E shtune, 08.02.2025, 03:32 PM (GMT)

Speciale » Namani

Qazim Namani: Kozmologjia e artit popullor dardan e aplikuar në punimin e gurëve të oxhaqeve

E enjte, 30.01.2025, 07:00 PM


Kozmologjia e artit popullor dardan e aplikuar në punimin e gurëve të oxhaqeve në fshatin Shajkoc nga mjeshtri popullor Jetullah Kurtolli

Nga Qazim Namani - Dr. Sc. Arkeologji & Trashëgimi Kulturorte: Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve, IKMM, Prishtinë

Fshati Shajkoc, rreth 7 km, në anën e djathtë nga qyteti i Besianës. Ky fshat që shtrihet në jug-lindje të rrafshit të lumit Llap, dhe rrëzë Malësisë së Galabit, ka një relief të përshtatshëm për jetë. Pozita gjeografike falë fushës së Llapit dhe kodrinave të Malësisë së Galabit, në këtë fshat krahas bujqësisë ishte shumë e zhvilluar edhe blegtoria. Shtrirja në mes të minierave të njohura të Malësisë së Galabit dhe qytetit antik të Gllaminikut, ka ndikuar që nëpër territorin e këtij fshati të kalojnë rrugë të rëndësishme që fshatrat e kësaj malësie i lidhnin me rrafshin e llapi dhe me rrugën e njohur Nishë-Lezhë e cila kalonte nëpër qytetin antik të Gllamnikut.

Qyteti i Gllamnikut njihet edhe si qytet i minierave të Galabit përendimor si: Herticë, Bervenik, Barainë, Ballaban, Keqekollë, Koliq e deri në Prapashticë, dhe minierave në anën lindore të maleve të Albanikut si: Majac, Patok, Kaçanull e deri në Bollasicë e Rrzhanë.

Hartat që tregojnë shtrirjen e fisit të lashtë dardan Galabri

Pozita gjeografike në që zë vend në pjesën qendrore të gadishullit tonë, mes të Fushës së Kushumlisë, Prokuples, Nishit, Leskovit e Vrajës dhe Fushës së Kosovës së sotme, që karakterizohet me malet e ulëta, dhe të pasura me minerale, ku veçohet ari e argjendi, me toka pjellore dhe ujëra të bollshëm kanë ndikuar që jeta dhe qytetërimi të zhvillohet që në kohët parahistorike për tu zhvilluar në kohën e metaleve, antikitetit e deri me pushtimin osman.

Zbulimet arkeologjike kanë dëshmuar për një trevë me qytetërim shumë të zhvilluar që nga periudha e hershme dardane e deri në mesjetën e vonë.

Pushtimi osman, e rrënoj qytetërimin mijëravjeçar të fortifikatave e së bashku me to edhe minierat, por gjurmët e qytetërimit dhe artit popullor u kultivuan deri në ditët e sotme nga popullata autoktone shqiptare e kësaj ane.

Zbulimi i mozaikut të Orfeut në qytetin e Gllamnikut, arti dhe ndërtimet në Justiniana Primë, fshatin Shtyllcë afër Medvegjës, dhe Justiniana Secondë (Ulpianë afër Prishtinës), janë dëshmitë më të mira, për ta njohur artin popullorë, të trashëguar te popullata shqiptareve e këtyre anëve deri në ditët e sotme.

Foto 1. Mozaiku i Orfeuti zbuluar ne dyshemenë e një objekti luksoz dhe Foto 2 Qafore ari e zbuluar ne një nekropol, në Vendenisë (Gllamnik), afër Besianës

Simbolet e kultit në gurë, dry dhe simbolet e kultit që nga lashtësia të qëndisura dhe të ruajtura deri më sot te veshja e grave shqiptare në fshatrat e Medvegjës, padyshim se sot janë gjurmët më të rëndësishme që e dëshmojnë kulturën dhe artin popullor dardan, njëkohësisht edhe autoktoninë e popullit tonë në këto anë.

Gjatë epokës së bronzit në këtë trevë, janë zbuluar mjaftë shumë varreza me urna, por edhe varreza tumulare (kodër varre dardane), që dëshmojnë zhvillimin e kulturës së pasur dardane të asaj periudhe së bronzit e më vonë.

Padyshim se edhe gjatë kohës së lulëzimit të Mbretërisë së Dardanisë, shekulli V e deri në shekullin I-rë, para erës së re kur Dardania u pushtua nga romakët, zbulimet arkeologjike dëshmojnë se kjo trevë, ishte ndër trevat më të zhvilluara dhe bërthama e qytetërimit dhe ekonomisë së Dardanisë.

Gjatë sundimit romak e deri në antikitetin e vonë, në këtë trevë pranë minierave të pasura me metale fisnike lulëzuan mjaftë shumë qytete urbane, të cilat u bënë të njohura si qendra të zhvillimit të kulturës, artit dhe qytetërimit botëror.

Bazuar në gjurmët e artit dardan, që falë mjeshtrit tonë popullorë, u trashëgua gjerë në kohën që po jetojmë, mund të kuptojmë se pikërisht edhe perandorët romak me origjinë ilire nga Dardani, e sidomos nga treva e Nishit, ndikuan në krijimin e rendit të ri shoqëror, dhe gjurmët e civilizimit dardan gjatë gjithë antikitetit. Pas ediktit për barazi të shtresave të perandorit romak Karakoallës i cili në vitin 212, krijoj mundësinë që perandor me origjinë ilire ta drejtojnë Perandorinë Romake, u bënë reforma në religjion e drejtësi nga perandorët me origjinë ilire. Perandori romaqk me origjinë dardane nga treva e Nishit, perandori Mark Aureli në mesin e shekullit të III-të, e emëroi Diellin si hyjni supreme të perandorisë, duke e ndërtuar në Romë një tempull madhështor që ja kushtoj kultit të diellit, dhe hapi një kolegj senatorësh për këtë kult në qytetin e Romës.

Adhurimi i kultit të diellit e hënës te dardanët që nga kohët e lashta, ka ndikuar shumë në zhvillimin e artit në gadishullin Ilirik deri në ditët e sotme.

Adhurimi i besimeve pagane te dardanët nuk pati ndërprerje as në kohën e legalizimit të krishterimit nga perandori dardan me origjine po nga treva e Nishit, por këto simbole krahas kryqit të shenjtë si simbol të krishterimit, që e krijoi Shën Helëna e ëma e Konstantinit të Madh, u shprehen në artin tonë popullorë edhe në periudha të më vonshëm historike.

Edhe në periudhën e sundimit të perandorit Justinian me origjinë po ashtu nga kjo trevë dardane, ku mjaft studiues vendlindjen e tij Bederianën e lidhin me Brainën e sotme, lulëzimi i artit krahas ndërtimeve të njohura gjatë sundimit të tij, ka lënë gjurmë në traditën e kulturës materiale dhe artit të aplikuar nga popullata autoktone dardane e kësaj treve deri në ditët e sotme. Nga burimet e shkruara është e ditur se Perandori Justinian gjatë sundimit të tij qendrën e krishterimit të Ilirikumit nga Sekaniku e solli afër vendlindjes së tij, ku i solli artistët më të mirë të asaj periudhe për të ndërtuar Justinana Primën, që mendohet të jetë afër Medvegjës, në fshatin Sfircë dhe Shtyllcë (sot emërtim i sllavizuar Svinjarica), në drejtim të fshatit Bojnik, dhe Justinana Secondën në Ulpianë afër Prishtinës. Vlen të theksohet se Sfirca edhe Shtyllca apo Justiniana Prima, deri në krizën lindore 1879, ishin të banuar me popullata autoktone shqiptare. Besohet se fshati Shtyllca, e mori emrin nga shtyllat madhështore të Justiniana Primës.

Siç shihet edhe nga burimet historike gjurmët e artit tradicional në këtë malësi, janë ruajtur deri në ditët e sotme vetëm te shqiptarët e kjo më së miri dëshmohet me traditën e përdorimit të simboleve të kultit te veshja popullore e grave shqiptare në fshatrat e Medvegjës dhe paraqitja e këtyre simboleve në materiale të forta nga mjeshtër shqiptar brenda kufirit të P. Osmane pas vitit 1879 e deri më tani.

Është me rëndësi të dihet se pas vendosjes së kufirit të ri dhe ndarjes së kësaj malësie në mes të Serbisë dhe P. Osmane, përdorimi i simboleve te veshja e grave brenda kufirit të P. Osmane u ndalua, por kjo traditë e përdorimit të tyre ne gurë, dru, metale dhe artizanale u aplikua edhe këndej kufirit serbo-osman.

Gjatë periudhës së antikitetit të vonë, Justiniani rindërtoj shumë fortifikata, objekte kulti, qytete me rrugë, sistem të ujitjes, banja publike, amfiteatro dhe objekte luksoze me mozaikët në dysheme, që sot pasqyrojnë artin e përsosur dardan të popullatës autoktone të kohës.

Këto vepra arti të kultivuara me mijëra vite, brez pas brezi, sot i gjejmë në kostumet tradicionale popullore të popullatës autoktone në fshatrat shqiptare të Medvegjës.

Këto veshje aristokrate, solemne me art të përkryer, barteshin dhe punoheshin në tërë malësinë e Galabit e Llapi, por pas ndarjes së kësaj malësie dhe vendosjes së kufirit 1880, P. Osmane, për shkak të artit të krishterë e ndaloi, por gjurmët e këtij arti të lashtë tradicional, në këto anë u punua në materiale të forta, gurë, dru e metal.

Ndër mjeshtrit më të njohur të kësaj ane që lanë gjurmë të paraqitjes në veprat e tyre të artit tradicional dardan deri në ditët e sotme është familja Kurtolli nga fshati Shajkoc i komunës së Besianës.

Gjatë përnjohjes së terrenit, të kësaj zone ne kemi hasur mbishkrime dhe simbole në gurë që po ashtu janë dëshmi e një qytetërimi të zhvilluar në të kaluarën. Si gjurmë të lashta të qytetërimit të kësaj ane vlen të përmenden mbishkrimet në gurë në fshatin Dumnicë e Epërme, komuna e Besianës si dhe simbolet në gurë që i kemi hasur në muret rrethuese të oborreve dhe rrënojat e objekteve në fshatin Lladoc, rreth 3 km në veri të fshatit Shajkoc.

Aplikimi i artit tradicional dardan në gurë, më së miri shprehur në punimin e oxhaqeve në mes të dy luftërave botërore nga mjeshtri tani i njohur Jetullah Kurtolli, nga fshati Shajkoc. Në punën e këtij mjeshtri tonë popullorë, lexojmë gjurmët e artit dardan me zanafillë kronologjike që nga kohët e lashta, të zhvilluar me një traditë të përsosur artizanale për të paraqitur simbolet e kultit pagan, dhe mikpritjen e bujarinë si traditë e vjetër e kësaj popullate. Te ky art në veçanti është për tu veçuar Svastika, si simbol i kultit të diellit, në të gjitha qytetërimet më të zhvilluara të botës që nga mijëvjeçari i pestë para erës sonë. Po ashtu rozetat e punuara me mjeshtri të rrallë me yllin gjashtë cepash që simbolizojnë kultin e diellit, por edhe hëna e vulva si simbole të pjellshmërisë, dëshmojnë një qytetërim të zhvilluar dardan dhe autoktoninë mijëravjeçare të kësaj popullate në këto troje.

Në foton në vijim e shohin artin tradicional në dy gurë të oxhaqeve të punuara nga Jetullah Kurtolli, si dhe disa gurë me simbole, të zbuluara në fshatin Lladoc, me distancë rreth 2 km me fshatin Shajkoc.

Pa dyshim se kjo popullatë autoktone që këtë art e zhvilloi edhe gjatë gjithë mesjetës, pushtimit osman e deri në ditët e sotme.

Foto 1. Guri i oxhakut në familjen Kurtoll, fshati shajkoc, Foto 2. Guri i oxhakut, në familjen Bllata, fshati Rashan, komuna e Mitrovicës

Me rëndësi të veçantë janë edhe simbolet e kultit dhe mbishkrimet e vjetra të cilat i kemi hasur gjatë hulumtimeve në terren, në fshatin Lladoc, komuna e Besianës.

Simbole të kultit dhe mbishkrime të pa deshifruara, në rrënojat e shtëpive të banimit në fshatin Lladoc, komuna e Besianës

Fshati Lladoc, ka vetëm rreth 2 km me fshatin Shajkoc, ku pjesëtar të familjes Kurtolli nga Shajkoci, njihen si mjeshtër popullorë të fundit, të cilët veç tjerash i aplikuan edhe simbolet e lashta gjatë punimit të gurëve të oxhaqeve në këto anë.

Mendojmë se me përnjohjen e terrenit ne kemi arritur që të evidentojmë vlerat e artistëve tonë popullor të fundit, që këto vepra arti i punuan deri në kohët tona.

Bazuar në gjurmët e trashëguara të simboleve kozmologjike në artin tonë popullor mendojmë se ky art është krijuar te një fis i fuqishëm dardan siç ishin Galabrët, shumë kohë para kulturës Helene, andaj me plotë kuptim mund ta quajmë si art dhe kozmologji burimore dardane.

Gjurmët e qytetërimit dardan, sot i hasim në veprat e artit tradicional te popullata shqiptare në këto fshatra, por edhe më gjerë në territoret shqiptare.

Bazuar në zbulimet arkeologjike të deritashme në truallin e Dardanisë, kanë dëshmuar gjurmë të jetës e kulturës, që dëshmojnë për një bazë autoktone të zhvillimit të kozmologjisë dardane që nga fillesat e qytetërimit e deri më ditët e sotme.

Në këto foto shihen edhe dy gurë të oxhaqeve tjera të punuara nga Jetullah Kurtolli.

Foto 1. Gurë oxhaku në fshatin Letanc, komuna e Besianës, Foto 2. Gurë oxhaku në fshatin Radashec, komuna e Prishtinës, punuar nga Jetullah Kurtolli

Gurë të dy oxhaqeve në fshatin Herticë, komuna e Besianës, nuk kemi njohuri kush i ka punuar

Figurat e shprehura artistike të ornamentikës në punimin e gurëve të oxhaqeve nga mjeshtërit popullor të familjes Kurtolli, dhe veshjet e grave shqiptare në fshatrat e Medvegjës, paraqesin interes të madh kombëtar për të dëshmuar lidhjen shpirtërore të kësaj popullate me artin popullor të popullatës së lashtë dardane në këtë trevë.

Gurë oxhaku i familjes Mujku në fshatin Grexhenik, komuna e Dardanës

Gjatë punimit të gurëve të oxhaqeve, kuptojmë se mjeshtri ynë popullorë i ka kushtuar  rëndësi  ruajtjes së traditës, teknikës së punimit, me motiveve të zgjedhur të artit tradicional.

Gjatë punimit të këtyre oxhaqeve vërehet aftësia e mjeshtrit tonë për renditjen e motiveve zbukuruese të ornamenteve në mënyrë simetrike në të dy anët ë oxhakut.

Gjatë hulumtimeve në terren, ne kemi hasur në gurë të punuar nga familja Kurtolli, madje edhe kemi shkruar për gurin e oxhakut të punuar në vitin 1934, i cili gjendet në shtëpinë e Fazli Bllatës në fshatin Rashan, komuna e Mitrovicës, që është pothuaj se identik me gurin e oxhakut që e ka punuar në vitin 1930 për familjen e tij, Jetullah Kurtolli me djemtë e tij në Shajkoc. Gjurmë të gurëve  tjerë të punuar nga familja Kurtolli, kemi hasur në fshatin Letanc, Herticë, komuna e Besianës dhe një guri të oxhakut në fshatin Radashec, komuna e Prishtinës.

Ndër të gjitha punimet e gurëve të oxhaqeve  të kësaj trevë më i rëndësishëm është  arti i paraqitur në gurin e oxhakut të familjes Kurtolli në Shajkoc.

Fshati Shajkoc, në afërsi të Vendenisit antik (Gllamnikut) dhe në mes të shumë qyteteve tjera antike e mesjetare të kësaj treve

Unë si punonjës i Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës, informatat para, se në familjen Kurtolli, kishte pasur mjeshtër që e kishin aplikuar artin tradicional popullorë në gurë dhe dru, i mora nga Shaban Kurtolli, ish veteran i UCK, nga fshati Shajkoc, i cili dëshmon për traditën e punimit të gurëve të oxhakut nga familjarët e tij.

Sipas Shabanit këta gurë të oxhaqeve mes dy luftërave botërore i ka punuar Jetullah Rexhep Kurtolli (1870-1969), dy djemtë e tij Ramadanin dhe Zeqirin. Ramadani më vonë bëhet i njohur si hoxhë në Prishtinë si: Mulla Ramë Shajkoci (1903-1996). Mulla Rama, njihet edhe si ndër mësuesit e parë në trevën e Llapit ne vitin 1942, ndërsa Zeqiri, ishte i ri dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, ishte mobilizuar në brigadën që i dërguan për Tivarë, gjatë rrugëtimit është vrarë, dhe nuk dihet për varrin e tij. Ishin familje e arsimuar për kohën të cilët kishin njohuri më gjurmët dhe traditën e artit popullorë dardan, andaj edhe këtë traditë e kultivuan në material të forta. Në kujtesën familjare thuhet se i kanë punuar gjithsejtë 34 plaka guri të përmasave të ndryshme.

Guri i oxhakut i punuar në vitin 1930, tregon më së miri për traditën e skalitjes së gurëve nga mjeshtër popullorë të kësaj ane.

Motivet e skalitura në këtë gurë janë të punuara në mënyrë të   përsosur ku kemi paraqitjet simetrike të figurave dhe simboleve me domethënie që i japin kuptim të plotë gjendjes politike, sociale dhe ekonomike për popullatën shqiptare në mes të dy luftërave botërore. Sipër gurit ku ndizej vatra në të dy anët është skalitur ena e ushqimit dhe simbolet e lashta astrale të hënës dhe diellit, që tregojnë mikpritjen dhe bujarinë e familjeve shqiptare.

Përdorimi i hershëm i simbolit të njohur “Svastikës” një kryq barabrinjës  me krah të përkulur djathtas me kënde 90°, besohet se ka pasur kuptime të jetës, pjellshmërisë dhe diellit si simbol inkurajues për jetën e mirëqenien.

Svastika si simbol është përdorur nga kulturat anembanë botës për një mori qëllime të ndryshme gjatë historisë: si simbol edhe në lindjen e mesme dhe të largët, si një kryq i stilizuar në krishterim, në kulturë si model në art, në monedha në arkitekturë e deri në ditët e sotme.

Artefaktet e lashta me simbolin e svastikës, që arianët e adhuronin dhe e përdornin shpesh në kulturën e tyre materiale, më vonë për këtë simbol u krijua mendimi për dominimin e të ashtuquajturës trashëgimi ariane si racë e pastër me kulturë të lashtë  të qytetërimit.

Prania e këtij simboli të lashtë në kulturën dhe traditën tonë popullore, është një dëshmi se popullata shqiptare e Kosovës së sotme, me një trashëgimi të lashtë dardane, në të kaluarën nuk qëndronte prapa qytetërimit botërorë, por arti tradicional dardan, ishte zhvilluar, trashëguar dhe ruajtur deri më sot, më mirë se te popujt fqinjë dhe popuj tjerë të Evropës Jug-lindore.

Në pjesën qendrore të gurit është skalitur një kanelyrë e gjatë 48 cm e punuar me bistak që ngritët deri të koka apo pjesa e sipërme e oxhakut, ku katër trekëndësha barabrinjës që e formojnë një rozetë të madhe që simbolizon diellin apo edhe dymbëdhjetë fiset e popullit tonë. Në të dy anët e rozetës së madhe të  oxhakut janë skalitur yjet e vogla pesëcepësh. Lartësia e kokës së oxhakut me rozetë të madhe është 44 cm, ndërsa gjerësia 50cm dhe heksagrami 28,5 cm.

Gjerësia e gurit të oxhakut është 94 cm, po aq është edhe lartësia prej bazamentit të këmbëve e deri te pjesa e sipërme (koka e Oxhakut).

Guri në të cilin është punuar oxhaku me simbolikë ka një trashësi prej 16.5 cm,dhe mendojmë se ky guri është marrë në ndonjë gurore të afërt në malësinë e Galabit.

Harku i oxhakut prej bazamentit të këmbëve e ka lartësinë prej 43 cm, dhe bazuar me oxhakun e punuar nga Jetullahu, i cili është ruajtur në shtëpinë e Fazli Bllatës në fshatin Rashan, të komunës së Mitrovicës, të cilit ju kanë ruajtur edhe bazamenti i këmbëve, mendojmë se ka mundësi që edhe këtij oxhakut ti punohen këmbët me motive dekorues të njëjta.

Tërë simbolika e punuar në këtë pllakë të oxhakut, është punuar brenda kanelyrës, që e rrethon sipërfaqen e gurit të oxhakut. Në pjesën e sipërme krahas svastikës me madhësi 6,5 cm, janë shprehur në të dy anët edhe elementet religjioze, të shkruara me shkrim arab “Allah”, pastaj ylli pesëcepësh me simbolin e hënës anash, që ka mundësi, mjeshtri ynë ta ketë pasur si qëllim të paraqes edhe flamurin e Turqisë.

Krahas kësaj kanelyre të punuar me bistak që e ndanë pjesën qendrore të punimit, janë punuar edhe dy kanelyra anash, me bazament që në harkun e oxhakut, formojnë dy trekëndësha, si simbole të pjellshmërisë, ndërsa në pjesën e sipërme formojnë dy rrathë me yllin gjashtë cepësh në mes me madhësi 19,5 cm.

Poshtë këtyre dy yjeve e kemi mbishkrimin në gjuhën arabe ku sipas osmanologut Agron Islami është shkrua sipas kalendarit osman numri 1328, që i bie viti 1910/11, dhe një numër tjetër 94310, që për mua është i panjohur qëllimi i skalitjes së këtij numri. Nën këtë shkrim në të dy anët, janë skalitur nga tre kanelyra të vogla, që formojnë trekëndëshin me madhësi 7 cm në të dy anët, ku së bashku me kanelyra trekëndëshat kane distancë 19 cm, dhe nga një kanelyrë e shkurtët, punuar në kënddrejtë me kaneltrën vertikale, si figurë shigjete. Po në këtë drejtim, më poshtë, mbi trekëndëshat dhe harkun e oxhakut, janë skalitur du yje gjashtë cepash me madhësi 7 cm.

Në të dy anët e oxhakut Brenda dy fushave të mëdha kënddrejtë të mbyllura me kanelyra, po ashtu në të dy anët janë skalitur yjet gjashtë cepash, Brenda rrethit me rozetë në mes që simbolizojnë kultin e diellit.  Është për ta studiuar dhe analizuar, skalitjen e yllit pesëcepësh, në hapësirën e lire Brenda rrethit ku bashkohen brinjët e trekëndëshave. Ndoshta autori në këtë rast rishfaqjen e rrymës së komunizmit në atë periudhë kohore.

Anash harkut në pjesën e sipërme të oxhakut, është skalitur hëna me yllin pesëcepësh në mes, dhe dy enë me madhësi 19.5 cm, që paraqesin mikpritjen. Pranë enës në anën e djathtë është shkruar viti 1930, mendojmë se është edhe viti i punimit të kësaj pllake të oxhakut tradicional në këtë zonë!

Guri i Oxhakut në familjen e Osman Kurtollit, në fshatin Shajkoc, të cilin e ka punuar Jetullah Kurtolli, stërgjyshi i Osmanit

Gjurmët e qytetërimit të lashtë të shprehura përmes artit tonë tradicional, i kemi hasur edhe në fshatrat tjera të Llapit, Galabit e Shalë.

Nga zbulimet e deritanishme vlen ti veçojmë Pemën e Jetës, dhe Obeliskun të zbuluara në fshatin Majac, komuna e Besianës.

Pema e Jetës që në bazament e ka trekëndëshin apo vulvën si simbol të pjellshmërisë, me zhvillimin shtate lartë të saj, si na paraqitet në këtë gurë varri, dhe nëse e analizojmë kryqin në anën e djathtë, në maje të trungut, mund të shohim se si mjeshtri ynë popullorë, e paraqet autoktonin e popullit tonë që nga lashtësia e deri në epokën e re.

Po ashtu një simbol tjetër i cili, është hasur në varrezat e fshatit Majac, është një obelisk si simbol i kushtuar kultit të diellit. Edhe pse ky obelisk nuk është i përmasave të mëdha, sikurse në Egjiptin e lashtë, mjafton të kuptojmë për adhurimin e kultit të diellit edhe në vendin tonë. Deri më tani ky është obelisku i vetëm i zbuluar në territorin e Kosovës së sotme.

Në foto poshtë mund ti shihni të dy këto simbole të rëndësishme që dëshmojnë gjurmë të hershme të qytetërimit në Dardaninë qendrore.

Pema e jetës dhe Obelisku në varrezat e fshatit Majac, komuna e Besianës

Simbolin e kultit të diellit dhe hënës, në artin tonë popullorë, të trashëguar brez pas brezi falë duarve të mjeshtrit tonë popullorë i hasim të punuara në materiale të ndryshme deri në ditët e sotme.

Kulti i diellit në shumë raste na paraqitet me simbolin e rrathëve koncentrik, në formë të rozetave të ndryshme, spirales, svastikës, por vlen të veçohet simboli i këtij kulti që e kemi hasur në fshatin Dumnicë të Epërme të Besianës.

Në murin e një shtëpie në fshatin Dumnicë, ne e kemi hasur një guri me simbolin e kultit të diellit të paraqitur në një rreth i cili rrezaton rreze drite, dhe brenda rrethit na paraqiten katër stinët e vitit, natyrisht që stina e verës paraqitet mot me diell më shumë se sa stina e dimrit, ndërsa pranvera dhe vjeshta me mot përafërsisht të njëjtë.

Simbolet e kultit ne gurë

Simbolet e kultit në dru

Simbole të kultit në tekstil

Nuk ka dyshim se të gjitha këto simbole i gjemë të punuara edhe në metale të ndryshme e sidomos, gjatë punimit të artizanaleve te filigranit u aplikuan në qytetet shqiptare në tre shekujt e fundit.

Nga të gjitha këto dëshmi që i kemi trashëguar në artin tonë popullorë nuk ka dyshim se këto janë dëshmi të autoktonisë së popullit tonë në këtë pjesë të rëndësishme të Dardanisë.

Simbolet astrale në veshjen e grave nga fshatrat e Medvegjës dhe në oxhakun e punuar nga Jetullah Kurtolli, në fshatin Shajkoc

Harta që dëshmojmë rëndësinë e fisit dardan Galabroi, në Mbretërinë e Dardanisë dhe përgjithësi në Gadishullin Ilirik

Për rëndësinë e fisit dardan Galabri kemi burime të shkruara edhe nga autorët antik, andaj në bazë të zbulimeve arkeologjike dhe gjurmëve të qytetërimit që sot i hasim në territorin e Dardanisë qendrore, besojmë se dardanët nuk qëndronin prapa zhvillimit kulturor e ekonomik me fiset tjera ilire, dhe popujt tjerë të Mesdheut.

Nëse i bëjmë një analizë të përgjithshme gjurmëve të  artit tradicional të kësaj treve vijmë në përfundim se në këtë zonë etnografike jeton një popullatë autoktone që brez pas brezi e ruajti traditën e zhvillimit të artit tonë popullorë gjerë në kohët tona.

Pa dyshim se arti i paraqitur në gurët e oxhaqeve traditë kjo që deri në ditët tona u ruajt dhe u kultivua nga familja Kurtolli në fshatin Shajkoc, ka një zanafillë të lashtë të qytetërimit dardan.

Simboli i kultit të diellit, hëna, rozetat e ndryshme, yjet, svastika, heksagrami, trekëndëshi, kanelyrat si dhe ena e ushqimit të skalitura me dorë në oxhakun e tij familjar nga mjeshtri ynë i njohur Jetullah Kurtolli, është vlerë e artit tonë dhe traditë e kultivuar me shekuj nga popullata autoktone dardane.

Duke i pasur parasysh vlerat e artit të trashëguara brez pas brezi në kulturën materiale të popullit tonë, ne vijmë në përfundim se qytetërimi dardan, ishte zhvilluar krahas qytetërimeve tjera në lashtësi, të popujve tjerë të Evropës, Mesdheut dhe shteteve të lindjes.

Për ti ruajtur sa më mirë këto vlera të artit tonë,  është me interes kombëtar që gjurmët e këtij arti të ruhen, të hulumtohen, të studiohen dhe të promovohen sa më shume përmes publikimeve shkencore, mediave publike të ndryshme dhe të përfshihen në planë programe mësimore në mënyrë që brezat e rinjtë të mësojnë më shumë për artin tonë popullor ndër shekuj.

Në vijim ofrojmë disa dëshmi se në këtë trevë etnografike, deri më sot është ruajtur tradita e artit më të përsosur të aristokracisë mbretërore dardane.

Veshja e kësaj zone etnografike ka të gjitha simbolet dhe elementet e një veshje aristokrate mbretërore

Mozaiku i zbuluar në Ulpianë (Justiniana Seconda), ku shkruan Dardania, emri i perandorit Justinian e Teodorës

Siç shihet edhe përmes kësaj foto, ku shihen shtyllat madhështore të Justiniana Primës, andaj kjo nuk është e rastësishme që ky lokalitet arkeologjike të ketë etimologji nga barishtja e Firit (Sfirca) dhe Shtyllca nga shtyllat e rrënojave të këtij qytetërimi të ndërtuar nga perandori dardan Justiniani.

Ky vendbanim deri në vitin 1879, etnikisht ishte i banuar vetëm me popullatë shqiptare, andaj edhe emërtimet na dalin nga gjuha shqipe.

Gjurmë dhe rrënoja të qytetërimit në Justiniana Prima fshatin Shtyllca e Sfirca në mes të Medvegjës dhe Lebanës së Leskocit



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Qazim Namani: Kolonizimi i Malësisë së Galabit gjatë viteve 1876 - 1912 me shqiptarë ortodoksë nga Mali i Zi Qazim Namani: Gjurmë të Xehetarisë në Malësinë e Galabit Qazim Namani: Miniera e Leçes në komunën e Medvegjës, miniera më e madhe e arit në Evropë Qazim Namani: Trashëgimia Kulturore dhe Plotësimi i Standardeve për Pavarësinë e Kosovës 1999 - 2006 Qazim Namani: Rrugët më të rëndësishme që kalonin nëpër Malësinë e Galabit Qazim Namani: Galabrët e Dardanisë fisi më aristokrat në antikitetin e vonë Qazim Namani: Lojërat Olimpike në artin popullorë të zbuluar në Dardani Qazim Namani: Biznesi dhe mikpritja në Mbretërinë e Dardanisë Namani, Gjata, Sallahu: Festa pagane te 'Guri i Shënjimit' në fshatin Zatriq komuna e Rahavecit Qazim Namani: Luftimet e zhvilluara gjatë vitit 1944 për mbrojtjen e kufirit në fshatin Prapashticë Namani, Vitaku, Sallahu: Tipologjia e banesës dhe simbolet e kultit në komunën e Mitrovicës dhe Vushtrrisë Qazim Namani: Banesa Qytetare shqiptare e shekullit XIX në Shqipërinë veri-lindore Qazim Namani: Gjurmë të trashëgimisë kulturore në fshatrat Lladoc, Balloc e Herticës në komunën e Podujevës Qazim Namani: Kozmologjia Dardane Qazim Namani: Bartja e materialit arkeologjikë në vitin 1995 nga Muzeu i Mitrovicës në Muzeun e Prishtinës Qazim Namani: Bartja e materialit arkeologjikë në vitin 1995 nga Muzeu Arkeologjik i Prizrenit në Muzeun e Prishtinës Qazim Namani: Zanafilla e Kulturës materiale dhe historike në Kosovë Qazim Namani: Tipologjia e banesës popullore në trevat veri-lindore të Kosovës Qazim Namani: Perandoria Osmane zbatonte politika diskriminuese vetëm ndaj popullit shqiptar Qazim Namani: Organizimi i shqiptarëve kundër Perandorisë Osmane gjatë reformave të Tanzimatit 1826-1856

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora