E premte, 13.12.2024, 09:45 AM (GMT)

Speciale » Namani

Qazim Namani: Trashëgimia Kulturore dhe Plotësimi i Standardeve për Pavarësinë e Kosovës 1999 - 2006

E enjte, 14.11.2024, 08:32 PM


Trashëgimia Kulturore dhe Plotësimi i Standardeve për Pavarësinë e Kosovës 1999 - 2006

Nga Dr. Qazim Namani - Ekspert i trashëgimisë Kulturore

Pas luftës së viteve 1998-1999, filloi krijimi i institucioneve në Kosovë. Në administratën e përkohshme të UNMIK-ut, u themelua Departamenti i Kulturës, i cili veproi deri në vitin 2002, kur u themelua Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS). Administrata e UNMIK-ut filloi punën në këtë fushë me shumë probleme si pasojë e monumenteve të shkatërruara gjatë luftës; mungesës së dokumenteve dhe dosjeve të monumenteve, dhe politizimit të trashëgimisë kulturore.

Në prill të vitit 2001, u hartuan disa udhëzime administrative për Arkiva dhe Institucione për Mbrojtjen e Monumenteve. Bazuar në "Rregulloren 2000/45 mbi Vetëqeverisjen e Komunave në Kosovë” dhe duke marrë parasysh që në komuna nuk kishte ekspertë për punë arkivore dhe mbrojtje të monumenteve të kulturës, u kërkua konsolidimi me ish Enteve Komunale për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, të cilat do të zhvillonin aktivitete nën autoritetin qendror.

Në këtë kohë, Zëvendësi i Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara dhe përgjegjës për Administratë Civile, Tom Koenings, merr vendim administrativ që disa nga Institucionet Regjionale të Trashëgimisë Kulturore të shndërrohen në Institute.

Politizimi i kësaj fushe, ndikoj që situata u përcoll me probleme të njëjta edhe pas themelimit të MKRS-së[1].

Politizimi i Trashëgimisë Kulturore

Prej vitit 1999, Serbia më qëllim të politizimit të trashëgimisë kulturore,  i kishte filluar protestat e shumta ne qytetet e Serbisë, por edhe në diasporë, për mbrojtjen e interesave të popullatës serbe dhe kishave ortodokse në Kosovë.

Foto. 1. Protestat e serbëve në vitin 2001 në Shtudgard, Foto.  2- Protesta në vitin 2004 në Shtudgard[2]

Protestat e serbëve organizoheshin nga Qeveria e Serbisë, Kisha Ortodokse Serbe dhe Akademia e Shkencave të Serbisë. Kjo propagandë përmes protestave, materialeve të shkruara dhe hartave bëhej në përputhje me projektin serb Projekt - propozim për ruajtjen e interesave të popullatës serbe në Kosovë,  që kishte dal nga Instituti për Studime Gjeopolitike, i themeluar në vitin 1997, në Beograd, i cili u publikua me 19 nëntor 1998. Në dokument thuhet se, duke u thelluar kriza dhe problemet etnike në Kosovë, është propozuar “Propozim zgjidhja për mbrojtjen e interesave të popullit serb në Kosovë dhe Metohi”, për ta përgatitur delegacionin e Republikës së Serbisë për bisedimet e rënda që do të pasojnë me ndërkombëtarët.

Ky projekt iu dërgohet më 19 nëntor 1998:

·     Patrikut serb, z. Pavle

·     Kryetarit të RF të Jugosllavisë

·     Kryetarit të Republikës së Serbisë

·     Kryetarit të Republikës së Malit të Zi

Propozim zgjidhja për mbrojtjen e interesave të popullit serb në Kosovë dhe Metohi përmban gjashtë pika si në vijim:

·     Formimin e Kantoneve

·     Status të veçantë për serbët në qytete ku popullata shumicë është shqiptare

·     Rregullimit të ri territorial dhe formimin e organeve për mbrojtje të popullatës serbe

·     Rregullimin e marrëdhënieve në mes institucioneve krahinore dhe organeve serbe

·     Strukturën etnike të popullatës

·     Kantonet me popullatë serbe shumicë, dhe pasurive të manastireve.

Ky projekt mbështetet në Kartën e Kombeve të Bashkuar, Aktin Final të Helsingut, Deklaratën e OSBE-së dhe dokumente tjera ndërkombëtare

Në këtë dokument, thuhet se është e domosdoshme që në marrëveshjen për Kosovë dhe Metohi të shtohen masat që sigurojnë mbrojtjen e plotë fizike dhe të pronës, duke kërkuar të drejta të plota etnike, fetare dhe kulturore për popullatën serbe në Kosovë.

Projekti për mbrojtjen e interesave të popullatës serbe planifikonte të formojë këto kantone:

·     Kantoni i Ibrit

·     Kantoni i Fushë Kosovës

·     Kantoni i Novobërdës

·     Kantoni i Sharrit

·     Kantoni i Metohisë

Në këtë projekt propozim parashihet që kantonet me popullatë shumicë serbe të kenë administratën e tyre lokale, gjyqësinë dhe policinë.

Përvojë pozitive konsiderohet edhe marrëveshja paqësore e Dejtonit për mbrojtjen e të drejtave kulturore, fetare dhe politike të popujve në Bosnjë dhe Hercegovinë. Me krijimin e kantoneve, kërkohet ndryshimi territorial i kufijve në komuna, duke përfshirë sa më shumë tokë agrare në komunat e vogla që do të themeloheshin për t’u përfshirë në kantone serbe.

Kantoneve serbe parashihej që t’iu bashkëngjiten manastiret dhe pronat e tyre. Po ashtu, kërkohej që manastireve t’iu kthehen të gjitha pronat që i kishin marr para Luftës së Dytë Botërore. Me këto masa parashikohet që serbët të kenë në pronësi dhe kontroll mbi 30 % të territorit të Kosovës.

Në zonat e mëdha urbane parashihet qeverisja e përzier serbo-shqiptare. Në qytetet e mëdha shumetnike kërkohet që kuvendet lokale të kenë dy dhoma: dhoma e ulët, që do të shprehte vullnetin e qytetarëve, dhe dhoma e lartë, që do të përbëhej nga gjysma serbë dhe gjysma shqiptarë me të drejtë të barabartë vetoje.

Kuvendet krahinore do të formoheshin nga përfaqësuesit e të gjitha kantoneve dhe po ashtu do të kishte dy dhoma. Garantues i marrëveshjes së kantoneve do të ishte Kuvendi i Serbisë, kurse garantues i jashtëm bashkësia ndërkombëtare.

Në dokument thuhet se rregullimi i kantoneve në krahinën jugore serbe do të bëhej me ligj të veçantë të Kuvendit të Republikës së Serbisë. Kjo çështje pritet që të rregullohet në një afat kohor prej 15 deri në 20 vjetësh.

Për hartimin e këtij dokumenti është marrë për bazë struktura e popullatës në Kosovë sipas regjistrimit të vitit 1981.

Pas mbarimit të luftës 1999, ky projekt serb filloj të zbatohet nga politika serbe dhe të shpërndahet te ndërkombëtarët.

Popullata shqiptare pas lufte doli e dëmtuar, pa ndonjë projekt për tu organizuar, formuar institucionet dhe ringjallur ekonominë e rrënuar të familjeve.

Në fushën e trashëgimisë kulturore, kishte shumë vështirësi për të ri aktivizuar entet për mbrojtjen e monumenteve të themeluara më parë.

Dosjet e monumenteve të kulturës.- Në qershor të vitit 1999, pas mbarimit të luftës në Kosovë, janë marrë dhe dërguar në Muzeun e Krushevcit në Serbi.

Duke i pasur parasysh politikat kulturore gjatë dekadës së fundit të shekullit XX, Administrata e UNMIK-ut i hoqi nga lista e monumenteve të kulturës të gjitha objektet dhe monumentet të tjera, të cilat e kishin marrë statusin e monumenteve gjatë viteve 1990 deri 1999. Si monumente të kulturës në mbrojtje u përzgjodh lista prej 425 monumente, të cilat ishin shpallur në mbrojtje gjatë viteve 1947 deri 1990.

Nga lista prej 425 monumenteve të kulturës të mbrojtura me vendim nga shteti, 174 ishin ndërtime sakrale, prej tyre vetëm 32 të besimit islam, 139 të besimit ortodoks, 116 ndërtime tradicionale profane, ku përfshiheshin ndërtimet karakteristike të banimit, urat, hamamet, sahat kullat etj., dhe vetëm 96 lokalitete arkeologjike[3]. Këto të dhëna nuk pasqyronin vlerën e vërtetë të së kaluarës kulturore dhe historike në truallin e Kosovës.

Siç shihet, Administrata e UNMIK-ut filloi punën në këtë fushë me shumë probleme si pasojë e monumenteve të shkatërruara gjatë luftës dhe mungesës së dokumenteve dhe dosjeve të monumenteve. Kjo situata në fushën e trashëgimisë kulturore u përcoll me probleme të njëjta edhe pas themelimit të MKRS-së[4].

Gjatë kësaj periudhe kohore në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës vepronte dega e Institutit për mbrojtjen e monumenteve të Kulturës në Beograd. Kjo degë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në bashkëpunim të ngushtë me Institutin e Beogradit bënin gërmime arkeologjike në Municipiumin D.D të Soçanicës, dhe komuna e lokalitete që kontrolloheshin nga popullata serbe. Institucionet e Kosovës nuk njoftoheshin me shkrim për fillimin e gërmimeve dhe për rezultatet e realizimit të projekteve. Artefaktet e zbuluara dhe raportet dërgoheshin në Beograd.

Zyrtarët e Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit që merreshin me trashëgimi kulturore nuk kishin mundësi ti vizitojnë kishat dhe manastiret ortodokse pa pëlqimin e kishës ortodokse në Graçanicë.

Duke e pasur si program politik, rëndësinë e trashëgimisë kulturore dhe natyrore të Kosovës, në bisedime me ndërkombëtarët, serbët, mbështetur në Projektin Gjeostrategjikë të vitit 1997, kishin filluar hartimin e një raporti final për gjendjen e trashëgimisë kulturore dhe natyrore , pas vitit 1999 në Kosovë. Puna për hartimin e këtij projekti kishte filluar ne qershor 2001, dhje kishte zgjatur deri në korrik 2002. Ky raport final prej 426 faqeve, në gjuhën angleze dhe serbe u botua në vitin 2003, në Beograd.[5]

Përveç protestave, dhe këtyre raporteve, serbët kishin përgatitur edhe shumë material tjetër propagandues, ku përmes publikimeve të librave, revistave dhe raporteve shpërndanin edhe shumë harta dhe dokumente tjera te stafi ndërkombëtar në Kosovë dhe në shtetet perëndimore.

Hartat 1 e 2, Paraqitja e popullatës serbe në vitin 1999, dhe  popullata serbe në vitin 2002.[6]

Pas raporteve të hartuara në Beograd gjatë vitit 2001 deri 2002 dhe 2003, Serbia themelon në Graçanicë “Qendrën Koordinuese të Republikës së Serbisë dhe Malit të Zi për Kosovë e Metohi”, me qëllim  të mbrojtjes së interesave të popullatës serbe dhe kishave e manastireve ortodokse në Kosovë.

Në bazë të dokumentit nr. 06-5363/2003 të datës 25.08.2003 të lëshuar nga “Qendra Koordinuese e Republikës së Serbisë dhe Malit të Zi për Kosovë e Metohi”, në Graçanicë dhe të nënshkruar nga kryetari i saj, Nebojsha ?ovi?, drejtuar Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), Harry Halkery, mes tjerash, kërkohet: "që nënkryetari i Qendrës për Koordinim, prof. Branisllav Krstiq dhe Mr. Jovan Qirilov, Kryesues i Komitetit të UNESKO-së të kësaj qendre të vizitojnë Prishtinën në fillim të shtatorit 2003, për të filluar bashkëpunimin". Nebojsha Çovi? në përfundim të letrës shkruante: "e shfrytëzoi këtë rast të ju dërgoi një kopje të publikimit tonë juve dhe z. Brayshaë, që është publikuar së fundi nga misioni ynë i UNESKO-s[7].

