pas studimeve të mirëfillta shkencore, si monument i cili duhet mbrojtur me ligj.

Pas vitit 2010, filloj projekti për ta rivlerësuar listën e monumenteve të kulturës, që ishin marr nw mbrojtje para lufte. U formuan ekipet për ti vizituar monumentet ve kulturës në terren. Ne qe vepruam në terren kemi vërejtur shume shtëpi serbe dhe disa nga objektet e futura në mbrojtje nga ish enti Krahinor, ato në terren nuk figuronin apo edhe nuk plotësonin asnjë kriter, për tu mbajtur në listë si monumente të kulturës. Ne kërkuam që lista prej 426 monumenteve të pastrohej, duke i hequr ato objekte që i kishin futur serbët në listën paraprake, pasi që i kishim vizituar në terren. Kjo nuk ndodhi, por për çudi, të gjitha monumentet e regjistruara nga serbët mbeten në listë. Lista ishte fryrë nga të dhënat e terrenit, që kishin ardhur edhe nga qendrat tjera, u hartua një listë prej 2847 objekte, pa bërë regjistrimin në disa komuna serbe, kur ende nuk ishte bërë përnjohja në brezin veri-lindor të Kosovës..

Po ofrojmë të dhëna nga raporti përfundimtar për bërjen e listës së re të objekteve për tu marr në mbrojtje të shtetit.

Rrugën e akademikëve serbë për përvetësimin e trashëgimisë kulturore e ndoqën edhe shtetet fqinje. Në vitin 2009, u promovuan katër libra të shkruara për trashëgiminë kulturore të Maqedonisë. Librat u promovuan nën patronazhin e Ministrisë së Kulturës së këtij shteti, ku ishte i ftuar edhe drejtori rajonal i UNESKO-së, z. Engelbert Ruos. Këto libra për botim i mbështeti edhe UNESKO.

Autorët e këtyre katër librave janë hulumtues, arkeologë, historianë të artit, si: Aneta Serafimova, Viktoria Popovska, Julia Trickovska, Mirjana Mashniç, Zoran Pavlov, Radmila Petkova, Pasko Kuzman, Dragan Mitrevski, Dragisha zdravkovski, Kiro Ristov, Kiril Trajkovski dhe Lençe Jovanova[11]. Siç shihet, Julia Triçkovska është bashkautore e publikimeve të këtyre librave.

Në Manastirin e Shën Birgurit sot Jovan Bigorskit deri me 1945, liturgjia  kryhej në gjuhën shqipe. Ky manastir  është  djegur disa herë për të humbur gjurmët shqiptare.

Pushteti dhe kisha ortodokse sllavo serbe e shtynë  që Julia Trickovska të doktorojë për këtë manastir me qëllim të falsifikimit të fakteve historike dhe të njëjtën përmes Këshillit të Evropës, në vitin 2009 e sollën në Kosovë që të drejtojë trashëgiminë kulturore. Julia është bashkëpunëtore me arkeologun Pasko Kuzmanin, të cilit iu besuan shumë vepra dhe publikime për përvetësim të kulturës materiale shqiptare në Maqedoni.

Në ketë periudhë në Ministrin e Kulturës në Kosovë, Julia Trickovska, kishte ofruar rreth vetes një grup servilësh partiak shqiptar, të punësuar në institucionet tona dhe disa profesor të pa ndershëm, të cilët, kënaqeshin nëse marrin pjesë në ndonjë takim pune, për mëditje.

Ishte kjo periudha më e errët në trashëgimin kulturore, ku gjithë çka shkonte në kundërshtim me burimet historike dhe teoritë shkencore për ndërhyrje në monumente të kulturës. Ne edhe pse kemi reaguar disa herë me shkresa zyrtare, u anashkaluam dhe u izoluam tërësisht nga këto aktivitete, me pamundësi për të ndikuar, që ky proces i dëmshëm të ndalet.

Sipas një dinamike të paraparë, më herët në procesin e identifikimit të objekteve u përfshinë Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve dhe katër degët e saj, në Prizren, Pejë, Gjakovë dhe Prishtinë. Nga e gjithë kjo u hartua lista me 2847 objekte. Lista nuk është e plotë për shkak të mos evidentimit të objekteve në katër komuna dhe në disa enklava me popullatë serbe. Po ashtu kësaj listë mundë ti shtohen edhe objekte te tjera pasi që në vazhdim mundë të paraqiten objekte që për një arsye apo tjetër do të mundë të ishte rënë nga vëmendja e ekspertëve.[12]

Projekti për bërja e kësaj liste të monumenteve në vitin 2012, ju kishte besuar Institutit Arkeologjik të Kosovës.

Lidhur me hartimin e kësaj liste kam reaguar më shkrim por vërejtjet nuk janë marr në konsideratë, Shih dokumenti 4.

Më poshtë po paraqesim strukturën e objekteve sipas kategorive. Objektet e vendosura në listë sipas gjinive ndahen në objekte; sakrale, profane dhe utilitare.

Objektet fetare të vendosura në listë janë ndarë në;

·     Objekte fetare myslimane :

Xhami – 317 objekte

Mejtepe -15 objekte

Mexhite – 14 objekte

Teqe – 35 objekte

Tyrbe – 67 objekte

Medrese – 8 objekte

Nishane – 2

·     Objekte fetare të krishtera

1.     Kisha ortodokse – 65 objekte

2.    Kisha katolike – 55 objekte

3.    Manastire – 6 objekte

·     Objekte banimi

1.     Kulla – 916 objekte

2.    Shtëpi – 587 objekte

3.    Objekte tjera banimi – 100 objekte

·     Objekte publike

1.  Në këtë gjini përfshihen komplekse tregtare, objekte në shërbim për publikun, etj

·     140 objekte

·     Varreza

1.  Varreza Iliro – Arbërore – 29

2. Varreza Krishtere - Katolike – 11

3. Varreza Krishtere - Ortodokse – 3

o  Lokalitete arkeologjike

·     175 lokalitete

·     Objektet të tjera

1.  Bujqësore

o   Mulli – 111 - objekte

o   Pleme – 3

o   Koshere – 1

o   Hambarë – 76

o   Kosha – 54

o   Pojatë për kafshë – 1

o   Fllanik – Qilarë – 4

2. Objekte përcjellëse

o     Depo – 1

o     Kroje – 34

o     Koritë guri – 1

o     Arkë bunari – 2

o     Kuzhinë Verore – Mutfak – 1

o     Gardhë – 1

o     Sharr druri me ujë – 1

o     Bunarë – 5

3. Të posaçme

o   Kala – 3

o   Shpellë – 2

o   Lis – 1[13]

Në këtë kategori hyjnë shumë lokalitetet arkeologjike, të cilat nuk kanë qenë nën mbrojte të ligjit

Në vijim po japim në formë tabelore, numrin e monumenteve që janë vu në mbrojtje prej vitit 1947 e deri 1990, dhe numrin e tyre në komuna sipas regjioneve.

Lista e monumenteve në mbrojtje të shëtit u shtua jashtë çdo kriteri shkencor. Kjo listë shtohej çdo vit pa llogaritur vlerat monumentale te monumentit. Lista miratohej çdo vit nga ministri dhje behej publike, madje në listë kishte edhe propozime qesharake që nuk kishin të bëjnë me monumente të kulturës, por as me logjikën dhe mendjen e shendosh të njeriut. Në listë për mbrojtje të përkohshme, u futën propozime, sipas dëshirës së komisioneve punuese, pa menduar se po e ofendojnë rënd popullin dhe shtetin e Kosovës. Po përmendim vetëm disa nga propozimet që u futën në listë të monumenteve në mbrojtje të përkohshme si: Buka e Misrit, Buka Mrume, me i perla duart, loja PIT Pidak e shumë propozime tjera që bëheshin publike, mund të shërbejnë për humor apo edhe mund ti shfrytëzojnë fqinjët tanë, për tu tallur me ne, dhe ekspertet tanë. Siç shihet në vendimin e nënshkruar nga ministri i kulturës në vitin 2024, lista e Databazws së ministrisë, me propozime qesharake kishte arritur shifrën prej 4804 si monumente në mbrojtje të përkohshme. Po si mund të futet Buka e Misrit, si propozim për monument kulture, për tu mbrojtur me ligj në Kosovë, kur historikisht është e ditur se misri si kulturë bimore, vjen në Evropë, pas zbulimit të Amerikës, ndërsa në tokat shqiptare, ka pas mundësi që të jete sjelle diku në shekullin XVI, ose të futen në listë si propozime, disa nga lojërat të cilat janë luajtur, që nga lojërat olimpike në antikitet. Nga lista e përkohshme ka pasur raste kur janë përzgjedhur shumë objekte si prioritet në investime, edhe pse nuk plotësonin asnjë kriter për tu vlerësuar si monumente të kulturës, apo për tu marr në mbrojtje të shtetit.

Nga lista për mbrojtjen e monumenteve në mbrojtje të përhershme 1947-1990, ishin larguar të gjitha monumentet që ishin vlerësuar si monumente të kulturës nga ish Enti Krahinor për Mbrojtjen e Monumenteve.

Për futjen e monumenteve në listën e përhershme, ju kishte besuar që ketë punë ta bëj Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore.

Nisja nga e para e bërjes së listës së monumenteve të kulturës, anëtareve të këtij këshilli dhe komisioneve punuese, ju shkonte për shtati për të fituar në kohë, dhe për të fituar nga mëditjet e mëdha që i merrnin për çdo takim pune.

Departamenti i Trashëgimisë Kulturore, se bashku me të gjitha institucionet varëse u bën, institucione komisionesh që paguheshin me mëditje, dhe shpërbleheshin me dreka e takime pune shpesh herë jashtë vendi, por edhe në hotele luksoze të vendit, kinse janë duke bërë punë të rëndësishme për shpëtimin e monumenteve të kulturës në Kosovë.

Bazuar në vendimin e lëshuar nga Ministria e Kulturës, deri në vitin 2016, në listën e përhershme ishin futur gjithsejtë vetëm 23 monumente të kulturës, ndërsa bazuar në vendimin e vitit 2004, vërejmë se në listën e monumenteve të përhershme ishin futur gjithsejtë 93 monumente të kulturës.

Përkundër këtyre lëshimeve profesionale, reagimet tona ishin të kota, kundrejt një stafi të pa arsimuar të punësuar në institucione, të politizuar dhe një kabineti politik të ministrave, e një sekretari, të pa ditur, të pa përgjegjshëm, dhe të dirigjuar nga politika ditore, të cilët nuk respektonin hierarkinë profesionale me specializime e grada shkencore të stafit në institucione.

Lista e monumenteve në mbrojtje të përhershme për vitin 2016, e nënshkruar nga ministri

Lista e monumenteve në mbrojtje të përhershme për vitin 2024, e nënshkruar nga ministri

Në vijim ofrojmë listën e monumenteve të Kulturës 1947-1990, sipas viteve të futura në mbrojtje dhe komunave.

Tabela - Numri i Monumenteve në Kosovë gjatë viteve 1947 deri 1990

Nr.

Vitet e vënjes së monumenteve në mbrojte

Numri i monumenteve

1

1947

4

2

1948

13

3

1949

6

4

1950

7

5

1952

1

6

1953

2

7

1954

3

8

1955

43

9

1956

8

10

1957

6

11

1958

34

12

1959

1

13

1961

6

14

1962

8

15

1963

12

16

1964

11

17

1965

12

18

1966

45

19

1967

47

20

1968

12

21

1969

1

22

1970

10

23

1971

16

24

1972

3

25

1973

1

26

1974

6

27

1977

10

28

1978

4

29

1980

31

30

1981

3

31

1982

9

32

1983

14

33

1984

8

34

1985

6

35

1986

8

36

1987

3

37

1988

8

38

1989

1

39

1990

2

Totali

39 Vite

425

Shënim:

a.) Lista e parë që nga viti 1947 me 4 monumente;

b.) Lista e zgjëruar në vitin 1967 me 47 monumente të reja;

c.) Listat me numër më të vogël të monumenteve të pranuara

në vitet 1952, 1959, 1969, 1973, 1989 me nga 1 monument.[14]

Tabela nr. 5 - Monumentet në Kosovë - Komunat akorduese

Nr.

Komunat

Numri i monumenteve

1

Pejë

57

2

Gjakovë

28

3

Deçan

16

4

Klinë

13

5

Istog

14

Totali ne Regjionin e Pejës

128

Nr.

Komunat

Numri i monumenteve

1

Prizren

82

2

Rahovec

17

3

Suharekë

8

4

Dragash

3

Totali ne Regjionin e Prizrenit

110

Nr.

Komunat

Numri i monumenteve

1

Mitrivicë

9

2

Vushtrri

18

3

Skënderaj

8

4

Zveçan

5

5

Zubin Potok

6

6

Leposaviç

11

Totali ne Regjionin e  Mitrovicës

57

Nr.

Komunat

Numri i monumenteve

1

Gjilanë

11

2

Viti

11

3

Novobërdë

2

4

Kamenicë

8

Totali ne Regjionin e Anamoravës

32

Nr.

Komunat

Numri i monumenteve

1

Lipjan

15

2

Prishtinë

33

3

Ferizaj

14

4

Shtimje

7

5

Shtërpcë

5

6

Podujevë

11

7

Kaçanik

4

8

Fushë Kosovë

3

9

Gllogovcë

5

10

Obiliq

1

Totali ne Regjionin e Prishtines

98

Tab.nr 6. Numëri i monumenteve të mbrojtura sipas regjioneve[15]

Regjionet

Numri i monumenteve

Totali në regjionin e Pejës

128

Totali në regjionin e Prizrenit

110

Totali në regjionin e Mitrovicës

57

Totali në regjionin e Anamoravës

32

Totali në regjionin e Prishtines

98

Totali i Monumenteve

425

Tabelat

Në vitin 2004, me vendim të ministrit z. Behgjet Brajshorit pas rindërtimit e vuri në mbrojtje shtëpinë e Shtjëfen Gjecovit në Janjevë, andaj numri i monumenteve në mbrojtje të ligjit është 426.

Këto analiza janë bërë nga autori i shkrimit, andaj nuk lejohet të keqpërdoren, por mund të shfrytëzohen për çështje studimore!



[1] Material i punuar me rastin e hartimit të strategjisë së kulturës nga Qazim Namani, Qershor 2005

[2] Raport preliminary- “Hartimi i  doracakut për menaxhimin e trashëgimisë kulturore”, Hartuar nga

    Enver Rexha, Baki Svirca, Valbona Saliuka, Milot Berisha,  Prishtinë. 11.08.2008

[3] Arkivi i IKMMK, lista e monumenteve në mbrojtje të shtetit deri në vitin 1999

[4] Burim i  referuar nga WEB faqja e UNESKO-s

[5] Arkivi i IKMMK, Prishtinë

[6] Po aty

[7] Arkivi i IKMMK, Nijazi Haliti, drejtor i IKMMK, shkresa zyrtare nr.70 e datës 13.06.2003

[8] Arkivi i IKMMK

[9] Po aty

[10] Po aty

[11] www.Shekulli.online, 15.11.2009

[12] Po aty

[13] Raport preliminary- “Hartimi i  doracakut për menaxhimin e trashëgimisë kulturore”, Hartuar nga

    Enver Rexha, Baki Svirca, Valbona Saliuka, Milot Berisha,  Prishtinë. 11.08.2008

[14] Arkivi i DT, Lista e Monumenteve të kulturës të mbrojtura me ligj.

[15] Tabelat janë punuar duke u bazuar në Listën e Monumenteve të kulturës të mbrojtura me ligj.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Qazim Namani: Qazim Namani: Buxheti i Kulturës dhe ndarja për institucionet (2002–2008) Qazim Namani: Qendra Koordinuese e Republikës së Serbisë dhe Malit të Zi për Kosovë e “Metohi”, në Graçanicë 2003 Qazim Namani: Manastiri i Sokolicës në Boletin dhe marrëveshjet me Ministrinë e Kulturës në vitin 2006 Qazim Namani: Konferenca për ruajtjen dhe konservimin e monumenteve të trashëgimisë kulturore në Kosovë Qazim Namani: Programi rajonal për Trashëgiminë kulturore dhe natyrore në Evropën Juglindore Qazim Namani: Zhvillimi i arsimit në tokat shqiptare pas pushtimit nga P. Osmane Qazim Namani & Emin Sallahu: Konfliktet ndër kufitare në mes të Shqipërisë dhe Mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene në vitin 1921 Qazim Namani: Kozmologjia e artit popullor dardan e aplikuar në punimin e gurëve të oxhaqeve Qazim Namani: Kolonizimi i Malësisë së Galabit gjatë viteve 1876 - 1912 me shqiptarë ortodoksë nga Mali i Zi Qazim Namani: Gjurmë të Xehetarisë në Malësinë e Galabit Qazim Namani: Miniera e Leçes në komunën e Medvegjës, miniera më e madhe e arit në Evropë Qazim Namani: Trashëgimia Kulturore dhe Plotësimi i Standardeve për Pavarësinë e Kosovës 1999 - 2006 Qazim Namani: Rrugët më të rëndësishme që kalonin nëpër Malësinë e Galabit Qazim Namani: Galabrët e Dardanisë fisi më aristokrat në antikitetin e vonë Qazim Namani: Lojërat Olimpike në artin popullorë të zbuluar në Dardani Qazim Namani: Biznesi dhe mikpritja në Mbretërinë e Dardanisë Namani, Gjata, Sallahu: Festa pagane te 'Guri i Shënjimit' në fshatin Zatriq komuna e Rahavecit Qazim Namani: Luftimet e zhvilluara gjatë vitit 1944 për mbrojtjen e kufirit në fshatin Prapashticë Namani, Vitaku, Sallahu: Tipologjia e banesës dhe simbolet e kultit në komunën e Mitrovicës dhe Vushtrrisë Qazim Namani: Banesa Qytetare shqiptare e shekullit XIX në Shqipërinë veri-lindore

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx