Speciale » Namani
Qazim Namani: Gjurmë të Xehetarisë në Malësinë e Galabit
E hene, 18.11.2024, 07:00 PM
Dr. Sc. Qazim Namani
Instituti
i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve, IKMM, Prishtinë
qazimnamani@hotmail.com
Gjurmë
të xehetarisë në Malësinë e Galabit
Abstrakt
Galabi si rajon
gjeografik dardan shtrihej në pjesën qendrore dhe veri-lindore të Dardanisë
duke përfshirë një territor mjaftë të madh dhe të rëndësishëm.
Në ketë punim kam përshkruar
disa nga gjurmët e aktiviteteve minerare, në disa lokalitete arkeologjike të
njohura si vendbanime minerare, dhe disa nga vendndodhjet e skorieve të
identifikuara, gjatë përnjohjes së terrenit në këtë malësi. Gjysma e territorit
të kësaj malësie, u pushtua nga Serbia në vitin 1878, andaj për atë pjesë të
kësaj malësie, kam konsultuar literaturën serbe të publikuar, dhe kam zhvilluar
disa intervista me banorët shqiptar, nga disa fshatra të komunës së Medvegjës.
Nga rezultatet e
gërmimeve arkeologjike më këtë rajon u zbuluan disa dhjetëra vendbanime me vazhdueshmëri
të qytetërimit të pa ndërprerë, që nga koha e neolitit e deri më sot. Pranë
këtyre vendbanimeve, hasen mjaftë shumë gjurmë të përpunimit të metaleve, dhe
artefakte të punuara me metale të lloj - llojshmëria dhe periudha kohore të
ndryshme.
Rezultatet arkeologjike
ofrojnë dëshmitë e para primitive të periudhës së metaleve, të eksploatimit të
xehetarisë në këtë trevë. Fillimet e para të eksploatimit të hovshëm të kësaj
veprimtarie duhet kërkuar në lokalitetet e para të vendbanimeve të epokës së
hekurit, periudhës dardane.
Në këtë periudhë metalet fisnike si ari dhe argjendi
përdoreshin për përpunimin e stolive të ndryshme. Këto stoli shërbenin edhe si
mjet shkëmbimi me qytetet tjera t zhvilluara në Gadishullit Ilirik. Burimet
arkeologjike dhe historike dëshmojnë për një zhvillim të hovshëm të xehetarisë
gjatë periudhës dardane, romake e deri në mesjetën e vonë.
Fjalë kyçe: Galab,
Xehetaria, Skorje, Miniera, Ulpiana, Vendenisi, Leskoci, Vraja, Artana, Lece.
Gjurmë të xehetarisë në Malësinë e Galabit
Nga
Dr. Qazim Namani
Shtrirja gjeografike e Malësisë së Galabit
Dardania
si mbretëri u krijua në zemër të Gadishullit Ilirik. Nëpër territoret e Dardanisë kalonin shumë rrugë të
rëndësishme antike, gjeostrategjike, sepse si rajon i pasur me minerale në këtë trevë
u kryqëzuan rrugët që kanë lidhur lindjen me perëndimin dhe pjesën
bregdetare të Adriatikut me rrugët
kontinentale.
Se Dardania ishte e pasur me minerale dhe eksportonte prodhime nga
metali kuptojmë se Metalet Dardane (Metalli Dardanici) dhe mallra tjera
janë eksportuar përmes rrugëve që kanë ekzistuar edhe atë përmes segmentit
rrugor Ulpiana-Scupi-Tjessalonica.[1]
Nga burimet
antike kuptojmë se Ptolomeu,
në trevën dardane përmendë vetëm katër qytete si vendbanime urbane: Naissusin, Arribantionin, Ulpianën dhe
Shkupin.[2]
Malësia
e Galabit, si rajon gjeografik dardan, shtrihej në pjesën qendrore dhe
veri-lindore të Dardanisë duke përfshirë një territor mjaftë të madh dhe të
rëndësishëm në rajon. Duke u bazuar në të dhënat nga terreni dhe në literaturën
e konsultuar, kamë bërë përpjekje të japë një pasqyrë për shtrirjen e këtij
rajoni gjeografik.
Në
përgjithësi elementet strukturore tektonike të maleve lindore të Kosovës së
sotme, kanë shtrirje veri jug. Këto male në aspektin gjeologjik - tektonik, janë
të ngjashme me Malin e Zi të Shkupit (Karadakun).[3]
Këto
male u ndërtua nga shkëmbinjtë vullkanik, Sedimentar dhe Metamorfik që lidhen
me vendbanimet e PB, Zn, me regjionin e Artanës dhe më gjerë. Kodrinat e këtyre
maleve zbresin në drejtim të baseneve neogjenike periferike. Në kodrinat më të
larta hasen pjesë të rrafshinave fluvio denudive[4]
Në
jug dhe në lindje Galabi shtrihej gjerë në malet deri në Lumin Morava, rrëzë
Bujanovcit duke e përfshirë Vrajën, duke shkuar në veri-lindja gjerë në
rrafshin e luginës së Moravës jugore, përfshinte tërë luginën e Jabllanicës e
Kosanicës, malet e Leskocit dhe malet deri te Fusha e Prokuples dhe Kushumlisë,
dhe nëpër stacionin Ad-fines (Kushumlia e sotme), malet në lidje
të lumit Toplica, në drejtim të fushës
së Llapit, ky lumë mes Fushës së Besianës dhe Fushës së Kosoves, i ndanë
vargmalet e Albanikut me malësinë e Galabit, duke vazhduar në drejtim të
Ferizajtë e Gjilanit i përfshin malet dhe kodrinat në anën e majtë të Rrafshit
të Kosovës dhe lumit Morava në komunën e
Vitisë dhe Gjilanit, duke e ndarë në mes me Malin e Zi të Shkupit, fshatin
Pogragjë dhe grykën e Konqulit.
Malësia e Galabit, sipas studiuesve serbë
Pas disa vizitave me karakter shkencor,
që i bënë studiuesit perëndimor në trojet shqiptare gjatë shekullit XIX, në
viset tona vërshuan edhe studiues sllav me qëllim të sllavizimit të toponimeve
dhe përvetësimit të objekteve të kultit. Njëri ndër ta është edhe Milosh S.
Milojevic i cili kur shkruan për viset e Galabit, i quajnë “Golubaski Vis”,
danas, “Golaski Vis”.[5]
Pra shihet qartë se sllavët që nga mesi i shekullit XIX, këto male filluan ti
quajnë “Golak”. Përveç kësaj studiuesit sllav ishin të vetëdijshëm se popullata
autoktone shqiptare kishte njohuri për gjurmët e qytetërimit dhe të minierave
në viset tona, andaj përmes shkrimeve e shprehnin interesimin dhe jepnin porosi
që gjurmët e xehetarisë të hulumtohen dhe studiohen sa me shume që është e
mundur. Jovan Cvijic shkruan se: Shkathtësitë e vjetra të minierave janë bartur
te popullata e sotme. Ajo popullsi minerare dhe gjurmët dhe kujtimet e
minierave të vjetra duhej të hetoheshin plotësisht, ato janë të shumta dhe
japin informacion për shumë gjëra.[6]
Mita Rakic, i cili pas shpërnguljes së
shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit, e bëri një përshkrim të udhëtimit të tij
nëpër trevat shqiptare të asaj zone. Ai duke udhëtuar nëpër fshatrat shqiptare
në jug lindje të Kushumlisë, shkruan se sytë shihnin Samakova (Skorie), po ashtu ai pohon se në këto anën jetonin vetëm shqiptarë
etnikisht të pastër[7]Kjo
dëshmon për gjurmët e shumta të skorieve që kishin mbetur nga përpunimi i
metaleve në këtë trevë të banuar me shqiptar autokton.
Studiuesit më të njohur botëror emrin e
kësaj malësie e lidhin me emrin e fisit të njohur dardan Galabroi.
Hatat që tregojnë
shtrirjen e fisit të lashtë dardan Galabri
Rajoni
vullkanik-xehetar i Malësisë së Galabit, ndërlidhet me rajonin hapësinor
vullkanik përreth si: Rajonin xehetar të Albanikut, maleve Rodope, dhe Malit të
Zi të Shkupit.
Galabi
si qendër e rëndësishme urbane dhe ekonomike ishte e lidhur drejtpërsëdrejti me
minierat e rajoneve përreth vendbanimeve xehetarie si: Malet e Albanikut,
minjerat e Vushtrria e Bolasicës, me Malet Rodope, dhe Malin e Zi të Shkupit,
sidomos me Vërbani, Binçën, Dobëllden, Kërbliqin, Letnicen, Shosharen,
Pogragjen, Likoven, Llojanin etj. Pasuria minerare e këtyre rajoneve dëshmohet
edhe me rrënojat e kështjellave ilire e më vonë romake të këtyre anëve.
Gjurmë
të qytetërimit dhe aktiviteteve minerare
Pasi
që territori i Galabit (Gallapit), përfshinte malet e pasura me minerale
në mes të Fushës së Nishit dhe Fushës së Kosovës, në bazë të gjurmëve
arkeologjike del se Malësia e Galabit, ishte territor xehetar e blegtoral,
mjaftë i populluar me vendbanime ilire - shqiptare.
Kjo
malësi bënë pjesë në regjionin lindor të Kosovës së sotme, në krahasim me
pjesën tjetër të Kosovës (Rrafshin e Dukagjinit), dallohet me lëndë të para
metalike, minerale jo metalore, dhe lëndë energjetike.[8]
Foto 1. Hartat që
pasqyrojnë shtrirjen gjeografike të Malësisë së Galabit
Gjurmë
të lashtësisë së qytetërimit në GALAB (Gallap) rrjedhin që nga koha e
neolitit dhe në bazë të hulumtimeve të gjerë tanishme në periudhat e metaleve,
janë evidentuar një numër lokalitetesh me rëndësi, që dëshmojnë për aktivitete
minerare dhe qytetërim të zhvilluar.
Nga
të dhënat e terrenit, zhvillimi i qytetërimit në Gallap na paraqitet me vendbanime
të shumta, dhe të ndryshme për kah zhvillimi ekonomiko-shoqërorë, duke i
përfshirë vendbanimet fushore pranë lumenjve dhe tokave pjellore, por edhe me
fortifikime të shumta në kodrinat në formë konike, pranë shkëmbinjve të pasur
me xehe dhe minierave të shumta,
Për
minierat e kësaj treve kemi të dhëna edhe nga autorët antik. Shkrimtari romak
Straboni, i cili jetoi ne shekullin e parë para erës sonë, në librin e tij VII,
ka shkruar se, dardan janë dhe Galabrët tek të cilët …..(mungesë në test),
është një qytet i vjetër …. këta pra banojnë në thellësi të vendit.[9]
Është
një fakt se Straboni e dinte për atë qytet, dhe e gjeti të udhës ta citonte me
epitetin Arhaia e kjo tregon se nuk mund të bëhet fjalë për ndonjë
fortesë të zakonshme.[10]
Dardanët
kanë qenë të organizuar në jetën politike, ekonomike dhe sociale prandaj si
duket ky polis Arhaia ka qenë qendër e rëndësishme e fisit dardan
Galabroi.[11]
Sipas
William Hazlitt, Galabrët janë një fis dardan, që jetojnë pranë lumit Morava,
në hapësirën poshtë qytetit të Nishit. Sipas tij qytetet Vicianum, Vendenea dhe
Tranupara, ndodhen brendaj hapësirës gjeografike të Galabit.[12]
Nëse
i marrim për bazë perandorët më të njohur botëror, zbulimet arkeologjike dhe
statujat e punuara nga mermeri në qytetin antik të Nishit me rrethinë, nuk ka
dyshim se bëhet fjalë për një fise dardane të shquara, që njiheshin me emrin Galabrët (Kalabrët), të
organizuara brenda Mbretërisë së Dardanisë, me ekonomi, kulturë dhe histori të
avancuar për atë kohë.
Burimet
historike për qytetin e Nishit dhe fisin Galabri në antikitet, dëshmojnë se
kemi të bëjmë me një fis të vjetër dardan, me kulturë dhe qytetërim të
zhvilluar, që gjatë antikitetit, la gjurmë historike si fisi më aristokrat në
Evropë.
Mendohet
se Kalabrët, i përkasin një populli të quajtur
Galabri, të cilët jetonin në kohën e Strabonit (viti 63, para krishtit) në
Dardani. Emri i tyre rrjedh nga ilirishtja, dhe ata janë pasardhësit e Cadamus
(Kadmit), ose shikuar në baza tjera të një Cxyklopi.[13]
Edi
Shukriu, për ekzistimin e qyteteve në Dardani shkruan: Sipas burimeve antike në
Dardani kishte qytete, kështu në shekullin I, p.e.re, autori antik Tit Livi
bënë dallim midis vendbanimeve, duke i quajtur disa prej tyre me nacionin urbus,
përderisa Straboni përmend një qytet të vjetër tek Galabrët dardan, pra
një qytet që në shekullin e I p.e.re ishte i vjetër.[14]
Rrugët më të
rëndësishme qe kalonin nëpër Malësinë e Galabit
Burim i rëndësishëm për studimin e
rrugëve gjatë periudhës romake janë të ashtuquajtura itineraret (nga
latinishtja rrugë), të cilat paraqesin lista rrugësh në harta grafike, janë të
njohur itineraret e Antonit dhe ai i Buraigalës. Në kohën romake është e
rëndësishme dhe “Tabula
Peutingeriana", tabelë grafike[15]. Në këtë tabelë
janë të shënuara edhe rrugët që kalonin nëpër Kosovë siç janë rrugët:
Nish-Lezhë[16],
Nish- Shkup etj.
Në bazë të dhënave, nga
kohët e vjetra rrugët ishin të kategorizuara, në rrugë të rendit të parë (Via
Militaris apo Via - Publica) dhe rrugë lokale (Via-Vicinales).[17]
Si rrugë Via Militaris apo Via - Publica, në Dardani konsiderohet rruga Lissus-Naissus dhe ajo që
lidhte Dubrovnikun (Raguza) me Shkupin (Scupi) dhe Selanikun (Thessalonica).[18]
Rruga Lezhë-Nish
dhe shumë rrugë tjera që kalonin nëpër Dardani bënin lidhjen e skelave të
Adriatikut me Danubin, Transilvaninë, fushat pjellore të Rumanisë, të Rusisë
jugore etj.[19]
Rrugën Nishë-Shkup të shënuar
vetëm pjesërisht në Tabula Peutingerianaqë shkonte nëpër një varg
lokalitetesh të antikës së vonë në rrethinën e Lebanës kalonte malet e Galabit
dhe hynte në pellgun e pjesës më burimore të Moravës së jugut, duke u bashkuar
në afërsi të vendbanimit antik Station Vectigalis Illyrici në fshatin Runjevë me rrugën që nga drejtimi i Ulpianës
qonte në drejtim të Shkupit.[20]
Nëpër Galab kalonin edhe rrugët: Ulpianë-Urlanë-Tullarë -Medvegjë dhe
rruga Magurë-Lipian-Banullë-Janjevë-Artanë-Medvegjë-Leskoc
të cilat lidheshin me rrugët tjera ndihmëse që shkonin në këto drejtime duke
kaluar nëpër rrafsh lartat më të larta të Gallapit si Zllashë, Shator,
Lisinë, Tepe, Siarinë, Kitkë etj., që qonin në luginën e Moravës së jugut.
Përveç këtyre kalonin edhe rrugët nëpër rrjedhat e lumenjve që lidheshin me
rrugët kryesore që qonin në Artanë
dhe qytete tjera xehetarie përreth Artanës. Disa rrugë tjera lokale nga Nishi,
Rrafshi i Kosovës, përmes kësaj malësie lidheshin me qytetin e Vrajës, dhe
rrugët që shkonin në drejtim të Selanikut.
Rruga e rëndësishme, që e lidhte
qytetin e Nishit me Selanikun, kalonte nëpër kështjellën e Vrajës dhe disa
vendbanime tjera në anën lindore të kësaj malësie.
Duke qenë një trevë e pasur me minerale, toka
pjellore dhe me vendbanime të rëndësishme në Dardani, nëpër këtë trevë kalonin
edhe rrugë të rëndësishme që vinin prej qytetit të Nishi, në drejtim të
Ulpianës e Shkupit për tu lidhur me qytetet e zhvilluara bregdetare.
Foto 2. Rrugët e rëndësishme që kalonin nëpër Malësinë e
Galabit
Gjithnjë
duhet pasur parasysh se kjo është një trevë më qytetërim të zhvilluar me qytete
e rrugë të rëndësishme, që i lidhnin qytetet kryesore të Dardanisë dhe me
rrugët tjera që shkonin në detet e Gadishullit Ilirik.
Malësia e Galabit, pranë rrugës kryesore që e lidhte Evropën me Azinë, Rruga që e lidhte Justiniana Primën me Justiniana Secondën
Një
rrugë që e lidhte qytetin e Nishit me Shkupin, kalonte nëpër një vijë
fortifikimesh e lokaliteteve arkeologjike në Malësinë e Gollakut (Galabit), e
cila degëzohej në trevat e burimit të Moravës së jugut, duke u bashkuar në
afërsi të vendbanimit antik Statio - Vectigalis, në fshatin Runjevë, me rrugën
që vinte nga drejtimi i Ulpianës dhe qonte në qytetin e Shkupit.[21]
Pozita
gjeografike e Galabit, me male të ulëta e të kalueshme, pranë rrugës
tokësore kryesore (Via Militaris), që e lidhte Evropën me
Azinë, mundësuan që shumë rrugë tjera sekondare, që i lidhin qytetet në anën
jug-lindore të rrugës Via - Militarisë, dhe qytetet bregdetare në Ardiatik,
Egje dhe detin Jon të kalojnë nëpër këtë malësi.
Rëndësia
e këtij territori të Dardanisë dëshmohet edhe nga ekzistimi i shumë
kështjellave dhe gradinave që u ndërtuan gjatë antikitetit të vonë, pranë
kodrinave të pasura me minerale, që sot i hasim në terren.
Bazuar
në zbulimet arkeologjike brenda hartës së Kosovës së sotme, mbarimi i kulturës
së bronzit në Malësinë e Galabit, dëshmohet me nekropolet e zbuluara në fshatin
Bërnicë të poshtme, Grashticë (Istrinë) e Keqekollë, afër Prishtinës.
Në
periudhën e hekurit, në këto treva jetonin dardanët, të cilët ishin bartës të
qytetrimit të ri, duke dëshmuar kontinuitet qytetrimi që nga parahistoria.[22] Dardanët në
shekullin e IV, para erës sonë, u bënë
mbretëri mjaftë e fuqishme në rajon.
Kjo
periudhë e qytetrimit dardanë dëshmohet me vendbanimet e fortifikuara
(qytezat), të cilat sot i gjejmë në tërë territorin e Kosovës së sotme, por
edhe më gjërë në rrethinën e Kushumlisë, Leskocit, Vranjës, Medvegjës e
Bujanocit.
Vendbanimet
e tipit të fortifikatave në territorin e Kosovës, na shfaqen që nga mbarimi i
periudhës së neolitit.[23] Kultura materiale
e zbuluar në fshatin Damarocë, pranë lumit Morava Jugore, dhe në fshatin
Vlashnje afër Prizrenit, i përkasin grupit: Iodertaro-humusor.[24] Supozohet se
këto fortifikime të ngritura në epokat e hershme të historisë, të cilat kanë
vijuar zhvillimin e tyre gjatë tërë epokës së bronzit, në mënyrë që në epoken e
hekurit të bëhen si vëndbanime dominuese në zonat për rreth ku shtriheshin.[25]
Në
trevën e burimit të Moravës Jugore, mund ta kërkojmë qendrën kryesore të
qytetrimit në këtë zonë, dhe se zbulimet e kulturës materiale të epokës së
hekurit, në këto anë ju përkasin dardanëve.[26]
Xehetaria
si degë e rëndësishme ekonomike e Mbretërisë së Dardanisë, gjatë shekullit
IV-III para erës sonë, ishte zhvilluar edhe jashtë kufijve verilindor të
Kosovës së sotme. Minierat në këtë malësi rreth Justiniana Primës, Justiniana
Secondës, Kushumlisë, Vrajës, Bujanocit, Artanës e Gjilanit, ishin degë kryesore të ekonomisë
që ndikuan në zhvillimin e qyteteve në këtë malësi, gjatë periudhës dardane
para erës së re, në antikitetin e vonë dhe mesjetës.
Emil
Çershkov: gjatë hulumtimeve në terren ka shkruar se në territorin mes Gjilanit
dhe Bujanocit janë ruajtur gjurmët e xehetarisë së vjetër antike e mesjetare,
të cilat me vështirësi dallohen, sepse gropat dhe galeritë janë shembur që moti
dhe mezi mundë të shihen në terren.[27]
Gjatë
hulumtimeve në terren në malësinë e Galabit, kemi hasur në mjaftë skorie,
galeri dhe toponime që në njëfarë mënyre lidhen me minierat e argjendit, arit
dhe qytetin e parë dardan Aria.[28]
Është
me rëndësi të ceket se lugu i “Gjytetit të Rimit” në fshatin Prapashticë ka skorie
dhe dëshmi të vendbanimit, dhe në anën jugperëndimore të këtij lokaliteti
fillon territori i fshatit Keqekollë ku kroi i këtij fshati quhet Kroi i Kikollit (Kroi i Gjytetit). Në
Prapashticë ekzistojnë gërmadha të vendbanimit të lashtë, traseja e një rruge
të vjetër, themelet e disa kishave, zgjyrë xehesh në të gjitha proçkat e
fshatit, varreza me trup vendosje dhe tumulare.[29]
Në
fshatin Keqekollë rreth 1km në anën jugore nga kroi i qytetit, është një hyrje
e galerisë që nga popullata quhet “Shpella e Argjajt (Argjentit)”. Në këtë
fshatë janë regjistruar gjashtë vende, ku ishin tubuar skoriet (zgjyra e
metaleve ose samakova), nga përpunimi i xeheve, edhe dy vendbanime të
fortifikuara.
Sasia
e grumbulluar e skorieve në Keqekollë, Ballaban, Brainë, Herticë, Prapashticë,
Dabishec, Hajkobillë, Kremenatë, Krilevë, Strezoc, Bugjenicë, Gjyrishec,
Kronidel, Marec, Gradina në lagjen Bullaj të Marecit, dhe fshatrave në
rrethinën e Janjevës, Kamenicës e Gjilanit, e Podujevës është bartur dhe
dërguar në shkritoren e Trepçës në vitet pesëdhjeta të shekullit XX.
Në
anën juglindore në fshatin Marec jo larg këtij lokaliteti gjendet lokaliteti
arkeologjik i quajtur gradinë. Një mikro-toponim i ngjashëm e gjejmë edhe në
fshatin Mramur, me emrin “Fusha e Arushës”, dhe zgjyrë nga përpunimi i metaleve në
Selishtë, Lugun e Selanikut në lagjen e Spahijve dhe në lokalitetin e njohur
arkeologjik “Hamarishta”, ngjitur me qytetërimin e Grashticës (Istrinën).
Në këtë fshat janë gjetur gjurmët e një qytetërimi antik, që vetëm e përforcon
mendimin se qyteti Aria duhet kërkuar në vargun e mikro-toponimeve të ruajtura
për “Gjytete (Qytete)”, në këtë trevë, që dëshmojnë një zhvillim të pa
kontestueshëm në lashtësi, duke filluar prej Prishtinës, Gjytetit të Istrinës
(Grashticës), dhe “Gjytete” e lokalitete tjera arkeologjike që shtrihet dhe në
territorin e kësaj malësie, e deri te fusha e Prokuplës, Kushumlisë, Leskocit,
Vrajës, Bujqnocit, Gjilanit dhe deri te rrjedha e sipërme e Lumit Morava në
komunën e Vitisë.
Një
fortesë e rindërtuar në Dardani nga mbreti Justinian quhej ARIA, që mendojmë se duhet lokalizuar
me ndonjërën nga kalatë që ngritën mbi Gradinën e fshatit Siarinë, në
kështjellën dhe lokalitetin arkeologjik të fshatit Dukat. [30]
Në
fshatrat rreth Siarinës, pothuaj se në çdo fshat të kësaj ane, edhe sot vërehen
gjurmët e përpunimit të metaleve, dhe gjatë rrjedhës së ujit në këto anë, kudo
hasen skorie të mbetura nga përpunimi i metaleve. Në këtë zonë është e njohur miniera
në fshatin Lece, dhe minierat rreth Kushumlisë, Bujanocit e Vrajës.
Pranë
Gradinës së Siarinës në fshatin Sfircë, janë ruajtur toponimet “Birat e Arisë”,
në fshatin Zajçec edhe sot ruhet toponimi “Bashqja e Arisë”, mikro-toponime
këto që e përforcojnë mendimin tonë për qytetin Aria.
Në
fshatin Marec, gradina, lokalitet ky i rrethuar me shumë fortifikime dhe
miniera. Pranë kësaj gradine ka sasi të madhe të mbetjeve të përpunimit të
metaleve (skorie) dhe galeri të minierave.
Në
fshatin Marec, deri më sot janë identifikuar rreth shtatë vendbanime të
fortifikuara dhe disa galeri të minierave e varreza të moçme.
Në
fshatin Gjyrishec te lokaliteti “Gjyteti” ka skorie nga përpunimi i metaleve.
Në Velegllavë në kufi me fshatin Marocë, një vend shkrirje e mineraleve quhet
“Shpella e Argjendit”, në këtë vend vërehen gjurmët e një galerie. Skorie të
përpunimit të mineraleve janë hasur në fshatrat Desivojcë, Kranidell, Tyxhec,
Gjyrishec, Meshinë, Bugjenicë, Tirincë, Bushincë, Busovat, Perlepnicë e fshatra
tjera në komunën e Dardanës (Kamenicës). Gjurmë të përpunimit të metaleve janë
vrejtur edhe në fshatrat e Galabit tej kufirit të sotëm të Kosovës, duke
filluar prej Konçuli, Breznice, Tërrnoci, Qarri, Suharne, Zarbincë e fshatra
tjera të kësaj ane. Skorie ka edhe në proçkat e fshatrave: Tullarë, Brainë,
Vrapcë, Medec, Gubac, Petrile, Maqedonc, Tupallë, Siarinë, Borocë, Gërbac,
Byqmet e fshatra tjera, duke shkuar më tej në drejtim të Gërdelicës dhe lumit
Moravë. Pranë gradinës së Siarinës, një kështjellë sot quhet “Quka e Dukatit”,
që mendojmë se emrin dukat ka të bëjë me (ari)[31].
Kjo kështjellë emrin “Dukat” e mori pas pushtimit osman, duke lënë të kuptohet
se më parë është quajtur “Quka e Arit”. [32]
Në
Siarinë sot ruhen toponiet, Gurra e Dukatit, Përroi i Dukatit, Kodra e Gropave
(minierave) dhe Birat e Arushës në Sfircë. Në Tupallë ruhen toponimet: Trojet,
Përroi i Samakovës, Gomure, kisha, manastire e fortifikime në këto anë, andaj
kemi të bëjmë me një zone e vendbanim të rëndësishëm arkeologjikë. Në vijim
ofrojmë dëshmi për rezervat e arit dhe argjendit në Malësinë e Galabit, tej
kufirit aktual të Kosovës së sotme, të publikuara në hartat serbe
Rezervat e arit dhe
argjendit në Malësinë e Galabit të publikuara në hartat serbe
Fshati
Siarinë është lokalitet i njohur arkeologjik dhe vendbanim i lashtësisë që karakterizohet me gejzerin dhe me ujëra shëruese.
Gradishta e këtij fshati që nga kohët e antikitetit dëshmon për një vendbanim
të lashtë, që e kishte edhe banjën shëruese, prandaj deri më sot në këto anë,
janë ruajtur emërtimet e fshatrave ‘’Banja e Vjetër’’ dhe ‘’Romabaja’’.
Fshatrat rreth Romabajës, duke i përfshirë edhe fshatrat përreth Siarinës, janë
të njohura si vendbanime minerare të antikitetit.[33]
Vërehet
se edhe në përshkrimet e Ptolomeut për katër qytete urbane në Dardani Aribantioni është i renditur në
relacionin rrugorë mes Naissusit (Nishi
i sotëm), dhe Ulpianës pranë
Prishtinës, çka i përgjigjet lokalitetit “Quka e Dukatit”, në fshatin
Dukat pranë Siarinës, apo edhe ndonjërën nga “Gjytetet” e kësaj malësie.
Mita
Rakiqi, në librin e tij “Iz Nove Serbije”, Malësinë e Galabit, nganjëherë e
quante edhe Gulab i cili thekson se në bjeshkët e Galabit, duke e pasur
parasysh trevën e Jabllanicës, jetonte elementi shqiptarë, ose siç ai e quante
elementi arnaut.[34]
Prania
e dardanëve në rrethinën e Medvegjës është vërtetuar me gërmimet arkeologjike
në tumat e kësaj treve, që në vazhdimësi janë prej kohës së mbarimit të
periudhës së bronzit. M. V. Garashanin thotë se rajonin e Lebanit të Leskocit e
kanë banuar pa dyshim dardanët.[35]
Në
vitin 1858 disa fshatra të “Pustarekës” dhe të “Jabllanicës” i ka
vizituar edhe Johann Georg Von Hahn. Hahni
duke u bazuar në shënimet e Strabonit, thotë se në viset e Galabit ishte një
qytet shumë i rëndësishëm antik, ai Artanën
e quajti “E ëma e të gjitha qyteteve”. Hahni në Malësinë e Galabit qëndroi disa ditë, dhe vizitoi shumë
fshatra.[36] Në bazë të
këtyre të dhënave mundë të pohojmë se Hahni
duke u bazuar në shënimet e Strabonit
është nisur në kërkim të qytetit Arhaia
(Aria) dhe Damastionin.
Nuk ka dyshim
se në atë periudhë, në mes të poliseve të Mesdheut dhe dardanëve kishte
shkëmbime të mallrave, andaj gjurmë të kulturës helenistike janë hasur në tërë
territorin e Kosovës së sotme. Emil Çerskov, ndër të tjera shkruan se në kështjellen
e Tenezhdollit, në mes të Prishtinës dhe Podujevës, dhe në “Gumnishtën e Arit”
(“Zlatno Gumno”), në lindje të kështjellës së Artanës (Novo Bërdës), janë
zbuluar gjurmë të kulturës material nga periudha helenistike.[37] Nga kjo e
dhënë kuptojmë se këto dy vendbanime datojnë që nga periudha e qytetërimit dhe
fuqizimit të Mbretërisë së Dardanisë.
Kur
bëhet fjalë për lulëzimin e qytetërimit, në periudhën e Mbretërisë së Dardane,
shekullin IV-III para erës sonë, qytetërim më të zhvilluar se Artana (Novo Brda),
dëshmojnë dhjetëra fortifikime dhe lokalitete arkeologjike në rajonin e
Galabit. Mendojmë se Kështjella e Novo Bërdës dhe disa kështjella tjera,
filluan të zhvillohen pas dyndjeve barbare që ndodhën në antikitetin e vonë,
dhe shkatërrimin e qytetërimit në Justiniana Primes, afër Medvegjës, Justiniana
Secondës (Ulpianës afër Prishtinës) dhe Vendenisit afër Podujevës së sotme.
Bazuar në këto të dhëna mendoj se qytetërimi dardan dhe kultura dardane,
vazhdoi të zhvillohet në Artanë dhe kështjellat tjara të kësaj malësie, prej
antikitetit të vonë e deri me pushtimin osman.
Kur
bëjmë një vështrim të temës që po e trajtojmë, Malësisë së Galabit duhet dhënë
prioritet për të bërë hulumtime shkencore, për kulturën dardane, sepse është
një rajon që e përfshinte bërthamën e Mbretërisë së Dardanisë, rajon i pasur me
miniera të arit e argjendit, me male të ulëta e të kalueshme lehtë, me ujëra të
bollshme për pije por edhe ujëra termale, që ishin edhe parakushte për
zhvillimin e qytetrimit në Dardani, që nga epoka e hershme e metaleve.
Pushtimi
romak, në këtë rajon gjeti miniera dardane, por edhe popullatë vendore me
përvojë të gjatë për përpunimin e metaleve e sidomos metaleve fisnike, për të
cilat ishte bërë e njohur Mbretëria e Dardanisë para pushtimit romak, andaj me
të drejtë mund ta quajmë qytetërim dardan.
Gjatë
pushtimit romak, u shtuan aktivitetet e shfrytëzimit të pasurive minerare të
kësaj treve, duke bërë edhe rindërtime të reja të vendbanimeve urbane me qytetërim
shumë të zhvilluar për kohën. Në antikitetin e vonë, në këtë rajon u ndërtuan
mjaftë shumë fortifikime e qytete urbane, të cilat sot dëshmojnë qytetërim dhe
kulturë të lartë urbane. Pra kemi të bëjmë me Malësinë në mes ë Justiniana
Primës e Justiniana Secondës.[38]
Duke
i pasur për bazë gjurmët e xehetarisë në anën jugore, të Artanës, duke filluar që nga
kështjella e Veletinit, Slivovës, Gllamës së LLajshecit, Vogoçincës, Vërbicës,
Gadimës, Gadishit, Kishnopoles (Fusha e Kishës), Terpezës, Poneshit, Gllamës së
Bresalcit, dhe kështjellat tjera në fshatrat e komunës së Gjilani, Vitisë,
Vrajës, Medvegjës, Bujanocit, nuk përjashtohet mundësia që ky qytet të kërkohet
edhe në këtë zonë, ku gradinat në fshati Domarocë, mund të konsiderohen si
qendër e këtyre vendbanimeve me gjurmë të lashta të qytetërimit, e përpunimit
të metaleve.[39]
Legura më e njohur e prodhimeve të
xehetarisë ka qenë Gllama (argjend i përzier më arë)[40], gjatë mesjetës
ishte shumë e kërkuar në tërë gadishullin tonë. Nga përpunimi i kësaj Legure në
Malësinë e Galabit, edhe sot si toponime ruhen Gllama afër Gjilanit dhe Gllama
e Llajshecit, afër Prishtinës.
Gjurmët
e minierave në rrethinën e Medvegjës së sotme, vendet e cekura më lartë në anën
verilindore të Janjevës dhe Prishtinës, si dhe gjetjen e monedhave të Damastionit në rrethinën e Artanës, kemi arsye të plotë që ky
qytet Ilir të kërkohet në Kosovën e sotme, pikërisht në fshatin Domarocë, që shtrihet rreth 15 km në lindje të Artanës (Novo
Brdës).[41]
Duke
mos i lënë anash fshatrat tjera të cekura më lartë, për ta zbuluar vendndodhjen
e qytetit të Damastionit vëmendja e arkeologëve duhet të përqendrohet në vijën
e rrjedhës së lumit Morava Jugore, e pikërisht në fshatin Domarocë.
Në
fshatin Domarocë janë dy gradina, të cilat kanë distancë mes veti më pak se 100
m., ku njëra prej tyre sot njihet si Gradeci i Topanicës. Këto gradina janë
ngritur pranë tarracave të lumenjve, Morava e Kamenicës dhe Hodonocit.
Vendbanimi
i Ulpianës u zhvillua rrëzë kodrinave të pasura me minerale të Malësisë së
Galabit dhe tokës pjellore të fushës së Kosovës.
Kodrinat
me xehe pranë Ulpianës u formuan si rezultat i erupsioneve vullkanike në kohë
shumë të hershme. Si rezultat i ftohjes së masës së vullkaneve në këtë rajon u formuan muret masive të
shkëmbinjve të llojit të Serpentinës dhe Andezitit.
Sasia
e madhe e xeheve është masë e derdhur e llavës së Vullkanëve. Muret masive
nëntokësore të shkëmbinjve në këtë rajon janë të llojit Serpentin dhe Andezit.
Janjeva shtrihet në afërsi të këtyre mureve vullkanike. Masa vullkanike vazhdon
shtrirjen në veri ku në disa vende janë hasur xehe të Andezitit dhe
Serpentinës.[42]
Siç shihet Janjeva me rrethinë ka
gjurmë të hershme të civilizimit dhe hulumtimeve minerare si vendbanimi më i
afërt me qytetin antik të Ulpianës.
Gjurmët e para të veprimtarisë
xehetarie në rajonin e Ulpianës, Prishtinës dhe të Janjevës na çojnë në
mileniumin e tretë para erës sonë në brigjet e lumit të Graçanicës me rrethinë.
Formacionet e shkëmbinjve silicor (të
quajtur gurgacë) që kanë veti të copëtohen për ti përdorur si vegla të punës
dhe për gjueti ishin mjaftë të kërkuar në periudha të hershme historike.
Kur këto formacione të shkëmbinjve
njeriu i epokës së gurit nuk i gjente në sipërfaqe filloi ti kërkoi nën tokë.
Pikërisht këto depërtime në thellësi të tokës përfaqësojnë zanafillën e
punimeve minerare. Shfrytëzimet e para të xeheve të Gurgacës, Bakrit dhe
Hekurit janë të epokës parahistorike.[43]
Gjurmë të qytetërimit në këto anë
datojnë që nga periudhat e hershme parahistorike, por vlen të përmendet se
eksploatimi i xeheve kishte filluar në parahistori, për të vazhduar në antikë e
sidomos në mesjetë. Gjurmë të hershme të civilizimit janë dëshmuar me gjetje të
shumta të zgjyrës, galerive, monedhave dhe arte-fakteve, që ne sot i hasim në
terren.
Për pasuritë minerale të këtyre kodrave
kishin njohuri banorët e këtyre viseve që nga kalimi prej epokës së gurit në
epokën e bronzit, dhe si është e ditur banorët e parë që jetuan në këto
hapësira ishin ilirët.[44]
Sasia e madhe e xeheve është masë e
derdhur e llavës së vullkaneve. Muret masive nëntokësore të shkëmbinjve në këtë
rajon janë të llojit Serpentin dhe Andezit. Janjeva shtrihet në afërsi të
këtyre mureve vullkanike. Masa vullkanike vazhdon shtrirjen në veri ku në disa
vende janë hasur xehe të Andezitit dhe Serpentinës.[45]
Rrënojat
e kështjellave në anën Juglindore si: Janjevë, Veletin, Vogoçincë, Gadime,
Vrellë, Kishnopole, Terpezë Gërnçarit, Binçës,
Vërbocit, Surçinës, Cërrnicë etj., si dhe rrënojat e kështjellave në
anën verilindore si Grashtica, Siçeva, Rimanishta, Tenezhdolli, Vendenisi,
Keqekolla, Herticë, Prapashticë, Hajkobillë, Strezoc, Bugjenicë, Busevatë,
Koliqi, Batllava, Baraina, Braina, Gradishta në fshatin Marec, Artana, Gllama,
Tupallë, Gradishta Siarinë, etj., tregojnë për rolin që e kishte xehetaria në
zhvillimin ekonomik dhe rëndësinë e
nxjerrjes së xehes së arit, argjendit, dhe hekurit në rrethinën e këtyre lokaliteteve.
Janjeva ruan lokalitete, galeri të
vjetra dhe zgjyrë metalesh. Në Janjevë, në lagjen e Vogoqincëve, më 02.06,2003,
u zbulua një galeri e vjetër, në kodrinën e quajtur “Grab”, pronë e Lutfi
Bikliqit. Ramadan Berisha, po ashtu banor i kësaj lagjeje, në vitin 2008, bëri
gërmime për ta rrafshuar oborrin e tij dhe hasi në një hyrje tjetër të
galerisë, e cila ndahej në 2 korridore. Në podrumin e shtëpisë së Haki Berishës
është sonda vertikale e minierës në thellësi rreth 20 m. Një hyrje tjetër del
në pusin e Elmaz Berishës. Po ashtu, në oborrin e Ruzhdi Berishës është një
sondë vertikale. Galeri të vjetra ka në Gradinën e Janjevës dhe disa galeri nën
kalanë e Janjevës.[46]
Gjatë mesjetës në minierat e kësaj ane
të pranishëm ishin edhe saksonët, të ardhur si minatorë në shekujt XII-XV.
Emërtimet e disa lokaliteteve në rrethinën e Janjevës janë ruajtur edhe sot në
onomastikën e Kosovës. Këtu mund të përmendim fshatin Shashkoc, “Ceove”, “Grab”
(kodrinë në afërsi të Janjevës etj). Prania e saksonëve ka lënë gjurmë në
toponime si Ceove në rrethinën e Janjevës, pastaj emri Grat që në popull quhet
Grap, kodrinë kjo ku hasen shumë galeri të minierave.[47]
Galeri
të minierës në kodrinën Grab të Janjevës
Emërtime të tilla toponimike dëshmojnë
për praninë e saksonëve edhe në trevat tjera të Kosovës dhe më gjerë. Te
popullata shqiptare e Kosovës fjalët “sase” përdoret edhe sot në jetën e
përditshme, si p.sh. “Curik”, “Sustë”, “Shallter”, “Ganc”, “Shtonë”, “Shlaken”
etj, që dëshmojnë bashkëjetesën e minatorëve gjermanë në mesin e popullatës
arbërore, me shumicë në këto treva, gjatë kësaj periudhe.
Hyrje të galerive në
Gradishtë të Janjevës
Në të folmen e shqiptarëve të Galabit
edhe sot dëgjohet fjala “shtonë”, e cila ka kuptimin e vrimës horizontale në
dhe, sikurse edhe mur e gjetkë, kjo fjalë e huazuar nga saksonët rrjedhë nga
fjala “shtonen”, po ashtu edhe për skorie (zgjyrën) e metaleve, popullata
shqiptare e rrethit të Janjevës përdor fjala saksone “Shlaken”, e kjo e dëshmon
se popullata shqiptare e këtyre anëve është e pranishme gjatë këtyre shekujve.
Me prejardhje sase në të folmen e kësaj ane është edhe fjala “vantallak” e cila
vjen nga fjala gjermane “Wand” që e ka kuptimin e një copë e madhe xeheje apo
mur-ballinë me shkëmbinj të mëdhenj. Banorët autokton të kësaj ane njiheshin si
minator të zotët.[48]
Në
anën e rrjedhës së lumit të Prishtinës zgjyrë të metaleve dhe galeri hasen edhe
në lokalitetin “Ugria” në fshatin Grashticë (Gjytet), Besi, Rimanishtë, Koliq,
Siçevë e fshatra tjera të kësaj ane. Në fshatin Siqevë, pranë lumit nën kështjellë
të këtij fshati, në të dy këto lokalitet ka vendbanime të periudhës antike dhe skorie.
Skorie të mbetjeve nga shkrirja e metaleve hasen edhe ne fshatin Mramur, por skorie
kishte edhe në tërë gjatësinë e shtrirjes së liqenit të Badocit, dhe sasi e
madhe e skorieve kishte sidomos afër Mullirit të Pashës, i cili ishte pranë
pendës së Liqenit. Me interes janë galeritë që edhe sot hasen në kodrinat e
fshatit Shashkoc, Brus, Bukevicë, Shesharkë, Hanroc, Mukatë e Slivovë përgjatë përroit
deri në Llabijan.
Në gërmadhat e themeleve të shtëpive të
vjetra në Badoc afër Ulpianës dhe në rrjedhën e lumit të Graçanicës janë gjetur
sëpata dhe vegla tjera prej Serpentinit të lëmuar dhe prej Ahatit. Po ashtu në
këtë vendbanim janë gjetur edhe copa amorfe të Galenitit të cilat dëshmojnë
gjurmë të zanafillës së eksploatimit të mineraleve dhe xeheve në këtë rajon.[49]
Edhe pse këto janë dëshmitë e para
primitive të eksploatimit të xehetarisë, fillet e para të eksploatimit të
hovshëm të kësaj veprimtarie duhet kërkuar në lokalitetet e para të
vendbanimeve në shekullin e V para erës së re në rrjedhën e lumit të Graçanicës
dhe në rrethinën e Janjevës.[50]
Në
Gvozdenik zgjyra është e zezë në të gjelbër
dhe e përzier me mbetje të argjendit. Në Veletin hasen mbetje të vjetra të
zgjyrës në ngjyrë të gjelbër. Në Gvozdenik për nga përbërja më së shumti ka
xehe Siderit, Piroluzit, Sfalerit dhe Galenit të argjendit. Në vendin e quajtur
“Shkrijim”,
dhe “Vapnenc”, te lokaliteti i quajtur “Ceove”, janë katër vende me skorie
(zgjyrë) të tubuar deri në madhësi prej 2,5m. Skorjet e këtij lokaliteti
përmbajnë Galenit dhe grimca të arit dhe argjendit.[51]
Në hyrje të Janjevës kodrina në të djathtë quhet GRAB, për ekzistimin e xehes
në këtë kodër banorët kanë ditur që nga Ilirët.[52]
Në
verilindje të Janjevës në mes të Kuretishtës dhe Strazhes në një shtrirje
sipërfaqësore të madhe ka mjaftë mbetje të zgjyrës. Në fshatin Llabian gjenden
themelet e objektit të vjetër të doganës.[53]
Këto
të dhëna në këtë rajon dëshmojnë për zhvillimin e xehetarisë në këto anë si dhe
rëndësinë që e kishte kjo fushë në zhvillimin ekonomik të qytetit dardan-romak
të Ulpianës.
Në
miniera punonin kryesisht xehetarët nga popullata autoktone ilire. Zhvillimi i
xehetarisë ndikoi edhe në zhvillimin e zejtarisë. Në bazë të rezultateve nga
zbulimet arkeologjike mund të supozojmë se në vendin e Ulpianës do të ketë
ekzistuar më parë ndonjë lokalitet i mëhershëm
ilirë apo edhe më i lashtë nga kohën e gurit.[54]
Nga qytetet që mund të vriten më saktë
në territorin e Serbisë së sotme jugore, Prokopi përmend në veprat e tij
Ulpianën (Justinianus Secundus), Ai shprehet se Ulpiana është një qytet i
vjetër dhe se gjendet në Dardani. Justiniana Prima u bë edhe qendër ar ipeshkvi
e Ilirikut, për çfarë konfirmim ka edhe në Novelën e Perandorit Justinian,
Novela XI, të datës 14 prill në vitin 535.[55]
Dy byzylyk prej materialit të bronzit,
të zbuluara në Janjevë, i përkasin periudhës dardane. Njëra që u zbulua në
vitin 1934, ruhet në Muzeun Popullor të Beogradit, ndërsa tjetra gjendet në
Muzeun nacional të Vjenës. Këto gjetje datojnë që nga shekulli VIII-VII, para
lindjes së Krishtit.[56]
Në Janjevë është zbuluar një numër i
madh, i monedhave të periudhave të ndryshme, Gojko Kraljevic njofton se nga
disa qytetar janë blerë monedha të periudhës
romake nga të gjithë perandorët romak duke filluar nga Augusti e deri te
Valentini III (428-455), gjithsejtë 579 copa, si dhe 18 monedha të perandorëve
bizantin.[57]
Shkrimtari antik Plini shkruan se
meshkujt mbanin mbi llërë (rrathë ari) që vinin nga Dardania, andaj edhe
quheshin dardane.[58]
Ndonëse sipas përshkrimit gjetjet nga
Artana i përkasin periudhës helenistike mund të flitet për një vazhdimësi të
eksploatimit të xeheve që në faza të hershme në Artanë dhe në Veletin.[59]
Mbi
Janjevë te Guri i Bardhë, Dheu i Bardhë, në fshatin Bukovicë, Shesharkë,
Hanroc, Brus, ka gjurmë të galerive.
Në
kodrinën e Gradinës së Janjevës vërehen tri hyrje të
galerive dhe mbetje nga shkrirja e metaleve. Zgjyrë ka edhe në lumin Pranja të
Janjevës, në Gradishtë, Shashkoc, Veletin e vende tjera përreth.
Në
rajonin e Brusit, në lumin e Androcit në vendin Uji i Kuq ka shumë zgjyrë, te
Prroni i Deqit në Badoc, në kodrën Gvozdenik të fshatit Shashkoc, në
rrethinën e Janjevës sidomos te vreshtat dhe në vendin “Toka e Bardhë” dhe po
thuaj gati në të gjitha përroskat e Malësisë së Gallapit. Në rrethinën e
Ulpianës, në Zhegoc, në fshatin Mirash, në Gadime të Poshtme, në Akllap,
Sllovi, Vogoçicë në lokalitetin “Selishta” nën kala dhe vazhdon deri në fshatin
Akllap në lokalitetin Trohallë ku janë gjetur tulla dhe tjegulla që dëshmojnë
se ka ekzistuar një vendbanim i lashtë. Zgjyrë vërehet se ka edhe mbi kala te
Vogocincës që nga lagjja e Ismajlajve, Qukollëve e deri në Verbicë e Bilincë.
Prej fshatit Vërbicë, Gadime, Vrellë, Gadish, Terpezë Shpar (Kishnopole –Fusha
e kishës), Sllakoc, Ponesh, Gumnishtë, Cerrnishtë e deri afër qytetit të Gjilanit, pothuaj se
në të gjitha proçkat e këtyre fshatrave hasen skorje që kanë e mbetur nga
përpunimi i metaleve. Në lokalitetin mes Cërrnicës dhe Gumnishtës ka zgjyrë,
andaj lokaliteti afër Gumnishtës dhe kalasë quhet Shlaken e që emri rrjedhë nga
gjuha saksone për zgjyrën.
Të
dhënat nga terreni dëshmojnë se nga lokalitetet me zgjyrë të këtyre anëve pas Luftës së Dytë Botërore, është bartur
zgjyra nga fshatarët dhe është grumbulluar në fshatin Babush, prej nga është
dërguar për tu ripërpunuar në shkritoren e Trepçës.
Skorie
të metaleve kemi hasur edhe në livadhet e fshatit Pozhoran. Këto lidvadhe
shtrihen pranë lokaliteteve të rëndësishme arkeologjike, të Kllokotit, në tokë
të rrafshët, në fushën e Moravës së sipërme, andaj mendojmë se këtu janë
përpunuar metalet nga sjellja e gurëve me minerale nga minierat pranë fshatit
Terpezë, ne malet e Galabit, ose nga minierat nga fshatrat e afërta, të kësaj
zone, në Malin e Zi të Shkupit (Malet e Kopilaqës në komunën e Vitisë).
Gjurmë të lashta të xehetarisë në rajonin e Artanës
Kur
është fjala për xeheroret e Kosovës atëherë në vend të parë vihet territori
xehetar i Artanës, si një zonë
minerare shumë e rëndësishme për kohën.[60]
Në
lagjen e sotme të Plaviqve të fshatit
Bostan në komunën e Artanës në malin e vogël dhe të madh, nën kodrën e Vajdenices në rrethinën e para-lagjes së
këtij fshati edhe sot vërehen zgafellet e galerive me rreth 10 m thellësi.
Gjatë gërmimeve në afërsi të zgafelleve në thellësi rreth 8m janë vërejtur
përforcues sigurie të drurit. Në mes të Ravnishtes dhe Grozniqecit në vendin e
quajtur te Birat, kodra ka gropa
të thella.[61]
Qarje e tokës pranë
hyrjeve në galeritë e Artanës
Përveç
gjurmëve të shumta të zgjyrës në përroin e thartë pranë fshatit Boston dhe
rreth përroskës të këtij fshati, në vendin e
quajtur Birat, prej ku shtrihet varoshi i Artanës, në rrethinën e
Grozniqevcit gjurmë të shumta të zgjyrës hasim edhe në shumë lokalitete të
kësaj ane. Në Tërniqevc, në përroskat e fshatit Krilevë, Kremenatë, Pirevë,
Tygjec, Bolec, nën fshatin Leshtar ka zgjyrë metalesh ndërsa në fshatin
Rahovicë mendohet se ka qenë punëtoria kryesore. Në fshatin Leshtar gjinden
themelet e kullës që janë ruajtur në gjatësi prej 8 m dhe gjerësi 6.5 m në të
cilën mendohet se qëndronte roja e xeheve. Kulla të tilla kishte edhe në disa
vende tjera në rrethinën e Artanës, dy prej tyre janë në fshatin Krilevë.
Edhe
toponimet shkrijim dhe Vapnicë në rrethinën e Janjevës, si
dhe toponimi Birat pranë Artanës janë dëshmi që argumentojnë se minatorë
Iliro-shqipëtar punuan në këtoi miniera edhe gjatë mesjetës.
Faktet
e pamohueshme tregojnë se në rajonin e Artanës janë ruajtur shumë toponime të
kohës ilire-shqiptare, që janë trashëguar me shekuj si: Kodra e kishës, Lugu i
Camit, Gropat binjake, Bullaj etj. Nga burimet e mëvonshme mesjetare është vërtetuar
se pjesa dërmuese e punëtorëve që punuan në miniera të Artanës kishin emra
shqiptar si: Gjon, Progon, Tanush, Gjin, Lekë etj. Llukë Bogdani ishte një
poet i dalë nga shkolla shqipe e Janjevës dhe Trepçës i
cili qe vrarë nga osmanët në vitin 1687. Të gjitha këto flasin për vazhdimësinë
e shqiptarëve në këto troje.[62]
Përveç
Llukë Bogdanit të cekur më lartë, nga Artana shquheshin Martin Segoni, Valerian
Novobërdasi dhe Gjon Vaji, Gjon Progoni etj.
Në
bazë të burimeve të mbledhura nga terreni del se ana veriore dhe lindore
e Artanës nuk ka qenë mbrapa për nga zhvillimi i xehetarisë krahasuar me
anën perëndimore dhe jug-lindore, ku mund ti cekim gjurmët xehetare në fshatrat
Grashticë, Keqekollë, Koliq, Ballaban, Bervenik, Brainë, Herticë,
Prapashticë, Dabishec, Hajkobillë, Grexhenikë, Rahavicë, Krilevë, Marec,
Kremenatë, Strezoc, Meshinë, Bolec, Leshtar, etj.
Në
fshatin Krilevë janë evidentuar pesë lokalitete me zgjyrë metalesh. Në mes të
fshatit një arë është quajtur “Ara e Samakovës”,
banorët lokalë dëshmojnë se në këtë arë kishte sasi të madhe të zgjyrës. Zgjyra
nga kjo arë deri në kohët e vonshme është përdorur si çakëll për shtruarjen e
rrugës Krilevë-Strezoc. Në lokalitetin e quajtur Rapuha, dhe te mulliri i Maliqit në Krilevë ka mbetje zgjyre. Në
hyrje të Rapuhës nga ana lindore në largësi rrethë 2km, afër
rrafshëlartës së Barës gjendet zgjyrë e lokalitetit xehetarë, kurse në
hyrje të Rapuhës nga ky drejtim edhe sot nga banorët e fshatit Krilevë
ruhet mikrotoponimi te vorret e Ilirëve,
ndërsa në Rapuhë është vertetuar se ka themele të objekteve
të banimit dhe keramikë.
Në
anën perëndimore të Rapuhës gjendet një vend shkrirje xehesh në vendin e
quajtur Bulaj në fshatin Marec, rrethë 3 km largësi prej Rapuhe.
Në
anën veriore në pikën kufitare të fshatrave Prapashticë-Marec-Gllogovicë
dhe Krilevë po ashtu gjendet zgjyrë në vendin e quajtur “Roga e Verdhë” në distancë prej Rapuhe afër 2 km, kurse në
rrugën Rapuhë-Roga e Verdhë për gjatë rrjedhës së ujit janë ruajtur
mikrotoponimet, “Stanet e Rimit” dhe “Varret e Gjytetit”.[63]
Nga
Roga e verdhë, kodra që ngrihet në
anën lindore quhet gjyteti i Gllogovicës, kurse në anën perëndimore gjyteti i
Marecit. Nga Roga e verdhë në anën veriore ngrihet Quka ose Kodra e madhe, nën
këtë kodër në anën lindore gjenden themele te vjetra të objekteve dhe të një
kishe të lokalitetit të quajtur Selishtë. Në Gjytetin e Gllogovicës jane gjetur
monedha, themele dhe një statujë e mermerit e papërpunuar. Në këtë lokalitet
mbi kishën dhe burimin e quajtur Vrella, në vendin e quajtur Asoi ekziston një
galeri e minierës që popullata e fshatit e quanin “Birat e Asoit”.
Rapuha dhe gjyteti i Marecit në anën veriore të Artanës,
Hyrje e galerisë në kodrën e Asoit, Gllogovicë
Kjo
zgafelle e galerisë deri vonë kishte qenë e thellë disa metra, ndërsa pranë kësaj
galerie në malin e quajtur Straka të Prapashticës, ekzistojnë themelet e një
objekt, me teknikë të thatë të murimit, që popullata lokale i ka quajtur
“Themelet e Rimit”.
Skorje
(Zgjyra) e gjetur ne Rapuhë të fshatit Krilevë, gjatë përnjohjes së terrenit me
arkeolog gjerman, është menduar se në përmbajtje të saj ka përqindje të arit
dhe argjendit.
Nga shumë harta të
botuara gjatë shekullit XIX, dëshmohet se malet e rrethinës së Artanës (Novo
Brdës), janë quajtur Malet e Argjendit, fshatrat Strazha dhe Pogragja
Minir
Dushi shkruan se burime tjera me përmbajtje të arit gjenden në rajonin e
Artanës, në sendimentet aluviale të lumit të Marecit, afër Prekocit, te përroi
i Bostanit etj.[64]
Ukshin Zajmi shkruan se në oborrin e Hysni Haxhollit në lagjen
Bullaj të Marecit ka themele të vjetra. Hysniu gjatë ndërtimit të shtëpisë së
re ka hasë në një vrimë të thellë. Në livadhet e kësaj lagjeje ka mbetje të
grumbulluara nga shkritoret e moçme që popullata lokale lokalitetin e quan
Samakova.[65] Si pas
banorëve lokal është bartur brez pas brezi thënia se xehet janë nxjerr te Arat e
Hazirit në Lugun e Kanjushës dhe tek “Lugu i Kumpulsë” në largësi prej 200 m
nga zgjyra e grumbulluar. Zgjyrë metalesh në lagjen e Bullajve ka edhe mbi
shkollën e fshatit pran toponimit kisha që popullata e quan Samakova e Muratit.
Nga ky lokalitet në largësi vij, ajrore 1000 m në anën veri-lindore shtrihet
Gjyteti i Marecitsi dhe Kulina e Krileves.[66]
Dihet
se pas shkatërrimit të Ulpianës nga dyndjet e barbarëve rëndësia e xehetarisë
gjatë mesjetës kaloi në Artanë dhe qytetet përreth Artane.
Duke
i pasur parasysh gjurmët e xehetarisë në përroskat e Marecit dhe fshatrave
tjera përreth si dhe gërmadhat e vendbanimeve dhe “Gjytetet” në anën veriore të
Artanës mendoj se edhe Prizrencin qytet mesjetar duhet kërkuar në Gjytetin e
Marecit.
Nga
lagjja e Bullajve, rrjedha e ujit në
të djathtë pikërisht te Përroi i madh nën Gradishtë dhe nën Qukën e
“Qelnasit” ka skorie metalesh. Skorje më fshatin Marec, ka edhe në lagjen e
Haxhajve, Metajve, dhe Hajdarajve, Makollëve, Pacollëve, Vrajollëve, Kllokoq,
Viti e Golemi Vad.
Në
fund të Përroit të madh nën Gradishtë ka themele që
dëshmojnë për një vendbanim shumë të vjetër. Mendohet se fillet e qytetërimit
në rrethinën e Artanës janë pikërisht në këtë hapësirë. Skorie (Zgjyrë) të
metaleve në këtë fshatë, ka pothuaj në
të gjitha lagjet dhe përroskat ; ajo vërehet në sipërfaqe përgjatë gjithë
rrjedhës së lumit që nga lagjja e Kllokoqëve e deri ne Krilevë, pastaj në
lagjen e Pacollëve, Makollëve, te Përroi
i Zi dhe lokalitete tjera.
Në
Kodrinën e Bërskovicës që gjendet në lagjen e Balajve të Prapashticës në kufi të fshatit Marec, që shtrihet në
mes të lokaliteteve të shumta me aktivitete minerare dhe në distancë prej rreth
5 km nga Gjyteti i Marecit, Keqekollës dhe 3 km prej kodrës së Gomurit, mendojë
se ndodhej Bërskova mesjetare. Kjo e dhënë vërtetohet edhe nga burimet e
Raguzes, që i gjejmë të shënuara në fund të viteve të shtatëdhjeta të shekullit
XIII. Në këtë kohë bujari Dubrovnik as, me origjinë ilire Gregorius Marini de Petrana emërohet konsull në Bërskovë. Për të
arritur në Bërskovë, Gregorius kalon mes vendesh tjera edhe nëpër Prishtinë.[67] Bërskova ishte
një vendbanim i shpërndarë pranë minierave të pasura me argjend ku për herë të
parë u vendosën Dubrovnik asit, si minatorë të njohur të kohës në këto
anë. Po ashtu në anën jugore të
Bërskovës në kufijtë e fshatit Marec dhe Prapashticë një kodrinë e quajtur
Lutesh (vend i lutjeve), bri rrugës së antikitetit që vinte nga Nishi nëpër
Justiniana Prima afër Medvegjës së sotme për në Ulpianë, dëshmon për pranin e
arbërorëve në këto anë. Skorie, hasen prej Berskovicës në Prapashticë,
Nekshurë, Dabishec e Hajkobillë.
Zgjyrë të mbetura nga
përpunimi i metaleve në fshatin Dabishec dhe Hajkobillë, Fotot: Q.N
Gjurmë
të eksploatimit te xeheve vërehen edhe në kodrën e quajtur “Gomuri” në fshatin Prapashticë. Në këtë
kodër vërehet se ka pasur galeri xehesh. Në anën jugore nën këtë kodër ka
gjurmë banimi të një lokaliteti të vjetër të quajtur “Nekshur”, ku vërehen copa zgjyre, tjegulla dhe qeramikë. Prej
shkollës në lagjen Balaj në fshatin Prapashticë, Nekshuri për gjatë rrjedhës së
lumit që qon në fshatrat Dabishec, Hajkobillë, Rahovicë, Gregjenik, Rahavicë,
Kremenat, Meshinë, Krilevë, Strezoc e vende tjera ka zgjyrë metalesh.
Nga
hulumtimet e vonshme gjeologjike është vërtetuar se rezervat e mineraleve
Strezoc-Guri i keq në fshatin Hajkobillë dhe shkëmbinjtë kuarcor – silicor te
vendbanimi “Te Guri i Keq” i kanë të gjitha karakteristikat e një vendbanimi
metamoforo - sedimentar të përmasave të mëdha dhe me cilësi të njëtrajtshme.
Këto veçori kanë ndikuar që ky vendbanim të renditet në grupin e parë, në
pajtim me rregulloren për klasifikimin dhe kategorizimin e rezervave të
shkëmbinjve silicit të ish Jugosllavisë. Sipas analizave kimike kuarcitet e
vendbanimit “Guri i Keq” shquhen për nga cilësia e lartë.[68]
Gropat e mbetura nga
galeria e minierave në fshatin Hajkobillë, Foto: Qazim Namani
Edhe
në rrjedhën e lumit të fshatit Kremenatë ka sasi të mbetjeve nga shkrirja e metaleve,
zgjyrë metalesh hasen edhe në Meshinë dhe Tugjec.
Lokalitetet
me gjurmë të xehetarisë vazhdojnë edhe në fshatrat tjera që lidhen me rajonin e
Bujanocit si: Desivojcë në lagjen e Bunjakëve te rrafshi i lumit të dhive ka
galeri, ndërsa te mulliri i Rrahman Bunjakut ekziston toponimi Samakova (zgjyra), pastaj në Gjyrishec,
Zhujë, Poliqkë, Lisockë, Kranidell, Qarr, Sedllarë, Rogocicë etj.
Zgjyrë
të metaleve në këto anë ka edhe andej kufirit të sotëm të Kosovës në rrjedhën e
lumit Jabllanica si: Petrilë, Vrapcë, Tullarë, Gërbac lokaliteti “Samakova dhe
Stanet”, në Siarinë lokaliteti Gradina dhe Bunari i Rimit, Sfircë e fshatra
tjera ne drejtim te Vranjës.
Nga
hulumtimet e terrenit është vërejtur se në të gjitha fshatrat dhe përroskat në
anën veri-lindore të Artanës ka gjurmë të përpunimit të xeheve, që dëshmojnë
për një trevë mjaftë të zhvilluar gjatë antikitetit dhe mesjetës. Kjo dëshmohet
edhe me numrin e madh të fortifikimeve në këto anë.
Sipas hulumtimeve gjeologjike të vitit 1979, është vërtetuar se zona
e Strazhës, është e pasur me bakër, plumb dhe zink; zona e Poneshit, e pasur me
bakër, plumb dhe antimon[69].
Në Gllamë përgjatë vendit të quajtur “Udha e mbretit”, në Nasalë,
në Shpal (Kishnapole), e sidomos në Zhegoc janë vërtetuar rezerva të mëdha të mineraleve.
Prej metaloideve në zonat e lartpërmendura hasim; kaolin, magnez, shkëmbinj të
leucitit.[70]
Gjurmë të shumta hasen edhe në jug-lindje të Gjilanit në Kololeq,
te fortesa e Kopërnicës, Hogoshit, Malishevës së Gjilanit etj.[71] Po ashtu
gjurmë të skorieve hasen edhe ne fshatin Uglar të komunës së Gjilanit. Në anën
veri-perëndimore, gjurmë të gropave gjenden edhe në afërsi të fortesës së
fshatit Terpezë dhe Cerrnicë.
Gjurmë
xehetarie në fshatin Shpal, komuna e Gjilanit
Mund të pohojmë se eksploatimi i xehes në këto anë kishte filluar
që nga periudha iliro-romake për të vazhduar gjatë tërë mesjetës e këtej. Në
aspektin ekonomik përmendet edhe fshati Shpal (Kishnapole), i cili përveç
Gradinës dhe kishës së Shën Palit, ka edhe vise të pasura me xehe, të cilat po
ashtu janë eksportuar që nga periudha e hershme historike.
Se territori mes Gjilanit dhe Bujanocit ishte vend i pasur me
xehe, janë dëshmi gropat dhe galeritë të cilat janë shembur që moti dhe mezi
shihen, mirëpo ato janë dëshmi se që nga periudha antike e mesjetare, këto vise
ushtronin një veprimtari të tillë[72].
Gjurmë të xehetarisë në rrethinën e Vendenisit dhe
Bërvenikut
Në
rrethinën e Vendenisit (Gllamnikut) dhe qytetit mesjetar Bërvenikut ka gjurmë
të shumta për të dëshmuar eksploatimin e mineraleve që në kohë shumë të vjetra.
Edhe
në distancë prej rreth 30 km në anën veriore të Ulpianës, pikërisht në rrjedhat
e lumit Llap ka mbetje të zgjyrës së metaleve dhe galeri.
Mbetje
të zgjyrës që nga kohët ilire-romake në këto anë vërehen duke filluar që nga
lagjja e Gexajve (Shpella e Argjajtë-Argjendit) në fshatin Prapashticë.
Ky
lokalitet xehetar shtrihet mes Gradishtes së Marecit në rrjedhën e lumit të
lakuar (Lumit të Krilevës (Kriva Reka) dhe Gjytetit
të Rimit Keqekoll-Prapashticë, që shtrihet në rrjedhën e përroit i cili
përmes Batllavës derdhet në lumin Llap.
Vlenë
për ta cekur se edhe në pjesën perëndimore të fshatit Velegllavë të komunës së
Dardanës ekzistojnë toponimet “Gropat e Argjanit dhe Roga e Argjanit” që kanë
të bëjnë me minierat e argjendit. Zgafella të mineraleve ka te Bjeshka e madhe
në kufi me fshatin Marocë.[73]
Në
distancë të vogël nga “Shpella e
Argjendit” Lagjeja e Geci në Prapashticë, pikërisht mbi lagjen e Kaçotëve
të fshatit Keqekollë ka zgjyrë metalesh, zgjyrë metalesh kishte edhe në këtë
lagje shumë afër “Kroit të Kikollit”
që ndryshe nga banorët lokal njihet edhe si “Kroi i Gjytetit”.
Në
Sukën e Prapashticës në kufi me fshatin Nishec po ashtu është një shpellë që
mendohet se dikur moti ishte galeri për nxjerrjen e metaleve. Mbetje zgjyre
janë hasur edhe te përroi nën xhaminë e fshatit Prapashticë dhe në përroin e
fshatit Nishec.
Gjatë
përnjohjes së terrenit në fillim të viteve 50 të shekullit XX, vetëm në fshatin
Keqekollë u regjistruan gjashtë pika të grumbullimit me zgjyrë të metaleve. Në
Ballaban po ashtu kishte sasi të madhe zgjyre përgjatë shtrirjes së shtratit të
lumit, pastaj te Përroi i Gomurit në Ballaban dhe në të djathtë në mes të
fshatit vërehen edhe galeritë e nxjerrjes së xeheve. Edhe përgjatë përroit të
Glacit në fshatin Koliq ka zgjyrë (skorje).
Zgjyrë e metaleve në
fshatin Ballaban
Skoriet
nga pikat e grumbullimit të Keqekollës, Ballabanit dhe të Hajkobillës ne vitet
50 të shekullit XX u bartë dhe u dërgua në shkritoren e Trepçës.
Skorie
(Zgjyrë) në këto anë hasen edhe në Batllavë, Bërvenik, Brainë, Kalaticë,
Metërgoc, Turuçicë, Nasoc, Herticë te “Kullat”
dhe në “Bjeshkën e Halilit” dhe
fshatra tjera për rreth.
Në
anën e djathtë të fshatit Herticë vërehen shumë galeri dhe puse të vjetra
minerare, që dëshmojnë shfrytëzim intensiv dhe të fuqishëm në këtë lokalitet që
në kohën ilire-romake.[74] Skorie të shumtë
është vërtetuar se ka edhe në fshatin Merdare, Matarovë dhe fshatra tjera tej
kufirit të sotëm të Kosovës të cilat lidhen me minierën afër Kushumlisë, minierën
e Lecës afër Medvegjës.
Skoriet
e Matarovës, Merdarës dhe e Herticës pas analizave të bëra është vërtetuar se përmbajnë
përqindje të konsiderueshme të metaleve fisnike të argjendit dhe arit.[75]
Edhe
në fshatrat rreth Vendenisit është dëshmuar se ka pasur eksploatim të
mineraleve si në: Tenezhdoll, Rimanishtë ku është vërtetuar se kishte galeri
dhe vendbanim të vjetër në “Lagjen e Musliajve”, pastaj në Siqevë, Radashec,
Sharban dhe fshatra tjera të kësaj ane.
Gërmimet arkeologjike mundësuan që të
njihemi me veglat e punës si: dalta, kazma, qyskia, enë, kopça, varëse, stoli
etj., si dhe me varreza që u zbuluan në lokalitete dhe vendbanime xehetarie që
dëshmojnë rolin e xehetarisë në zhvillimin ekonomikë të këtyre vendbanimeve.
Gjurmë të xehetarisë në Malësinë e Galabit, tej kufirit
aktual të Kosovës
Për
fat të keq, gjatë krizës lindore dhe luftërave, në vitin 1878, Malësia e
Galabit, tërësisht u pushtua nga ushtria serbo-ruse, por me marrëveshjen e
Kongresit të Berlinit, më shumë se gjysma e territorit të Malësisë së Galabit,
mbeti brenda territorit të Serbisë së sotme, e cila u zgjerua shumë, duke i
pushtuar tokat shqiptare në Sanxhakun e Nishit.
Mbetja
e këtyre territoreve jashtë kufijve administrativ të Kosovës, i ka bërë të pa
mundura hulumtimet në terren, për tu njoftuar më saktësisht lidhur me gjurmët e
aktiviteteve minerare në zonë, por kemi bërë përpjekje që nga burimet dhe
literatura e publikuar deri më tani nga studiues serbë dhe të huaj, por edhe
nga qytetarët shqiptar që jetuan në fshatrat e Medvegjës, të mbledhim disa
informacione bazë, për ta plotësuar sado pak këtë punim.
Gjurmë të
përpunimit të xeheve në kohët e lashta hasen edhe rreth minierës së Leces,
pranë Medvegjës. Miniera e Lecës ka 52 km, distancë me Leskocin, ndërsa me
Prishtinën 60 km përmes rrugës së Tullarit.[76]
Kjo minierë e njohur gjendet në Malësinë e Galabit, në mes të Lëskocit dhe
Prishtinës, përkatësisht edhe në mes të Justiniana Primës dhe Justiniana
Secondës. Miniera shtrihet në malet e ulëta me përroska në fshatin Lece, pranë rrjedhave të ujit në
fshatrat Gajtan e Gazdare si degë të Lumit Jabllanica. Gjurmët e kulturës
materiale konfirmojnë se zona e minierës ishte e banuar që në kohërat
parahistorike.
Në
afërsi të minierës, në një hapësirë ??prej rreth 10 km,
gjurmë të jetës parahistorike janë gjetur në disa vende: në fshatrat Drencë,
Lecë, Shillovë e poshtme, në malin Rasovaça, Buçumet i epërm (Katuni i
Shishince), Medvegja, Petrilja, Lozana, Vujanov e gjetkë.
Rezervat
e arit e argjendit në këtë minierë, janë shumë më të larta se në minierat tjera
në Evropë. Analizat kimike treguan se në minierën
e Leçes ka 160 gram ari në një ton koncentrat plumbi.[77]
Mbetjet
arkeologjike të monumenteve, kështjellave, kishave, tullave, qeramikës, veglave
minerare, ndër të tjera, romakët ishin marrë me miniera. Gjurmë të eksploatimit
të xeheve prej romakëve ka në Lec, Gazdar, Shillovë e Poshtme etj. Në distancë
prej rreth 2000 metra larg minierës së Leces janë zbuluar monumente me
mbishkrime latine. që dëshmojnë për vendbanime të rëndësishme urbane në atë
anë. Nga periudha romake kanë mbetur disa lokalitete me emrat "Cirku
Romak", "Madeni Romak" dhe Mali i Madenit (Madame), të cilat
dëshmojnë për punimet e nxjerrjes së xehes dhe shkrirjes. Minjerat e kësaj
treve ishin të lidhura me minierat e Artanes dhe minierat e rrethit te
Kushumlisë e Kosanicës. Minjera e Leces i kishte edhe njësitë e saj minerare në
fshatin Tullarë, Medec, Marocë, Boroc, Gajtan, Siarinë e Varosh, Ivan Kullë e
Kosanicë.
Nga
periudha e më hershme dhe ajo romake kanë mbetur disa lokalitete me emrat
"Cirku Romak", "Maideni Romak" dhe Mali i Maidenit
(Madame), të cilat dëshmojnë për punimet e nxjerrjes së xehes dhe shkrirjes.
Minjerat e kësaj treve ishin të lidhura me minierat e Artanes dhe minierat e rrethit
te Kushumlisë e kosanicës. Minjera e Leces i kishte edhe njësitë e saj minerare
në fshatin Tullarë, Medec, Marocë, Boroc, Gajtan, Siarinë e Varosh, Ivan Kullë
e Kosanicë, pothuajse në çdo fshat të kësaj zone ka mbetje arkeologjike të
punimeve minerare, ndër të cilat ato që bien në sy janë midis minierës
"Lece" dhe “Varoshi i Djallit” (“?avolje Varosh”), në Gajtanin e Sipërm,
në “Hyrjen e Gajtanit” (“Gajtanski Vrata”), “Sokolovo Vis”, Ivankula dhe
Kosanica (në disa prej këtyre janë të dukshme gjurmët e punimeve të vjetra minerare).[78]
Gjurmë
punimesh të vjetra minerare u gjetën në Radan, Majdan (Malet që e rrethojnë minierën
e Leces), të cilat u emërtuan sipas xeheve ose minierave. Në malet e Radanit
janë gjetur gjurmë të aktiviteteve minerare të mëhershme si: Në fshatrat Majkovc,
Ivanje, Borovc dhe Marovac.[79]
Në
zonën gjithnjë e më të ngushtë të “Lecës”, operacionet minerare në të kaluarën
tregojnë edhe mbetjet e xeheve të shkrira: Zgjyra (skorie), furra dhe toponime.
Kjo konfirmon se punimet minerare kanë zgjatur shumë dhe se minerali është
përpunuar në disa vende.
Nga
këto burime kuptojmë se lokaliteti arkeologjik, Hisari ne Leskoc, është
vendbanim arkeologjik me sipërfaqe prej 130 hektarësh. Gjurmë të qytetërimit në
këtë vendbanim i gjejmë që nga epoka neolitike, e deri më sot.
Në
këtë lokalitet arkeologjikë, u zbulua edhe qendra më e vjetër e metalurgjisë së
zezë në Evropë.
Në
të u gjetën objekte të shumta, ndër të cilat më të rëndësishmet janë të epokës
së neolitit. mineral hekuri, hekur amorf me peshë disa kilogramë, furra,
ventilatorë, gropa ku prodhohej qymyr, sasi të mëdha skorie dhe disa objekte
hekuri të prodhuara në këtë lokalitet.
Në vitin 2001 u gjet një vendbanim
shumë shtresor i kulturës materiale të Bërnicës afër Prishtinës, një kulturë që
u zhvillua nga viti 1300 deri në vitin 1050 para erës sonë, dhe për herë të
parë është gjetur në një lokalitet në Kosovë.[80] Kjo kulturë,
njihet edhe si kulturë dardane e varrezave me urna. Në Malësinë e Galabit, në
bazë të hulumtimeve të gjerë tanishme, kjo kulturë është zbuluar edhe në
fshatin Grashticë, Keqekollë, dhe lokalitete tjera.
Në vitin 2002, arkeologu amator Š?epan
Turovi? zbuloi një objekt në formë gjilpëre 64,5 centimetra të gjatë, prej çeliku inox, kështu që objekti u emërua "gjilpëra
e Turovicit".[81]
Metalurgjia e sotme nuk njeh teknologjinë që përdoret për të bërë gjilpërën.[82]
Gjilpëra është prej hekuri të pastër dhe nuk përmban papastërti të elementëve
të tjerë, për këtë arsye tejkalon standardin amerikan për hekurin.[83]
Për shkak të vlerës së jashtëzakonshme, objekti mbahet në kasafortën e një
institucioni shtetëror.[84]
Pas zbulimit të “Gjilpërës së Turovicit”, kërkimet arkeologjike në këtë vend u
intensifikuan veçanërisht. Gjatë gërmimeve të mëtejshme, arkeologët zbuluan
disa objekte të tjera të ngjashme prej hekuri, të së njëjtës pastërti dhe disa
furra të tjera për shkrirjen e xehes dhe për të bërë objekte.[85]
Një ekzemplar i rrallë i kopsës
prehistorike prej argjendi u gjet në vitin 2005, në nekropolin e popujve të
lashtë ballkanikë të Tribaleve dhe Dardanëve.[86] Ky është edhe
një artefakt që dëshmon aftësinë e përpunimit të metaleve fisnike, nga
dardanët, të cilët u bënë të njohur në rajon për prodhimin e arit e argjendit.
Sipas historianit rumun
Nicolae Denonsusn po ashtu jep të dhëna që, sipas Herodotit, terminologjia e
lashtë metalurgjike është me origjinë barbare, Chassiteros, plumb i bardhë,
Lat. stannum, cassiterus, Rom Cositoriu.[87] Natyrisht
këtu duhet kuptuar se barbarë, konsideroheshin fiset veriore të grekëve, ku
hynin edhe dardanët.
Mbetjet
arkeologjike të monumenteve, kështjellave, kishave, varrezave, tullave,
qeramikës, skorieve, veglave minerare, rrugëve që lidhnin këto vendbanime me
Nishin e qytete tjera të rëndësishme të rajonit dhe me Kosovën, tregojnë se
dardanët, por më vonë edhe romakët, merreshin me përpunimin e metaleve andaj
edhe kishin aktivizuar numër të madh të minierave në këto anë.
Zbulimet
arkeologjike dhe numri i madh i vendbanimeve, objekteve te kultit, objekteve
monumentale me mbishkrime janë dëshmi se fshatrat e rrethinës së minierës së
Lecës, ishin të populluara mjaftë dendur gjatë antikitetit të vonë e deri më
sot. Këtë e tregon dendësia e kishave të rrënuara nga ajo epokë, si dhe
monedhat e gjetura (ari, argjendi dhe bakri) në disa vende, që datojnë
nga shekulli III-VI.[88]
Pranë
vendburimit kryesor në fshatin Lece, në anën jugore të Rasovaçës, gjendet vendi
i Peçurës, i cili është punuar edhe në të kaluarën e largët. Para Luftës së
Dytë botërore, ekspeditat hulumtuese në kërkimin e plumbit, zinkut dhe arit, u
gjet mineral nga i cili nxirreshin gurë gjysmë të çmuar (ametisti dhe agat).
Pas Luftës së Dytë Botërore, ky zbulim u konfirmua nga inxhinieri i famshëm
gjeolog A. Perandori. Ai beson se këtu në Lece, që në kohët e lashta janë
gërmuar gurë të çmuar.
Gjatë
periudhës bizantine në minierën e Leces punuan edhe saksonët, të cilët në
shekujt XIII dhe XIV, kanë ardhur në këto anë.[89]
Në
Malësinë e Galabit e më të gjerë në malet e Albanikut, Malin e Zi të Shkupit, e
rajone tjera të populluara nga dardanët, dëshmojnë se mbetjet e skorieve, objekte,
vegla pune, furra dhe toponime dëshmojnë se në Dardani përpunimi i mineraleve
është bërë në shume vendbanime.
Rreth vitit 1200 të erës së re,
saksonët mbërritën në këto anë. Gjurmët e punës së tyre gjenden në korridorin e
vjetër, i njohur si “Tuneli Romak”.[90]
Burimet turke për këtë degë ekonomike
janë mjaft të pakta. Mirëpo, ruhen të dhëna se në dekadën e tretë dhe të katërt
të shekullit të 16-të, në zonën e Lecës punonin dy miniera, njëra prej të
cilave quhej "Prlo" dhe me siguri ndodhej midis fshatrave të Lecës.
dhe Stubla, në vendin e Vrellës. Emri i minierës së dytë, që ndoshta është
vetëm “Lece”, nuk është identifikuar.[91]
Nisur nga kjo, mund të supozohej, me
shumë siguri, se puna në minierat e “Lecës” vazhdoi nën sundimin osman. Mungesa
e të dhënave për këtë pikë, ka shumë të ngjarë, për një vëllim të vogël të
prodhimit minerar.
Miniera e Leçes sot është miniera me
përqindje më të lartë, dhe miniera më e madhe e arit në Evropë. Miroslav
Bogi?evi?, pronar dhe drejtor i koncesionit Šabac Farmakom MB, tha se analizat
kimike të koncentratit të plumbit nga miniera e Leçes treguan se ajo është, në
fakt, miniera më e madhe e arit në Evropë.[92]
Sipas
Dusan Popoviç, mësues nga Leskovac, një çekiç bakri u gjet pranë një minierë në
fshatin Lece të Medvegjës[93]
Në
Siarinë edhe sot e kësaj dite ekzistojnë themelet e kalasë së Siarinës, në pikën
më të lartë të saj. Banorët vendor, këtë fortifikata e quajnë “Gradina”. Rrëzë
Majes së Siarinës, në anën e fshatit Tupallës, ende ndodhen gjurmët e një
miniere që është shfrytëzuar në kohën dardane e romake. Gjurmë të galerive të
minierave hasen edhe ne fshatin Sfircë, në popull njihen edhe si “Birat e arit”.
Po thuaj në të gjitha përroskat e fshatit Sfircë dhe në atë të Tupallës ka
mjaftë shumë Samakovë (Skorie), që kanë mbetur pas përpunimit të xehes. Gjurmë
të përpunimit të metaleve hasen edhe ne Gjylekreshtë dhe në fshatin Dukat[94] Në fshatin
Sfircë, mbi kështjellë është Kodra e Gropave, ku është bërë shkrirja e xeheve.[95]
Gjurmë
të shumta të shkrirjes së xeheve ka edhe
te Përroi të Manastirit në fshatin Dukat, Siarinë, Lece, në lagjen e
Vllasës të fshatit Gërrbac etj.[96]
Në
këtë trevë mungojnë hulumtime të mirëfillta shkencore në fushën e arkeologjisë.