Nga ky publikim po japim disa të dhëna: "Kampanja e bombardimeve të NATOS kundër Jugosllavisë dhe qeverisja lokale nga UÇK[8] e kanë rrezikuar trashëgiminë kulturore të Serbisë në Kosovë e Metohi”[9].  Gjatë luftimeve ushtarake në mes të ushtrisë Jugosllave dhe UÇK, janë dëmtuar 3 xhamia dhe 14 kulla të shqiptarëve të regjistruara si monumente kulturore, si dhe një numër i minareve të xhamive të paregjistruara si monumente kulturore, u rrëzuan. Sidoqoftë, në periudhën që nga ndërhyrja e trupave të NATO-s më 10 qershor 1999 e deri në gusht 2001, u dëmtuan këto monumente të trashëgimisë kulturore, të cilat janë klasifikuar në 4 kategori: kategoria I: 18 monumente, kategoria II: 30, kategoria III: 55 objekte të regjistruara si monumente kulturore, ku të gjitha ishin ortodokse dhe kategoria IV: 107 ndërtesa tjera të religjionit[10].

Në vijim ofrojmë gjendjen e monumenteve në vitin 1994 në Kosovë të publikuara në raportin e vitit 2003 nga Qendra Koordinuese e Republikës së Serbisë dhe Malit të Zi për Kosovë në Graçanicë, dërguar përfaqësuesit special të Sekretarit të Përhershëm në Kombe të Bashkuara.

Tabela 1. Monumentet kulturore të dëmtuara dhe rrënuara gjatë dhe pas luftës së vitit 1998/99[11]

Sipas këtij dokumenti, më tutje thuhet se në periudhën pas luftës në Kosovë ndodhën dy procese paralele jo civilizuese, shkatërrimi i trashëgimisë kulturore krishtere dhe i vendbanimeve autentike të serbëve, malazezëve dhe kroatëve, të cilët kryesisht e kanë lëshuar Kosovën[12]. Këto të dhëna propaganduese në këtë publikim paraqiten edhe të ilustruara në harta. Në dokument  përshkruhen dhe monumentet kulturore në Kosovë të regjistruara në vitet 1986, 1994 dhe gjendja e tyre pas luftës së vitit 1998 dhe 1999.

Dokumente të tilla të shoqëruara me të dhëna të falsifikuara që përmbanin harta dhe fotografi të shumta, shpërndaheshin nga serbët te stafi ndërkombëtar i punësuar në Kosovë dhe në përfaqësitë e ambasadave të shumë shteteve perëndimore në Prishtinë.

Krahas këtyre dokumenteve serbe, studiuesit shqiptarë nuk kishin përgatitur ndonjë raport apo publikim të përgjithshëm për dëmet e monumenteve të kulturës nga forcat ushtarake e policore serbe në Kosovë gjatë luftës 1998 dhe 1999.

Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), Harry Halkery, mes tjerash, kërkohet: "që nënkryetari i Qendrës për Koordinim, prof. Branisllav Krstiq dhe Mr. Jovan Qirilov, Kryesues i Komitetit të UNESKO-së të kësaj qendre të vizitojnë Prishtinën në fillim të shtatorit 2003, për të filluar bashkëpunimin". Nebojsha Çovi? në përfundim të letrës shkruante: "e shfrytëzoi këtë rast të ju dërgoi një kopje të publikimit tonë juve dhe z. Brayshaë, që është publikuar së fundi nga misioni ynë i UNESKO-s[13].

Dokumentin i hartuar nga Nebojsh ?ovi?, dërguar z. Harry Holkery[14]

Standardet për Kosovën

Në dhjetor te vitit 2003, institucionet e bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë, siç ishin: Bashkimi Evropian dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara (UNMIK), përmes “Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara", Harri Holker, iu dorëzuan autoriteteve kosovare dokumentin "Standardet për Kosovën".

Dokumenti përmbante detyrat kryesore që Kosova duhej t'i realizonte deri në vitin 2005, në mënyrë që pastaj të vlerësoheshin arritjet dhe nëse gjykohet se "standardet janë përmbushur", do të iniciohej faza e ardhshme e përcaktimit të statusit final të Kosovës. Të gjitha kërkesat për zgjidhjen e statusit nga ndërkombëtarët kishin të bëjnë me "standardet para statusit". Në këtë dokument ishte përfshi edhe trashëgimia kulturore dhe historike e Kosovës. Për të përmbushur kërkesat e faktorëve ndërkombëtar, në MKRS dhe në Qeverinë e Kosovës u formuan grupet punuese.

Konferenca ndërkombëtare për donator

Konferenca ndërkombëtare për donatorë,  e organizuar nga UNESKO, në bashkëpunim me Kombet e Bashkuara, Misionin Administrativ në Kosovë UNMIK, Këshillin e Evropës dhe Komisionin Evropian, për ruajtjen dhe konservimin e monumenteve të trashëgimisë kulturore në Kosovë.

Për tërheqjen e donatorëve në konferencë, është hartuar lista e monumenteve të trashëgimisë kulturore dhe lokaliteteve, duke u bazuar në dy raporte të Misionit të UNESKO-s nga viti 2003 dhe prill 2004, dhënë katër raporte nga Këshilli i Evropës.

Të dhënat për të gjitha këto monumente u përpiluan në një dokument nga ekspertë ndërkombëtarë dhe vendorë, si: nga CHëB, Suedi: Francisco Mondanes, Alex Mills dhe znj. Susanne Ëik, ekspertë të UNESCO-s: Alessandro Bianchi, dhe Horst Godicke, nga Këshilli i Evropës dhe Komisioni Evropian ekspertët: Alkiviades Nicolaos Prepis dhe David Johnson, nga Ministria e Kulturës së Republikës së Serbisë: Borislav Surdi?, dhe nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit znj. Gjejlane Hoxha.

Dokumentet e përpiluara nga këta ekspertë u publikuan të përmbledhura në një libër që u botua në Parisë në disa gjuhë. Në vijim ofrojmë disa nga dokumentet e publikuara për disa nga monumentet e kulturës në Kosovë. Dokumenti është botuar dhe publikuar në vitin 2005 në Paris.

Nga analiza e këtij dokumenti, kuptohet se të dhënat historike për të gjitha monumentet e përshkruara sipas listës, janë marrë nga raportet dhe publikimet serbe. Pothuaj se gati të gjitha monumentet e kulturës përshkruhen si monumente serbe të ndërtuara në shekujt XI- XIV.

Protestat e 17 marsit 2004

Raportet e acaruara në mes të shqiptarëve dhe serbëve si dhe mos gatishmëria për zgjidhjen e shpejtë të Statusit të Kosovës, çuan deri te protestat e 17 marsit 2004, me ç ‘rast kishte dhjetëra qytetarë të vdekur, si dhe djegie të disa objekteve të kultit ortodoks.

Më 17 mars 2004, filluan protestat që më vonë do të përmenden si "Trazirat e marsit". Ato zgjatën dy ditë, e gjatë tyre vranë 19 civilë, nga të cilët 11 shqiptarë dhe 8 serbë, ndërsa u lënduan mbi 900 persona, kryesisht shqiptarë.

Institucionet e reja të Kosovës, ndonëse me një buxhet të vogël për të vepruar, ndaj këtij rasti reaguan me vendosesh mëri për ta parandaluar konfliktin ndëretnik mes serbëve dhe shqiptarëve. Shumë shpejt është bërë mobilizimi për renovimin e të gjitha dëmeve të shkaktuara në objektet e kultit dhe në prona të popullatës serbe.

Trazirat shpërthyen pas njoftimeve se në lumin Ibër ishin mbytur dy fëmijë shqiptarë si pasojë e dhunës së serbëve, ndërsa shkaku i kësaj tragjedie asnjëherë nuk u sqarua plotësisht.[15]

Sekretari gjeneral i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan, i dha detyrën norvegjezit, Kai Eide, për hartimin e një raporti që do të pasqyronte situatën në Kosovë.

Pas këtyre ngjarjeve, u shtuan aktivitetet e propagandës serbe kundër kërkesave të shqiptarëve të Kosovës për pavarësi.

Pas këtyre ngjarjeve serbët kaluan në ofensivë, duke akuzuar shqiptarët, për djegien e objekteve të kishave dhe manastireve serbe në Kosove, duke bërë përpjekje që këtij konflikti ti jepnin karakter të urrejtjes ndëretnike dhe fetare. Reagimet filluan në Beograd, dhe qytetet tjera serbe, duke e mobilizuar për propagandë diasporën serbe, dhe të gjithë të punësuarit në institucionet e Kosovës, për të shpërndarë sa më shumë material propagandues kudo që ju krijoheshin mundësitë.

Materiali propagandues ishte shtypur ne letër dhe ishte shumëzuar në CD për ngjarjet në përgjithësi, për të gjitha qytetet e Kosovës ku kishte trazira, për kisha dhe manastire, për të plagosurit serbë në këto trazira.

Nga materiali propagandues që u zbulua në kompjuterin e një të punësuari serbë në institucionet e Kosovës, po i ofrojmë disa harta dhe të dhëna, për nivelin e organizimit për ti akuzuar sa më shumë shqiptarët për këtë ngjarje.

Hartat 3 e 4,  paraqitja e djegieve të kishave dhe manastireve pas 17 marsit 2004; Paraqitja e Kishave të dëmtuara[16]

Për të dëshmuar se ishte material propagandues i përgatitur nga qarqet e ndryshme politike serbe, po veçojmë dy foto nga materiali propagandues për ngjarjet e 17 marsit 2004, në qytetin e Prizrenit i titulluat “Palestina”, në të cilin paraqiteshin objektet e kishave ortodokse në qytetin e Prizrenit. Nga ky material veçojmë dy foto:

- Në foton e parë vërehet qartë një vajzë kinse duke shkruar grafit  në portën e një objekti të dëmtuar “Vdekje për serbët”. Për vajzën në foto shkruan “Albanka” (Shqiptarja)! Nga ajo që shihet në  foto, kuptojmë se kemi të bëjmë me një vajzë të mitur rome.

-Në foton e dytë po ashtu vërehet lënda djegëse kinse e përdorur për djegie të kishave dhe manastireve ortodokse në qytetin e Prizrenit.

Në dokumentet propaganduese serbe ishin përmbledhur në mënyre kronologjike të gjitha ngjarjet që kishin ndodhur që nga data 15-20 mars 2004 dhe ishin bërë me mijëra fotografi në të gjitha qytetet dhe komunat e Kosovës.

Foto 4 e 5- Fotot, janë nga materiali propagandues për ngjarjet e 17 marsit 2004 në qytetin e Prizrenit[17]

Hartat 5 e 6,  paraqesin kthimin e popullatës serbe në vitin 2003,dhe kinse spastrimet në vitin 2004[18]

Këto harta shpërndaheshin te stafi ndërkombëtar i UNMIK-ut, dhe në shtetet e Evropës, më qëllim që sa më shumë të akuzohen shqiptarët si qytetarë që shkatërrojnë vlerat etno-kulturore të pakicave etnike në Kosovë.

Raporti preliminar për vlerësimin teknik të ndërtesave dhe asambleve fetare dhe tërësive kulturore të dëmtuara në muajin mars 2004

Pas ngjarjeve të 17 marsit 2004, u hartua Raporti preliminar për vlerësimin teknik të ndërtesave/asambleve fetare dhe tërësive kulturore. Misioni i vlerësimit teknik është kryer prej datës 10-16 maj 2004.

Ky mision është organizuar nga Këshilli i Evropës (Drejtoria e Kulturës dhe e Trashëgimisë Kulturore dhe Natyrore) dhe Komisioni Evropian (Drejtoria e përgjithshme për Arsim dhe Kulturë), me kërkesë të Misionit të përkohshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), dhe institucioneve të përkohshme të Kosovës[19].

Misioni kishte mbështetje aktive nga “Qendra koordinuese për Kosovë dhe Mal të Zi dhe Republika e Serbisë për Kosovë e Metohi”, Kisha Ortodokse Serbe (KOS) dhe Ministria e Kulturës e Serbisë[20].

Për ta hartuar raportin dhe për të vlerësuar dëmet në 35 monumente, objekte ortodokse dhe ansamble kulturore, u formua grupi i ekspertëve, i cili kishte këtë përbërje: z. David Johson (Mbretëria e Bashkuar), z. Alkiviades Prepis (Greqi), përfaqësuesja e UNMIK-ut, zsh. Melinda Taylor dhe z. Stefano Sgabbo, përfaqësuesit e IPVQ, z. Bujar Demjaha dhe z. Xhavit Lokaj, përfaqësuesit e autoriteteve serbe, z. Dragoljub dhe Ati Jezekilj[21].

Fig. 11- Dokument, Ekspertet që e hartuan raportin për 35 monumente objekte ortodokse dhe ansamble kulturore[22]

Kushtet teknike dhe përmbledhja e meremetimeve është përgatitur nga tre eksperte të Këshillit të Evropës. Gjatë punës u shfrytëzuan dokumente nga “Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve të Kosovës”, Ministria e Kulturës së Serbisë, nga raporti i kryer nga CHwB (Trashëgimia Kulturore pa Kufij - Suedi) dhe nga publikimi “Trashëgimia e Kosovës dhe e Metohisë”, të Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës të Republikës së Serbisë, Beograd, 2002[23]. Raporti u hartua nga vizitat në objekte dhe literatura e shfrytëzuar profesionale dhe shkencore.

Institucioneve të Kosovës, për marrjen e vendimeve të duhura, u kërkohej koordinimi me institucionet ndërkombëtare, kishën ortodokse serbe dhe autoritetet serbe.

Memorandum i Mirëkuptimit

Memorandum i mirëkuptimit në pajtushmëri për principet Gjenerale për rekonstruimin e Kishave.-Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Institucionet e Përkohshme të Vetëqeverisjes (“IPVQ”) dhe Kisha Ortodokse Serbe (KOS), në qershor 2004, në lidhje më ndërmarrjen e masave urgjente në kisha dhe tërësi dhe objekte tjera të religjionit ortodoks serb, të dëmtuara në mars 2004. Institucionet e Përkohshme të Vetëqeverisjes (IPVQ) dhe Kisha Ortodokse Serbe (KOS), pajtohen që të rifillojnë procesin e rindërtimit si në vijim:

·     Do të themelohet komisioni prej pesë anëtarëve. Eksperti ndërkombëtar që do të emërohet nga Këshilli i Evropës apo Komisioni Evropian, ose nga ndonjë agjenci tjetër ndërkombëtar do të udhëheq komisionin. Katër anëtarët tjerë do të jenë: përfaqësuesi i Kishës, përfaqësues nga Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve  në Beograd, përfaqësuesi i Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve të Kosovës, dhe përfaqësuesi nga MKRS-it.

·     UNMIK-ut do t’i ndihmojë komisioni në cilësinë e këshillëdhënës dhe do t’iu sigurojë asistencë teknike kurdo që është e nevojshme

·     Komisioni do t’i zbatojë rekomandimet e Këshillit të Evropës për punët e nevojshme gjatë verës dhe vjeshtës 2004. MKRS dhe KOS mund të sugjerojnë ndryshimet veta në këshillin e Evropës, të cilat do të shqyrtohen në takimin e parë të komisionit.

·     Komisioni do të përgatisë dokumentet për tender, bazuar në rekomandimet e Raportit vlerësues teknik të Këshillit të Evropës, në bashkëpunim me ekspertë vendorë.

·     Komisioni do të hapë tenderët gjeneralë (duke ju mundësuar kërkesa kompanive nga Kosova, Serbia, Mali i Zi dhe Greqia), por duke ua tërhequr vëmendjen kompanive, të cilat kanë  në ndërtim dhe restaurim të kishave Ortodokse, monumente dhe objekte tjera të religjionit. Kualifikimet dhe përvoja e kompanive do të jeneë kusht për të fituar tenderin.

·     Komisioni do të vendosë për zgjedhjen e kompanive më të përshtatshme, duke i përcjellë rregullat e prokurimit të Institucionet e Përkohshme të Vetëqeverisjes (IPVQ).

·     Kur komisioni të bëjë zgjedhjen e kompanisë që do të punojë në terren, vendimi i komisionit duhet t’i dërgohet peshkopit të KOS. Ai mund të kërkojë nga komisioni që të rishqyrtohet vendimi i tij, në rast specifik si përfaqësues i kishës.  Komisioni mund të marrë në konsideratë mendimin e tij se a është në përputhje me standardet dhe procedurat e prokurimit. Vendimin përfundimtar është i  komisionit. Nëse një vendim i tillë nuk pranohet nga peshkopi i kishës, financimi për atë tërësi nuk do të bëhet nga fondi i Institucionet e Përkohshme të Vetëqeverisjes (IPVQ).

·     Kur komisioni jep vendimin e konfirmuar nga peshkopi i KOS-it, zyrtarët e IPVQ-ve përgjegjës për zotim dhe lejim të mjeteve (Lek), do të sigurojnë se mjetet do të lejohen shumë shpejt.

·     Komisioni gjithashtu do të mbikëqyrë punimet. Komisioni mund të kërkojë vlerësim të ekspertëve ndërkombëtarë, nga Beogradi dhe ekspertëve nga Kosova për të mbikëqyrë punimet nëse është e nevojshme. Kur kemi të bëjmë me monumentet e mbrojtura, komisioni do të zbatojë rregullat ekzistuese dhe procedurat për super mbikëqyrje për monumente të tilla.

·     Për përcjellje të punëve në terren, komisioni do të emëroi super vizorët në konsultim me Peshkopin e Kishës (Bishop).

·     Kontaktet me media, për të gjithë anëtarët e komisionit lidhur me punët ndërtimore duhet të bëhen përmes udhëheqësit të komisionit, duke përfshirë edhe përfaqësuesit e Kishës Ortodokse.

Në të gjitha bisedimet për Kosovën kërkohej plotësimi i  standardeve për trashëgiminë kulturore dhe historike dhe në veçanti kërkohej renovimi  i  kishave dhe manastireve ortodokse të dëmtuara pas luftës së viteve 1998/99 në Kosovë.

Në vijim po e japim Memorandumin e mirëkuptimit në pajtueshmëri për principet gjeneralë për konservimin dhe restaurimin e kishave, të nënshkruar nga Sekretarja e përhershme në Ministrinë e Kulturës Rinisë e Sportit, zj. Zana Kryeziu, dhe Artemijes, arqipeshkvi i Rashkës në Prizren.

Dokument, Memorandumi i mirëkuptimit në pajtueshmëri për principet gjeneralë, për konservimin dhe restaurimin e kishave[24]

Ky memorandum i mirëkuptimit është i kufizuar për periudhën verë-vjeshtë të vitit 2004. Sido që të jetë, nëse mekanizmat e zhvilluar tregojnë se janë efikas, afati i tij mund të zgjatet.

