Speciale » Namani
Qazim Namani: Luftimet e zhvilluara gjatë vitit 1944 për mbrojtjen e kufirit në fshatin Prapashticë
E diele, 30.06.2024, 07:00 PM
Luftimet e zhvilluara gjatë vitit 1944 për mbrojtjen e kufirit në fshatin Prapashticë
Nga
Dr. Qazim Namani
Pas kapitullimit të Italisë dhe
formimit të Lidhjes së Dytë të Prizrenit me datën 16-19 shtator 1943, me qëllim
që të mbrohen viset shqiptare të çliruara, ndihej nevoja e krijimit të një
ushtrie, për ruajtjen e trojeve etnike dhe popullatën shqiptare.
Në këto rrethana të krijuara,
shqiptarët, menduan që për ta mbrojtur popullatën shqiptare në viset veriore,
duhet të formojnë disa divizione me vullnetar shqiptar, të cilët do të
përkraheshin, dhe do të armatosen nga ushtria gjermane. Formimi i këtyre
divizioneve, do ti shkonte për shtati edhe ushtrisë gjermane, e cila tani më
ishte dobësuar dukshëm, dhe synonte tërheqjen e saj nga viset e Greqisë, nëpër
territorin e Kosovës.
Kryetari i Komitetit Qendror të Lidhjes
së Dytë të Prizrenit, Bedri Pejani, në fund të muajit mars të vitit 1944, ia
dërgon një letër Hitlerit, me kërkesë për armatosjen e shqiptarëve të Kosovës,
dhe kërkojë ndihmën e Gjermanisë për çlirimin e të gjitha viseve shqiptare të
pushtuara nga sllavët. Bedri Pejani kërkojë që të formohet një divizion “SS-
Skëndëbeg” me vullnetar shqiptar.[1]
Me formimin e nënprefekturës së Llapit,
dhe me vendosjen e pushtetit nga shqiptarët, u bë edhe organizimi i shqiptarëve
rreth Ballit Kombëtar si parti politike frymës
komuniste me orientim djathtist perëndimor. Programi politik i kësaj
organizate u përkrah nga të gjithë shqiptarët e kësaj zone. Popullata e Llapi u mobilizua për mbrojtjen e kufirit etnik nga burimi i lumit Llap-guri
i Uglarit-Përpellac e deri në Prapashticë.[2]
Forcat e Lidhjes së Dytë të Prizrenit,
edhe pse nuk kishin shumë kohë për tu konsoliduar ushtarakisht, kishin
përgjegjësinë e mbrojtjes së kufirit në
verilindje në një gjatësi nga Sanxhaku e deri në malet e Karadakut. Forcat
kryesore të ushtrisë shqiptare, ato të regjimentit IV të Prishtinës, të
komanduara nga kolonel Fuat Dibra (Fuad Xhaferraj), ishin përqendruar në pjesën
e kufirit nga Mitrovica e deri te Gjilani, të cilat do të ndeshën me brigadat
partizane jugosllave nga fundi i verës së vitit 1944, dhe gjatë vjeshtës e
dimrit të atij viti.[3]
Këtë letër shefi i zyrës shtetërorë të
Gjermanisë, për ta shqyrtuar ia kishte dërguar Himlerit,. Me ndihmën e Gjermanisë
në prill të vitit 1944, Lidhja e Dytë e Prizrenit e formoj një Divizion me
shqiptar, por një numër i të mobilizuarave, që në fillim dezertuan.
Duke i pasur parasysh rrethanat e
përgjithshme të krijuara, pas muajit prill, dezertimet e shqiptarëve nga
divizioni “SS Skëndërbeg”, duhet shikuar nga rrethanat e gjendjes së krijuar në
terren dhe sulmeve të ushtrive sllave drejt tokave shqiptare.
Shqiptarët e Kosovës, pas pushtimit nga
Serbia në vitin 1912, nuk kishin gëzuar asnjë të drejtë elementare kombëtare,
deri në vitin 1941. Serbia nuk ju kishte dhënë asnjë të drejtë, ata nuk kishin
shkolla në gjuhën shqipe, nuk ishin të punësuar, tokat më të mira ju kishte
marrë shteti, për të ju dhënë kolonëve serbë, shqiptarët jetonin nën dhunën e
xhandarmërisë dhe presionit të madh për tu shpërngulur në Turqi. Prej vitit
1941 e deri në vitin 1944, shqiptarët i krijuan institucionet e tyre shtetërore
dhe e për herë të parë e zhvilluan sistemin arsimor në gjuhën kombëtare, duke e
rikthyer edhe një pjesë të territorit brenda kufijve të një shteti shqiptar.
Në anën tjetër, ortodoksët e Kosovës
gjatë kësaj periudhe, u organizuan dhe bashkëpunuan me çetnikët në Serbi. Brenda
territorit të Kosovës së sotme u formuan korporatat e çetnikëve. Korparmata e
Dytë e Çetnikëve të Kosovës, në fillim të vitit 1944, kishte mobilizuar një
numër të vullnetarëve diku midis 1500-1700, dhe hynte në radhën e Korparmatave
më të mëdha të çetnikëve në Serbi.[4]
Kjo Korparmatë,
në vitin 1944 haptas bashkëpunonte më ushtrinë gjermane, dhe në disa aksione mori
pjesë aktive në luftime përkrah ushtrisë gjermane.
Në anën tjetër Komiteti Krahinor i LNÇ,
për Kosovë, në shkurt të vitit 1942, kishte lëshuar një proklamatë ku theksohej
se pas fitores kundër fashizmit, vet popujt do të vendosin për fatin e vet.
Organizata partiake e Shalës arriti ta zgjeroj ndikimin e vet edhe në territorin
e Llapit, në Obranxhë, Sekiraqë, Shajkoc, Orllan, Brainë e Nishec deri në
Jabllanicë. [5]
Në korrik të vitit 1942, Mustaf Hoxha nga Nisheci, ju kishte besuar që të bëjë
lidhjen e njësive partizane të Kosovës me ato në Jabllanicë të mëto Bajraktarit
dhe takimi u bë në fshatin Tullar. Në këtë periudhë shtëpia e Mustaf Hoxhës në
fshatin Nishec, ishte baza për lidhjen në mes të Kosovës dhe Jabllanicës.[6]
Gjatë vitit 1943, me propozim të Komitetit
Krahinor nga Jabllanica, në lidhjen Shalë-Podujevë-Brainë-Jabllanicë,
transferohet Ali Shukriu.[7]
Përveq organizimeve të punkteve tjera në fshatin Dabishec u formua punkti i
Këshillit Nacionalçlirimtar ilegal, i cili e mori për detyrë të mbajë lidhjen
me lëvizjen në Preshevë e Gjilan.
Në dhjetor të vitit 1943, në fshatin
Brainë takohen Ali Shukriu, Rasim Qerkezi e Qazim Bajgora, ku bisedohet për qëllimin
e LNÇ, dhe Mbledhjen e Dytë të AVNOJ-it, u bisedua edhe për formimin e Aradhes
Partizane të Shalës. Në fillim të muajit gusht 1944, në Shalë kishin ardhur një
grup prej rreth 30 veta nga Drenica, të cilët kaluan në territorin e Jabllanicës,
dhe më 26 gusht të vitit 1944, në afërsi të Medvegjës e formuan Aradhen
Partizane të Shalës, komandant u emërua Riza Voca.[8]
Lidhja e disa partizanëve shqiptar nga
Kosova, për të bashkëpunuar me aradhet partizane serbe që vepronin në Jabllanicë,
nuk e kishin fituar besimin për një luftë të përbashkët.
Formacionet e çetnikëve që ishin
themeluar brenda territorit të Kosovës, bashkëpunonin ngushtë me shërbimet
informative të ushtrisë gjermane, deri në fund të luftës, kur u bashkuan me njësitë
partizane serbe dhe bënë krime të mëdha ndaj popullatës shqiptare
Në një telegram të shërbimit informativ
gjerman, të datës 13 prill 1944, thuhet se Zhika Markovici, komandant i
Korparmatës së Dytë të Kosovës, është i gatshëm që me 4000 ushtar të vihej nën
komandën gjermane.[9]
Gjermanët për ta realizuar këtë
platformë strategjike, kërkonin bashkëpunim me forcat nacionaliste të
malazezëve, serbëve e bullgarëve, duke ju premtuar për shpërblime me toka tjera
shqiptare. Kjo politikë e gjermanëve binte ndesh me platformën dhe qëndrimet e
Lidhjes së Dytë Nacionale të Prizrenit, dhe partitë jo komuniste shqiptare që
kërkonin formimin e Shqipërisë etnike.[10]
Në këtë kohë Partia Komuniste
Shqiptare, që mbikëqyrej nga emisarët e Partisë komuniste Jugosllave, pranuan
qeverisjen pro sllavo komuniste në Shqipërinë e Vjetër, pa Shqipërinë e re,
pranuan pas katër viteve lirie të kënaqeshin interesat sllave duke i ripushtuar
tokat shqiptare.[11]Duke i
parë raportet e luftimeve, disfatën që e pësonin gjermanët, dhe mbështetjen që
i dhanë ango-amerikanët ushtrisë sllavo-ruse, Partia Komuniste Shqiptare, e
mori këtë vendim me shpresën se Titoja dhe partizanët e tij, do të ju përmbahen
marrëveshjeve dhe bashkëpunimit për një luftë të përbashkët kundër ushtrisë
gjermane.