Bazuar në hulumtimet arkeologjikë që i ka bërë Instituti arkeologjikë i
Beogradit gjatë viteve të oara pas Luftës së Dytë Botërore, kuptojmë se Rajoni
i Medvegjës është shumë i pasur me lokalitete arkeologjike. Përnjohjen e parë
të terrenit në këtë rajon i ka parë profesori i Institutit të Beogradit Vujadin
Ivaniševi?.[97]
Gjatë
përnjohjes së terrenit nga ekipi e hulumtuesve serbë, është identifikuar një
kishë e vjetër paleo - kristiane e shekullit VI në fshatin Gazdare. Në këtë
lokalitet janë zbuluar edhe një sasi e monedhave, por për llojin e monedhave,
nuk kemi njohuri.
Në
të majtë të rrugës Sijarinë-Medvegjë, është një kodrinë e vogël, që ka e pjerrtësi
në të gjitha drejtimet përveç anës jug-perëndimore që lidhet me kodrinat tjera
për rreth. Në këtë kodrinë ka gjurmë, të mure guri të ndërtuara pa llaç.[98]
Në
lokalitetin arkeologjik “Bublane”, që ndodhet në fshatin Arbanashka - Petrilje
(Guri i Shqiptarëve), janë zbuluar figura dhe stoli prej bronzi e metale tjera.
Gjatë livrimit të tokës në këtë lokalitet janë zbuluar një sasi e madhe e bizhuterive
prej bronzi: dy rrathë, disa zbukurime pozitive nga të cilat tre fibula dhe një
numër më të madh varëse rrethore, të gjitha janë dërguar në Muzeun e Leskocit.
Sipas
arkeologeve, në këtë lokalitet janë zbuluar edhe karroca bronzi më të vogla,
gjë që e bën gjetjen tejet interesante dhe të rëndësishme në studimin e epokës
më të vjetër të hekurit në këtë rajon. Këto gjetje i përkasin periudhës së
hekurit shekulli VII para erës sonë.[99]
Në
Mërkojë në një lartësi mbidetare prej 1054 m, është Quka e Mërkojës, të cilës
edhe sot i vërehen muret rrethuese.[100]
Po
ashtu në Mërkojë pranë rrjedhës së ujit, gjatë gërmimeve të thella në
lokalitetin Rrafshina (Livadhe), janë zbuluar mure masive të një vendbanimi.
Sipas të dhënave që janë marrë nga banorët lokal, thuhet se në këtë livadh
është zbuluar edhe një monedhe e arit e cila është dërguar në Muzeun e qytetit
të Nishit. Në këtë lokalitet u zbuluan edhe disa gjetje prej hekuri dhe
fragmente të qeramikës.[101]
Në
bregun e djathtë të Qukës së Dukatit janë zbuluar mbetjet e themeleve të një
kishe, dhe pranë kësaj fortifikate gjenden skorie nga shkrirja e metaleve. Në
fshatin Tupallë, në pronat e familjes Hajdini, në lokalitetin Fusha e
Manastirit janë zbuluar gjetje arkeologjike të rastit, që dëshmojnë për një
lokalitet të rëndësishëm arkeologjik, ndërsa përgjatë rrjedhës së ujit vërehen
mbetje nga përpunimi i metaleve.
Gjurmë
të eksploatimit të xeheve, vërehen edhe në rrethinën e Vrajës dhe në fshatrat e
Bujanocit. Në lumenjtë që kalojnë pranë qytetit të
Vrajës dhe rreth Kështjellës së Markut e cila ka një distancë me vrajën prej
rreth 4,5 km, hasen gjurmë të përpunimit të metaleve.[102]
Në
fshatin Tërrnoc të Bujanocit, si lokalitet i rëndësishëm arkeologjik, që lidhet
me aktivitetet minerare, vlen të përmendet Gradina. Në Gradinë të xeherorja
janë hasur gjurmë të vendbanimit. Në këtë lokalitet është zbuluar edhe një
kanal, i cili ka shërbyer për pastrimin e xeheve. Për pranin e saksonëve në
minierat e Tërrnocit, dëshmojnë edhe toponimet “Bira e Nemcit”.[103]
Gjurmë
të skorieve hasen edhe në shumë fshatra tjera por vlen të veçohet edhe fshati
Lluqan, te lokaliteti arkeologjik “Lisi i Hutit”, ku në vitin 1911 u zbuluan
220 monedha dhe dy Pitosa. Në këtë fshat janë evidentuar disa lokalitete
arkeologjike, që dëshmojnë gjurmë të qytetërimit që nga koha e neolitit.[104]
Siç
shihet, bazuar në gjurmët e aktiviteteve minerare në kohëra më të largëta,
pasuritë minerare të kësaj malësie janë potencial i madh i zhvillimit të
industrisë minerare të vendit tonë, andaj kjo varet nga mundësitë e studimit
dhe shfrytëzimit të këtyre resurseve nga një shoqëri me pushtet të fuqishëm,
për të mirën e njerëzimit
Përfundim:
Përmes
këtij studimi jam munduar që sadopak, duke u bazuar në burime të shkruara dhe
me përvojën e gjatë të hulumtimeve në terren të ndriçoj gjurmët e zhvillimit të
veprimtarive minerale, gjatë periudhave të ndryshme në malësinë e Galabit.
Gjurmët e përpunimit të metaleve, që i hasim edhe sot, kanë mbetur si rezultat
i shfrytëzimit të pasurive minerare, dhe përpunimit të metaleve që nga
lashtësia.
Pozita
gjeografike dhe pasuritë nëntokësore i kanë dhënë Malësisë së Galabit rëndësi
dhe prioritet në rajon, si trevë me qytetërim të zhvilluar në lashtësi,
antikitet e mesjetë.
Malësia
e Galabit si regjion gjeografik, shtrihet në pjesën qendrore të Gadishullit
Ilirik, dhe në pjesën qendrore dhe verilindore të Mbretërisë së Dardanisë.
Në
përgjithësi terreni i këtij rajoni është kodrinor malor me lartësi mbidetare
prej rreth 300 deri 12000m. Këto male vullkanike karakterizohen me rezerva të
mëdha minerare të metaleve të çmuara, arit, argjendit, plumbit, zinkut,
hekurit, manganit e minerale tjera të kërkuara në treg.
Këto
pasuri nëntokësore, që nga kohët e lashta të zbulimit të metaleve, ishin degë
bazë kryesore e zhvillimit ekonomik në Dardani, edhe pas periudhës romake, bizantine
e mesjetare.
Bazuar në gjurmët e qytetërimit dhe
përpunimit të metaleve mund të themi se Galabi ishte qendër e
zhvillimit ekonomik dhe administrativ, në saje të mungesës së zbulimeve të
hollësishme arkeologjike në terren, tash për tash mundë të mbeten çështje e
studimit në të ardhmen.
Nga
argumentet e ofruara në këtë punim shihet se Galabi, shtrihej thellë në
mbretërinë dardane, prandaj në bazë të hulumtimeve të gjertanishme shkencore,
shtrirjes gjeografike si rajon, rëndësisë si zonë e pasur me minerale,
ekonomike, ushtarake dhe politike, konsideroj se pikërisht kjo trevë dikur
ishte qendër e zhvillimit ekonomik, administrativ, politik dhe ushtarak në
Mbretërinë e Dardanisë.
Burimet dhe Literatura:
Slobodan Dushani?,: Prosopografske
beleške o rudarstvu u Gornjoj Meziji, Starinar, LVI/, Beograd, 2006
Zef
Mirdita.: “Studime Dardane”,
Prishtinë, 1979
Valbon
Bytyqi, Regjioni Lindor i Kosovës, Vecoritë fiziko gjeografike, resurset
natyrore dhe problemet gjeomjedisore, Prishtinë, 2017
Ilirët
dhe Iliria te autorët antik”, Prishtinë
1979
Fanula
Papazoglu: “Srjednoballkanska Plemena u predrimsko doba”, Sarajevë 1969 Z
Edi
Shukriu: “Arkivi i Kosovës”, “Vjetari
XXVII-XXVIII”, “Gradina e Gushicës dhe municipiumi Labutza”, Prishtinë 2002
Valter
Shtylla, “Rrugët dhe urat e vjetra”,
Tiranë, 1977
Vladimir P. Petrovi?,: Novi miljokaz na rimskom
putu Naissus-Lissus, Starinar nr.56, Srpska akademija nauke umetnosti (SANU), Beograd,
Balkanološki institute, Beograd, 2006
Emil
Çershkov.: „Romakët në Kosovë dhe
Municipiumi D.D. te Soçanica“, Prishtinë, 1973
Qazim
Namani, “Punim i doktoratës”, ”Trashëgimia Kulturore dhe Historike e Kosovës
gjatë shekujve XIX,XX,XXI”, Tiranë, 2016
Mita
Rakic, Mita Rakic: “Iz Nove Serbije”, Leskoc 1987
Sabit
Uka: Materiale nga sesioni shkencor i mbajtur në Prishtinë me 7-8 dhjetor 1989,
Prishtinë 1990
Nikola
?olak, Ive Mazuran, “Janjevo”, Zagreb, 2000
Minir
Dushi, “Xehetaria e Kosovës gjatë shekujve”, Dardania Sacra 1, Prishtinë, 1999
Wilian
Hazlitt: The classical gazetter A. Dictionary of Ancient Geography, Sucrel and
Profane, 1853
Carlo
Troya, storia d Italia del medio Eva, di Carlo Troya, Volume 1, 1839
Troya,
storia d Italia del medio Eva, di Carlo Troya, Volume 1, 1839
Dusan
Maksimovic, Olgica Palamarevic, Markova kKale kod Vranje, Vranjski Glasnik,
knjiga XX, Vranje 1987
M.S.
Milojevic: Putopis dela Prave Stare Serbije, II Sveska, Bepgrad, 1871
Jovan
Cvijic, Antropogeografski problem Ballkanskog poluostrava., LIV
Mita
Rakic, Iz nove Serbije, Leskoc 1987
Mirko
Bajrakrarovic; “Shkrirësit e Janjevës si vazhdues të xehetarisë së vjetër”,
Buletini I
Muzeut
të Kosovës XI, Prishtinë 1972
Emil
Çershkov, Revista kulturore dhe shkencore “Përparimi”1-2, Prishtinë, 1964
Srpska
Akademija Nauka i Umetnosti & Muzej u Pristini: Arheolosko blago Kosava I
Metohije, Od neolita do ranog veka, Pjesa e II, Beograd, 1998
Gojko
Kraljevic: “Glasnik Muzeja Kosova i Metohija”, Prishtinë, 1984
Edi
Shukriu, Dardania Paraurbane, Studime arkeologjike të Kosovës e Dukagjinit,
Pejë 1997
Edi
Shukriu, “Kosova Antike”, Prishtinë, 2004
Minir
Dushi, “Xehetaria e Kosovës gjatë shekujve”, Dardania Sakra 1, Prishtinë, 1999,
Jahja
Drancolli, Raguzanët në Prishtinë gjatë shekujve XIV-XV, Vjetari nr. XVIII_XIX,
Arkivi
i Kosovës, Prishtinë, 1984
Minir
Dushi, A.SH.A.K., “Mineralet e Kosovës”, vëllimi i II, Prishtinë, 2009
Rasim
Rexhepi, Seferi ndër shekuj – monografi, Gjilan 2005
Faik
Sahiti, “Dorëshkrim”, “Monografia e Gjilanit”, Gjilan, 2011
Emilj
?erškov,“Romakët në Kosovë dhe municipiumi D.D. te Soçanica”, Prishtinë,1978
Hysen
Këqiku, “Velia Glaua” , Gjilan, 2001
Minir
Dushi, “Pasuritë minerare të Kosovës, Vëllimi I”, Prishtinë, 2009
Dobrosav
Turovic, “Gornja Jablanica kroz istoriji”, Beograd, 2002
Ismail
Muharremi, “Shqiptarët e Medvegjës nëpër shekuj”, Libri I, Prishtinë, 2010
Jovan
Adami “Rrugët dhe objektet arkeologjike
në Shqipëri”, Tiranë, 1983
Marica Maksimovi?,: Nalazi sa
lokacije “Mali saborni hram” në Nish,, nga Libri “Nishi dhe Bizanti II”, Nish,
2004
Qazim
Namani, Revista periodike “Dardania, Nr 1”,Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e
Monumenteve, Prishtinë, 2018
Nenad
Radulovic, Gradoviu Prokopjevimdelima na teritoriji danasnje juzne Serbije,
Leskovacki zbornikLIX, Nacionalni museum Leskovac, LIX, Leskovac, 2019
Nicolae
Denonsusn, “Historia Dakia”, part
7-ch.XlI.10.I. “Elements of
Barbarian Language”.
????, ?????? (1984). ?????? ????.
????????.
Qazim
Namani: Gazeta “Rrënjët - Le Radici” Anno 21, Numër 1, mars 2023, Romë, Itali
https://sr.wikipedia.org/sr/%D0%A0%D1%83%D0%B4%D0%BD%D0%B8%D0%BA_%D0%9B%D0%B5%D1%86%D0%B5
https://www.blic.rs/biznis/rudnik-lece-najveci-evropski-rudnik-zlata/26lf656
www.
To medvedjahttps://to medvedja.org.rs… Arheoloska nalazista
https://dergipark.org.tr/en/pub/jhf/issue/76477/1272211
https://www.blic.rs/biznis/rudnik-lece-najveci-evropski-rudnik-zlata/26lf656 Beta,
2015
Ukshin
Zajmi, http://www.forumishqiptar.com/shoëthread.php?p=2132129
www.
To medvedjahttps://to medvedja.org.rs… Arheoloska nalazista
Kadri
Ferati, nga fshati Tupallë, intervista e zhvilluar në Prishtinë, më, 02. 04. 2018
Rada Tamindži? (5. 7. 2009.). „Blago u nedrima Hisara”. www.politika.rs/.
Politika onlajn. Pristupljeno
Milica Ivanovi? (24. 6. 2010.). „Hisar, zaboravljen biser prirode”. blic.rs.
Blic onlajn. Pristupljeno
Milica Ivanovi? (5. 2. 2008.). „Biseri sa juga Srbije”. blic.rs.
Blic onlajn. Pristupljenohttps://jugpress.com/ko-je-bacio-oko-na-hisar-uz-podrsku-vlasti-kafance-na-hisaru-a-mozda-i- neki-stanovi-dom-za-stare/
Rada Tamindži? (5. 7. 2009.). „Blago u nedrima Hisara”. www.politika.rs/.
Politika onlajn. Pristupljeno.
[1] Slobodan Dushani?,: Prosopografske
beleške o rudarstvu u Gornjoj Meziji, Starinar, LVI/, Beograd, 2006,
fq.87
[2] Zef Mirdita.: “Studime Dardane”, Prishtinë, 1979, fq. 114
[3] Valbon Bytyqi, Regjioni Lindor i Kosovës, Veçoritë fiziko gjeografike, resurset natyrore dhe problemet
gjeomjedisore, Prishtinë, 2017, fq 76
[4] Po aty, fq.77
[5] M.S. Milojevic: Putopis dela Prave Stare Serbije, II Sveska, Bepgrad, 1871, fq.3
[6] Jovan Cvijic, Antropogeografski problem Ballkanskog poluostrava., LIV
[7] Mita Rakic, Iz nove Serbije, Leskoc 1987, fq. 16, 17
[8] Valbon Bytyqi, Regjioni Lindor i Kosovës, Vecoritë fiziko gjeografike, resurset natyrore dhe problemet
gjeomjedisore, Prishtinë, 2017, fq. 400
[9] Ilirët dhe Iliria te autorët antik”, Prishtinë 1979 faqe155.
[10] Fanula Papazoglu: “Srjednoballkanska Plemena u predrimsko doba”, Sarajevë 1969 faqe.367.
[11] Zef Mirdita: “Studime Dardane” Prishtinë 1979 faqe 97,
[12] Wilian Hazlitt: The classical gazetter A. Dictionary of Ancient Geography, Sucrel and Profane, 1853, fq. 153
[13] Carlo Troya, storia d Italia del medio Eva, di Carlo Troya, Volume 1, 1839, fq. 65
[14] Edi Shukriu: “Arkivi i Kosovës”, “Vjetari XXVII-XXVIII”, “Gradina e Gushicës dhe municipiumi
Labutza”, Prishtinë 2002, faqe 23.
[15] Valter Shtylla, “Rrugët dhe urat e vjetra”, Tiranë, 1977, fq.17
[16] Jovan Adami “Rrugët dhe objektet arkeologjike në Shqipëri”, Tiranë, 1983, fq. 39
[17] Marica Maksimovi?,:
Nalazi sa lokacije “Mali saborni hram” në Nish,, nga Libri “Nishi dhe Bizanti
II”, Nish,
2004, fq. 207.
[18] Vladimir P. Petrovi?,: Novi miljokaz
na rimskom putu Naissus-Lissus, Starinar nr.56, Srpska akademija nauke
umetnosti (SANU),
Beograd, Balkanološki institute, Beograd, 2006,
fq. 367.
[19] Jovan Adami, “Rrugët dhe objektet arkeologjike në Shqipëri”, Tiranë, 1983, fq. 37
[20] Emil Çershkov.: „Romakët në Kosovë dhe Municipiumi D.D. te Soçanica“, Prishtinë, 1973, fq, 51
[21] Bashkësia e institucioneve shkencore të Kosovës: “Studime Libri 26”, Emil Cerskov: “Romakët në
Kosovë dhe municipiumi D.D. te Soçanica, e përkthyer nga Gani Luboteni, Prishtinë, 1973, faqe 51
[22] Bashkësia e institucioneve shkencore të Kosovës: “Studime Libri 26”, Emil Cerskov: “Romakët në
Kosovë dhe municipiumi D.D. te Soçanica, e përkthyar nga Gani Luboteni, Prishtinë, 1973, faqe 13
[23] Po aty, faqe 13
[24] Po aty, faqe 13
[25] Po aty, faqe 13
[26] Po aty, faqe 15
[27] Emil Çershkov: “Romakët në Kosovë dhe municipiumi D.D te Soçanica”, Prishtinë 1973 faqe 51-52.
[28] Qazim Namani: Gazeta “Rrwnjwt - Le radici” Anno 21, Numër 1, mars 2023, Romë, Itali
[29] Po aty
[30] https://dergipark.org.tr/en/pub/jhf/issue/76477/1272211
[31] Dukat, emërtim për arin në gjuhën turke.
[32] Qazim Namani: Gazeta “Rrënjët - Le Radici” Anno 21, Numër 1, mars 2023, Romë, Itali
[33] Qazim Namani, “Punim i doktoratës”, ”Trashëgimia Kulturore dhe Historike e Kosovës gjatë shekujve
XIX,XX,XXI”, Tiranë, 2016, pp. 165
[34] Mita Rakic, Mita Rakic: “Iz Nove Serbije”, Leskoc 1987, fq. 17,
[35] Zef Mirdita: “Studime Dardane”, Prishtinë, 1979, fq. 37.
[36] Sabit Uka: Materiale nga sesioni shkencor i mbajtur në Prishtinë me 7-8 dhjetor 1989, Prishtinë, 1990, fq. 385-
386.
[37] Bashkësia e institucioneve shkencore të Kosovës: “Studime Libri 26”, Emil Cerskov: “Romakët në
Kosovë dhe municipiumi D.D. te Soçanica, e përkthyer nga Gani Luboteni, Prishtinë, 1973, faqe 17
[38] Qazim Namani: Gazeta “Rrënjët - Le Radici” Anno 21, Numër 1, mars 2023, Romë, Itali
[39] Qazim Namani: Gazeta “Rrënjët - Le Radici” Anno 21, Numër 1, mars 2023, Romë, Itali
[40] Dragan Qukiq, Kosova Monumentet dhe Bukurit, botimi në gjuhën shqipe, Prishtinë 1971, fq. 95
[41] Qazim Namani: Gazeta “Rrënjët - Le Radici” Anno 21, Numër 1, mars 2023, Romë, Itali
[42] Nikola ?olak, Ive Mazuran, “Janjevo”, Zagreb,
2000, fq. 13
[43] Minir Dushi, “Xehetaria e Kosovës gjatë shekujve”, Dardania Sacra 1, Prishtinë, 1999, fq.84
[44] Nikola Colak-IveMazuran, “Janjevo, sedamsto ljecao pstojnosti hrvata na Kosovu”, Zagreb, 2000 fq. 13
[45] Nikola Colak, IveMazuran, “Janjevo”, Zagreb, 2000, fq. 13
[46] Qazim Namani, https://www.zemrashqiptare.net/news/54116/qazim-namani-gjurmet-arkeologjike-dhe- historikene-rrethinen-e-janjeves.html
[47]Mirko Bajrakrarovic; “Shkrirësit e Janjevës si vazhdues të xehetarisë së vjetër”, Buletini I
Muzeut të Kosovës XI, Prishtinë 1972, fq 154
[48] Qazim Namani, https://www.zemrashqiptare.net/news/54116/qazim-namani-gjurmet-arkeologjike-dhe-historikene-rrethinen-e-janjeves.html
[49] Emil Çershkov, Revista kulturore dhe shkencore “Përparimi”1-2, Prishtinë, 1964, fq. 75
[50] Po aty fq.75
[51] Nikola ?olak, Ive Mazuran, “Janjevo”, Zagreb,
2000, fq Po aty fq. 13
[52] Po aty fq. 13
[53] Nikola ?olak, Ive Mazuran, “Janjevo”, Zagreb,
2000, fq Po aty fq.18
[54] Emil ?ershkov, “Revista kulturore
Përparimi””, nr.1-2, Prishtinë 1964 fq.76,77
[55] Nenad Radulovic, Gradoviu Prokopjevimdelima na teritoriji danasnje juzne Serbije, Leskovacki zbornik LIX,
Nacionalni museum Leskovac, LIX, Leskovac, 2019, fq. 57
[56] Srpska Akademija Nauka i Umetnosti & Muzej u Pristini: Arheolosko blago Kosava I Metohije, Od
neolita do ranog veka, Pjesa e II, Beograd, 1998, fq. 228
[57] Gojko Kraljevic: “Glasnik Muzeja Kosova i Metohija”, Prishtinë, 1984, fq. 67-77
[58] Edi Shukriu, Dardania Para urbane, Studime arkeologjike të Kosovës e Dukagjinit, Pejë 1997, fq. 106
[59] Edi Shukriu, “Kosova Antike”, Prishtinë, 2004, fq. 49
[60] Skender Rizaj “Kosova gjatë shekujve”
XV-XVI-XVII fq.114 Prishtinë 1982
[61] Vojisllav Jovanovi?, Sima ?irkjovi?, Emina Ze?evi?,
Vujadin Ivanishevi?, Vesna Radio,
“Novo Brdo”, Beograd, 2004, fq.18
[62] Minir Dushi, “Xehetaria e Kosovës gjatë
shekujve”, Dardania Sakra 1, Prishtinë, 1999,
fq.85
[63] Qazim Namani, Revista periodike “Dardania Nr 1”,Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve,
Prishtinë, 2018,
fq. 165
[64] Minir
Dushi, A. SH. A. K, “Mineralet e Kosovës”, Vëllimi i II, Prishtinë, 2009, fq. 66
[66] Ukshin Zajmi, http://www.forumishqiptar.com/shoëthread.php?p=2132129
[67] Jahja Drancolli, Raguzanët në Prishtinë gjatë
shekujve XIV-XV, Vjetari nr. XVIII_XIX,
Arkivi i Kosovës, Prishtinë, 1984, fq.10
[68] Minir Dushi, A.SH.A.K., “Mineralet e
Kosovës”, vëllimi i II, Prishtinë, 2009, fq.141,142
[69] Rasim Rexhepi, Seferi ndër shekuj –
monografi, Gjilan 2005, pp. 13-14.
[70] Faik Sahiti, “Monografia e Gjilanit”, Gjilan,
2011
[71] Emil ?ershkov, ‘Romakët në Kosovë dhe
Monicipiumi D.D. Soçanicë”, Prishtinë, 1973,
fq. 31
[72] Emilj ?erškov, “Romakët në Kosovë dhe Municipiumi
D.D. te Soçanica”, Prishtinë
1978, pp. 51-52.
[73] Hysen Këqiku, “Velia Glaua” , Gjilan, 2001,
fq.46-52
[74] Minir Dushi, “Pasuritë minerare të Kosovës, Vëllimi I”, Prishtinë, 2009, fq. 251
[75] Minir Dushi, “Pasuritë minerare të Kosovës, Vëllimi II”, Prishtinë, 2009, fq.66
[76] ????, ?????? (1984). ?????? ????. ????????.
[78] www. To medvedjahttps://to medvedja.org.rs… Arheoloska nalazista
[79] ????, ??????: ?????? ????, ????????, 1984
[80] Rada Tamindži? (5. 7. 2009.). „Blago u nedrima Hisara”. www.politika.rs/. Politika onlajn.
Pristupljeno
19. 10. 2013.
[81] Milica Ivanovi? (24. 6. 2010.). „Hisar, zaboravljen biser prirode”. blic.rs. Blic onlajn. Pristupljeno 19. 10.
2013.
[82] Milica Ivanovi? (5. 2. 2008.). „Biseri sa juga Srbije”. blic.rs. Blic onlajn. Pristupljeno 19. 10. 2013.
[83] https://jugpress.com/ko-je-bacio-oko-na-hisar-uz-podrsku-vlasti-kafance-na-hisaru-a-mozda-i- neki-stanovi-dom-za-stare/
[84] Rada
Tamindži? (5. 7. 2009.). „Blago u nedrima Hisara”. www.politika.rs/.
Politika onlajn. Pristupljeno 19. 10. 2013.
[85] https://sr.wikipedia.org/sr-el/%D0%A5%D0%B8%D1%81%D0%B0%D1%80_(%D0%9B%D0%B5%D1%81%D0%BA%D0%BE%D0%B2%D0%B0%D1%86)
[86] Po aty,
[87] www.pelasgians.org/
, Nicolae Denonsusn, “Historia Dakia”,
part 7-ch.XlI.10.I. “Elements of
Barbarian
Language”.
[88] ??????? ?????? ?????? ?
????????? ??????, https://sr.wikipedia.org/sr/%D0%A0%D1%83%D0%B4%D0%BD%D0%B8%D0%BA_%D0%9B%D0%B5%D1%86%D0%B5
[89] Po aty
[90] Po aty
[91] Po aty
[92] https://www.blic.rs/biznis/rudnik-lece-najveci-evropski-rudnik-zlata/26lf656 Beta,
29 nëntor, 2015 ora 10:06
[93] ëëë. To medvedjahttps://to medvedja.org.rs… Arheoloska nalazista
[94] Kadri Ferati, nga fshati Tupallë, intervista e zhvilluar në Prishtinë, më, 02. 04. 2018
[95] Dobrosav Turovic, “Gornja Jablanica kroz istoriji”, Beograd, 2002, fq.23
[96] Ismail Muharremi, “Shqiptarët e Medvegjës nëpër shekuj”, Libri I, Prishtinë, 2010, fq.34
[97] ëëë. To medvedjahttps://to medvedja.org.rs… Arheoloska nalazista
[98] Kadri Ferati, nga fshati Tupallë, intervista e zhvilluar në Prishtinë, më, 02. 04. 2018
[99] www.To medvedjahttps://to medvedja.org.rs… Arheoloska nalazista
[100] Po aty
[101] www. To medvedjahttps://to medvedja.org.rs… Arheoloska nalazista
[102] Dusan Maksimovic, Olgica Palamarevic, Markova kKale kod Vranje, Vranjski Glasnik, knjiga XX, Vranje 1987, fq.141 deri 174
[103] Xhelamedin Salihu: Bujanoci burim i trashëgimisë kulturore e natyrore, Gjilan, 2014, fq.22,23
[104] Po aty, fq. 28