Trashëgimia kulturore në këtë fazë kishte marrë drejtim shumë të gabuar, udhëhiqej nga një staf i papërgatitur për t’i përballuar kërkesat e faktorëve ndërkombëtarë dhe Kishës Ortodokse Serbe. Buxheti shkonte në renovimin e pasojave pas 17 marsit 2004, dhe në projekte tjera të parëndësishme për identitetin e popullatës shqiptare në Kosovë.

Pas këtyre ngjarjeve, kërkesat dhe presioni i ndërkombëtareve ndaj institucioneve të Kosovës ishte shtuar. Qeveria e Serbisë në koordinim me Kishën Ortodokse Serbe parashtruan kërkesa që disa nga kishat dhe manastiret ortodokse në Kosovë të merren në mbrojtje UNESCO-së. Kërkesa e palës serbe u miratua dhe disa nga këto objekte u morën në mbrojtje të përkohshme nga institucionet më të larta ndërkombëtare si Këshilli i Evropës dhe UNESCO.

Letra që kryetari i Serbisë dhe Malit të Zi, zt. Svetozar Markovic,  ia dërgon Drejtorit Gjeneral për UNESCO, zt. Koichiro Marsuura.[25]

Përveç renovimeve kërkohej edhe siguri e plotë e objekteve ortodokse dhe objekteve tjera në zonat e banuara me popullatë shumicë serbe.

Ky program ka vazhduar edhe pas vitit 2005, me plotësimin e kushteve dhe përpilimin dokumentacioneve për fushën e trashëgimisë kulturore dhe monumentet e  kulturës.

Për përpilimin e këtyre dokumenteve janë përfshirë ekspertë shqiptarë të njohur nga fusha e Trashëgimisë kulturore, por edhe zyrtarë në fushën e historisë dhe monumenteve të kulturës.

Përveç protestave të shumta, materialit propagandues të Kishës Ortodokse Serbe (KOS), pas këtyre ngjarjeve të 17 marsit të vitit 2004, edhe kryetari i Serbisë dhe Malit të Zi, zt. Svetozar Markovi?, me datën 19 mars, i dërgon letër Drejtorit Gjeneral për UNESCO-s, zt. Koichiro Matsuura.

Përveç protestave të shumta, materialit propagandues të Kishës Ortodokse Serbe (KOS), pas këtyre ngjarjeve të 17 marsit të vitit 2004, edhe kryetari i Serbisë dhe Malit të Zi, zt. Svetozar Markovi?, me datën 19 mars, i dërgon letër Drejtorit Gjeneral për UNESCO-s, zt. Koichiro Matsuura.

Letra që Drejtori Gjeneral për UNESCO, zt. Koichiro, me datën 23 mars, i përgjigjet me një letër kryetarit të Serbisë dhe Malit të Zi[26]

Politika e Beogradit këtë rast e shfrytëzoi për të aktivizuar tërë potencialin intelektual në instancat më të larta ndërkombëtare për ta kthyer vëmendjen në çështjen e viktimizimin e popullatës serbe në Kosovë.

Pala shqiptare kishte presione te mëdha andaj dhe kërkohej nënshkrimi i memorandumit të mirëkuptimit për konservimin dhe restaurimin e kishave ortodokse.

Për të sanuar dëmet e shkaktuara pas ngjarjeve të 17 marsit 2004, është formuar komisioni i përbërë prej dy ekipeve të ekspertëve për vlerësimin teknik të dëmeve në 35 monumenteve dhe ansambleve ortodokse. Komisionet janë formuar nga ekspertë ndërkombëtarë dhe vendorë, Këshilli i Evropës, Komisionit Evropian[27].

Në mars të vitit 2005, është nënshkruar memorandumi i mirëkuptimit nga Kisha Ortodokse Serbe (KOS)[28] dhe MKRS, duke e themeluar Komisionin Zbatues të Rindërtimit (RIC)[29] për të rishikuar dhe menaxhuar procesin e rindërtimit.

Ky memorandum është nënshkruar nga Patriarku, dhe nga Sinodi i Shenjtë si përfaqësues i Kishës Ortodokse Serbe u emërua peshkopi Teodosije. Komisionin Zbatues i Rindërtimit (RIC) e ka hartuar programin e punës për vitin 2005/06, sipas të cilit punët kanë filluan prej datës 10 tetor 2005, dhe komisioni  e formoi Ueb-faqen në gusht të vitit 2005.

Në shtator të vitit 2005, Komisionin Zbatues i Rindërtimit (RIC) u zotua se do të jetë në gjendje të shpenzojë 1.5 milion Euro, nga 4.2 milion të ndara për këtë qëllim nga buxheti i konsoliduar i Kosovës për vitin 2005, kurse nga Institucionet e Përkohshme Vetëqeverisëse (IPVQ)[30] kërkojnë edhe 2.7 milion, kurse Agjenciono Europian i rindërtimit (AER), i ka ndarë edhe 2 milion për rindërtimin e objekteve fetare ortodokse[31].

Komisioni implementues për rindërtimin (KIR)[32], në vitin 2006 i ka kryer punët në restaurimin e këtyre objekteve: riparim i i kulmit të plumbit, punët konservuese në kambanarë, katakombe, ezonarteks dhe riparime të brendshme në kishën e Shën Premtes në Prizren; në Manastirin e Deviçit: rindërtimi i konakut të vjetër, rindërtimi i murit mbrojtës, riparime të brendshme, konsolidimi i konakut qendror; rindërtimi i kishës Sinodale në Prizren; restaurimi i kishës së vjetër të Shën Gjergjit në Prizren; rindërtimi i kishës Shën Elijës në Vushtrri; rindërtimi i shtëpisë së famullisë, pagëzim orës, kambanarët dhe kishës së Shën Nikollës në Prishtinë; rindërtimi-faza e dytë e kishës të dëftimit të Zonjës së Bekuar në Bellopole-Pejë; rindërtimi i murit rrethues të lokacionit të kishës zonja e bekuar në Gjakovë[33].

Kuvendi i Kosovës për këtë qëllim për vitin 2007, zotoi 3.4 milion euro[34]. Gjatë vitit 2005, për këtë qëllim u shpenzuan 778,397.57 euro, për vitin 2006 u shpenzuan 1,925,001.38 euro, për të dy vitet gjithsej u shpenzuan 2,703,408.95 euro[35].

Kontakt person në Komisionin për implementimin e rindërtimit të tërësive religjioze ortodokse serbe nga MKRS-it ishte caktuar të jetë Tomorr Buza[36]. Pas këtyre ngjarjeve shumë monumente dhe objekte të kultit ortodoks kaluan nën përkujdesjen e forcave paqeruajtëse ndërkombëtare.

Përveç objekteve të kultit ortodoks, gjatë ngjarjeve të 17 marsit nga popullata serbe u sulmua edhe shtëpia në Çagllavicë e skulptorit shqiptar Agim Çavdarbasha, ku u shkatërruan artefaktet e gurit dhe drurit, dhe vetëm një numër i vogël i tyre ka mbijetuar. Atelieja “Galeria e Hapur” u restaurua në kuadër të projektit për restaurimin e dëmeve të 17 marsit të vitit 2004.

KFOR-i i kishte shtuar masat e sigurisë për ruajtjen e kishave ortodokse në Kosovë sidomos pas trazirave të 17 marsit të vitit 2004. Në Kosovë janë 24 objekte të trashëgimisë kulturore, të cilat deri me tani kanë qenë nën përkujdesjen e forcave paqeruajtëse ndërkombëtare. Prej tyre njëzet e tri kanë kaluar nën përkujdesjen e njësitit të policisë së Kosovës. Manastiri i  Deçanit, objekt i trashëgimisë kulturore të Kosovës që UNESCO e njeh si trashëgimi serbe, është i vetmi që ende e ruan KFOR-i[37].

Shef i njësitit të policisë së Kosovës për ruajtjen e monumenteve të kulturës është caktuar kapiteni Drazho Božovi?. Njësia për mbrojtjen e objekteve të trashëgimisë kulturore përbëhet prej afro 200 policë dhe është fryt i marrëveshjes së mëhershme midis Beogradit dhe Prishtinës.

Kjo marrëveshje është arritur në Bruksel gjatë bisedimeve për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë. Marrëveshja parashihte që të themelohej një njësit i veçantë prej shumë etnive, brenda policisë së Kosovës, mandati i të cilit do të ishte ruajtja e monumenteve të kultit ortodoks në Kosovë[38].

Ministria e Kulturës dhe Institucionet përgjegjëse për ruajtjen e trashëgimisë kulturore janë krejtësisht jashtë këtij procesi. Pjesëtarët e këtij njësiti kanë pasur disa trajnime të organizuara në tërë Kosovën nga OSBE-ja. Projekti ka përfshirë një seri prej tetë trajnimesh në mbarë Kosovën për njohjen e oficerëve të policisë me kornizën ligjore për objektet kulturore e fetare, përgjegjësitë e reja të policisë si dhe qasjet e komunikimit me publikun e klerin[39].

Krijimi i këtij njësiti të veçantë u arrit në nëntor të vitit 2012, në Bruksel. Njëra nga katër pikat që ish presidenti i Serbisë, Boris Tadi?, i kishte parashtruar në planin e tij pas dështimit të planit të tij për ndarjen e Kosovës. Plani ishte quajtur “Zgjidhja për veriun e Kosovës”: “Mbrojtja e manastireve dhe trashëgimisë së Serbisë, mbrojtja e pronës së shtetit dhe qytetarëve në Kosovë, garancitë dhe sigurinë dhe të ardhmen e serbëve që jetojnë në enklava”.

Në policinë e Kosovës janë të evidentuara një numër prej më shumë se 100 objekte, të cilat i ruan policia e Kosovës, ndërsa 24 prej tyre do të kenë roje 24 orë, 7 ditë në javë, kurse tjerat janë objekte që sigurohen kohë pas kohe me vizita varësisht prej vlerësimit të rrezikshmërisë së tyre.

Nga shoqëria civile dhe ekspertë të kësaj fushë disa herë është kritikuar një vendim i tillë, duke shprehur bindjen se trashëgimia kulturore në Kosovë nuk ka nevojë për mbrojtje të KFOR-it dhe policisë, por ka nevojë që të hartohen projekte dhe politika kulturore serioze për udhëheqje të projekteve të restaurimit dhe promovimit të vlera kulturore. Objektet e trashëgimisë kulturore në Kosovë nuk janë  të rrezikuara nga popullata e Kosovës. Këto objekte të trashëgimisë duhet të ruhen sipas ligjit për trashëgimi kulturore dhe nuk duhet politizuar monumentet e kulturës.

Popullata e Kosovës që nga ajo periudhë kohore është vetëdijesuar për pasojat e atyre ngjarjeve dhe është e gatshme të ruajë vetë objektet e trashëgimisë kulturore dhe historike në truallin e Kosovës, si dhe të japë kontribut në konservimin dhe mirëmbajtjen e monumenteve të kulturës.



[1] Përfaqësues i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) për kulturë u emëruar Gonzalo  Retamal dhe

  bashkë drejtuese e Departamentit të Kulturës në vitet 2000 dhe 2001 ishte Edi Shukriu. Në këtë kohë u miratuan disa

  dokumente që e rregullonin fushën e trashëgimisë kulturore.

[2] Qazim Namani: Punim i Doktoratës: Trashëgimia Kulturore Historike në Kosovë gjatë shekujve XIX, XX, XXI,

  Tiranë, 2016

[3] Arkivi i ish Entit Krahinor për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës, “Lista e Monumenteve” në mbrojtje nga

  shteti 1947-1999

[4] Përfaqësues i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) për kulturë u emëruar Gonzalo Retamal dhe

  bashkë drejtuese e Departamentit të Kulturës në vitet 2000 dhe 2001 ishte Edi Shukriu. Në këtë kohë u miratuan disa

  dokumente që e rregullonin fushën e trashëgimisë kulturore.

[5] Center from Protection of Natyral and Culturl Heritage of Kosovo and Metohija, final Report project: Protection of

  Natyral and Kultural Heritage in Metohija, Projekti u realizua me ekspert Jugosllav dhe Italian, mbështetur nga

  INTERSOSI në Romë, dhe financuar nga ARCOBALENO në Romë.

[6] Qazim Namani: Punim i Doktoratës: Trashëgimia Kulturore Historike në Kosovë gjatë shekujve XIX, XX, XXI,

  Tiranë, 2016

[7] Dokument i lëshuar nga “Qendra Koordinuese e Serbisë & Mali i Zi dhe e Republikës së Serbisë për Kosovë e

  Metohi”, Graçanicë, 25.08.2003

[8] Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK).

[9] Branislav Krsti?, “Saving the cultural heritage of Serbia and Europe in Kosovo and Metohia”, Beograd, 2002

[10] Po aty

[12] Po, aty

[13] Dokument i lëshuar nga “Qendra Koordinuese e Serbisë & Mali i Zi dhe e Republikës së Serbisë për Kosovë e

   Metohi”, Graçanicë, 25.08.2003

[14] Qazim Namani: Punim i Doktoratës: Trashëgimia Kulturore Historike në Kosovë gjatë shekujve XIX, XX, XXI,

  Tiranë, 2016

[15] Koha: 17 mars 2019 09:18

[16] Qazim Namani: Punim i Doktoratës: Trashëgimia Kulturore Historike në Kosovë gjatë shekujve XIX, XX, XXI,

  Tiranë, 2016

[17] Qazim Namani: Punim i Doktoratës: Trashëgimia Kulturore Historike në Kosovë gjatë shekujve XIX, XX, XXI,

  Tiranë, 2016

[18] Po aty

[19] Raporti preliminar për vlerësimin teknik të ndërtesave/asambleve fetare dhe tërësive kulturore të dëmtuara në 

   mars 2004 në Kosovë, 24.05.2004, Prishtinë.

[20] Po, aty

[21] Po, aty

[22] Qazim Namani: Punim i Doktoratës: Trashëgimia Kulturore Historike në Kosovë gjatë shekujve XIX, XX, XXI,

  Tiranë, 2016

[23] Po, aty

[24] Qazim Namani: Punim i Doktoratës: Trashëgimia Kulturore Historike në Kosovë gjatë shekujve XIX, XX, XXI,

  Tiranë, 2016

[25] Qazim Namani: Punim i Doktoratës: Trashëgimia Kulturore Historike në Kosovë gjatë shekujve XIX, XX, XXI,

  Tiranë, 2016

[26] Qazim Namani: Punim i Doktoratës: Trashëgimia Kulturore Historike në Kosovë gjatë shekujve XIX, XX, XXI,

  Tiranë, 2016

[27] Raport preliminarë për vlerësimin teknik mbi ndërtesat, “Ansamblet fetare dhe tërësitë kulturore të dëmtuara në

  muajin Mars 2004 në Kosovë”.

[28] Studijuesi bullgar, Ivan Duridanov, në librin e tij, KAM, Etimologijata na njakoi starini mestini nazvanjija, izsledivanja V cesta na   Dimiter Decev, Sofija, 1958, fq.164, shkruan se Servus është emër i vjetër roman ballkanik, nga ky emër kanë dal emrat Sarban, serban, serbu, dhe në gjininë femërore Serba. Emri mesjetar Servu, Serva, dhe nga RUM Serb (bujkrob), nga ky burim dhe shumë burime tjera mund të kuptojmë se ndërtuesit e kishave ortodokse mesjetare në truallin e Kosovës nuk ishin Servet si kategoria e ulët sociale apo bujkrobërit dhe se një kategori e tillë nuk ka mundur të krijoi mbretëri në mesjetë, andaj Mbretëria mesjetare Serbe dhe Kisha Ortodokse mesjetare  Serbe kanë hyrë në terminologjinë e sotme shkencore pas falsifikimeve të shumta dhe krijimit të mitit serbë  për Kosovën në shekullin XIX.

[29] RIC- Reconstruction Implementation Commission (Komisioni Implementus i Rindërtimit

[30] IPVQ, Institucionet e Përkohshme vetëqeverisëse

[31] Arkivi i Departamentit të Trashëgimisë, në MKRS

[32] KIR- Komisioni për implementim e rindërtimin e tërësive religjioze ortodokse në Kosovë

[33] Raport i vitit 2006, Komisionit për implementimin dhe rindërtimin e tërësisë religjioze ortodokse serbe, Prishtinë, 2006, fq .9

[34] Po aty. fq.  8

[35] Po aty, fq. 46

[36] Po aty, fq.  47

[37] Artan Krasniqi, “Koha Ditore”, e mërkurë 28 gusht 2013

[38] Po aty

[39] Po aty



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Qazim Namani: Rrugët më të rëndësishme që kalonin nëpër Malësinë e Galabit Qazim Namani: Galabrët e Dardanisë fisi më aristokrat në antikitetin e vonë Qazim Namani: Lojërat Olimpike në artin popullorë të zbuluar në Dardani Qazim Namani: Biznesi dhe mikpritja në Mbretërinë e Dardanisë Namani, Gjata, Sallahu: Festa pagane te 'Guri i Shënjimit' në fshatin Zatriq komuna e Rahavecit Qazim Namani: Luftimet e zhvilluara gjatë vitit 1944 për mbrojtjen e kufirit në fshatin Prapashticë Namani, Vitaku, Sallahu: Tipologjia e banesës dhe simbolet e kultit në komunën e Mitrovicës dhe Vushtrrisë Qazim Namani: Banesa Qytetare shqiptare e shekullit XIX në Shqipërinë veri-lindore Qazim Namani: Gjurmë të trashëgimisë kulturore në fshatrat Lladoc, Balloc e Herticës në komunën e Podujevës Qazim Namani: Kozmologjia Dardane Qazim Namani: Bartja e materialit arkeologjikë në vitin 1995 nga Muzeu i Mitrovicës në Muzeun e Prishtinës Qazim Namani: Bartja e materialit arkeologjikë në vitin 1995 nga Muzeu Arkeologjik i Prizrenit në Muzeun e Prishtinës Qazim Namani: Zanafilla e Kulturës materiale dhe historike në Kosovë Qazim Namani: Tipologjia e banesës popullore në trevat veri-lindore të Kosovës Qazim Namani: Perandoria Osmane zbatonte politika diskriminuese vetëm ndaj popullit shqiptar Qazim Namani: Organizimi i shqiptarëve kundër Perandorisë Osmane gjatë reformave të Tanzimatit 1826-1856 Qazim Namani & Faik Sahiti: Familja shqiptare nga Leskoci që gjatë Luftës së Dytë Botërore e strehoi hebreun Ahim Kohen Qazim Namani: Përndjekja e hebrenjve nga çetnikët serbë nëpër vendbanimet shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore Qazim Namani: Serbët gjithmonë gënjejnë dhe falsifikojnë Qazim Namani: Objektet kishtare brenda citadelës në Kështjellën e Artanës

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora