E premte, 13.12.2024, 09:22 AM (GMT)

Speciale » Namani

Qazim Namani: Rrugët më të rëndësishme që kalonin nëpër Malësinë e Galabit

E merkure, 13.11.2024, 07:00 PM


Rrugët më të rëndësishme që kalonin nëpër Malësinë e Galabit

Nga Dr. Qazim Namani

Burim i rëndësishëm për studimin e rrugëve gjatë periudhës romake janë të ashtuquajtura itineraret (nga latinishtja rrugë), të cilat paraqesin lista rrugësh në harta grafike, janë të njohur Tabula Peutingeriana dhe itineraret e Antonit dhe ai i Buraigalës.

Në kohën romake është e rëndësishme dhe “Tabula Peutingeriana", tabelë grafike. Kjo ishte një hartë e të gjitha rrugëve të Perandorisë Romake. Në këtë tabelë janë të shënuara edhe rrugët që kalonin nëpër Kosovë siç janë rrugët: Nish - Lezhë, Nish - Shkup, Nish - Selanik etj.

Origjinali i supozuar i hartës rrugore nga gjysma e dytë e shekullit të 4-të (rreth 375 pas Krishtit) përmban një paraqitje grafike të botës së njohur në atë kohë. Harta është përpunuar shumë vite më vonë në mesjetë.

Harta mund të jetë bërë nga një murg nga Colmar dhe është zbuluar nga Konrad Celtis në një bibliotekë në Gjermaninë jugore rreth vitit 1507. Ai ia kaloi atë Konrad Peutinger të Augsburgut. Kjo hartë tani quhet harta origjinale e Peutingerit. Kështu, emri i hartës i referohet thjesht një zotëruesi të përkohshëm në fillim të shekullit të 16-të. Kjo eshtë një kopje e hartës së bërë nga Marcus Welser (1558-1614) ne vitin 1598. Harta rrugore merr emrin e Tabula Peutingeriana për herë të parë në botimin e shtypur të Peter Bertius (Leiden), 1618/1619[1]

Për rrugët e asaj periudhe vlen të përmendet edhe itinerari i Antonit (një hartë rrugore e shekullit të 3-të në formë teksti) dhe shumë ripunime të tjera të një harte të lashtë rrugore të Perandorisë Romake. Pas shekullit XVII, fillojnë të publikohen harta dhe rrugë të rëndësishme në tërë botën.

Në bazë të  dhënave, nga kohët e vjetra rrugët ishin të kategorizuara, në rrugë të rendit të parë (Via Militaris apo Via - Publica) dhe rrugë lokale (Via-Vicinales).

Si rrugë Via Militaris në Dardani konsiderohet rruga që e lidhte Evropën me Azinë dhe kalonte nëpër qytetin e Nishit, ndërsa Via - Publica, konsiderohet rruga Lissus-Naissus dhe ajo që lidhte Dubrovnikun (Raguza) me Shkupin (Scupi) dhe Selanikun (Thessalonica).

Rruga Lezhë-Nish dhe shumë rrugë tjera që kalonin nëpër Dardani bënin lidhjen e skelave të Adriatikut me Danubin, Transilvaninë, fushat pjellore të Rumanisë, të Rusisë jugore etj.

Rrugën tjetër Nishë-Shkup, shkonte nëpër një varg lokalitetesh të antikës së vonë në rrethinën e Lebanës kalonte malet e Galabit dhe hynte në pellgun e pjesës më burimore të Moravës së jugut, duke u bashkuar në afërsi të vendbanimit antik Station Vectigalis Illyrici në fshatin Runjevë me rrugën që nga drejtimi i Ulpianës qonte në drejtim të  Shkupit.

Nëpër Galab kalonin edhe rrugët tjera lokale që i lidhnin vendbanimet e ndryshme si: Vendenis-Urlanë (Orllan) -Tullarë - Medvegjë dhe rruga Magurë-Lipian-Banullë-Janjevë-Artanë-Medvegjë-Leskoc të cilat lidheshin me rrugët tjera ndihmëse që shkonin në këto drejtime duke kaluar nëpër rrafsh lartat më të larta të Gallapit si Zllashë, Shator, Lisinë, Tepe, Siarinë, Kitkë etj., që qonin në luginën e Moravës së jugut.

Përveç këtyre kalonin edhe rrugët nëpër rrjedhat e lumenjve që lidheshin me rrugët kryesore që qonin në Artanë dhe qytete tjera xehetarie përreth Artanës.

Disa rrugë tjera lokale nga Nishi, Rrafshi i Kosovës, përmes kësaj malësie lidheshin me qytetin e Vrajës, dhe rrugët që shkonin në drejtim të Selanikut e Shkupit.

Rruga e rëndësishme, që e lidhte qytetin e Nishit me Selanikun, kalonte nëpër kështjellën e Vrajës dhe disa vendbanime tjera në anën lindore të kësaj malësie.

Duke qenë një trevë e pasur me minerale, toka pjellore dhe me vendbanime të rëndësishme në Dardani, nëpër këtë trevë kalonin edhe rrugë të rëndësishme që vinin prej qytetit të Nishi, në drejtim të Ulpianës e Shkupit për tu lidhur me qytetet e zhvilluara bregdetare.

Rrugë tjetër e rëndësishme ishte edhe rruga që e lidhte Justiniana Primen afër Medvëgjës me Justinina Seconden afër Prishtinës. Kjo rrugë që fillonte prej Ulpianës, kalon nëpër Graqanice, Kishnicë nëpër liqenin e sotëm të Badocit, kthehet në të majtë nëpër Busi të Mramurit, shkon te “Bunari i Dukës”, kthehet në të djathtë për të dal në Zllashë. Prej Zllashi kjo kalon nëpër kurrizë të kodrinave deri te Makica në kufijtë e fshatrave Prapashticë, Marecë e Keqekollë. Prej Makicës nëpër kodrinën që e ndanë fshatin Marec me fshatin Prapashticë, në të majt të kodrës Lutesh (Sot Litec), kalon mes Qukes dhe Kodrës së Madhe në kufijt e fshatit Marec me fshatin Prapashticë. Prej Kodrës së Madhe rruga shkonë në drejtim të Rogës së Konaqeve pranë kalasë së Dabishecit (Konakut të Bilallit). Prej Konakut të Bilallit rruga del në Llapside dhe kalon nëpër Fushën e Poleve (Polisit qytetit të Gllogovicës), në Gregjenikë, ku bashkohet me rrugën tjetër që vinte prej Shkupit nëpër Dardanë (Kamenicë). Prej Gregjeniku rruga kalon në kalanë e Hajkobilles, dhe prej kësaj kalaje kalonte kah kufiri i sotëm Kosovë Serbi, te Kroi i Ftoftë i Hajkobillës, për të hyrë në fshatin Vrapce. Prej Vrapce në të djathtë të Qukës së Bugunocit, kalon nëpër Arbanashka Petrile, pastaj në fshatin Maqedonc shkonte në Medvegjëne sotme, Negosavlje, nëpër fshatin Rujkoc, në Gurgutovë, nëpër fshatin Bogujec arrinte në fshatin Shtyllca dhe në Qytetin e Mbretit (fshatin Sfircë).

Malësia e Galabit, pranë rrugës kryesore që e lidhte Evropën me Azinë, Rruga që e lidhte Justiniana Primën me Justiniana Secondën

Një degëzim tjetër i kësaj rruge ndahej në fshatin Prapashticë e cila prej Qukës së Makicës shkonte nëpër Flurë dhe në Lisinë bashkohej me rrugën që vinte prej Vendenisit vinte nëpër Urlanë dhe Keqekollë, për të vazhduar prej Lisinës nëpër Medec, Tullarë dhe drejtim të Justiniana Primës.

Në anën perëndimore të qytetit mesjetar të Bervenikut, në distancë prej rreth 10 km, në rrugën e antikitetit drejtë fushës së Llapit, Vendenisit, nëpër Turuqicë. shkonte në Qukën e Drazhnjës, Herticë qonte në fshatin Dumnicë e ulët dhe lidhej me rrugën Nish-Lezhë. Prej Dumnicës një degëzim i kësaj rruge në anën perëndimore qonte në qytetin mesjetar të Bolasicës.

Rrugët e rëndësishme që kalonin nëpër Malësinë e Galabit

Gjithnjë duhet pasur parasysh se kjo është një trevë më qytetërim të zhvilluar me qytete e rrugë të rëndësishme, që i lidhnin qytetet kryesore të Dardanisë dhe me rrugët tjera që shkonin në detet e Gadishullit Ilirik.

Një rrugë tjetër që vinte prej maleve të Drenicës së sotme nëpër fshatin Magurë e kalonte lumin sitnica vinte në Lipian-Banullë-Janjevë Llabijan -Artanë- Prapashticë-Medvegjë-Justiniana Primë.

Ndër rrugët e rëndësishme në lashtësi ishinë rruga Naissus-Lissus e cila kalonte nëpër kufirin veri-perëndimor të Galabit, dhe rruga tjetër Nishë - Medvegjë - Shkup e cila kalonte nëpër pjesën qendrore të Galabit Gllamë, Zhegoc, Zhiti, Shpar, Terpezë, Gadish, Kllokot  që prej këtyre fortifikimeve e vendbanimeve arkeologjike, qonin në fortifikimet e rrjedhës së sipërme të lumit Morava në rrethinën e Vitisë, , Mogillë, Vërboc dhe në rrethinën  e Gjilanit Velekincë e Budrikë, që vazhdonin nëpër fortifikimet e afërta tej lumit Morava për qytetin e Shkupit.

Prej Justiniana Primës, disa rrugë nëpër fshatrat e kësaj malësie lidhëshin me rrugën nishë Lezhë në drejtim të Kushumlisë, Prokuples, Nishit e Remizianës.

Prej Medvegjës një rrugë tjetër dilte në fshatin Sfircë, ku një degëzim i kësaj rruge qinte në dardanë (Kamenicë), ndërsa rruga në të djathtë lidhej me rrugën në Hajkobillë, ndërsa rruga në të majt nëpër kurriz të kodrinave qonte nëpër Zhujë qonte në Kitkë e cila në fshatrat Desivojcë e Kranidel lidhej me rrugën e cila prej Leskoci nëpër fshatin Novosellë, Zarbincë, Desivojcë dhe rrugët tjera nga malësia e Bujanocit nëpër Tërnoc të cilat lidhëshin me këtë rrugë që shkonte në fshatin Damarocë dhe bashkohej me rrugët vtjeta që shkonin në drejtim të Shkupit.





(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Qazim Namani: Galabrët e Dardanisë fisi më aristokrat në antikitetin e vonë Qazim Namani: Lojërat Olimpike në artin popullorë të zbuluar në Dardani Qazim Namani: Biznesi dhe mikpritja në Mbretërinë e Dardanisë Namani, Gjata, Sallahu: Festa pagane te 'Guri i Shënjimit' në fshatin Zatriq komuna e Rahavecit Qazim Namani: Luftimet e zhvilluara gjatë vitit 1944 për mbrojtjen e kufirit në fshatin Prapashticë Namani, Vitaku, Sallahu: Tipologjia e banesës dhe simbolet e kultit në komunën e Mitrovicës dhe Vushtrrisë Qazim Namani: Banesa Qytetare shqiptare e shekullit XIX në Shqipërinë veri-lindore Qazim Namani: Gjurmë të trashëgimisë kulturore në fshatrat Lladoc, Balloc e Herticës në komunën e Podujevës Qazim Namani: Kozmologjia Dardane Qazim Namani: Bartja e materialit arkeologjikë në vitin 1995 nga Muzeu i Mitrovicës në Muzeun e Prishtinës Qazim Namani: Bartja e materialit arkeologjikë në vitin 1995 nga Muzeu Arkeologjik i Prizrenit në Muzeun e Prishtinës Qazim Namani: Zanafilla e Kulturës materiale dhe historike në Kosovë Qazim Namani: Tipologjia e banesës popullore në trevat veri-lindore të Kosovës Qazim Namani: Perandoria Osmane zbatonte politika diskriminuese vetëm ndaj popullit shqiptar Qazim Namani: Organizimi i shqiptarëve kundër Perandorisë Osmane gjatë reformave të Tanzimatit 1826-1856 Qazim Namani & Faik Sahiti: Familja shqiptare nga Leskoci që gjatë Luftës së Dytë Botërore e strehoi hebreun Ahim Kohen Qazim Namani: Përndjekja e hebrenjve nga çetnikët serbë nëpër vendbanimet shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore Qazim Namani: Serbët gjithmonë gënjejnë dhe falsifikojnë Qazim Namani: Objektet kishtare brenda citadelës në Kështjellën e Artanës Qazim Namani: Tradita të moçme dasme dhe nga jeta te popullata shqiptare në fshatrat e Medvegjës

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora