E diele, 10.11.2024, 08:34 AM (GMT)

Speciale » Namani

Qazim Namani: Lojërat Olimpike në artin popullorë të zbuluar në Dardani

E enjte, 24.10.2024, 05:56 PM


Lojërat Olimpike në artin popullorë të zbuluar në Dardani

Nga Qazim Namani

Dardanët ishin banorët më të hershëm, që jetuan në pjesën qendrore të Evropës Juglindore, duke përfshirë territore të Kosovës së sotme, Serbisë Jugore dhe Maqedonisë veriore. Në shekujt VI e V, para erës së re, u konsoliduan si fise duke e themeluar mbretërinë dardane. Koha e zhvillimit intensiv të jetës dhe kulturës në truallin e Dardanisë antike, duhet kërkuar kah fundi i shekullit të V dhe shekullit të IV para erës sonë, pra në kohën e lulëzimit të Mbretërisë së Dardanisë. Ndër figurat arkeologjike që kanë të bëjnë me lojërat olimpike, pa dyshim se janë menadat e zbuluara në Prizren e Tetovë.

Menada e Prizrenit e njohur edhe si Vrapuesja e Prizrenit (Atletja nga Prizreni), është një figurë prej bronzi, e zbuluar në vitin 1876 në Prizren , me dimensione prej rreth 11 cm e lartë, pasqyron një vajzë (grua) duke vrapuar.

Për shkak të vlerave të larta artistike dhe estetike, për këtë vepër të artit, kanë shkruar shumë studiues të trashëgimisë kulturore.

Këtë vepër të artit, në vitin 1876, arkeologu anglez Artur J. Evans e dërgoi në Muzeun e Londrës (British Muzeum) në Londër.Foto

Si menadë tjetër e zbuluar në territorin e Dardanisë, vlen të përmendet edhe Valltarja e Tetovës, e cila është zbuluar në vitin 1933. Mendada e zbuluar në Tetovë, po ashtu daton nga shekullit V, para erës sonë, është punuar prej bronzi me dimensione 9.4 cm lartësi dhe gjerësi 4 cm, e cila sot ruhet në Muzeun Nacional të Shkupit.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Qazim Namani: Biznesi dhe mikpritja në Mbretërinë e Dardanisë Namani, Gjata, Sallahu: Festa pagane te 'Guri i Shënjimit' në fshatin Zatriq komuna e Rahavecit Qazim Namani: Luftimet e zhvilluara gjatë vitit 1944 për mbrojtjen e kufirit në fshatin Prapashticë Namani, Vitaku, Sallahu: Tipologjia e banesës dhe simbolet e kultit në komunën e Mitrovicës dhe Vushtrrisë Qazim Namani: Banesa Qytetare shqiptare e shekullit XIX në Shqipërinë veri-lindore Qazim Namani: Gjurmë të trashëgimisë kulturore në fshatrat Lladoc, Balloc e Herticës në komunën e Podujevës Qazim Namani: Kozmologjia Dardane Qazim Namani: Bartja e materialit arkeologjikë në vitin 1995 nga Muzeu i Mitrovicës në Muzeun e Prishtinës Qazim Namani: Bartja e materialit arkeologjikë në vitin 1995 nga Muzeu Arkeologjik i Prizrenit në Muzeun e Prishtinës Qazim Namani: Zanafilla e Kulturës materiale dhe historike në Kosovë Qazim Namani: Tipologjia e banesës popullore në trevat veri-lindore të Kosovës Qazim Namani: Perandoria Osmane zbatonte politika diskriminuese vetëm ndaj popullit shqiptar Qazim Namani: Organizimi i shqiptarëve kundër Perandorisë Osmane gjatë reformave të Tanzimatit 1826-1856 Qazim Namani & Faik Sahiti: Familja shqiptare nga Leskoci që gjatë Luftës së Dytë Botërore e strehoi hebreun Ahim Kohen Qazim Namani: Përndjekja e hebrenjve nga çetnikët serbë nëpër vendbanimet shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore Qazim Namani: Serbët gjithmonë gënjejnë dhe falsifikojnë Qazim Namani: Objektet kishtare brenda citadelës në Kështjellën e Artanës Qazim Namani: Tradita të moçme dasme dhe nga jeta te popullata shqiptare në fshatrat e Medvegjës Qazim Namani: Qytetet Urbane gjatë sundimit osman në Kosovë Qazim Namani: Gjurmëve të qytetit të Damastionit në trevat e Dardanisë qendrore

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora