Speciale » Namani
Namani, Gjata, Sallahu: Festa pagane te 'Guri i Shënjimit' në fshatin Zatriq komuna e Rahavecit
E hene, 26.08.2024, 05:59 PM
Festa pagane te “Guri i Shënjimit” në fshatin Zatriq komuna e Rahavecit
Nga
Qazim Namani, Elona Gjata, Emin Sallahu
Zatriqi
si fshat në Kosovën qendrore, zë pozitën më të lartë në malësinë mes Rahavecit
dhe Malishevës. Territori i këtij fshati njihet si zonë e disa shpellave,
kështjellës dhe gurit me simbole të skalitura që nga periudhat e hershme
historike. Ky guri me simbole të kultit gjendet në anën jugore të kodrinës së
fshatit Zatriq, në drejtim të fshatit Dranoc. Ky guri përveç simboleve është
bërë i njohur edhe për shkak të besëtytnive dhe festave pagane të cilat
mbahen njëherë në vit me datën 08 të
muajit gusht.
Festa
fillon në mbrëmjen e datës 08 gusht, dhe zgjatë deri në agimin e ditës së 09
gushtit.
Te
guri i Shënjimit në mbrëmje tubohen banorët e rrethit të Rahavecit dhe vendeve
tjera më të largëta. Festa fillon me këngë e valle popullore, që gjatë gjithë
natës shoqërohet duke pire e ngrënë ushqime tradicionale, dhe frytet e vitit që
ishin bërë për tu ngrënë si: Rrushi, misër, pite me kunguj, dardha verore dhe
ushqime tjera.
Sipas
Sheqajdin Dërguti (1945), banor nga Rahaveci, kjo festë quhet Festa e
Shënjimit, sepse me këtë dotë kremtohet fillimi i pjekjes së shumë produkteve
bujqësore, të cilat atë natëshijohen duke festuar me këngë e valle popullore.
Beqë Latif Makshana nga fshati Dranoc pohon se fshati i tij ishte i tëri me
dardha verore, të cilat mblidheshin dhe dërgoheshin për tu ngrënë gjatë festës.
Nga banorët e fshatit ai mban në mend se kjo festëështë quajtur edhe si Festa e
Kungullorit, sepse zakonisht për këtë festëpërgatiteshin pite me kunguj të
freskët.
Guri
i Shënjimit formohet prej dy shkëmbinjve me një ndarje në mes, që kanë një
hapësirë të vogël, nëpër të cilën me mjaftëvështirësi mund të kalojë trupi i
njeriut.
Që
nga kohët e lashta simbolet e kultit në këtë guri, dhe hapësira e ndarjes
shndërrohen në një vend të shenjtë për tu kryer rituale të lashta pagane dhe
lutje për jete të begatë dhe shëndetshme. Beqë Makshana pohon se për ta kaluar
hapësirën në mes të këtyre dy gurëve kanë ardhur edhe banor nga qytete tjera,
të cilët kanë besuar se do ta gjejnë shërimin apo edhe lumturinë e jetës. Për ta
kaluar këtë hapësirë në gurë vinin edhe qifte të reja të cilët besonin se do të
ju plotësohet dëshira për të lindur fëmijë.
Organizimi
i kësaj festëbëhej nga banorët e rrethit, dhe si përgjegjës caktohej një
njeri me ndikim i cili e kishte për
detyrë ti përcjell aktivitetet dhe të mbaj rend për tu kryer sa më mirë
ahengjet, ritet dhe lutjet pagane.
Për
të qene besimi më i fuqishëm disa nga vizitorët udhëtonin të zbathur deri te
“Guri i Shënjimit”, si sakrificë për pranimin e lutjeve.
Si
pas rrëfimeve të Beqë Makshana, pjesëmarrësit në këtë festë dhurojnë“Nezra”
(dhurata), ushqime, veshje por edhe para për skamnorë, të cilat pastaj
shpërndaheshin në çdo familje tëvarfër.
Bazuar
nga burimet e cekura më lartë dhe në kalendarin e vjetër arbëror, mendojmë se
kjo festë, është festë e lasht pagane, e cila festohet në natën e parë të
gjysmës së verës. Kalendari i vjetër arbërorë i trashëguar deri më tani të
popullata shqiptare e Kosovës, është dëshmi e autoktonisë së kësaj popullate.
Ky kalendar tregon periudha të ndryshme dhe shënon data të caktuara përgjatë
një viti kalendarik.
Nga
tradita popullore kuptojmë se ndarja e stinëve në dy pjesë sipas kalendarit
ishte e përhapur edhe te popullata shqiptare e Kosovës.
Sipas
kalendarit të vjetër arbëror mbajtja e
kësaj feste me datën 08 gusht, fillon edhe natën e parë të muajit “Djegagur”,
në kohën e vapës së madhe dhe fillimit të ngrënies së shumë fryteve dhe
produkteve bujqësore, të cilat fillojnë të vilen në këtë periudhë të verës si:
Rrushi, Kungulli, misri, dardhat etj.
Kalendari
i vjetër arbëror