Në këto rrethana të vetmuar dhe pa
aleat, udhëheqësit nacionalist Xhafer Deva, Rexhep Mitrovica, Qazim Bllaca,
Xhelal Mitrovica, e udhëheqës tjerë të Lidhjes së II të Prizrenit, filluan një
organizim të ri për mbrojtjen e kufijve etnik shqiptar. K Q. i Rinisë
Nacionaliste për mbrojtje të Kosovës mobilizoi meshkujt e aftë për luftë. Më të
rinjtë u formuan batalionet “ Nazim Gafurri” me komandant S.Vala Sicanin,
batalionin “Hasan Prishtina me komandant Ibush Ibrahimin, batalioni “Zija
Gashi”, batalioni i Llapit, batalioni i Drenicës dhe batalioni i Sanxhakut.
Komandant i përgjithshëm i këtyre batalioneve u emërua Shashivar Aliu nga Banja
e Mitrovicës.[12]
Mobilizimit të përgjithshëm ju
përgjigjën rreth 20.000 burra, që u dislokuan përgjatë kufirit nga Ceraja e
deri afër Kumanovës. Regjimenti i katër i Prishtinës, nën komandën e kolonel F.
Dibrës, bëri rezistencë të fortë, deri sa i erdhi komanda në Tiranë, urdhër i
prerë të tërhiqet. Batalioni Hasan Prishtina, vazhdoi ti ruante pozitat në
rrethinat e Podujevës, deri sa gati i gjithë efektivi mbeti në fushat e
betejës.[13]
Forcat e djelmërisë shqiptare, luftuan
kundër ushtrisë bullgare e jugosllave, duke shpresuar se ushtria Nacional
çlirimtare Shqiptare që depërtoi në Kosovë do të rreshtohej përkrah tyre, në
luftë kundër ushtrisë pushtuese.[14]
Shqiptarët e Kosovës të cilët në vitin
1941 ishin ndarë në 3 zona, e kishin vështirë që të formonin një organizim
kompakt në një armatë të organizuar për të ju bërë ballë sulmeve në vitin 1944,
nga armiqtë e shumtë. Me gjithat një mobilizim i shpejtë dhe një organizim për
mbrojtje të vendit në fund të vitit 1943 e deri në nëntor të vitit 1944, është
për tu lëvduar, dhe nderuar sepse kjo ishte e vetmja rrugë për mbrojtjen e
interesave dhe territoreve shqiptare.
Qeveria e Rexhep Mitrovicës, që u
themelua në fund të vitit 1943, u ballafaqua me shume probleme te brendshme,
andaj në këto situata kaotike për vendin dhe territoret shqiptare, ndërmori
hapat e duhur për mbrojtjen e tokave shqiptare, duke mbështetur dëshirën dhe
vullnetin e forcave patriotike tradicionale shqiptare për një shtet të përbashkët
dhe lirimin e tokave të pushtuara.
Pas përçarjeve në mes të blloqeve
politike shqiptare, në fund të vitit 1943, e deri në fund të vitit 1944, ishte
një periudhë e ballafaqimit politik e ushtarak duke përfunduar me një luftë vëlla
vrasëse në fund të luftës.
Kriza e brendshme në qeverinë
shqiptare, e vështirësoi punën për unitet, e rend politik të qëndrueshëm për ta
qetësuar vendin dhe për të krijuar një ri kompozim të ri të elitës politike e
intelektuale.
Tensionet e ngritura dhe përçarjet e
bllokut komunist me qeverinë e kësaj periudhe, e vështirësuan edhe përçarjet e
krahëve politik shqiptar të krahut tjetër tregonte se për një kohë të shkurtë
kjo elitë do të shkarkohet.
Në aspektin kombëtar patriotik e shtet
formues pa dyshim se Qeveria e Rexhep Mitrovicës, ishte grupi i elitës së
fundit që bëri përpjekje të zbatonte një politikë shtet formuese, për mbrojtjen
e kufijve të tokave shqiptar edhe bashkim kombëtar.
Gjatë qeverisjes së qeverisë së Rexhep
Mitrovicës, u ringjall çështja e Kosovës dhe viseve tjera shqiptare, për një
zgjidhje sa më të drejtë e reale të saj, brenda suazave të një shteti shqiptar.
Kuptohet se Rexhep Mitrovica dhe qeveria e tij, sakrifikuan për këtë ideal,
duke bashkëpunuar në mënyrë indirekte me gjermanët, të cilët i konceptuan si
pushtues, por në të njëjtën kohë edhe si të vetmen mundësi, për realizimin e
aspiratave për bashkim kombëtar. Kjo qeveri përfaqësonte ato forca politike në
territoret mbarë shqiptare të cilat kishin programet më të avancuara, për
zgjidhjen e çështjes kombëtare.[15]
Në këto kushte dhe rrethana ishte e pa
mundur të ju bëhej ballë sulmeve të ushtrisë sllave e cila ishte organizuar për
ripushtimin e Kosovës.
Me fillimin e sulmeve sllave drejt
tokave shqiptare në fillim të vitit 1944, popullata dhe rinia shqiptare e kësaj
kohe, ishte e pa arsimuar, e varfër dhe e pa informuar me zhvillimet e kohës.
Shumica e këtyre të rinjve dhe familjeve shqiptare, jetonin në viset e thella
rurale dhe kryesisht më parë ishin marrë më bagëti e bujqësi.
Të pakët ishin ata që kishin vizituar
më shumë se një qytezë të afërt. Ishte një rini që nuk kishte aspak njohuri me
rrugët e Kosovës, e lëre më të kishin njohuri për zhvillimet e operacioneve ushtarake dhe aleancave
ushtarake të kohës. Këta të rinj por ishin rritur në familje me kujtesën e tyre
familjare për dhunën dhe masakrat që i kishin kryer serbët e bullgarët pas
pushtimit të tokave të tyre. Për të mbrojtur familjet e tyre, ata kishin nevoje
për armë, veshje dhe të qëndrojnë pranë familjeve të tyre, andaj edhe por sa u
pajisen me armë dezertonin.
Për gjendjen, dhe varfrin e popullatës
shqiptare, në prill të vitit 1944, më së miri tregon kjo fotografi e realizuar
në atë kohë në qendrën e Prishtinës.
Foto e realizuar në vitin 1944, në Prishtinë, ku shihen të rinjtë shqiptar, të zbathur e leckosur, krahas disa ushtarëve të rinj
Forcat shqiptare të mobilizuara
kryesisht nga banorët shqiptar të brezit kufitar, më datën 19. 03. 1944, ju
kishin dhënë goditje të rëndë njësive partizane të Jabllanicës, që kaluan nëpër
fshatrat shqiptare të Prishtinës, për ta krijuar një korridor lidhje me njësitë
serbo çetnike të mobilizuara në Rrafshin e Kosovës.[16]
Gjatë kalimit të grupit të partizanëve
te vendi i quajtur Bunari i Thatë, ky grup u zbulua nga vajza e Bejto Jusufit,
e cila alarmoj me gjuajtje me pushkë. Aty u zhvillua një përleshje e armatosur
ku u vranë dy partizan Bata Ibroviq dhe Radoja. Kjo vajzë e cila i filloj
luftimet, shpërblehet nga pushteti i atëhershëm në Prishtinë.[17]
Në moshën 21 vjeçare Xhemilja martohet në Grabofc. Për ngjarjen e marsit të vitit 1944, ajo arrestohet në Grabofc, dhe këmbë e dërgojnë në burgun e Prishtinës. Në burgun e Prishtinës e kishin arrestuar edhe babanë e saj Isufin. Në gjyqe Xhemilja dënohet dy vite e gjashtë muaj, dhe në burg i ka mbajtur dy vite. Pas qëndrimit për nëntë muaj në burgun e Prishtinës, Xhemilen e transferojnë në burgun e Nishit. Xhemilja edhe pas vuajtjes së dënimit vazhdimisht është përcjellë nga agjent të shtetit Jugosllav.[18]
Ishte gjendja shumë e rëndë në Llap e
Galab, sidomos në fshatrat në vijën kufitare etnike sero-shqiptare. Ndër pikat
më të rëndësishme strategjike ishin fshatrat Barainë, Nishec e Prapashticë, që
vija kufitare i ndante me fshatrat Tullarë e Gubafcë.[19]
Duke filluar nga muaji maj 1944, pjesa
veriore e Kosovës u sulmua nga çetat partizane të Titos, të koordinuara njëkohësisht
me njësitë çetnike të
Mihajlovicit.[20]
Njësitë e mobilizuara çetnike vazhduan
të ndërmarrin sulme të armatosura në drejtim të Kosovës, dhe trevave tjera shqiptare.
Më 23 maj 1944, u sulmuan dy fshatra të Suhadollit në rrethinën e Mitrovicës,
vazhduan me sulme në familjet shqiptare në Peshter. Disa reparte të njësive
çetnike i sulmuan fshatrat e Galabit: Brainën, Prapashticën, Hajkobillën,
Dabishecin, Nishecin, Bërvenikun, , Metërgocin dhe Turuçicën.[21]
Në muajt maj e qershor të vitit 1944,
fillojnë sulmet e organizuara të ushtrisë serbo-maqedonase në vijën kufitare
prej Kitkës e deri në Përëpollac të Podujevës. Ushtria sllave hasi në
rezistencë të fortë të ushtrisë shqiptare. Përleshja mes ushtrisë shqiptare dhe
formacioneve sllave vazhdon edhe në muajt në vijim.
Deri në muajin maj të vitit 1944, në
mbrojtje të kufirit në ushtrinë e rregullt shqiptare ishin mobilizuar nga një
ushtarë për çdo shtëpi. Është me rëndësi të theksohet se prej verës së vitit
1944 e deri sa u pushtua Prishtina në mbrojtje të kufirit, ishin mobilizuar çdo
mashkull që ishte i aftë për të rrokë armët nga të gjitha familjet shqiptare.
Ndërsa gratë dhe vajzat e reja po ashtu ishin aftësuar të përdorin armët. Ndërsa
nga muaji tetor, në vijën e frontit u mobilizua çdo banor që ishte i aftë të përdorë
armën, dhe çdo ekonomi familjare për ti përkrahur dhe ndihmuar luftëtarët.
Bullgaria si aleate e Gjermanisë, që
nga viti 1941, e kishte krijuar zonën e saj të interesit duke i përfshirë
brenda shtetit bullgar, rajonin e Kosovës lindore. Kjo gjendje zgjati deri në
muajin shtator të vitit 1944, kur Bullgaria në presion të ushtrisë rusë
kapitulloj, dhe ju kundërvu ushtrisë gjermane.
Me kapitullimin e Bullgarisë, u krijua
një aleancë e madhe ushtarake në mes ushtrisë ruse asaj bullgare dhe
jugosllave, kundër ushtrisë gjermane e cila kishte filluar të tërhiqet nga
territori i Greqisë drejt veriut. Kjo aleancë e madhe ushtarake sllave kishte
planifikuar depërtimin në rrafshin e Kosovës, për tu konfrontuar më ushtrinë
gjermane.
Për të hyrë në Prishtinë dhe rrafshin e
Kosovës, natyrisht se rruga më e shkurtë prej Jabllanicës ishte nëpër
Prapashticë. Për ta penguar depërtimin e ushtrisë sllave në brezin kufitar me
Serbinë, ishte mobilizuar Regjimenti i IV i Ushtrisë Shqiptare, dhe njësitë e Lidhjes
së dytë të Prizrenit. Natyrisht që me fillimin e luftës, në brezin kufitar
vepronin vullnetar nga banorët e fshatrave të afërta, por edhe nga viset tjera
shqiptare, të cilët ju bashkëngjitën ushtrisë shqiptare.
Gjatë kësaj periudhe Ushtria Nacional
Çlirimtare e ish Jugosllavisë së Titos, ishte bashkuar me njësitë e aradheve
çetnike dhe brigadat maqedonase, që planifikonin sulmet nga pikat kufitare ne
Llap e Galab.[22]Siç
shihet me bashkimin e të gjitha formacioneve sllave, kundër ushtrisë shqiptare,
ishte planifikuar ripushtimi i Kosovës, si dhe pastrimi etnik duke vrarë dhe
shpërngulur sa më shumë shqiptar.
Në verën e vitit 1944, nga pala
shqiptare, formohen edhe celulat e çetës partizane që vepronin ilegalisht disa
fshatra: Brainë, Prapashticë, Dabishec, Nishec e Koliq.[23]Çeta
e Brainës e kishte për detyrë të operonin në relacionin Brainë-Prishtinë, dhe
nga Rrashfi i Kosovës të bënte transferimin e elementit përparimtar, dhe këtë
ta organizonte në Aradhën Partizane.[24]
Gjatë muajit shtator 1944 u formua
Korparmata e XIII, me katër divizionet e ushtrisë serbe dhe armatës së dytë
bullgare, ku u përleshën me forcat ushtarake gjermane të grup armatës “E”, e
cila synonte të tërhiqej nëpër Fushën e Kosovës.[25]
Në fillim të shtatorit, forcat
shqiptare të regjimentit të IV të Prishtinës, patën një përleshje të ashpër në pjesën e skajshme të Podujevës,
me partizanët jugosllav dhe disa njësi bullgare, të cilat përpiqeshin të depërtojnë
në Podujevë. Me këtë rast u shkatërruan tri divizione bullgare të motorizuara,
që tashmë tërhiqeshin nga komunistët. Në këto luftime mori pjesë edhe batalioni
i të rinjve nga Vushtrria “Hasan Prishtina”, i cili pati humbje të mëdha.[26]Bëhet
fjalë për sulmet e ushtrisë sllave në vijën kufitare prej Berveniku e deri në
fshatin Hajkobillë, por kryesisht luftimet më të rrepta u zhvilluan në Prapashticë.
Gjatë kësaj periudhe luftimet më të
rrepta u zhvilluan në fshatin Prapashticë, ku nga të dy palët ndërluftuese
kishte pasur mjaftë shumë viktima.
Bullgaria i shpalli luftë Gjermanisë më
datën 6 shtator 1944.Ushtria gjermane mori masa të shpejta për dëbimin e
forcave bullgare nga Kosova dhe Maqedonia e sotme. Armata e Pestë bullgare u
tërhoq deri në kufijtë e vjetër të Bullgarisë.[27]Armata
e Parë dhe e Dytë bullgare, më 8 tetor i sulmoi përsëri forcat gjermane, i
pushtuan qytetet në fushën e Moravës dhe u futën në Kosovë. Pas luftimeve të
rrepta Armata e Parë bullgare hyri në Prishtinë. Pas depërtimit të ushtrisë
bullgare dhe disa reparteve të ushtrisë sovjetike në pjesën qendrore të
Kosovës, u shkëputën lidhjet komunikatave të ushtrisë gjermane përgjatë luginës
së lumit Ibër.[28]
Në muajin shtator kur u shtuan sulmet
nga ushtria sllave, ushtrisë shqiptare në kufi i erdhën në ndihmë edhe katër
batalione të ushtrisë shqiptare.[29]
Në fillim të muajit tetor 1944, armata
e dytë bullgare dhe brigadat e UNÇJ-së, të ndihmuara edhe nga Armata sovjetike
e Frontit të Ukrainës, synonin që nëpërmjet territorit të Prapashticës ta
pushtojnë Prishtinën.
Ushtria shqiptare tani pas përforcimeve
bëri rezistencë të fuqishme në betejën e 18 tetorit 1944, kundër dy
regjimenteve të ushtrisë bullgare. Pas një beteje tre ditore ushtria bullgare u
thye nga ushtria shqiptare dhe vullnetarët e mobilizuar për mbrojtjen e
kufirit. Lidhur me këtë betejë gazeta Lidhja e Prizrenit ka shkruar se me 18
tetor në këtë betejë ushtria bullgare ka lënë në fushëbetejë 600 ushtarë,
ndërsa nga pala shqiptare mbetën të vrarë rreth 60 ushtar e vullnetar tjerë të
mobilizuar.[30] Në këtë
betejë ushtria shqiptare arritën të marrin disa topa dhe kafshë për bartjen e
municionit.
Forcat patriotike të vullnetarëve dhe
ushtrisë shqiptare të udhëhequra nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit gjatë kësaj
periudhë për tre muaj rresht, kishin zhvilluar luftime të rrepta në vijën
kufitare Shkup-Kumanovë-Kitkë-Merdare e sidomos në fshatin Prapashticë. Luftime
të rrepta u zhvilluan sidomos prej 15 e deri më 22 tetor, kur forcat e ushtrisë
serbo-bullgare arritën në vijën Orllan-Brainë-Lisicë (Prapashticë) [31]
dhe Hajkobillë.
Duke e parë rrezikun për pushtimin e
Kosovës nga ushtritë sllave, Komiteti i Lidhjes së II të Prizrenit, në muajin
gusht të vitit 1944, në Prishtinë e formoi “ Komitetin Rinorë për Mbrojtjen e
Kosovës”, dhe të formohen komitetet e rretheve në rrafshin e Kosovës dhe zonat
kufitare me Serbinë. Këto komitete u formuan gjatë kohës kur forcat gjermane
tërhiqeshin nga Greqia, dhe kurë forcat ushtarake ishin vendosur rreth kufirit
të Kosovës. Mobilizimi bëhej me parullën “ Mbrojtja e Kosovës nga partizanët”.
Këto njësi ushtarake zhvilluan luftë të përgjakshme kundër ushtrisë së LNC,
aradheve bullgare, dhe siguruan tërheqjen e ushtrisë gjermane nga Kushumlia
deri në Prishtinë.[32]
Lidhja e Dytë e Prizrenit e formoi
Komitetin e Rinisë Kombëtare për Mbrojtjen e Kosovës, përgjatë kufijve etnikë.
Në mbrojtje të kufijve u mobilizuan të gjithë burrat prej moshës 18 e deri në
moshën 50 vjeçare. Më 18 tetor 1944, komanda e përgjithshme e rinisë, bëri
thirrje për mobilizim të përgjithshëm. Më 30 tetor, për të gjithë shqiptarët u
lëshua një kumtesë për mobilizim ushtarak dhe ekonomik për ta mbrojtur kufirin.
Njësitë e Komitetit të Rinisë për
Mbrojtjen e Kosovës nga Qarku i Mitrovicës, u vunë nën komandën e Bahri Gjinajt
dhe majorit Aziz Shashivariit.[33] Në
tetor të vitit 1944, ushtarët e rajonit të Mtrovicës u vendosën në pozitat
kufitare Mitrovicë-Prepellac-Merdare-Brainë-Prapashticë-Hajkobillë.
Regjimenti i IV i ushtrisë shqiptare,
katër batalione te “Rinise Nacionaliste shqiptare” dhe forcat vullnetare te
banoreve shqiptar ne zonën kufitare dhe nga pjesa qendrore e Kosovës dhe Shalës
se Bajgores. Mendohet se afër 7000 trupa luftës nga pala shqiptare ishin
përqendruar ne brezin kufitar krahas një numri shume me te madh te forcave
sllave. Beteja e ashpër u zhvillua për gjate vijës kufitare qe nga Kepi i
Reçicës, Prepellaci, Podujeva e deri ne Konqul. Sidomos forcat armike tentuan
që të depërtojnë në Prishtine duke e sulmuar piken kufitare ne Prapashtice,
Prepellac, Podujeve, Orllan, Dabishec, Hajkobillë (Gjelbrishte), Zajqec,
Sfircer, Zhuje, Kitke dhe pika tjera kufitare deri te Konçuli.
Sulmet e para filluan me 15 tetor, në
Lisinë të fshatit Prapashticë, dhe vende tjera por ushtria armike u thye shume
rende nga forcat shqiptare te udhëhequra nga oficeret shqiptar Kapiten Pjetri, Demiri
nga Korca, Shyqeria, Shyqeria, Isak Domi, Mulla Idrizi, Shefqet Bullykbashi, Mulla
Sefë Govori, Kapiten Marku, Nazmi Budrika, dhe disa prijës tjerë nga popullata
e fshatrave te Gollakut te cilët e njihnin mire terrenin dhe treguan një
heroizëm të madh gjate luftimeve.
Ushtrisë bullgare përveç humbjeve në
njerëz ju morën dhe një sasi e madhe armatimit 12 topa, një mitraloz, një mortaje,
me qendra pushkë dhe rreth 80 kuaj.
Sulmet vazhduan edhe me datën 25 tetor,
31 tetor dhe vetëm 19 nëntor kur armata serbe dhe ajo bullgare arritën që
ta thyejnë vijën kufitare. Pas kësaj beteje armata serbe dhe bullgare depërtuan
ne Prishtine duke vrare civil te pa mbrojtur te popullatës shqiptare. Beteja te
mëdha në mes të vullnetarëve shqiptar dhe armatës serbe u zhvilluan ne malet e
Keqekolles.
Nga gjysma e tetorit të vitit 1944
filloi tërheqja e ushtrisë gjermane prej Selaniku dhe qyteteve tjera greke. Kjo
armatë numëronte rreth 350 000 ushtarë. Shtabi i grupit “E” të armatës që ishin
nën komandën e gjeneralkolonelit Fon Ler u tërhoqën drejt veriut nëpër
territorin e Kosovës. Gjenerali Fon Ler për ty larguar me humbje sa më të vogël
për ushtrinë gjermane, ndërmori masa sigurie, pasi që në atë kohë njësitë
bullgare të motorizuara që i kishin në prapavijë ushtrinë ruse, ishin detyruar
që të fillojnë lëvizjet drejt Kosovës dhe viseve tjera shqiptare për ta sulmuar
ushtrinë gjermane në rrafshin e Kosovës.[34]
Në këto rrethana Fon Ler, i formoi dy
grupe ushtarësh në gatishmëri luftarake. Grupi “Langer”, u autorizua që ta
pushtoj Kushumlinë, për ta mbyllur drejtimin e forcave armike nga Podujeva, dhe
grupin tjetër “Bredov”, që duhej ta mbyllte rrugën Bujanoc-Gjlan-Prishtinë. Në
vijën kufitare ishin mobilizuar më shumë se 6000 ushtarë shqiptar, sidomos në
vijen kufitare Bujanoc-Kitkë-Sfircë-Prapashticë-Merdarë-Prepellac-Kepi i
Uglarit në Reçicë, në mënyre që ta lehtësojnë rrugëtimin dhe shpëtimit e
armatës “E”, që të kaloj lirshëm prej Ferizajt në drejtim të Mitrovicës.[35]
Për
ti goditur gjermanët ushtria ruse e kishte urdhëruar ushtrinë bullgare, që të
bllokojë rrugët për tërheqjen e ushtrisë gjermane në territorin e Kosovës së
sotme. Ushtria shqiptare që komandohej edhe me disa ushtarak nga Shqipëria,
ishin mobilizuar për ta mbrojtur kufirin shqiptar. Në kufi ishte mobilizuar e
tërë popullata shqiptare e Kosovës, e aftë për të gjuajt me armë. Tani në kufi
ishte mobilizuar ushtria nacionale kombëtare shqiptare. Për herë të parë,
shqiptarët në këtë betejë ishin furnizuar me armë dhe ndihmuar nga personeli
ushtarak gjerman, për ta mbrojtur kufirin. Ushtria bullgare që në prapavijë e
kishte ushtrinë ruse synonte, qe duke e sulmuar vijën kufitare në Prapashticë,
të depërtojë sa më shpejtë në Prishtinë, për tu koncentruar në Fushën e
Kosovës. Përveç Prapashticës mobilizimi i shqiptarëve ishte bërë edhe në pikat
tjera strategjike, përgjatë kufirit veri-lindor të Kosovës. Që nga mesi i
muajit tetor të vitit 1944, ushtria bullgare, dhe njësitet e ushtrisë serbe, i
filluan sulmet ndaj ushtrisë shqiptare. Luftime të ashpra u zhvilluan sidomos
në Prapashticë. Më datën 18 tetor, dy njësite të ushtrisë bullgare, u kthyen
prapa pasi lanë shumë të vrarë në Prapashticë, nga forcat e mbrojtjes kombëtare
shqiptare. Bullgarët pësuan humbje të mëdha në Prapashticë, edhe me datën 23
dhe 25 tetor kur tentuan që të hyjnë në Kosovë. Ushtria bullgare tani pas
humbjeve të mëdha e kishte humbur moralin për luftë. Me datën 29 tetor 1944,
ushtria bullgare, prapë pësojë humbje të mëdha në njerëz dhe arsenal ushtarak
në Prapashticë. Në nëntor, ushtria serbe dhe bullgare, depërtuan në Prapashticë
e Keqekollë dhe e dogjën dhe plaçkiten fshatin. Më 19 nëntor ushtria bullgare
dhe serbe hynë në Prishtinë, dhe u hakmorën ndaj popullatës shqiptare, duke i
pushkatuar afër 55 figurat më eminente të qytetit të Prishtinës.
Pas disa ditësh luftime, me 19 nëntor
1944, Njësitë e Armatës së II bullgare, me Brigadën e XIV të divizionit të
46-të, të Korporatës së XIII serbe dhe Brigadës së V kosovare, e ri okupuan
Prishtinën.[36].
Pas hyrjes së ushtrive sllave brenda
territorit të Kosovës, në rrethin e Llapit element serbë vendas me ndihmën e
partizanëve të Brigadës së 27-të, të Divizionit të 46, filluan të hakmerreshin
ndaj shqiptarëve të asaj ane. Ushtria sllave në fillim të dhjetorit 1945,
ndërmori operacione për spastrimin e forcave “Kundërrevolucionare. Në këtë
aksion morën pjesë Brigada e 25-të, 26-të dhe 27-të e divizionit të 46-të, si
dhe njësitë e Divizionit të 22-të.[37]
Me urdhër të komandantit suprem të UNC,
të Ish Jugosllavisë J. B. Tito, në Kosovë u vendos pushteti i Administratës
Ushtarake. Në komandën e pushtetit administrativ ushtarak u vunë të gjitha
trupat e armatës që ndodheshin në Kosovë me rreth 30 000 forca, si dhe filluan
të sillen reparte të reja ushtarake nga viset tjera të Jugosllavisë, në kohën
kur formacionet partizane të Kosovës ishin dërguar drejt veriut jashtë
territorit të Kosovës së sotme.[38]
Një betejë tjetër frontale e përgjakur
për ta pushtuar Prishtinën, fillojë me përforcime të mëdha nga ushtria ruse në
fund të tetorit dhe fillim të nëntorit 1944. Kjo armatë sllave me përforcime
dhe armatim të rëndë me 31 tetor sulmuan Prapashticën, por hasën në rezistencë
të fortë nga ushtria shqiptare dhe vullnetar, ku luftime të rrepta u zhvilluan
gjatë gjithë rrugës Prapashticë-Prishtinë. Luftime shumë të rrepta u zhvilluan
në malet e Keqekollës. Rezistenca e ushtrisë shqiptare zgjati deri më 19 nëntor
1944, kur armata jugosllave dhe ajo bullgare arritën ta pushtojnë Prishtinën.
Ushtria serbo bullgare gjatë depërtimit në Prishtinë kishte vrarë civil
shqiptar, djegë mjaftë ekonomi familjare dhe kishte kryer dhunime të grave që
ishin zënë rrugëve duke ikur para kësaj ushtrie.
Forcat mbrojtëse të Lidhjes, bashkë me
forcat tjera vullnetare, përkundër përleshjeve dhe humbjeve të mëdha gjatë
muajit shtator, e ndalën depërtimin e aradheve partizane jugosllave të cilat
nga veri lindja dhe jugu synonin të hyjnë në Kosovë.[39]
Forcat ushtarake partizane jugosllave të cilat ndihmoheshin nga partizanët
sovjetik, ishin në epërsi në numër dhe armatim, andaj forcat shqiptare e kishin
humbjen e pashmangshme.[40]
Në këto rrethana forcat nacionaliste
patriotike shqiptare, në luftë kundër sllavo komunistëve, ushqeheshin nga një
nacionalizëm i sinqertë burimor popullor, që lidhej më mbrojtjen e pragut të
shtëpisë dhe të vatanit.[41]Në
këto rrethana të krijuara, ushtria shqiptare dhe popullata shqiptare e brezit
kufitar, nuk kishin alternativë tjetër përveç mobilizimit të përgjithshëm kundër
ushtrisë sllave, dhe mbrojtja e banorëve shqiptar në ato fshatra. Natyrisht se
ishin të pa përkrahur, pa armatim të rëndë dhe në numër shumë më të vogël se sa
ushtritë sllave.
Duke filluar nga muaji shtator e deri në
nëntor, për shkak të goditjeve që morën në lindje gjermanët nga ushtria e kuqe,
dhe forcat tjera të popujve të Ballkanit, që u mbështeten nga anglezët dhe
amerikanët, gjermanët menduan si të tërhiqen me pak humbje në njerëz dhe teknikë
e logjistikë ushtarake.[42]
Në këto rrethana K.Q. i Lidhjes së II të
Prizrenit, u detyrua të largohej, dhe pas kësaj fillojë shtypja e përndjekja e
shqiptarëve. Divizioni i V, më vonë edhe divizioni i VI partizan nga Shqipëria,
grumbulluan rreth vetës 10.000 partizanë shqiptarë, dhe 40.000 partizan
jugosllav, organizuan operacionin e madh kinse për ndjekjen e ushtrisë
gjermane, ku u ekzekutuan rreth 2000 shqiptar në Tivar, dhe depërtimin e mijëra
shqiptarëve tjerë nëpër Prizren, Lumë, Pukë, Shkodër, Hani i Hotit, Tivar e
deri në Dubrovnik, të dërguara nga forcat partizane jugosllave, dhe të vëzhguara
nga forcat shqiptare të ndjekjes, dhe mijëra tjerë që i nisën në drejtim të
Beogradit e Novi Sadit, ku shumica prej tyre nuk u kthyen të gjallë në familjet
e tyre.
Gjatë kësaj përleshje gjatë tetorit dhe
muajit nëntor 1944, popullata civile e fshatit Prapashticë dhe fshatrave tjera
të brezit kufitar ishin strehuar në fshatrat shqiptare në brendi të Kosovës.
Këto luftime të përgjakshme kanë lënë
mjaftë shumë kujtime dhe rrëfime të familjet shqiptare të brezit kufitar. Pa
dyshim se kontributi i çdo familje në këto beteja ishte i madh, andaj unë po
ofroj disa nga rrëfimet e ruajtura nga gjyshja dhe gjyshi im, duke lënë mesazh
që edhe banorët tjerë të brezit kufitar të përshkruajnë kujtimet e gjyshërve të
tyre. Duke i përshkruar rrëfimet e familjarëve, mendoj se do të japim
kontributin tonë, për të plotësuar, mungesën e burimeve, dhe shumë ngjarjeve të
cilat banorët nuk kishin guxim ti rrëfenin sepse ndiqeshin nga informatorët dhe
partizanët besnik të pushtetit jugosllav.
Pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore,
politika e Titos ishte që në çdo familje të regjistrohet nga një luftëtar, me qëllim
për të ju dhënë pensione, dhe për ti ofruar si bashkëpunëtor të pushtetit. Në
fillim të viteve pesëdhjeta të shekullit XX, nga partia komuniste në pushtet
ishin caktuar njerëz të besueshëm për ti shpërblyer partizanët me pensione dhe
privilegje tjera. Ata që mbetën jashtë këtyre privilegjeve, u ndoqën, burgosën
dhe u dëbuan dhunshëm në Turqi e shtete tjera.
Në vijim unë po jap disa nga kujtimet
familjare të mbledhura me kujdes nga gjyshi im dhe pjesëtarët e familjes së
Shushënicëve nga fshati Prapashticë.
Gjatë verës së vitit 1944, për
mbrojtjen e kufirit, shtabi i ushtrisë shqiptare nën udhëheqjen e kapiten
Pjetrit, Shyqerisë, Demir Korçës e Isak Domit, shtabi ka qëndruar në odën e
Shaban Musës së Shushnicve, deri kur është urdhëruar nga komanda e armata
shqiptare, se duhet të bëhen lidhjet për bashkëpunim me partizanët dhe APJ-së.
Pas marrjes së këtij vendimi në fillim të muajit nëntor, shtabi është vendosur
rreth 5 km në skajin tjetër të fshatit, për tu lidhur me pjesëtaret e aradhes së
Shalës, që vepronin në fshatin Nishec. Lidhja me komunistët jugosllav nuk është
pritur mirë nga ushtarakët shqiptar, ne të gjithë e dinim se nuk ju besohet
partizanëve, madje të gjithë i quanim rusofilë i quante gjyshi im. Pas lidhjes
me komunistët jugosllav, në Prapashticë ka ardhur Tefik Çanga, të cilin gjyshi
im nuk e kishte takuar asnjëherë, por nga fshatarët tjerë kishte dëgjuar për zënien
e tij në Prapashticë.
Ali Berisha, shkruan se Tefik Çanga kishte
ardhur në Prapashticë me detyrë, për ta formuar një njësi prej 40 vetash që do
të vepronin në kufirin që e ndante Prapashticën me Jabllanicën, që të ju thonë
partizanëve sllavë se mjafton që ne e kemi në kontroll këtë zonë ju nuk keni
arsye të veproni këndej kufirit kur jemi ne.[43]
Tefikun e vërejnë, Hysen Rreshteri,
Haki Gremja dhe Ramadan Varoshi, që të tre nga rrethi i Ferizajt, të mobilizuar
si vullnetar shkojnë në Keqekollë dhe e lajmërojnë te komandanti i xhandarmërisë
Rexhep Akllapi. Rexhepi për qëndrimin e Tefikut në Prapashticë e njofton
prefekturën në Prishtinë. Në këto rrethana Tefik Çanga kidnapohet në Prapashticë
dhe varet në qytetin e Pejës.[44]
Për kidnapimin e Tefik Çangës, në vitet
nëntëdhjeta të shekullit XX, e kam zhvilluar një intervistë me Rexhep Gajtanin
nga fshati Prapashticë. Rexhepi tregonte se pas kidnapimit Tefiku e kishte
kërkuar një tazë ( gotë teneqeje për të pirë ujë). Rexhepi ja kishte ofruar
ujit dhe kujtonte, deri sa Tefiku e pinte ujin tha: Vërtet unë jam komunist
shqiptar, por tërë jetën kam punuar dhe vepruar për bashkimin kombëtar të
shqiptarëve Q.N..
Më datën 18
tetor, dy njësite të ushtrisë bullgare, u kthyen prapa pasi lanë shumë të vrarë
në Prapashticë, nga forcat e mbrojtjes kombëtare shqiptare. Bullgarët pësuan
humbje të mëdha edhe me datën 23 dhe 25
tetor kur përmes Prapashticës tentuan që të hyjnë në Kosovë. Ushtria bullgare
tani pas humbjeve të mëdha e kishte humbur moralin për luftë. Me datën 29 tetor
1944, ushtria bullgare, prapë pësojë humbje të mëdha në njerëz dhe arsenal
ushtarak në Prapashticë.
Në këtë betejë
gjyshi im i ndjerë tregonte si kishte arritur që ta kap një kali të ushtrisë
bullgare, që kishte qenë i ngarkuar me municion. Sipas rrëfimeve të tij, në
këtë betejë, gjyshi im dhe një shqiptar nga Bajgora, i kishin zënë pozicionet te
muri i shtëpisë së Nedelkut (kolon që ishte vendosur më parë në qendër të
fshatit Prapashticë). Aty rreth nesh zhvilloheshin luftime të ashpra, mes
ushtrisë bullgare dhe asaj shqiptare. Pushkët tona ishin ngrohur aq shumë, sa
që edhe nuk gjuanin si duhet. Për një qastë vërejtëm se pranë nesh vinte një
kali i ngarkuar. Me shpejtësi dhe kujdes të madh, kam arritur që ta kapi atë
kali për kërpeshi, dhe ta shti në shtëpinë e Nedelkut tregonte gjyshi. Kali
kishte qene i ngarkuar me armë dhe municion. Ne i siguruam armët tjera, për të vazhduar
luftën, dhe për pak qaste mbetëm vetëm ne të dytë. Pas pak kohe u dëgjuan duke
thirrur fshatarët tanë, ne dolëm dhe u bashkuam me ta.
Kur dolëm te
Xhehemi (lokalitet ne fshat), hymë në shtëpinë e Bulit të Brahimit. Atij i
kujtohej se aty kishin qenë tre ushtarë shqiptarë të vrarë, që ishin bartur pas
vrasjes në front. Gjyshi im atë kali e kishte marrë dhe dërguar në shtëpi. Pas
disa viteve, gjyshi këtë kali e kishte shti në lamë për fshirjen e drithërave,
dhe kur ishte afruar pranë këtij kali që të ja ndërrojë kahen e ecjes në lamë,
kali pa pritë ja kishte këputur gjysmën e veshit. Gjyshi ishte zemëruar në këtë
kali, dhe pasi kishte dëgjuar se italianët janë duke i blerë kuajt në Leskocë,
ky me një shqiptar tjetër, për dy ditë rrugë i kishin dërguar kuajt, dhe i
kishin shitur në Leskoc.[45]
Pas mbarimit të
luftës popullata shqiptare e fshatit kishte vuajtur shumë. Pushteti i ri me
partizanë ua kishin marrë ushqimin dhe kafshët. Me lot në sy tregonte se edhe
magjen ju kishin fshire dhe lënë pa miell.[46]
Të gjithë fshatarët i kishin dërguar kafshët në Keqekollë përveç Shabanit të
Musës së Shushnicëve, dhe i kishin dërguar policinë për të kërkuar dorëzimin e kafshëve. [47]
Në këto kohë krize gjyshi im kishte
shkuar në rrafshin e Kosovës për të gjetur pak drithë. Kafshët nuk i sillnim në
shtëpi por i mbanim të fshehura në malin e Strakës (Mal në fshat). Në mes të
banorëve dhe familjeve u shfaqën diferencimet, disa familje privilegjoheshin,
ndërsa pjesa më e madhe e familjeve shqiptare ndiqeshin nga pushteti.
Ndihma ju
jepnin vetëm njerëzve të besueshëm. Ishim te djegur e shkatërruar tërësisht, bënte
ftoftë dhe shkova në Keqekollë, pasi dëgjova se ndanin nga një metër najlon për
ti mbyllur dritaret. Mua nuk ma dhanë as najlonin, më thanë nuk e meriton
tregonte shpesh gjyshi im.
Sipas rrëfimeve të gjyshes time, në kohën
e ofensivës së ushtrisë bullgare-serbe, fëmijët dhe gratë ishin larguar nga
Prapashtica dhe ishin strehuar te babai i saj Ajet Krasniqi, në viti të
Marecit. Atje kishin qëndruar disa jave deri sa ishte pushtuar Prishtina.
Ushtria sllavo serbe çdo banorë shqiptar që e kishin zënë i kishin vrarë. Disa
banorë të fshatit që ishin ofruar për të parë se a janë djegur shtëpitë e tyre,
ishin vrarë nga ushtria bullgare. Ajo rrëfente për dy gra motra shqiptare të
cilat me një djalë rreth 7 vjeçar, pasi ju kishin afruar fshatit Prapashticë,
ishin arrestuar nga ushtria bullgare. Të dy këto gra ishin dërguar në malet e Keqekollës
dhe ishin dhunuar sistematikisht nga ushtarët bullgar, derisa njëra prej tyre
vdes nga dhuna. Pas vdekjes së saj motra tjetër me djalin e saj lirohen dhe
tregojnë tmerrin që e kishin përjetuar. Një tjetër detaj që ja vlen të tregohet
për sjelljen e ushtarëve bullgar ishte rasti që pas kthimit të familjarëve në
shtëpinë e tyre, gjithçka kishin gjetur të shkatërruar. Shtëpitë e djegura të demoduara,
ushqimin e plaçkitur, ndërsa në kasa (tinarët e djathit) me prodhime blegtorale
bullgarët e kishin kryer nevojën fiziologjike, për ta ndotur tërë bulmetin e
mbledhur.[48]
Pushteti i sapo formuar, burgosën vranë
dhe shpërngulën shqiptarët e pafajshëm. Kundër aksioneve të ushtrisë dhe arrestimeve, një numër i shqiptarëve të
arratisur, e vazhduan rezistencën kundër pushtetit partizanë. Në këtë kohë fillojnë të organizohen komitetet
e rretheve te NDSH. Kjo rezistencë vazhdoi deri në vitin 1947.[49]
Përveç komiteteve rinorë të themeluara
në rrethe edhe në Gjimnazin e Prishtinës u themelua komiteti rinor i NDSH. Në
këtë organizatë në mesin e 11 nxënësve ishte edhe Rrahman Latifi i lindur në
Prapashticë, dhe si simpatizues i kësaj organizate ishte edhe Shaban Sheqiri,
nxënës nga Podujeva.[50]
Disa nga anëtarët e Lëvizjës Nacional
Demokratike Shqiptare, që kishin mbetur në Kosovë gjenin strehim në familje
tjera shqiptare. Shumica prej tyre u hetuan dhe u vranë nga OZN-a serbe. Disa
tjerë u tradhtuan nga vet shqiptarët, duke u vrarë në pabesi. Pas shpartallimit
të organizatës së NDSH, deri në vitin 1948 në arrati mbeten edhe Azem
Bellaqevci dhe Musli Dumoshi, por më 21 shkurt të vitit 1948, të dytë vriten në
konakun e shokut të Musliut në fshatin Prapashticë.[51]
Për ushtrinë serbo-bullgare, nuk ishte
e rëndësishme shqiptarët a kishin formuar formacione partizane, në marrëveshje
me partizanët jugosllav. Si rast konkret e kemi edhe fshatin Nishec,
vendlindjen e Mustafë Hoxhës, komandantit të batalionit Meto Bajraktari, që më
kohë kishte bashkëpunim me aradhet partizane të Titos. Edhe pse në fshatin
Nishec ishte themeluar qendra e veprimit të partizanëve shqiptar, kur hynë
ushtria UNÇJ-dhe armata bullgare, ndaj banorëve shqiptar ushtruan dhunë, dhe
lanë të vrarë 14 qytetar shqiptar, arrestuan rreth 100 gra fëmijë e pleq, dhe
dogjën shtëpinë e Hamit Dedes, rojës së batalionit partizan[52]Siç
shihet nga këto veprime të ushtrisë serbo-bullgare, qëllimi kryesor i kësaj
ushtrie ishte vrasja dhe dëbimi i shqiptarëve nga vatrat e tyre.
Ushtria bullgare disa burra të fshatit
Nishec, pasi i kishte mal tretuar, i kishin shtyrë që të hapin varret e tyre,
dhe disa të lidhur mes veti i kishin pushkatuar dhe varrosur në një varrë të
vetëm.[53]
Mustaf Hoxha si komandant i batalionit “Meto Bajraktari”, me të gjithë të vrarët
kishte lidhje familjare, por nuk kishte pasur mundësi ti shpëtoj as fshatarët e
vet. Pas okupimit të Prishtinës dhe ndjekjes së shqiptarëve, Mustaf Hoxha bëri
të çmos për shpëtimin e shqiptarëve, por te ai vërehet edhe zhgënjimi nga bashkëpunimi
me partizanët jugosllav.
Prej verës së vitit 1944, dhe pas
ripushtimit të Kosovës nga forcat e ushtrisë partizane të Titos, popullata
shqiptare përjetoj përndjekje, vrasje masive, mobilizoj të rinjtë shqiptar dhe
i dërguan për ti vrarë në Srem e Tivarë, plaçkiten popullatën, realizuan
programet e shpërnguljes në Turqi, dhe filluan me shkatërrimin e kulturës
materiale e shpirtërore të shqiptarëve në ish Jugosllavi. Për shpërnguljen dhe
vrasjen e shqiptarëve të Kosovës,
UNÇJ-ja në Kosovë i kishte dërguar katër divizione me 14 brigada[54],
të cilët filluan me masakra në Drenicë e Gjilan.
Pas hyrjes së ushtrisë sllave në
Prishtinë dhe ekzekutimit të qytetarëve në Tauk-Bahqe, masakra të mëdha u bënë
edhe në Prapashticë, Mitrovicë, Rahavec, Vushtrri etj.[55]
Në rrethana të tilla, kur popullata
shqiptare ishte rrezikuar që të dëbohet nga trojet etnike, ishte e domosdoshme
një ri organizim i shqiptarëve rreth Organizatës Nacional Demokratike
Shqiptare. Kjo organizatë i kishte themeluar komitetet në të gjitha viset e Kosovës të banuara me shqiptar. Komitetet ishin themeluar
edhe për territorin e Prishtinës dhe Podujevës. Në kuvendin që është mbajtur më
17 gusht 1945, në fshatin Koliq, morën pjesë 26 anëtar. Kryetar i rrethit për Podujevë
u zgjodhe Mulla Ramë Govori. Kjo organizatë filloj me mbajtjen e kuvendeve në tërë
territorin e Kosovës.
Kundër anëtarëve të kësaj lëvizje
filluan vrasjet, burgosjet, përndjekjet si dhe me anëtar të radhëve partizane në
popull përhapej urrejtja dhe përçarja. Nga shërbimet e fshehta të OZN-es, u
likuiduan shumë lider shqiptar si Ajet Gërguri, Gjon Sereqi, Shemsi Gashi, Shyt
Mareci, Mulla Idriz Gjilani, Azem Bellaqevci, Musli Dumoshi etj.
Abazi i Islamit nga lagja e Balajve të
Prapashticës, ishte zhvendosur më herët dhe jetonte në fshatin Keqekollë. Pas
okupimit të Kosovës shumë vullnetar shqiptar, që kishin qenë aktin kundër
ushtrisë serbo-sllave, për ta shpëtuar kokën u nisën drejt kufirit të Greqisë.
Në mesin e tyre ishte edhe Abazi i Islamit nga Keqekolla, i cili dy herë ishte
plagosur në përpjekje për ta kaluar kufirin grekë. Pas kthimit në fshatin e
tij, qëndronte në mal, por hetohet nga xhandarmëria serbe dhe plagoset rëndë. Ai qëndron i plagosur në përrua
dhe për tre ditë me radhë nuk e vërejnë askush. Hyseni i vogël 6 vjeçar dhe
vajza Shaha, pasi i lëshojnë bagëtinë, ofrohen pranë islamit të plagosur.
Islami I fton fëmijët që ta ndihmojnë, që ta njoftojnë Isën të merr pak ujë të vakët
e të vijë sa më parë. Isa së bashku me Faten njerkën e tij, shkojnë e ndihmojnë
duke ja pastruar plagën. Islami kërkon që pa u hetuar nga çetnikët sa më parë
duhet ta takojnë me Brahë Shushnicen e Prapashticës.[56]
Islamin nëpër një rrugicë me pakë borë e dërgojnë natën të Braha në fshatin
Prapashticë. Braha pasi ju jep ushqim, ju thotë pa merak unë e rregulloj vendin
ku do të qëndrosh, shërohesh dhe do të ju bashkohesh shokëve. Braha në mal e
rregullon strehimoren, ku çdo ditë ja dërgonte ushqimin dhe ja shëronte plagën.[57]
Pas tre muaj qëndrimi te Braha në
Prapashticë, Islami shërohet dhe kthehet fshehurazi në shtëpinë e tij. Pas pak
ditësh xhandarët e kuptojnë se ai ishte shëruar dhe tani gjendej në shtëpi.
Përmes xhandarëve shqiptar kërkojnë të bisedojnë me te që të dorëzohet me
premtim se do ta falin. Pasi dorëzohet e dërgojnë në burgun e Nishit, atje e
mbysin dhe varroset dhe nuk dihet varri i tij.
Familja e Shushnicëve[58],
degëzim i familjes Shushnicëve në fshatin Prapashticë, gjatë kohës së luftës e kishin një organizim të mirë familjarë, dhe
një ekonomi solide për kohën. Duke e parë rrezikun, në prag të Luftës së Dytë
Botërore, në malin e tyre “Straka”afër mullirit e kishin ndërtuar një
strehimore. Gjatë gjithë kohëve të krizës dhe rrezikut në atë strehimore
kalonin natën njerëz të përndjekur, kocak, por edhe disa hebrenj që hyn në
Kosovë nga territori i Serbisë. Musa i Shushnicëve, kishte pasur që herët miqësi
me familjen hebraike Bahar, në Prishtinë. Pas vdekjes së Musës këtë miqësi e
vazhdon edhe djali i tij Shabani. Shabani ishte kryeplaku i kësaj familje deri
në vitin 1946. Brahimi (Braha), Musën e ka pasur axhë, dhe pas vrasjes së
babait të tij Namanit në vitin 1921, është rritur në përkujdesje të Musës dhe
Shabanit. Nga kjo familje kryesisht ishte ngarkuar Braha që të kujdeset për të
strehuarit e mullirin dhe dërgimin e ushqimit njerëzve të strehuar në bunkerin
e tyre.
Në këtë bunker fill pas betejës së
Gjilanit, Arif Kllokoqi e kishte sjellë mulla Idriz Gjilanin. Mulla Idrizi në këtë
bunker kishte qëndruar plotë tre javë. Prej Prapashticës, mulla Idrizi vendoset
ne Tyxhec, dhe pastaj në Gjyrishec. Braha tregonte se kur errësohej Mulla Idriz
Gjilanin e sillnin në odën e tyre, ndërsa para muzgut e kthenin në strehimore..
Këto rrëfime i kam dëgjuar disa herë nga gjyshi im Braha, por pas vdekjes së
tij, vendin ku ka qenë strehimorja e kam vizituar me djalin e Shabanit Feratin.
Fotografinë e Feratit duke treguar për strehimoren e familjes e ka publikuar Ramadan
N. Ibrahimi.[59]
Po ashtu për strehimoren e familjes së
Shushnicëve në malin “Straka”, dhe për qëndrimin e Mulla Idriz Gjilanit, pas
betejës së Gjilanit si dhe strehimin dhe shërimin e Abaz islamit nga Keqekolla
ka shkruar edhe Ali Sh. Berisha.[60]
Në fshatin Prapashticë e pikërisht në odën e Shaban Musës së Shushnicëve, ishte
pika kontaktuese e armatës shqiptare prej Mitrovicës me armatën shqiptare të
Gjilanit, andaj anëtarët e kësaj familje edhe më parë ishin njohur me komandantët
e të dy zonave. Si pas kujtimeve familjare nga zona e Gjilanit, në familjën tonë
që kishin ardhur për tu konsultuar me komandën e zonës së Mitrovicës përmendeshin
Shqfqet Bylykbashi, Bajram Krasniqi nga Tygjeci, Mulla Sefë Govori nga Gjilani,
Nazmi Budrika etj.
Si përfundim të tragjedisë së popullit
shqiptar në fund të Luftës së Dytë Botërore, po jap disa konkluzione të Izber
Hotit.
Izber Hoti, lidhur me fatin e shqiptarëve
dhe bashkëpunimin me PKJ, shkruan: Komunistët shqiptar pasi ju besuan
premtimeve të PKJ dhe PKSH, edhe ata u inkuadruan në LNÇ, ku së bashku me
popullin serbë e malazezë e të tjerë në Kosovë ata formuan aradhe, çeta e
brigada të UNÇJ-së. Në prag të vitit 1945 në Kosovë siç dihet u formuan 8
brigada të UNÇ e AP të Kosovë e Metohisë, një Brigadë e Korparmatës së Mbrojtjes
Popullore të Jugosllavisë, të cilat bashkë
me njësitet ushtarake të prapavijës kishin afër 50.000 luftëtar.[61]Siç
shihet edhe populli shqiptar dha kontributin në luftë kundër fashizmit, këto
janë fakte të cilat nuk mund të injorohen dhe supozimi se Kosova më 1944 u “çlirua”
është e qëndrueshme dhe as që mund të mohohet, mirëpo. Kjo është vetëm njëra anë
e medaljes, ana tjetër e kësaj medalje është plotësisht e kundërta me të parën.[62]
Izber Hoti, në studimin e tij shkruan
se ri robërimi kombëtar i shqiptarëve në Kosovë dhe në viset e tjera etnike,
nga ana e komunistëve jugosllav u bë me paramendim që nga fillimi i Luftës së
Dytë Botërore, ndërsa mori përmasa të mëdha nga fundi i marsit të vitit 1944,
deri në korrik të vitit 1945. PKSH i besoi verbër premtimeve të PKJ, ndërsa
lufta e shqiptarëve të Kosovës për çlirim kombëtar nuk pati sukses. Si pasoj
Kosova dhe viset tjera shqiptare në Jugosllavi u ripushtuan dhe u robëruan
sërish. Dështimi i çlirimit të Kosovës, si edhe bashkimit kombëtar të
shqiptarëve, nuk e mohon LNÇ-në e shqiptarëve në Kosovë, as rëndësinë dhe
kontributin e kësaj lëvizje në luftë
kundër fashizmit. Mirëpo me ripushtimin e Kosovës, komunistët jugosllav shkelen
premtimet dhe parimin e vetëvendosjes së popujve, në të cilat përbetoheshin
gjatë Luftës së Dytë Botërore.[63]
Unë kësaj që ka shkruar Izber Hoti do
ti shtoja, pasojat e përçarjeve të shqiptarëve në momente kritike dhe të rëndësishme
për të vendosur për fatin e popullit. Mendoj se duke analizuar disa nga
tragjeditë kombëtare në lufta por edhe në tryeza të bisedimeve të nivelit ndërkombëtar,
mos uniteti i shqiptarëve, si pasoj e koncepteve ideologjike, fetare dhe ambicieve
për pushtet dhe për tu pasuruar, ju ka kushtuar shqiptarëve që të mbesin të
copëtuar në territore, të ndarë dhe të pa fuqishëm në aspektin ushtarak
ekonomik dhe intelektual për të mbrojtur interesat vitale kombëtare. Shpresojmë
që në të ardhmen të vetëdijesohemi për ta kuptuar se interesat, kombëtare e shtetërore,
duhet të jenë prioritet para egove dhe ambicieve individuale e familjare për
pasuri e pushtet.
Burimet dhe
Literatura
1
. Tahir
Zajmi, Lidhja e Dytë e Prizrenit, Bruksel, 1965
2 Adem Ajvazi: Podujeva, Themelimi i qytetit
1912-1945, I, Podujevë 2020
3 Jusuf Buxhavi: Kosova 1912 1945, Prishtinë
2015
4 Mitrovica dhe Rrethina, Mitrovicë, 1979
5 Aradha Partizane e Kopaonikut, e Shalës, e
Ibrit, Beograd 1981
6 Hakif Bajrami, Batalioni Partizan Meto Bajraktari,
Prishtinë 1988
7 Branko
Lotos: Kosovska Mitrovica i Okolina u planovima Draze Mihajlovica, Radnicka
Klasa 479 Tajna i
Javna saradnja çetnika i okupatora,
arhivski pregled, 1976. D.59: Mitrovica dhe rrethina, Mitrovicë, 1979
8 Gjet Ndoj: Qeverisja e Shqipërisë gjatë Luftës
II Botërore (1939 1944), Tiranë 2023
9
Fazli
Hajrizi: Rexhep Mitrovica në lëvizjen kombëtare, Libëri shkollor, Prishtinë,
2008
10 Ali Sh. Berisha: Gallapi i
Prishtinës IV, (1941-1945), Prishtinë 2010
11 Muhamet Shatri: Kosova në Luftën e
Dytë Botërore, Prishtinë
12 Izber Hoti: Në Udhëkryqet e
historisë dhe të historiografisë shqiptare, Prishtinë, 2003
13 Romeo Gurakuqi: Shqipëria dhe Tokat
e Lirume 1939-1946, Botimi i dytë Prishtinë, 2023
14 Ramadan N. Ibrahimi: Mbrojtja Kombëtare
në Rrethinën e Prishtinës, Prishtinë, 2008
15 Stefan Karastojanov: Kosova një
analizë gjeopolitike, Shkup 2007
16 Qerim Lita: Referat për komitetet
nacional demokratike shqiptare, Prishtinë 2009
17 Qazim Namani: Masakrat dhe Krimet
serbe, malazeze dhe të tjerëve në trojet shqiptare 1912-1944, Pjesa I, E
përgatiti për botim Nue Oroshi, Botues
Lumëbardhi, Prizren, 2023
18 Hysen Azemi, LNDSH-ja dhe sigurimi
shtetëror serbë, Vëllimi II 1945-1947. Prishtinë 2014
19 Mehmet Gërguri: Ajet Gërguri dhe
Lëvizja NDSH (945-1947), Prishtinë, 2007
20 Nuha Zullufi: Pasqyrë e ndritshme e
historisë kombëtare në Keqekollë, Prishtinë 2018, fq. 14
21 Ali Sha Berisha: Gallapi I
Prishtinës V (1950-1998), Prishtinë, 2014, fq. 108
[1] Tahir
Zajmi, Lidhja e Dytë e Prizrenit, Bruksel, 1965, fq. 34-35
[2] Adem Ajvazi: Podujeva,
Themelimi i qytetit 1912-1945 I, Podujevë 2020 fq. 366
[3] Jusuf Buxhavi: Kosova
1912 1945, Prishtinë 2015, fq.343
[4] Mitrovica dhe Rrethina,
Mitrovicë, 1979, fq. 392
[5] Aradha Partizane e
Kopaonikut, e Shalës, e Ibrit, Beograd 1981, fq.312
[6] Po aty, fq. 313
[7] Hakif Bajrami, Batalioni
Partizan Meto Bajraktari, Prishtinë 1988 fq, 113
[8] Mitrovica dhe rrethina,
Mitrovicë, 1979, fq.412
[9] Branko Lotos: Kosovska Mitrovica i
Okolina u planovima Draze Mihajlovica, Radnicka Klasa 479 Tajna i Javna
saradnja çetnika i okupatora, arhivski pregled, 1976. D.59: Mitrovica dhe
rrethina, Mitrovicë, 1979, fq. 396
[10] Gjet Ndoj: Qeverisja e
Shqipërisë gjatë Luftës II Botërore (1939 1944), Tiranë 2023, fq. 511
[11] Po aty, fq. 511
[12] Po aty, fq. 512
[13] Po aty, fq. 512
[14] Po aty, fq. 513
[15] Fazli
Hajrizi: Rexhep Mitrovica në lëvizjen kombëtare, Libëri shkollor, Prishtinë,
2008, fq. 199
[16] Hakif Bajrami: Batalioni
Partizan Meto Bajraktari, Prishtinë 1988 fq 108
[17] Hakif Bajrami, Batalioni
Partizan Meto Bajraktari, Prishtinë 1988 fq 108, 109
[18] Ali Sh. Berisha: Gallapi
i Prishtinës IV, (1941-1945), Prishtinë 2010, fq. 388-391
[19] Muhamet Shatri: Kosova
në Luftën e Dytë Botërore, Prishtinë, fq. 48
[20] Romeo Gurakuqi:
Shqipëria dhe Tokat e Lirume 1939-1946, Botimi i dytë Prishtinë, 2023
[21] Muhamet Shatri: Kosova
në Luftën e Dytë Botërore, Prishtinë, fq. 61
[22] Ramadan N. Ibrahimi:
Mbrojtja Kombëtare në Rrethinën e Prishtinës, Prishtinë, 2008, fq. 58
[23] Hakif Bajrami, Batalioni
Partizan Meto Bajraktari, Prishtinë 1988 fq, 107
[24] Po aty, fq. 107
[25] Muhamet Shatri: Kosova
në Luftën e Dytë Botërore, Prishtinë, fq.178
[26] Jusuf Buxhovi: Kosova
1912-1945, Prishtinë 2015, fq. 344
[27] Stefan Karastojanov:
Kosova një analizë gjeopolitike, Shkup 2007, fq, 156
[28] Po aty, fq 156
[29] Ramadan N. Ibrahimi:
Mbrojtja Kombëtare në Rrethinën e Prishtinës, Prishtinë, 2008, fq. 62
[30] Po aty, fq. 64
[31] Muhamet Shatri: Kosova
në Luftën e Dytë Botërore, Prishtinë, fq.178
[32] Qerim Lita: Referat për
komitetet nacional demokratike shqiptare, Prishtinë 2009, fq. 13
[33] Gjet Ndoj: Qeverisja e
Shqipërisë gjatë Luftës II Botërore (1939-1944), Tiranë 2023, fq. 512
[34] Mitrovica
dhe rrethina, Mitrovicë 1979, fq, 417
[35] Mitrovica dhe rrethina,
Mitrovicë 1979, fq, 418
[36] Muhamet Shatri: Kosova
në Luftën e Dytë Botërore, Prishtinë, fq.179
[37] Lefter Nasi: Ripushtimi
i Kosovës, Shtator 1944 deri në Korrik 1945, Tiranë 1994, fq 143
[38] Lefter Nasi: Ripushtimi
i Kosovës, Shtator 1944 deri në Korrik 1945, Tiranë 1994, fq. 162
[39] Jusuf Buxhovi: Kosova
1912-1945, “Jalifat Publishing”-Houston, “Faik Konica”- Prishtinë, 2015, fq.
344
[40] Po aty, fq 344
[41] Po aty, fq 344
[42] Gjet Ndoj: Qeverisja e
Shqipërisë gjatë Luftës II Botërore (1939 1944), Tiranë 2023, fq. 510
[43] Ali
Berisha: Gallapi i Prishtinës IV, Prishtinë, 2010, fq. 108
[44] Po aty, fq. 110
[45] Qazim Namani: Masakrat
dhe Krimet serbe, malazeze dhe të tjerëve në trojet shqiptare 1912-1944, Pjesa
I, E
përgatiti për botim Nue Oroshi, Botues
Lumëbardhi, Prizren, 2023, fq. 98-99
[46] Ali Sh. Berisha: Gallapi
i Prishtinës IV, 1941-1945, Prishtinë, 2010, fq. 480
[47] Po aty,
fq. 479
[48] Qazim Namani: Masakrat
dhe Krimet serbe, malazeze dhe të tjerëve në trojet shqiptare 1912-1944, Pjesa
I, E
përgatiti për botim Nue Oroshi, Botues
Lumëbardhi, Prizren, 2003, fq. 99
[49] Hysen Azemi, LNDSH-ja
dhe sigurimi shtetëror serbë, Vëllimi II 1945-1947. Prishtinë 2014, fq. 5
[50] Qerim Lita: Referat për
komitetet nacional demokratike shqiptare, Prishtinë 2009, fq. 73
[51] Mehmet Gërguri: Ajet
Gërguri dhe Lëvizja NDSH (945-1947), Prishtinë, 2007, fq.266
[52] Ramadan N. Ibrahimi:
Mbrojtja Kombëtare në Rrethinën e Prishtinës, Prishtinë, 2008, fq. 73
[53] Po aty, fq. 76
[54] Po aty,
fq. 85
[55] Lefter Nasi: Ripushtimi
i Kosovës, Shtator 1944 deri në Korrik 1945, Tiranë 1994, fq 150
[56] Nuha Zullufi: Pasqyrë e
ndritshme e historisë kombëtare në Keqekollë, Prishtinë 2018, fq. 14
[57] Po aty, fq. 16
[58] Familja e “Shushënicve”,
është degëzim i familjes Bala të fshatit Prapashticë, që këtë emërtim e bartë
që nga fundi i shekullit XIX, kur një pjesëtar i kësaj familje kthehet në
fshatin e lindjes me një kapelë, të huaj që e kishte sjellë nga lufta. Pasi e barte
atë kapele nga vëllezërit tjera familjes së tij i mbetet epiteti Shushnicë.
Ndryshe nga banorët e fshatit dhe fshatrave për rreth njihen edhe me emërtime
tjera si: Dërrnoc e Bilallaj.
[59] Ramadan N.
Ibrahimi:Mbrojtja Kombëtare në rrethinën e Prishtinës 1941-1948, botuar në
Prishtinë në vitin 2008, fq. 125.
[60] Ali Sha Berisha: Gallapi
I Prishtinës V (1950-1998), Prishtinë, 2014, fq. 108
[61] Izber Hoti: Në
Udhëkryqet e historisë dhe të historiografisë shqiptare, Prishtinë, 2003, fq.
291
[62] Po aty, fq. 291
[63] Po aty, fq. 294