Speciale » Namani
Qazim Namani: Miniera e Leçes në komunën e Medvegjës, miniera më e madhe e arit në Evropë
E shtune, 16.11.2024, 07:00 PM
Miniera e Leçes në komunën e Medvegjës, miniera më e madhe e arit në Evropë
Gjurmë të xehetarisë në Malësinë e Galabit, tej kufirit aktual të
Kosovës
Nga
Dr. Qazim Namani
Për
fat të keq, gjatë krizës lindore dhe luftërave, në vitin 1878, Malësia e
Galabit, tërësisht u pushtua nga ushtria serbo-ruse, por me marrëveshjen e Kongresit
të Berlinit, më shumë se gjysma e territorit të Malësisë së Galabit, mbeti
brenda territorit të Serbisë së sotme, e cila u zgjerua shumë, duke i pushtuar
tokat shqiptare në Sanxhakun e Nishit.
Mbetja
e këtyre territoreve jashtë kufijve administrativ të Kosovës, i ka bërë të pa
mundura hulumtimet në terren, për tu njoftuar më saktësisht lidhur me gjurmët e
aktiviteteve minerare në zonë, por kemi bërë përpjekje që nga burimet dhe
literatura e publikuar deri më tani nga studiues serbë dhe të huaj, por edhe
nga qytetarët shqiptar që jetuan në fshatrat e Medvegjës, të mbledhim disa
informacione bazë, për ta plotësuar sado pak këtë punim.
Në
shkrim e kemi përdorur toponimet e vendbanimeve në gjuhën serbe, që u vendosën
pas pushtimit dhe kolonizimit me popullatë sllave. Para vitit 1880, këto
vendbanime ishin etnikisht tw banuara vetëm me popullatë shqiptare.
Gjurmë
të përpunimit të xeheve në kohët e lashta hasen edhe rreth minierës së Leces,
pranë Medvegjës. Miniera e Lecës ka 52 km, distancë me Leskocin, ndërsa me
Prishtinën 60 km përmes rrugës së Tullarit. Kjo minierë e njohur gjendet në
Malësinë e Galabit, në mes të Lëskocit dhe Prishtinës, përkatësisht edhe në mes
të Justiniana Primës dhe Justiniana Secondës. Miniera shtrihet në malet e ulëta
me përroska në fshatin Lece, pranë
rrjedhave të ujit në fshatrat Gajtan e Gazdare si degë të Lumit Jabllanica. Gjurmët
e kulturës materiale konfirmojnë se zona e minierës ishte e banuar që në
kohërat parahistorike.
Në
afërsi të minierës, në një hapësirë ??prej rreth 10 km,
gjurmë të jetës parahistorike janë gjetur në disa vende: në fshatrat Drencë,
Lecë, Shillovë e poshtme, në malin Rasovaça, Buçumet i epërm (Katuni i
Shishince), Medvegja, Petrilja, Lozana, Vujanov e gjetkë.
Rezervat
e arit e argjendit në këtë minierë, janë shumë më të larta se në minierat tjera
në Evropë. Analizat kimike treguan se në minierën
e Leçes ka 160 gram ari në një ton koncentrat plumbi.
Mbetjet
arkeologjike të monumenteve, kështjellave, kishave, tullave, qeramikës, veglave
minerare, ndër të tjera, romakët ishin marrë me miniera. Gjurmë të eksploatimit
të xeheve prej romakëve ka në Lec, Gazdar, Shillovë e Poshtme etj. Në distancë
prej rreth 2000 metra larg minierës së Leces janë zbuluar monumente me
mbishkrime latine. që dëshmojnë për vendbanime të rëndësishme urbane në atë
anë. Nga periudha romake kanë mbetur disa lokalitete me emrat "Cirku
Romak", "Madeni Romak" dhe Mali i Madenit (Madame), të cilat
dëshmojnë për punimet e nxjerrjes së xehes dhe shkrirjes. Minjerat e kësaj
treve ishin të lidhura me minierat e Artanes dhe minierat e rrethit te
Kushumlisë e Kosanicës. Minjera e Leces i kishte edhe njësitë e saj minerare në
fshatin Tullarë, Medec, Marocë, Boroc, Gajtan, Siarinë e Varosh, Ivan Kullë e
Kosanicë.
Nga
periudha e më hershme dhe ajo romake kanë mbetur disa lokalitete me emrat
"Cirku Romak", "Maideni Romak" dhe Mali i Maidenit
(Madame), të cilat dëshmojnë për punimet e nxjerrjes së xehes dhe shkrirjes.
Minjerat e kësaj treve ishin të lidhura me minierat e Artanes dhe minierat e
rrethit te Kushumlisë e kosanicës. Minjera e Leces i kishte edhe njësitë e saj
minerare në fshatin Tullarë, Medec, Marocë, Boroc, Gajtan, Siarinë e Varosh,
Ivan Kullë e Kosanicë, pothuajse në çdo fshat të kësaj zone ka mbetje
arkeologjike të punimeve minerare, ndër të cilat ato që bien në sy janë midis
minierës "Lece" dhe “Varoshi i Djallit” (“?avolje Varosh”), në
Gajtanin e Sipërm, në “Hyrjen e Gajtanit” (“Gajtanski Vrata”), “Sokolovo Vis”,
Ivankula dhe Kosanica (në disa prej këtyre janë të dukshme gjurmët e punimeve
të vjetra minerare).
Gjurmë
punimesh të vjetra minerare u gjetën në Radan, Majdan (Malet që e rrethojnë
minierën e Leces), të cilat u emërtuan sipas xeheve ose minierave. Në malet e
Radanit janë gjetur gjurmë të aktiviteteve minerare të mëhershme si: Në
fshatrat Majkovc, Ivanje, Borovc dhe Marovac.
Në
zonën gjithnjë e më të ngushtë të “Lecës”, operacionet minerare në të kaluarën
tregojnë edhe mbetjet e xeheve të shkrira: Zgjyra (skorie), furra dhe toponime.
Kjo konfirmon se punimet minerare kanë zgjatur shumë dhe se minerali është
përpunuar në disa vende.
Nga
këto burime kuptojmë se lokaliteti arkeologjik, Hisari ne Leskoc, është
vendbanim arkeologjik me sipërfaqe prej 130 hektarësh. Gjurmë të qytetërimit në
këtë vendbanim i gjejmë që nga epoka neolitike, e deri më sot.
Në
këtë lokalitet arkeologjikë, u zbulua edhe qendra më e vjetër e metalurgjisë së
zezë në Evropë.
Në
të u gjetën objekte të shumta, ndër të cilat më të rëndësishmet janë të epokës
së neolitit. mineral hekuri, hekur amorf me peshë disa kilogramë, furra,
ventilatorë, gropa ku prodhohej qymyr, sasi të mëdha skorie dhe disa objekte
hekuri të prodhuara në këtë lokalitet.
Në vitin 2001 u gjet një vendbanim
shumë shtresor i kulturës materiale të Bërnicës afër Prishtinës, një kulturë që
u zhvillua nga viti 1300 deri në vitin 1050 para erës sonë, dhe për herë të
parë është gjetur në një lokalitet në Kosovë. Kjo kulturë, njihet edhe si
kulturë dardane e varrezave me urna. Në Malësinë e Galabit, në bazë të
hulumtimeve të gjerë tanishme, kjo kulturë është zbuluar edhe në fshatin
Grashticë, Keqekollë, dhe lokalitete tjera.
Në vitin 2002, arkeologu amator Š?epan
Turovi? zbuloi një objekt në formë gjilpëre 64,5 centimetra të gjatë, prej çeliku inox, kështu që objekti u emërua "gjilpëra
e Turovicit".Metalurgjia e sotme nuk njeh teknologjinë që përdoret për të
bërë gjilpërën. Gjilpëra është prej hekuri të pastër dhe nuk përmban papastërti
të elementëve të tjerë, për këtë arsye tejkalon standardin amerikan për
hekurin. Për shkak të vlerës së jashtëzakonshme, objekti mbahet në kasafortën e
një institucioni shtetëror. Pas zbulimit të “Gjilpërës së Turovicit”, kërkimet
arkeologjike në këtë vend u intensifikuan veçanërisht. Gjatë gërmimeve të
mëtejshme, arkeologët zbuluan disa objekte të tjera të ngjashme prej hekuri, të
së njëjtës pastërti dhe disa furra të tjera për shkrirjen e xehes dhe për të
bërë objekte.
Një ekzemplar i rrallë i kopsës
prehistorike prej argjendi u gjet në vitin 2005, në nekropolin e popujve të
lashtë ballkanikë të Tribaleve dhe Dardanëve. Ky është edhe një artefakt që
dëshmon aftësinë e përpunimit të metaleve fisnike, nga dardanët, të cilët u
bënë të njohur në rajon për prodhimin e arit e argjendit.
Sipas historianit rumun
Nicolae Denonsusn po ashtu jep të dhëna që, sipas Herodotit, terminologjia e
lashtë metalurgjike është me origjinë barbare, Chassiteros, plumb i bardhë,
Lat. stannum, cassiterus, Rom Cositoriu. Natyrisht këtu duhet kuptuar se
barbarë, konsideroheshin fiset veriore të grekëve, ku hynin edhe dardanët.
Mbetjet
arkeologjike të monumenteve, kështjellave, kishave, varrezave, tullave,
qeramikës, skorieve, veglave minerare, rrugëve që lidhnin këto vendbanime me
Nishin e qytete tjera të rëndësishme të rajonit dhe me Kosovën, tregojnë se
dardanët, por më vonë edhe romakët, merreshin me përpunimin e metaleve andaj
edhe kishin aktivizuar numër të madh të minierave në këto anë.
Zbulimet
arkeologjike dhe numri i madh i vendbanimeve, objekteve te kultit, objekteve
monumentale me mbishkrime janë dëshmi se fshatrat e rrethinës së minierës së
Lecës, ishin të populluara mjaftë dendur gjatë antikitetit të vonë e deri më
sot. Këtë e tregon dendësia e kishave të rrënuara nga ajo epokë, si dhe
monedhat e gjetura (ari, argjendi dhe bakri) në disa vende, që datojnë
nga shekulli III-VI.
Pranë
vendburimit kryesor në fshatin Lece, në anën jugore të Rasovaçës, gjendet vendi
i Peçurës, i cili është punuar edhe në të kaluarën e largët. Para Luftës së
Dytë botërore, ekspeditat hulumtuese në kërkimin e plumbit, zinkut dhe arit, u
gjet mineral nga i cili nxirreshin gurë gjysmë të çmuar (ametisti dhe agat).
Pas Luftës së Dytë Botërore, ky zbulim u konfirmua nga inxhinieri i famshëm
gjeolog A. Perandori. Ai beson se këtu në Lece, që në kohët e lashta janë
gërmuar gurë të çmuar.
Gjatë
periudhës bizantine në minierën e Leces punuan edhe saksonët, të cilët në
shekujt XIII dhe XIV, kanë ardhur në këto anë.
Miniera
e arit në fshatin Lece, komuna e Medvegjës
Në
Malësinë e Galabit e më të gjerë në malet e Albanikut, Malin e Zi të Shkupit, e
rajone tjera të populluara nga dardanët, dëshmojnë se mbetjet e skorieve,
objekte, vegla pune, furra dhe toponime dëshmojnë se në Dardani përpunimi i
mineraleve është bërë në shume vendbanime.
Rreth vitit 1200 të erës së re,
saksonët mbërritën në këto anë. Gjurmët e punës së tyre gjenden në korridorin e
vjetër, i njohur si “Tuneli Romak”.
Burimet turke për këtë degë ekonomike
janë mjaft të pakta. Mirëpo, ruhen të dhëna se në dekadën e tretë dhe të katërt
të shekullit të 16-të, në zonën e Lecës punonin dy miniera, njëra prej të
cilave quhej "Prlo" dhe me siguri ndodhej midis fshatrave të Lecës.
dhe Stubla, në vendin e Vrellës. Emri i minierës së dytë, që ndoshta është
vetëm “Lece”, nuk është identifikuar.
Nisur nga kjo, mund të supozohej, me
shumë siguri, se puna në minierat e “Lecës” vazhdoi nën sundimin osman. Mungesa
e të dhënave për këtë pikë, ka shumë të ngjarë, për një vëllim të vogël të
prodhimit minerar.
Miniera e Leçes sot është miniera me
përqindje më të lartë, dhe miniera më e madhe e arit në Evropë. Miroslav
Bogi?evi?, pronar dhe drejtor i koncesionit Šabac Farmakom MB, tha se analizat
kimike të koncentratit të plumbit nga miniera e Leçes
treguan se ajo është, në fakt, miniera më e madhe e arit në Evropë.
Sipas
Dusan Popoviç, mësues nga Leskovac, një çekiç bakri u gjet pranë një minierë në
fshatin Lece të Medvegjës
Në
Siarinë edhe sot e kësaj dite ekzistojnë themelet e kalasë së Siarinës, në
pikën më të lartë të saj. Banorët vendor, këtë fortifikata e quajnë “Gradina”.
Rrëzë Majes së Siarinës, në anën e fshatit Tupallës, ende ndodhen gjurmët e një
miniere që është shfrytëzuar në kohën dardane e romake. Gjurmë të galerive të
minierave hasen edhe ne fshatin Sfircë, në popull njihen edhe si “Birat e arit”.
Po thuaj në të gjitha përroskat e fshatit Sfircë dhe në atë të Tupallës ka
mjaftë shumë Samakovë (Skorie), që kanë mbetur pas përpunimit të xehes. Gjurmë
të përpunimit të metaleve hasen edhe ne Gjylekreshtë dhe në fshatin Dukat Në
fshatin Sfircë, mbi kështjellë është Kodra e Gropave, ku është bërë shkrirja e
xeheve.
Gjurmë
të shumta të shkrirjes së xeheve ka edhe
te Përroi të Manastirit në fshatin Dukat, Siarinë, Lece, në lagjen e
Vllasës të fshatit Gërrbac etj.
Në
këtë trevë mungojnë hulumtime të mirëfillta shkencore në fushën e arkeologjisë.
Bazuar në hulumtimet arkeologjikë që i ka bërë Instituti arkeologjikë i
Beogradit gjatë viteve të oara pas Luftës së Dytë Botërore, kuptojmë se Rajoni
i Medvegjës është shumë i pasur me lokalitete arkeologjike. Përnjohjen e parë
të terrenit në këtë rajon i ka parë profesori i Institutit të Beogradit Vujadin
Ivaniševi?.
Gjatë
përnjohjes së terrenit nga ekipi e hulumtuesve serbë, është identifikuar një
kishë e vjetër paleo - kristiane e shekullit VI në fshatin Gazdare. Në këtë
lokalitet janë zbuluar edhe një sasi e monedhave, por për llojin e monedhave,
nuk kemi njohuri.
Në
të majtë të rrugës Sijarinë-Medvegjë, është një kodrinë e vogël, që ka e
pjerrtësi në të gjitha drejtimet përveç anës jug-perëndimore që lidhet me
kodrinat tjera për rreth. Në këtë kodrinë ka gjurmë, të mure guri të ndërtuara
pa llaç.
Në
lokalitetin arkeologjik “Bublane”, që ndodhet në fshatin Arbanashka - Petrilje
(Guri i Shqiptarëve), janë zbuluar figura dhe stoli prej bronzi e metale tjera.
Gjatë livrimit të tokës në këtë lokalitet janë zbuluar një sasi e madhe e
bizhuterive prej bronzi: dy rrathë, disa zbukurime pozitive nga të cilat tre
fibula dhe një numër më të madh varëse rrethore, të gjitha janë dërguar në
Muzeun e Leskocit.
Sipas
arkeologeve, në këtë lokalitet janë zbuluar edhe karroca bronzi më të vogla,
gjë që e bën gjetjen tejet interesante dhe të rëndësishme në studimin e epokës
më të vjetër të hekurit në këtë rajon. Këto gjetje i përkasin periudhës së
hekurit shekulli VII para erës sonë.
Në
Mërkojë në një lartësi mbidetare prej 1054 m, është Quka e Mërkojës, të cilës
edhe sot i vërehen muret rrethuese.
Po
ashtu në Mërkojë pranë rrjedhës së ujit, gjatë gërmimeve të thella në lokalitetin
Rrafshina (Livadhe), janë zbuluar mure masive të një vendbanimi. Sipas të
dhënave që janë marrë nga banorët lokal, thuhet se në këtë livadh është zbuluar
edhe një monedhe e arit e cila është dërguar në Muzeun e qytetit të Nishit. Në
këtë lokalitet u zbuluan edhe disa gjetje prej hekuri dhe fragmente të
qeramikës.
Në
bregun e djathtë të Qukës së Dukatit janë zbuluar mbetjet e themeleve të një
kishe, dhe pranë kësaj fortifikate gjenden skorie nga shkrirja e metaleve. Në
fshatin Tupallë, në pronat e familjes Hajdini, në lokalitetin Fusha e
Manastirit janë zbuluar gjetje arkeologjike të rastit, që dëshmojnë për një
lokalitet të rëndësishëm arkeologjik, ndërsa përgjatë rrjedhës së ujit vërehen
mbetje nga përpunimi i metaleve.
Gjurmë
të eksploatimit të xeheve, vërehen edhe në rrethinën e Vrajës dhe në fshatrat e
Bujanocit. Në lumenjtë që kalojnë pranë qytetit të
Vrajës dhe rreth Kështjellës së Markut e cila ka një distancë me vrajën prej
rreth 4,5 km, hasen gjurmë të përpunimit të metaleve.
Në
fshatin Tërrnoc të Bujanocit, si lokalitet i rëndësishëm arkeologjik, që lidhet
me aktivitetet minerare, vlen të përmendet Gradina. Në Gradinë të xeherorja
janë hasur gjurmë të vendbanimit. Në këtë lokalitet është zbuluar edhe një
kanal, i cili ka shërbyer për pastrimin e xeheve. Për pranin e saksonëve në
minierat e Tërrnocit, dëshmojnë edhe toponimet “Bira e Nemcit”.
Gjurmë
të skorieve hasen edhe në shumë fshatra tjera por vlen të veçohet edhe fshati
Lluqan, te lokaliteti arkeologjik “Lisi i Hutit”, ku në vitin 1911 u zbuluan
220 monedha dhe dy Pitosa. Në këtë fshat janë evidentuar disa lokalitete
arkeologjike, që dëshmojnë gjurmë të qytetërimit që nga koha e neolitit.
Skorie
ka edhe në proçkat e fshatrave: Tullarë, Brainë, Vrapcë, Medec, Gubac, Petrile,
Maqedonc, Tupallë, Siarinë, Borocë, Gërbac, Byqmet e fshatra tjera, duke shkuar
më tej në drejtim të Gërdelicës dhe lumit Moravë. Pranë gradinës së Siarinës,
një kështjellë sot quhet “Quka e Dukatit”, që mendojmë se emrin dukat ka të
bëjë me (ari) Kjo kështjellë emrin “Dukat” e mori pas pushtimit osman, duke
lënë të kuptohet se më parë është quajtur “Quka e Arit”.
Në Siarinë sot ruhen toponiet, Gurra e Dukatit, Përroi i Dukatit, Kodra e Gropave (minierave) dhe Birat e Arushës në Sfircë. Në Tupallë ruhen toponimet: Trojet, Përroi i Samakovës, Gomure, kisha, manastire e fortifikime në këto anë, andaj kemi të bëjmë me një zone e vendbanim të rëndësishëm arkeologjikë. Në vijim ofrojmë dëshmi për rezervat e arit dhe argjendit në Malësinë e Galabit, tej kufirit aktual të Kosovës së sotme, të publikuara në hartat serbe
Rezervat e arit dhe argjendit në Malësinë e Galabit të publikuara në hartat serbe
Fshati
Siarinë është lokalitet i njohur arkeologjik dhe vendbanim i lashtësisë që karakterizohet me gejzerin dhe me ujëra shëruese.
Gradishta e këtij fshati që nga kohët e antikitetit dëshmon për një vendbanim
të lashtë, që e kishte edhe banjën shëruese, prandaj deri më sot në këto anë,
janë ruajtur emërtimet e fshatrave ‘’Banja e Vjetër’’ dhe ‘’Romabaja’’.
Fshatrat rreth Romabajës, duke i përfshirë edhe fshatrat përreth Siarinës, janë
të njohura si vendbanime minerare të antikitetit.
Vërehet
se edhe në përshkrimet e Ptolomeut për katër qytete urbane në Dardani Aribantioni është i renditur në
relacionin rrugorë mes Naissusit (Nishi
i sotëm), dhe Justiniana Secondws (Ulpianës)
pranë Prishtinës, çka qytetit Aria i përgjigjet lokalitetit “Quka e
Dukatit”, në fshatin Dukat pranë Siarinës, apo edhe ndonjërën nga “Gjytetet” e
kësaj malësie.
Mita
Rakiqi, në librin e tij “Iz Nove Serbije”, Malësinë e Galabit, nganjëherë e
quante edhe Gulab i cili thekson se në bjeshkët e Galabit, duke e pasur
parasysh trevën e Jabllanicës, jetonte elementi shqiptarë, ose siç ai e quante
elementi arnaut.
Prania
e dardanëve në rrethinën e Medvegjës është vërtetuar me gërmimet arkeologjike
në tumat e kësaj treve, që në vazhdimësi janë prej kohës së mbarimit të
periudhës së bronzit. M. V. Garashanin thotë se rajonin e Lebanit të Leskocit e
kanë banuar pa dyshim dardanët.
Në
vitin 1858 disa fshatra të “Pustarekës” dhe të “Jabllanicës” i ka
vizituar edhe Johann Georg Von Hahn. Hahni
duke u bazuar në shënimet e Strabonit, thotë se në viset e Galabit ishte një
qytet shumë i rëndësishëm antik, ai Artanën
e quajti “E ëma e të gjitha qyteteve”. Hahni në Malësinë e Galabit qëndroi disa ditë, dhe vizitoi shumë
fshatra. Në bazë të këtyre të dhënave mundë të pohojmë se Hahni duke u bazuar në shënimet
e Strabonit është nisur në
kërkim të qytetit Arhaia (Aria)
dhe Damastionin.
Kur
bëhet fjalë për lulëzimin e qytetërimit, në periudhën e Mbretërisë së Dardane,
shekullin IV-III para erës sonë, qytetërim më të zhvilluar se Artana (Novo
Brda), dëshmojnë dhjetëra fortifikime dhe lokalitete arkeologjike në rajonin e
Galabit. Mendojmë se Kështjella e Novo Bërdës dhe disa kështjella tjera,
filluan të zhvillohen pas dyndjeve barbare që ndodhën në antikitetin e vonë,
dhe shkatërrimin e qytetërimit në Justiniana Primes, afër Medvegjës, Justiniana
Secondës (Ulpianës afër Prishtinës) dhe Vendenisit afër Podujevës së sotme.
Bazuar në këto të dhëna mendoj se qytetërimi dardan dhe kultura dardane,
vazhdoi të zhvillohet në Artanë dhe kështjellat tjara të kësaj malësie, prej
antikitetit të vonë e deri me pushtimin osman.
Siç
shihet, bazuar në gjurmët e aktiviteteve minerare në kohëra më të largëta,
pasuritë minerare të kësaj malësie janë potencial i madh i zhvillimit të
industrisë minerare të vendit tonë, andaj kjo varet nga mundësitë e studimit
dhe shfrytëzimit të këtyre resurseve nga një shoqëri me pushtet të fuqishëm,
për të mirën e njerëzimit
Fusnotat janë hekur
nga autori!