Speciale » Namani
Qazim Namani: Kolonizimi i Malësisë së Galabit gjatë viteve 1876 - 1912 me shqiptarë ortodoksë nga Mali i Zi
E enjte, 19.12.2024, 08:02 PM
Kolonizimi i Malësisë së Galabit gjatë viteve 1876 - 1912 me shqiptarë ortodoksë nga Mali i Zi
Dr. Sc. Qazim Namani
Instituti i Kosovës për
Mbrojtjen e Monumenteve, IKMM, Prishtinë
qazimnamani@hotmail.com
Abstrakt:
Në këtë punim kam përshkruar disa nga
ngjarjet e rëndësishme historike në kohën e krizës lindore kur kjo treve
etnikisht e banuar me shqiptar autokton, u pushtua, u dëbua me dhunë nga trojet
etnike, dhe është kolonizuar nga Serbia.
Masakrat ndaj popullatës shqiptare
ishin bërë të përditshme, ata vriteshin kudo që takoheshin nga ushtria serbe.
Serbët i shikonin shqiptarët si njerëz të dëmshëm që duhet të shfaroseshin, dhe
tokat e tyre si mundësi të favorshme për ti kolonizuar me serb e ortodoks
shqiptar që kishin hyrë në fazën e fundit të asimilimit.
Ushtria serbe në rrethinën e Nishit,
Leskocit, Kushumlisë, Prokuplës, Medvegjës e Vrajës, solli mijëra kolon të rijnë
nga shumë treva, por brezin kufitar me shqiptar kryesisht e kolonizoj me
qytetar nga Mali i zi e Hercegovina.
Me inicimin e Rusisë shtetet e reja
sllave dhe Greqia ne vitin 1912, e formuan koalicionin ballkanik për të filluar
luftën kundër P. osmane.
Kryesisht në këtë shkrim janë dhënë
burime të publikuara për shqiptarët ortodoks gjysmë të sllavizuar që u sollën
nga trevat e Malit të zi e Hercegovina si kolon në Malësinë ë Galabit.
Për trajtimin e kësaj temë kam
konsultuar literaturën e publikuar serbe, si dhe disa nga burimet dhe kujtimet
e banorëve rreth konflikteve ndërkufitare që janë zhvilluar pas krizës lindore
e deri në vitin 1912
Fjalë Kyçe: Mali i Zi, dhunë, vrasje, dëbim, Kolonizim,
konflikt, luftë
Kolonizimi i Malësisë së Galabit gjatë viteve 1880 1912 me shqiptarë ortodoksë nga Mali i Zi
Nga Dr. Sc. Qazim Namani
Gjatë mesjetës së hershme popullata në Malin e Zi, përbëhej prej
disa fiseve me origjinë arbërore, që kishin marrëdhënie të ngushta me dalmatët
dhe fiset tjera ilire.
Në shekullin XVII fisi Kuqi
i tëri ishte shqiptar (1614, chuzzi Albanesi del rito Romano)[1],
që sot pjesa dërmuese e këtij fisi është sllavizuar.
Nën ndikimin e Venedikut dhe Papatit,
popullata ne qytetet bregdetare, ishte e besimit kaltolik, ndërsa te popullata
në viset rurale dominonte besimi ortodoks.
Në përgjithësi deri në shekullin e
XVIII, popullata e këtyre fiseve ishte e ndarë në fise dhe për kah tradita,
gjuha, fizionomia e raca nuk kishin dallime me fiset tjera arbërore. Që nga
fillimi i shekullit XVIII, nga ndikimet e kishës ortodokse dhe politikës ruse të
Petrit të Madh, në ato vise ka filluar sllavizmi i disa fiseve arbërore. Në
këtë kohë Rusia dhe Venedikut e nxitën popullatën e krishterë në Malin e Zi, që
të ngritën në kryengritje kundër P. Osmane.
Cernojievicët ishin arbëror, Kryezinj
dhe kishin miqësi me Kastriotët, politika ruse dhe ndikimi i kishës ortodokse,
në mbikëqyrje e përkrahje të Rusisë, ndikuan që kjo familje në shekullin XVIII,
të asimilohet.
Petri i Madh me politiken e tij
admironte dhe mbështeste aktivitetet fetare jo myslimane në Gadishullin Ilirik.
Me politiken e tij ai nxiste ndjenjat nacionale e fetare të popullatës së
krishterë kundër P. Osmane. I nxitur nga përkrahja ruse, vladika i Malit të Zi,
Danilo Petrovic, natën e kërshëndellave organizojë therjen e të gjithë myslimaneve
që nuk e pranonin ndërrimin e fesë. Pas kësaj ngjarje popullata ortodokse në
Malin e Zi vihet në shërbim të Rusisë dhe organizonte sulme dhe kryengritje
kundër P. Osmane. [2]
Jevto Miloviqi në vitin
1956 e botoi në Cetinje librin “Përmbledhje dokumentesh nga historia e Malit të
Zi (1685-1782)”. Në faqet 75 dhe 76, jepet letra e peshkopit Danilo, e datës 6
janar 1728, të cilën ai drejtoi Provizorit të Jashtëzakonshëm Antonio Bemba.
Letra u shtyp për herë të parë në librin e Millovicit, të cilën e gjeti në arkivin e Kotorrit. Letra
është një përkthim i letrës nga gjuha italiane, dhe përkthyesi në fillim të
letrës theksoi se përkthimi është "fjalë për fjalë" Në fund të letrës
është kjo fjali nga peshkopi Danilo, i cili për gjuhen e tij shkruan se ishte–
ilirishtja.[3]
Në fund të shekullit XVIII dhe fillim
të shekullit XIX, Rusia filloi sulmet ushtarake kundër P. Osmane. P. Osmane që
ishte në rënie, humbi disa beteja dhe në disa marrëveshje pas armëpushimit
rusët fituan privilegje për popullatën
ortodokse në Gadishullin Ilirik.
Duke e parë rrezikun nga Rusia gjatë
fillimit të shekullit XIX, në arenën ndërkombëtare bënte presion edhe Austria
për të penguar ndikimin rusë në Malin e Zi.
Rusia tani më i kishte hartuar disa
projekte për asimilimin e popullatës ortodokse vllahe e shqiptare në sllavë dhe
bashkimin e tyre kundër P. Osmane për të formuar disa shtete sllave. Bazuar në platformën
e këtyre projekteve rusët i nxitën malazezët që të sulmojnë disa fortifikime që
mbaheshin nga rezervistët shqiptar
Reformat e tanzimatit
1839 dhe ndarja e popullatës shqiptare në baza fetare, në atë kohë i shkonin
për shtati Rusisë për të realizuar planet pansllaviste për formimin e shteteve
sllave në tokat shqiptare.
Rusia tani më i kishte
hartuar disa projekte për sllavizimin e popullatës ortodokse vllahe e
shqiptare, dhe bashkimin e tyre kundër P. Osmane.
Pas nënshkrimit të
traktatit të Parisit në vitin 1856, Rusia filloi që ti nxitë për kryengritje të
krishterët në Ballkan.[4]
Bazuar në platformën e këtyre projekteve, rusët i nxitën malazezët që të
sulmojnë disa fortifiklime, që mbahëshin nga rezervistët mysliman shqiptar. Pas
këtyre betejave Rusia prapë i shtynte për kryengritje malazezët për të kërkuar
zgjërimin e tyre në Hercegovinë.
Me ndikimin e Rusisë,
në Bukureshtë ishte organizuar një kongres sllavë, ku u morë vendim që nëse
malazezët vazhdojnë kryengritjet kundër P. Osmane, Malit të Zi do ti jepej
Hercegovina. Në këto rrethana Rusia përgatitej për ta organizuar një
kryengritje të madhe kundër P. Osmane, duke i shfrytëzuar malazezet, serbët dhe
ortodokset tjerë të rajonit.
Në vitin 1868 u formua këshilli arsimor
për ndihmë shkollave dhe mësuesve serb në trevat shqiptare që ishin në sundimin
e Perandorisë Osmane. Shkollat laike serbe në atë kohë punonin sipas planit e
programit të shkollave të Serbisë duke përdorur tekste të njëjta, organizim,
metodat e mësimit dhe administrimit.[5]
Në këto shkollat serbe që u hapën në Kosovë, nxënësit fitonin njohuri më të
mëdha se në disa shkolla në Serbi. Me qëllim të serbizimit të ortodoksëve, në
këto shkolla këndoheshin këngë nacionaliste dhe trimërie për serbë, në mënyrë
që të shtohet morali i nxënësve për Serbinë. Përveç shkollave laike serbe që
ishin hapur në shumë vendbanime të Kosovës, në qytetin e Prizrenit ishte hapur
edhe shkolla kishtare “Bogoslavija” me qëllim që ti përgatitë mësuesit dhe
klerikët e rijë për të punuar në Kosovë.[6]
Gjatë dekadave të fundit të shekullit XIX, në shumë vendbanime u ndërtuan
shkolla të reja për djem edhe për vajza, dhe në këto shkolla, mësimi zhvillohej
sipas plan programeve arsimore të Serbisë. Në këto shkolla nxënësit
frymëzoheshin për kulturën dhe gjuhët sllave, historinë e sllavëve, fenë
ortodokse, mësoheshin lënë të posaçme nga religjioni, ku shpjegohej për kishat
e Kosovës, dhe këndoheshin këngë nacionaliste serbe për ngritjen dashurisë dhe
moralit të nxënësve për gjuhën serbe dhe sllavët në përgjithësi.
Shkollat
laike serbe në Kosovë që në atë kohë punonin sipas planit e programit të
shkollave të Serbisë duke përdorur tekste të njëjta, organizim, metodat e
mësimit dhe administrimit.[7]
Në
fazën e tretë prej vitit 1890-1912 numri i shkollave serbe në Kosovë u shtua
dukshëm. Në bazë të dokumenteve dëshmohet se në këto shkolla mësohej: Qëndrimi
i fuqive të mëdha rreth Vilajetit të Kosovës, reformat ne Turqi, çështja e
Deçanit, konfliktet në mes të ipeshkvit të Rashkës dhe Prizrenit etj.[8]
Arsimi
në gjuhën serbe gjatë shekullit XIX në Kosovë u zhvillua nën ndikimin e
drejtpërdrejtë të Serbisë.[9]
Ndër
lëndët kryesore që mësoheshin ishin mësimi i krishterë më nga 2 ore në javë dhe
gjuha serbe deri në 10 orë në javë.[10]
Për
tri dekada sa punuan kë to shkolla laike e kishtare serbe në Vilajetin e Kosovës, arritën që të asimilojnë fëmijë e familje shqiptare, që nga këto shkolla të dërgojnë nxënës në rusi për përgatitur për profesione të ndryshme në administratë , klerik dhe ushtarak. Gjatë kësaj periudhe shumë familje ortodokse shqiptare nga viset e jugut
kaluan për të jetuar në Beograd dhe Serbinë qendrore. Të gjithë këta fëmijë frymëzoheshin për të luftuar kundër P. Osmane.
Mark Krasniqi, e përshkruan gjendjen e shqiptarëve
në Malin e Zi gjatë shekullit XIX. Shqiptarët në ketë kohë ende nuk kishin
platformë kombëtarë dhe ju shërbenin te huajve. Mark
Milani për shqiptarët shkruan se nga praktika është vërtetuar se shqiptarin ma
lehtë mund ta pushtosh me të mirë se sa me të keq.[11]
Mark Milani shkruan
shqiptarit duhet ti kërkosh besë, fjalën e nderit ta përvetësosh me ndonjë
dhuratë e pozitë të vogël, sidomos parinë e fisit dhe të fesë, pastaj ai do të
shërbej sipas qejfit tënd, madje edhe kundër interesave të tij kombëtare, ai
“do të futet në ujë dhe në zjarr për ty”. Në të vërtetë këta janë individ të
tipit të Sokol Bacit, Ujkiqve, Iveziqve, Kukiqve dhe njerëzve të tjerë të
ngjashëm, që për një grusht groshësh dhe një uniformë të vjetruar me pulla
vezulluese laramane të xhandarëve të “Knjazit”, e kanë hedhur qeleshen e bardhë
dhe e kanë vënë mbi sy kapicën e zezë, për tu bërë kështu vegël qorre e
politikës shoviniste të Kral Nikollës.[12]
Serbia edhe gjatë vitit
1871-1874 kërkoi të vazhdohen kontaktet me disa krerë fisesh e feudalësh të
luhatshëm.[13]
Në Beograd
koncentrohej popullata ortodokse nga të gjitha trevat e Ballkanit, madje edhe
ortodoks shqiptar e vlleh nga Shqipëria e Maqedonia.
Deri në atë periudhë popullata e sanxhakut të Nishit kishte qenë e banuar me shqiptar, dy dekada më heret kur këto qytete e fshatra i vizitoi
Johhan George Von Hahn, ka lënë dë shmi
se kë to vise quheshin Albani (Shqipë ri)
Faksimile
nga literatura serbe, kur qyteti i Leskocit në mesin e shekullit XIX, konsiderohej qytet
shqiptar[14]
Në qershor të vitit
1876 Serbia dhe Mali i Zi i shpallën luftë P. Osmane. Në dhjetor të vitit 1876
u mbajtë konferenca e amasadorëve, ku u vendos për çlirimin e popullatës së
krishterë në Gadishullin Ballkanik.
Rusia e kishte fituar përkrahjen nga të krishterët
që jetonin në P. Osmane, kurse në anën tjetër e kishte bërë për veti edhe
opinionin politik të Evropës, kështu që në muajin prill të vitit 1877 i shpalli
luftë P. Osmane. Në prag të krizës
lindore, nga Rusia në Serbi erdhen shumë oficerë dhe vullnetarë për të filluar
luftën kundër osmanëve.
Me 8 korrik të vitit 1876
pikërisht 6 ditë pasi kishte filluar lufta Serbo-malazeze kundër P.O. u lidh
marrëveshja e Rajhshtatit, e formatizuar me konventat e Budapestit me 15 janar
të vitit 1877 që kishin si qëllim ndarjen e Ballkanit.[15]
Në këto rrethana Vilajeti i
Kosovës u formua në vitin 1877 me qendër në Prizren. Në bazë të rrethanave politike dhe burimeve
të shkruara në emërtimin e Vilajetit të Kosovës luajti rol ndikimi i Rusisë dhe
politika pan sllaviste që Rusia i zbatonte përmes ambasadorit të emëruar në
vitin 1864 në Stamboll, Nikola Pavlovic
Ignatievit, i cili iu ofrua shumë sulltanit sa një ditë padishahu tha:
Nuk paskam mikë tjetër të vërtetë përveç ambasadorit rus.[16]
Igniatevi për një kohë të shkurtë shkëputi bullgarët dhe serbët nga vartësia
fetare e patriarkales në Stamboll.
Rusia e kishte fituar
përkrahjen nga të krishterët që jetonin në P. Osmane, kurse në anën tjetër e
kishte bërë për veti edhe opinionin politik të Evropës, kështu që me 12 prill
të vitit 1877 i shpalli luftë P. Osmane.[17]
Serbia e nxitur nga Rusia e
filloi luftën me 2 dhjetor 1877. Ushtria serbe e ndihmuar nga vullnetarët rusë
arriti me shpejtësi të pushtoi trevat shqiptare të Sanxhakut të Nishit që nga
Piroti, Nishi, Prokupla, Kushumlia, Leskoci, Vranja duke depërtuar në drejtim
të Jabllanicës së epërme. Gjatë kësaj ekspedite ushtria serbe bëri shumë vrasje
therje e djegieje masive të popullatës së pambrojtur autoktone shqiptare.
Përveç qyteteve gjatë kësaj lufte u shpërngulën rreth 900 fshatra shqiptare.
Në janar të vitit 1878
Milan Obrenoviqi e kishte marrë në kontroll qytetin e Nishit me rrethinë.
Sahit Pasha nga Llapashtica
e Medvegjës duke e parë se çdo gjë kishte përfunduar me 22 janar të vitit 1878
e braktisi ushtrinë turke dhe kërkonte të hyjë në bisedime me oficer serb dhe
me vete Milan Obrenoviqin. Sahit Pasha më datën 29 janar të vitit 1878 u takua
në qytetin e Nishit me Milan Obrenoviqin. Gjatë takimit u arrit marrëveshja që
Sahit Pasha të ftoi shqiptarët që ti ndërpresin të gjitha luftimet kundër
forcave serbe. Forcat serbe arritën të depërtojnë në shumë fshatra tjera
shqiptare. Sahit Pasha u kthye ne fshatin Llapashticë të Medvegjës dhe i ftoi
që të mos shpërngulen shqiptarët e fshatrave Llapashticë, Kapit, Tupallë,
Dediq, Gjylekreshtë, Siarinë, Sfircë, dhe Gërbac.
Shtetet e fuqishme të Evropës perëndimore, përveç
Malit të Zi, ishin të vendosura që të mos i lejohej asnjë shteti tjetër sllav
që të kishin porte detare në Adriatik e Mesdhe. Për ta parandaluar daljen e
shteteve tjera sllave në detin Adriatik,
nën administrimin Austro-Hungarez u morën edhe Bosnja e Hercegovina. Edhe pas Luftës
Ruso-Turke të viteve 1877-1878, kur osmanët e humbën luftën , fuqitë evropiane
në Kongresin e Berlinit ruajtën epërsinë e zotërimeve osmane mbi një brez të
territorit ballkanik, që shtrihej nga Stambolli në Adriatik (ku bënte pjesë
Bosfori, Selaniku, Maqedonia dhe Shqipëria)..
Qeveria
turke u detyrua të nënshkruaj traktatin me Rusinë, ku Turqia duhej të hiqte
dorë nga Rumelia, dhe palët ndë rluftuese u detyruan të respektojnë vendimet e marrveshjeve të arritura në qytetin e Berlinit. Vendimet e
kongresit të Berlinit ishin fitore e madhe për Rusinë dhe shtetet e reja sllave
të formuara në dëm të trojeve shqiptare. Me këtë rast harku i patkoit rus u
përqendrua në mes të tokave shqiptare në kufirin e ri me P. Osmane.
Malësia e Galabit, pasi u pushtua nga
Serbia, dhe u përcaktua kufiri mes Serbisë dhe P. Osmane në kongresin e
Berlinit, Serbia për mbrojtjen e kufirit vendosi ta kolonizoj atë trevë me
serbe e malazez. Menjëherë pas çlirimit, qeveria serbe miratoi: “Ligji e
përkohshëm për rregullimin e zonave të çliruara”. Mbi bazën e atyre rregulloreve
u formuan “Administratat” (autoritetet e përkohshme të tipit të qarkut).
Vullnetarët malazias që luftuan si vullnetar për dëbimin e
dhunshëm të shqiptareve nga trojet etnike në këtë malësi, u kthyen në
vendlindjen e tyre, dhe organizuan bashkatdhetarët e tyre, duke u ofruar atyre
mundësi për t'u vendosur në Serbi! Malazezët e parë që u vendosën si kolon ishin vullnetarët nga
Njësia e famshme Speciale Vullnetare e cila ishte nën komandën e Dukës Mash
Vrbica, i cili si përfaqësues ushtarak i Malit të Zi në Komandën e Lartë
Serbe e kishte formuar Korpusin e
Vullnetarëve me 600 luftëtar në vitin 1876.[18]
Në atë kohë, Korpusi i vullnetarëve të Mash Vrbicës, pas
pushtimit të tokave shqiptare, e fituan të drejtën e vendosjes në prona, me një
“Certifikatë” të nënshkruar nga komandanti i njësisë në të cilën luftoi
vullnetari.[19]
Numër i madh i oficerëve kishin origjinë shqiptare, të cilët
ishin aktiv në ushtrinë serbe për dëbimin e shqiptarëve nga trojet e tyre
etnike.
Argumente nga literature serbe se shumë oficer të ushtrisë serbe
gjatë krizës lindore kishin origjinë shqiptare[20]
Përveç ushtrisë serbe dhe vullnetarëve rusë, që vepronin në
Serbi, për vrasjen dhe shpërnguljen e shqiptarëve nga trojet etnike ishin
mobilizuar edhe tre batalione e disa qeta të ushtrisë së rregullt ruse, që e
filluan aksionin e vrasjeve dhe përndjekjeve shqiptare që nga Qypria, Aleksinci,
Terrni, Kullë e Pirot, dhe në muajin mars 1879, arritën në Vrajë, për të
vazhduar ndjekjen e popullatës shqiptare në Malësinë e Galabit e deri te Lumi
Sitnica e Morava e Sipërme.
Dëshmi nga burimet
serbe për pjesëmarrjen e armatës ruse në shpërnguljen e popullatës shqiptare
nga trojet e tyre etnike gjatë krizës lindore 1879.[21]
Në librin e pasaportave, të mbajtur që nga 14 marsi 1879,
lexohet qartë shpërngulja masive e malazezëve. Nga pranvera deri në vjeshtën e
vitit 1879, për Serbinë janë lëshuar 900 pasaporta, prej të cilave 810
pasaporta familjare! Nga materialet e përmendura nuk mund të konstatohet nëse
të gjithë mërgimtarët janë drejtuar drejt jugut të Serbisë. Malazezët, ndryshe
nga kolonisët e tjerë, vinin të organizuar, në grupe prej dhjetëra familjesh.
Shpërngulja e tyre u zhvillua në valë. Vala e parë e malazezëve (1879-1882).[22]
Një nga familjet e para malazeze që në
vitin 1878, u vendosën në lokalitetin arkeologjik Cuca në Selishte (afër Kurshumlisë)
ishte familja Perovic.[23]
Në maj të vitit 1879, rreth 4700
familje nga Mali i Zi, i përgatiten dokumentet dhe i morën pasaporta sepse për
të migruar në Serbi. Megjithatë, është e mundur që kjo shifër t'i referohet
numrit total të malazezëve që emigruan në këtë muaj, jo numri i vetë familjeve.
Kohë më parë
me miratimin e ligjit për vendosje në
tokat e braktisura, 1000 familje Bjelopavlic nga 4000 janë shpërngulur në
Serbi. [24]
Ndërkohë, në vitin 1880, Komisioni
Shtetëror (Serbia) duke zbatuar Ligjin e miratuar për vendosjen e tokës
rregullon marrëdhëniet pronësore, shpesh vetëm duke verifikuar ligjërisht
gjendjen ekzistuese.[25]
Menjëherë pas miratimit të dispozitave
ligjore filloi planifikimi për kolonizimin e tokave të braktisura. [26]
Gjatë vitit 1881 u vendosën në Kosanicë u vendosën 100 familje, kurse nga fundi
i vitit 1882 i sollën edhe 308 familje tjera, kryesisht i vendosën në qarkun
e Kosanicës.[27]
Vetëm në Jabllanicë n e sipërme rreth kufirit të rijnë , në vitin 1879, erdhën të jetojnë 35 familje malazeze (përfshirë edhe
ato “vullnetare”); Më 1886, 13 familje u vendosën dhe dy u shpërngulën; Në
vitin 1888 erdhën 81 familje, asnjë nuk u largua; Në vitin 1889 erdhën 707
familje dhe emigruan 188 familje (familje të emigruar konsiderohen ata që u
shpërngulën në rajonet fqinje ose u kthyen në Mal të Zi).[28]
Supozohet se në Jabllanicën e sipërme.
Gjatë atyre viteve erdhën gjithsej 3200-3800 malazezë. Në të njëjtën
kohë nga Mali i Zi në qarqet e Kosaniçkës, Prokupaçkës dhe Dobriçkës erdhën
gjithsej 772 familje dhe u larguan 222 familje, që do të thotë se mbetën 550
familje me 2700-3200 malazezë.[29]
Një valë më e madhe imigrimi pasoi edhe
në 1904, 1905 dhe 1906. Në vitin 1904, 252 familje u vendosën në qarqet
Jablanicë s, Kosanicë s dhe Prokuplë. Në vitin 1905, në qarkun Jablanicë s
jetonin 1138 njerëz. Në vitin 1906, gjithsej 2803 njerëz jetonin në të tre
qarqet e përmendura, nga të cilët të paktën gjysma në qarkun Jablanicës. Siç
shihet, vetëm në këto tre vjet në Jabllanicën e Sipërme nga Mali i Zi erdhën
2800-3100 banorë.[30]
Asimilimi i malazezëve filloi menjëherë
në kufi me kalimin në Serbi. “Skribët” (serbë), shpesh ua ndërronin mbiemrat e
kolonëve, duke i nxjerrë nga pseudonimet e kolonëve dhe i shkruanin në
pasaporta.[31] Asimilimi
behej përmes administratës dhe kishës ortodokse e cila ishte plotësisht nën
kontrollin e Rusisë cariste.
Për të realizuar sa më shpejt procesin
e asimilimit të plotë të kolonëve që vinin nga trevat shqiptare, gjysmë të
sllavizuar, Rusia e zbatonte programin për përvetësimin e kishave në trojet
shqiptare dhe plotësimin e tyre me klerik të sjellë nga Rusia.
Dëshmi nga literatura serbe për sjelljen e personelit
kishtar nga Rusia në trojet e pushtuara shqiptare[32]
Malazezët e ardhur që kishin tradita e
doke të kundërta me kulturën e traditat serbe, nën ndikimin e kishës ruse, kundërshtonin
të kryenin ritet në kishat ku kishte priftërinj serb e rusë. Është më rëndësi të
dihet se politikat ruse e zbatonin planin e tyre në trojet e pushtuara
shqiptare, sipas projektit të tkurrjes së trojeve shqiptare. Kishat e shqiptarëve
përvetësoheshin, dhe mbusheshin me priftërinj e personel kishtar nga Rusia dhe
nga Serbia, kur dihet se ruset që nga mesi i shekullit XVIII, kishin ndikim dhe
kontroll në kishën e Karllovcit dhe më vonë edhe në kishat tjera të Serbisë
autonome.
Ndikimi i kishës ruse në kishën serbe
ishte shume i madh edhe pas autoqefales së kishës serbe në vitin 1922. Siç
shihet Rusia e mbanë edhe sot ndikimin e saj në kishën dhe shtetin e Serbisë. Në
vijim ofrojmë argumente si personeli i kishës ruse që vepronin në trojet e
pushtuara shqiptare si i falsifikonin kishat shqiptare të okupuara.
Dëshmi nga literatura serbe si është
falsifikuar dhe përvetësuar kisha shqiptare në qytetin e Leskocit[33]
Duke e parë ndërhyrjen e kishës ruse në
trojet shqiptare kolonët e ardhur nga Mali i Zi, deri ne luftërat ballkanike, u
afruan mes veti, me popullatën vendore shqiptare dhe filluan ndërtimin e
kishave të pavarura nga kisha serbe.
Përveç kishës në Medvegjë, të cilën e
kanë ndërtuar vendasit dhe kolonët që kanë jetuar deri në vitin 1887, malazezët
në Jabllanicën e sipërme, ndërtuan kisha në vendbanimet: Byçmet (1895), Tullar
(1902), Gajtan (1907) dhe Siarinë. Të gjitha janë ndërtuar nga kontributet
vullnetare të popullsisë vendore dhe kolonëve nga Mali i Zi. Malazezët kishin
në mesin e tyre edhe kolonë-priftërinj, që kishin ardhur nga ajo trevë. Malazezët
në fshatrat Siarini dhe Tullar. Së bashku me vendorët, e sollën priftin
Pjetër-Perko Shaulic, nga Zhabljaku i Mali i Zi pasi në vitin 1907, dhe e
ndërtuan një kishë në fshatin Gajtan për
malazezët e ardhur.[34]
Shkolla e parë është ndërtuar në vitin
1880 në Boshanec. Lutjet e kolonëve ishin të kota për një kohë të gjatë, kështu
që vetëm me dekret të ministrit të Arsimit dhe Çështjeve të Kishës, Dr. Vladan
Gjorgjevic, shkolla në Medvegjë ka filluar të funksionojë në vitin 1888. Në
vitin 1890 në Siarinë u hap një shkollë për shqiptarët. Në vendbanime të tjera
më të mëdha, në Jabllanicën e Sipërme,
shkollat ??u hapën përgjithësisht në fillim të shekullit të 20-të.[35]
Rreth vitit 1880, Konoteroviqët
emigruan nga Mali i Zi, prej nga ikën, për shkak të gjakmarrjes, u vendosën në tokat
e zbrazura të shqiptarëve. Mbiemrin e ri e kanë marrë nga fjala turke “Konoto”(Knata
Q.N), që do të thotë kovë (balte të pjekur apo edhe prej metali e druri për ujë).
Ky mbiemër rrjedh nga paraardhësi i tyre
që dikur në Malin e Zi, i ka punuar këto objekte.
Një familje tjetër Nedeljkovic nga fisi
Bjelopavlic, u vendos në Toçan. Një familje tjetër, Gjinovic (Gjini Q.N.) nga
rrethina e Tivarit në vitin 1878 u vendos në Prollom. Gjatë vitit 1882, Radojeviqët
nga fisi Bjelopavliqi u shpërngulën në Rastovnicë. Një nga paraardhësit i tyre më të vjetër i njohur
si fermerësh të Periša Radojevi?, (Berisha Radojevi Q.N.), bazuar në mbiemrin e
tij kuptojmë se kemi të bëjmë me një qytetar të fisit Berishë.[36]
Ndër kolonët e parë malazezë që ishin vendosur në Rastovnicë ishte një bujk i
quajtur Bogdani Jagosheviq, i lindur më 1869, diku në Mal të Zi. Në vitin 1881, në fshatin Merdare
u vendos familja Petroviqi (Petri) nga fisi Kuç i Malit të Zi.
Në vitin 1882, Jovanoviqët erdhën në Tërpez
nga Rovaci (mbiemri Ilin?i?i), Radonji?i dhe Gjurovi?i. Familja Gjuroviq u
vendos në fshatin Maqastenë në të njëjtin vit. Përveç tyre, në atë vendbanim
jetonin edhe Radosavljevicët. Po asht të ardhur prej Malit të Zi.[37]
Në periudhën 1883-1884 për shkak të
trazirave politike në vend dhe ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike midis
Serbisë dhe Malit të Zi, qeveria ndaloi imigracionin e ri.
Në vitin 1883, grupe të shumta kolonësh
malazezë u kthyen nga kufiri. Ndalimi i imigrimit në Serbi, lidhej
drejtpërdrejt me konfliktin ndërshtetëror-politik mes Malit të Zi dhe Serbisë!
Rasti ishte dasma e princeshës Zorka, vajza e princit Nikolla I-rë Petrovic dhe
Petar Karagjorgjeviq! Megjithatë, migrimet individuale të qytetarëve nga Mali i
Zi,në këto troje nuk u ndal deri në fund të Luftës së Parë Botërore![38]
Tashmë në 1885.ka pasur emigrime individuale, më së shpeshti përmes Bullgarisë[39]
Në vitin e ardhshëm, në 1886, situata ndryshoi ndjeshëm. [40]
Asimilimi i malazezëve filloi menjëherë
në kufi me kalimin në Serbi. Skribët (serbë), shpesh ua ndërronin mbiemrat e
kolonëve, duke i nxjerrë nga pseudonimet e kolonëve dhe i shkruanin në
pasaporta. Një metodë të ngjashme të asimilimit të malazezëve ka aplikuar edhe
prifti Prekopçeli Petar Cvetkoviq. Malazezët i sillnin shpesh priftërinjtë e
tyre nga Mali i Zi, duke insistuar për një kohë të gjatë në të drejtën për të
sjellë priftërinj nga vendlindja! Për asimilimin e tyre kishte ndërhyrë edhe
kisha serbe e cila në atë kohë ishte e mbushur me klerik e personel të sjellë
nga Rusia. Malaziasit filluan që ti ndërtojnë kishat e tyre në disa fshatra të
Medvegjës. Monumenti më i vjetër i shenjtë malazez është kryqi në fshatin Spancë,
i ndërtuar në fund të shekullit të 19-të, rreth të cilit mblidheshin njerëzit
për liturgji! Ky kryq është dëmtuar gjatë Luftës së Parë Botërore nga ushtria
bullgare.[41]
Me dekret të ministrit të Arsimit dhe
Çështjeve të Kishës, Vladan Gjorgjeviq, shkolla në Medvegjë ka filluar të
funksionojë në vitin 1888. Në vitin 1890 në Siarinë u hap një shkollë fetare
për shqiptarët. Në vendbanime të tjera më të mëdha, shkollat ??u hapën përgjithësisht në fillim të
shekullit të 20-të.[42]
Qeveria malazeze më datën 9 gusht 1889 i
dërgoi një kërkesë me shkrim qeverisë së Serbisë
të lejonte vendosjen e malazezëve në
Serbi.[43]
Qeveria serbe i shqyrtoi shpejt këto kërkesa dhe iu përgjigj atyre më 24 gusht
1889. Në Mal të Zi filloi organizimi i emigrimit të familjeve individuale në Serbi.
Qeveria serbe mori vendim në vitin 1889, për vendosjen në Serbi, rreth 6000
malazezëve[44] .Vendosja
e malazezëve u realizua sipas planit të paraparë në disa grupe.
Princi Nikolla i Malit të Zi më 30
shtator ,iu drejtua me një letër qeverisë serbe për të shprehur mirënjohjen e
tij, për vendosjen e malazezëve në ato troje.[45]
Ekzistojnë burime arkivore me emër për familjet malaziase të vendosura
në vitin 1889 në këto anë: 71 familje nga Piperi të vendosura në fshatin Tërpez;
familja Milaçiqi ka ardhur nga Kuçi në Merdare; Gjatë këtij viti janë vendosur
47 amvisëri nga Mali i Zi, në Matarovë pranë minierës; Në Dabinoc u vendosën 80
familje nga Barani këto janë: Ba?ovi?i, Matovi?i, Perovi?i, Popovi?i, Tomaševi?i
dhe Koprivice; në Taçevc dhe 52 familje u shpërngulën nga Nikshiq në Rudin dhe
në Vrševc - prej tyre nga Stari Kolashina (Kolashini i Vjetër) janë Pavlovi?i,
Mitrovi?i dhe Mladenovi?i; nga afërsia e Nikshiqit janë familja Aleksi?i, dhe
nga Barani janë familjet Orbovi?i, Mirkovi?i, Koprivica dhe Saji?i; 45 familje nga
Grahovljana janë vendosur në Orlovac dhe Prevetnicë. Në vitin e ardhshëm 1890
vazhdoi emigracioni i mire organizuar nga Mali i Zi, janë edhe 52 familje me
247 anëtarë, nga të cilat 5 në Prokuple dhe 18 në Kosanicë.[46]
Për shkak të situatës së tensionuar
politike në vitin 1899, vendosja e malazezëve u ndalua përsëri në Serbi, kështu
që ata kryesisht emigracioni i ri i kryer në mënyrë të paplanifikuar dhe në
grupe më të vogla.[47]
Bazuar në dokumentet lidhur me
ekzaminimin në lidhje me keqpërdorimet e mundshme edhe të Aleksa
Bogosavljeviqit, zyrtar i principatës vijmë te të dhënat e rëndësishme për
emigracionin e malazezëve. Ai u akuzua se përvodhi, dhe për përfitime personale
shiste fasule të destinuara për të ushqyer të varfëritë[48]
Vendbanimi i popullsisë Malazeze - Hercegovina se, ndryshe nga
kolonët e tjerë, ishte i organizuar mirë dhe i përshtatur me bazat nevojat
ekonomike, karakteristikat etnike dhe kulturore të emigrantëve. Migrimet kanë
qenë më masive në muajt mars dhe prill, ndërsa në periudhën shtator nëntor dhe
në stinët e tjera ka pasur migrime individuale.[49]
Në vijim nga lista e familjeve veçojmë
disa prej tyre, që nga Mali i Zi e Sanxhaku, përmes maleve të Javorit kalonin
si kolon në Kushumli, dhe nga aty në mënyrë të organizuar shpërndaheshin në tokat
shqiptare tani të pushtuara nga Serbia.
Siç shihet ky proces i kolonizimit të
tokave shqiptare, ishte mirë i organizuar, dhe përcillej me shënime nga
administrata serbe. Gatë kësaj periudhe çdo lëvizje dhe incident ndëretnik që
bëhej në trojet shqiptare, përcillej me raport në Beograd dhe Stamboll. Konsullatat
serbe dhe ruse që vepronin brenda kufijve të P. Osmane, inskenonin konflikte ndëretnike,
dhe bënin propagandë te shtetet e fuqishme evropiane dhe në vet P. Osmane,
kinse për një shpërngulje të dhunshme të serbëve nga vendbanimet shqiptare.
Disa nga familjet të cilat gjatë vitit
1894 deri 1896, nga Mali i Zi e Sanxhaku, kaluan si kolon në Serbi[50]
Qeveria serbe kishte planifikuar që
zonat e mbetura pa banorë pas dëbimit të shqiptarëve, sa më shpejt të
popullohen me malazias, sepse kishte frikë nga aftësitë e organizimit të
shqiptarëve për ty kthyet në tokat e tyre pas dëbimit
Një nga motivet e shpeshta të emigrimit
nga Mali i Zi ishte hakmarrja e gjakut, a emigrantë të tillë më shpesh e
ndryshonin mbiemrin, kështu që është mjaft e ndërlikuar për t'u ndjekur origjinën
e këtyre familjeve.[51]
Nga kjo e dhënë e autorit të këtij shkrimi kuptojmë se familjet që kishin hasmëri,
migronin sa më parë duke i ndërruar emrat dhe identitetin e tyre, andaj
kuptohet se kemi të bëjmë me familje shqiptare ortodokse gjysmë të sllavizuara.
Ato familje shqiptare që mbetën në
shtëpitë e tyre më pas me ndërprerjen e armiqësive, ata u larguan nga kjo zonë
vetëm disa muaj më vonë, si pasojë e atij emigrimi, ndodhi shpopullimi i tokave
që në masë të madhe ishin prona shqiptare.
Konfliktet e kufirit me shqiptarët
Kurshumli - më 18 prill 1879, kur
arritën ta pushtojnë për një kohë të shkurtër dhe ushtria serbe grabitin çdo gjë të vlefshme nga pronat e
shqiptarëve. Dëmet materiale ishin të mëdha, madje qeveria duhej të mobilizohej
njësitë e Ushtrisë Popullore për të dëbuar shqiptarët nga Kushumlia. Gjatë
vitit 1879, qytetarët shqiptar protestuan te Porta e lartë, dhe kërkuan dëmshpërblim
për dëmin e shkaktuar, madje[52]
Në fund Shermet-Efendija në emër të
qeverisë turke i dërgoi një notë formale Ristiqit - 4/ më 16 gusht 1879. Në të
theksoheshin tri kërkesa: 1) kthimi i shqiptarëve, 2) respektimi i tyre. të
drejtat e bazuara në dispozitat e Traktatit të Berlinit, 3) liria e besimit
fetar.
Në atë kohë Portën e lartë në Stamboll
e përkrahnin Britania e Madhe, Austro-Hungaria, Gjermania dhe Franca, ndërsa
qeveria serbe nuk kishte qëndrim të unifikuar.
Qeveria e Ristiqit ishte pro politikës
pajtuese dhe kthimit të kësaj popullsie. Përfaqësuesit ushtarakë, të udhëhequr
nga gjenerali Kosto Protic, ishin kundër kthimit të shqiptarëve.
Princi Milan, ishte atëherë në Nish, nga ku hodhi poshtë me vendosmëri
mundësinë e kthimit të. Shqiptarëve. Qëndrimin e tij ai e ka arsyetuar me
faktin se gjatë luftës kanë kundërshtuar ushtrinë serbe, se ende nuk kanë
pushuar së pushtuari territoret serbe, si dhe me faktin se disa prej tyre kanë vepruar
në kurriz të pushtetit serb. Arsyeja kryesore, megjithatë, ishte interesi
ushtarak i Serbisë dhe dyshimi i vazhdueshëm i një popullsie myslimane
luftarake – veçanërisht në rastin e një konflikti të ri me osmanët. Presioni i
forcave të mëdha të Evropës, e detyroi princin të lëshonte rrugën. Në një
shënim të datës 15 shtator 1879, përfaqësuesi serb në Kostandinopojë i
raportonte Portës se Serbia ishte gati të pranonte kthimin e shqiptarëve.
Qeveria serbe arsyetohej se për kthimin
e shqiptarëve në tokat e tyre, ata do të duhej t'i bënin një kërkesë të veçantë
autoriteteve serbe, si dhe të deklaronin nënshtrimin e tyre ndaj ligjeve serbe
dhe princit të Serbisë Milanit.
Megjithatë, duhet theksuar se
autoritetet serbe bënë pak punë për kthimin e shqiptarëve. Kthimin e shqiptarëve,
nuk e dëshironin as autoritetet turke, kështu që valiu nga Kosova, ka penguar
riatdhesimin e tyre, të mbështetur nga zëvendës konsulli rus në Prizren - Jastrebov.[53]
Në raportin e qershorit 1883 kemi disa
pohime për sulmet kundër shqiptarëve. Sipas këtij raporti ka pasur dhunë dhe
sulme në afërsi të fshatit Barlovë në rrugën ku zuzarët u zunë pritë disa shqiptarëve
që po shkonin me policët nga Prokuplja në Kurshumli dhe qëlluan me pushkë mbi
ta, duke vrarë një dhe plagosur pesë tjerë. Ata që e kanë kryer këtë akt thuhet
se janë gjetur dhe ndodhen në burg. Në vazhdim të njëjtit raport, ka njoftim
për një konflikt të ri - Kufiri është shkelur në një vend dhe këtë e kanë bërë
keqbërës të panjohur (shqiptarët) nga Turqia, të cilët kanë kaluar kufirin nga
Turqia, kanë ardhur në fshatin Igrishtë,
dhe e marrin një pelë me një mazë i përkiste atij. Kur fshatarët i ndien dhe i
ndoqën në ndjekje, pastaj i takuan, shqiptarët nga pylli e vranë Jevrem
Mariçanin në vend, dhe plagosën Ilija
Jokiqin”.[54]
Iusuf Hasani nga Prapashtica e Pajazit Sheqiri.
nga Sekiraça, shqiptar, (nga fshatrat në kufirin me Turqinë) me disa shqiptar
të tjerë më 24 gusht 1884 ë kanë sulmuar, dhe vrarë me pushkë Marko Arsiq në Kullën
e Vrojtimit "Piken Gurishta"në Nishec, Arsic ishte vrarë si roje
kufitare dhe i kanë marrë pushkën shtetërore “Martinka”.[55]
Kolonizimi në Jabllanicë dhe Pusta Rekë
ka filluar në vjeshtën e vitit 1879, dhe në pranverën e vitit 1880. Për 3 deri
4 vite po thuaj se të gjitha fshatrat e kësaj treve u kolonizuan.[56]
Kolonët kryesisht ishin nga kufiri
bullgar, Kosova e sotme Sremi, Banati, Hercegovina dhe Mali i zi. Nga Mali i zi dhe Hercegovina, dhe Kosova, sillen
kolonët e grupit të dytë prej vitin 1904 deri 1906. Në Jabllanicën e sipërme
rreth brezit kufitar, pas Kongresit të Berlinit 1878, kolonët e parë ishin
ushtarakët të cilët kishin qene të mobilizuar për pushtimin e tokave shqiptare,
të cilt u vendosen për të jetuar rreth kufirit prej vitit 1879 deri 1883. Këta
kolon u vendosën në fshatrat: Gajtan, Lece, Retkocer, Brainë të Madhe, Vrapce
Tullar, Boroc, Gubac,Medec, Merkojë, Sijarinë, Tupallë etj[57]Kolon
nga mali i zi u sollën në të gjitha fshatrat tjera rreth kufirit në Starabajë,
Maroce....
Kolonët nga Mali i Zi kryesisht ishin
nga këto vendbanime: Plavë (Pive), Drobnjaku, Nikshiqi, Moraqe, Povaca, Tare,.
Nga Hercegoviva kryesisht nga Trebinja dhe Gaqka.[58]
Këta ushtarak që u vendosën në fillim i
morën tokat e braktisura pa kurrfarë komisioni shtetëror.
Kolonët të cilët u sollën në këto toka
pas vitit 1889 dhe iu merrnin pronat sipas vendimeve të komisionit shtetëror,
ishin të obliguar ta paguajnë tokën përmes tatimit për 10 vite[59]
Kolonët të cilët u sollën në këto
fshatra prej vitin 1904 deri 1906, merrnin pa pagese toke deri në 4 hektarë, dhe
2 hektar për çdo mashkull të rritur (mbi 15 vite moshë), dhe ishin të liruar
nga tatimi për 5 vite.[60]
Kolonët e parë që erdhën u vendosën në shtëpitë
shqiptarëve që u dëbuan me dhunë, por kolonët nga qeveria serbe u ndihmuan që të
ndërtojnë edhe shtëpi të reja.
Këto familje e ndihmonin rojën kufitare
serbe e cila ishte koncentruar me shumice ne fshatrat Sfircë, Spancë e Sekiraqë.[61]
Në këtë kohë u shkaktuan shumë
konflikte kufitare por edhe konflikte ne mes të shqiptareve që kishin
mbetur rreth Medvegjës , me kolon që
kishin ardhur në tokat e tyre. Konflikti që vlen më përmend ka ndodhur në vitin
1903 në fshatin Dorvedel, që ka zgjatur 3 ditë. Nga ky konflikt kishte të vrarë
në të dy anët, kur shqiptarët e Dërvëdelit e Gjylekreshtës i lëshuan fshatin
dhe u strehuan në fshatrat tjera të Medvegjës dhe disa kaluan në Kosovë.[62]
Në brezin e ri kufitar në mes të Serbisë dhe P. Osmane në Toplicë,
Jabllanicë, Llap e Galab ishin sjellë malazez me origjinë shqiptare, gjysmë të
sllavizuar që kishin marrë pjesë në lufta të shumta për vrasjen dhe shpërnguljen
e shqiptarëve. Popullata shqiptare nga Toplica tani më ishte vrarë dhe shpërngulur
në shtete fqinjë, disa prej tyre kishin shkuar në Rumuni, Austrohungari e
shtete tjera evropiane, por pjesa dërmuese e tyre ishte koncentruar brenda kufijve
të P. Osmane.
Gjurmë të këtyre familjeve shqiptare të shpërngulura nga vatrat e
tyre i gjejmë edhe sot në Bosnjë, Rumuni e vende tjera, përmes mbiemrave që i
ruajtën duke marrë mbiemrin nga fshatrat që ishin shpërngulur. Për fat të keq këto
familje me kohë u asimiluan në vendet e huaj ku u vendosen.
Ndër familjet më të pasura të asaj kohe në Malësine e Leskocit me
rrethinë ishte familja e Ramadan Bucës nga fshati Bucë, që njihej në ato anë si Ramadan Aga. Ramadan aga nga fshati Bucë e kishte përcjellë Johhan George Von Hahn, nëpër fshatrat e
Medvegjë s së sotme.
Për ta ruajtur pasurin e tij, gjatë shpërnguljes së shqiptarëve
nga ato fshatra prej ushtrisë serbo-ruse, Ramadan aga kishte kaluar në anë n e tyre. Rast i hidhur por kjo lenë të
kuptohet se në ato vite të vështira fitorja sllave ndaj trojeve shqiptare,
ishte realizuar duke i shfrytëzuar edhe vet shqiptarët! Nga literatura serbe
kuptojmë se në kohën kur Feliks Kanicki e viziton Leskocin dhe fshatrat shqiptare përmendet Rama si bashkëpunëtor i
serbëve.
Dëshmi nga
literatura serbe se Rama ishte bashkëpunëtor i tyre në shpërnguljen e shqiptarëve
gjatë krizës lindore 1878.[63]
Siç shihet përveç pushtimit të tokave shqiptare Mali i Zi edhe
Serbia përfituan duke e përvetësuar trashëgiminë shpirtërore dhe materiale të
popullatës shqiptare. Gjatë shekullit XIX të gjitha kishat shqiptare u përvetësuan,
në këto kisha u sollën klerik të shkolluar në Rusi dhe tani liturgjia mbahej në
gjuhën serbe. Përmes këtyre klerikëve bëhej propagandë për kinse çlirimin e “Serbisë
së Vjetër”, çlirimin e kishave mesjetare, mitin për betejën e Kosovës, përvetësoheshin
traditat dhe të gjitha këngët epike popullorë shqiptare. Këtë po e dëshmoj me
disa shembuj për lahutarët e shënuar nga studiuesit serbë se kishin origjinë
serbe, e në fakt kishin origjinë nga fiset shqiptare nga Mali i Zi dhe shqiptar
ortodoks nga Kosova që kishin migruar në shtetin e ri serbë.
Me origjinë
shqiptare dikur kishte qenë edhe familja e Ponovic Kaicës së Marocës, i cili
gjatë luftërave ballkanike i kishte grabitur dy vajza shqiptare, njërën në
fshatin Kremenat, dhe tjetrën në Kranidell të komunës së Dardanës. Nga kjo
familje doli edhe Radivoje Papovi? ish rektor i Universitetit të Prishtinës
gjatë viteve nëntëdhjeta të shekullit XX.
Për vendosjen e banorëve të rijnë në
fshatrat e brezit kufitar nga Mali i Zi gjejmë të dhëna edhe në librin e Jusuf Osmanit. Nga libri i
tij kuptojmë se në fshatin Medec, Në vitin 1889 dhe 1894, u vendosën kolon nga
Mali i Zi dhe nga Lumi i Krilevës[64]
Në Mërkoje familje nga Mali i zi, u vendosen në vitin 1879 dhe 1889.[65]Në
fshatin Arbanashka Petrila, kolonë nga Mali i Zi e Barani, u vendosën gjatë
vitit 1880 dhe 1884.[66]Në
fshatin Shtyllca, u vendosën banor nga mali i Zi, rrethina e Pejës dhe nga Kriva
Reka (Lumi i Krilevës, Q.N.).[67]Në
fshatin Tullarë gjate viteve 1880, dhe 1884, u vendosën kolonë të rinjtë nga
Mali i Zi, Hercegovina dhe rrethi i Gjilanit.[68]
Në fshatin Marocë, kolon u vendosën në vitin 1880 dhe në vitin 1906, nga Mali i
Zi.[69]
Në këtë fazë të zhvillimit të ngjarjeve
politikat ruse, u zbatuan me përpikëri duke i përdorur shqiptarët e pa
organizuar dhe të përçarë në religjion. Kufiri aktual i Kosovës së sotme në ato
vite, përgjakej çdo ditë, duke u vrarë shqiptarët mes veti. Shqiptarët
ortodoks, që pas reformave të tanzimatit, dhe seminareve kishtare e shkollave
serbe që u lejuan në trevat e Kosovës e Shqipërisë së veriut ishin regjistruar
si serbë dhe kishin hyrë ne fazën e fundit të sllavizmit, vriteshin me shqiptarët
që e kishin pranuar fenë islame dhe bënin përpjekje ta mbrojnë kufirin dhe
pronat e tyre. Shqiptarët ortodoks shumica prej tyre kalonin kufirin e ri dhe
hynin brenda territorit të Serbisë për tu bërë roje kufiri dhe pronar të
pronave të shqiptarëve që i kishin braktisur.
Nga historian e misionar e diplomat sllav, të
gjitha incidentet e iniciuara, nga shërbimet sekrete ruse e serbe, që vepronin
brenda kufijve te P. Osmane, prej vitit 1878 e deri në vitin 1913,
përshkruheshin dhe dërgoheshin si letra diplomatike ne Stamboll dhe Beograd.
Këto letra diplomatike për incidentet e evidentuara më vonë u përmblodhën në
një botim të veçantë në librin “Zulumi Aga i Begova u Kosovskom Vilajetu
(1878-1913)”, shkruar nga Branko Perunicic që u botua në Beograd,
në vitin 1989.
Nga burimet e shkruara serbe në këtë
libër, mësojmë se shumë familje që kaluan në Serbi, nga territori i Kosovës së
sotme, ishin me origjinë shqiptare si: Bujaku, Perisha (Berisha). Gati të gjitha
këto lëvizje u përcollën me konflikte e vrasje të shumta të shqiptarëve mes
veti, pasi ishin ndarë me fe, dhe anime të ndryshme politike.
Faksimilen nga literatura serbe, ku në
bazë të mbiemrave dëshmohet përkatësia etnike shqiptare e familjeve të cilat
gjatë vitit 1894 shkuan për të jetuar në Serbi[70]
Po ashtu për konfliktet në mes të
shqiptarëve mysliman dhe të krishterëve që kishin hyrë në fazën e asimilimit,
kemi të dhëna të shkruara si: Arsa Qollaku nga Moqara afër Dardanës, pastaj
familja Qylku, që jetojnë edhe sot në fshatin Bostan afër Artanës. Familja
Qylku, pas reformave të tanzimatit ishin vendosur në Bostan dhe atje me kohë u
serbizuan, ndërsa një pjesë e familjes së tyre që e pranuan fenë myslimane, sot
jetojnë në fshatin Krilevë të Dardanës.
Konfliktet e brendshme në mes të
familjeve shqiptare me përkatësi fetare të ndryshme, gjatë viteve 1880 deri
1912[71]
Për ta pasqyruar këtë gjendje në ato
vite po e përshkruaj një rrëfim të Ferat Musës[72]
nga shati Prapashticë (1936- 2020), për dajën e tij Halitin i lindur në një
fshat në rrethinën e Medvegjës së sotme i cili në vitin 1883, është vendosur në
fshatin Gllogovicë të Prishtinës. Familjen e dajave të tij, valët e dëbimit të
dhunshëm e kishin sjellë këndej kufirit në kodrinat e firajës së fshatit
Zajçec. Aty kishin jetuar tri vite në një kasolle të improvizuar me barishte të
fierit. Pas tri viteve e njoftojnë familjen e tij se një familje ortodokse
shqiptare nga fshati Gllogovicë e ka braktisur pronën e tij, pasi që e kishte
kaluar kufirin për të jetuar në Serbi. Babait të Halitit i propozojnë që të vendosej në atë
pronë për të filluar jetën e re. Babai i Halitit në atë pronë së bashku me të
vetmin djalë që e kishte tani në moshën 18 vjeçare, me materialë rrethanor e ndërtojnë
një kasolle të vogël. Një ditë dimri në një acar të ftohët, shtëpinë e tyre e
sulmojnë, disa shqiptar ortodoks që vinin nga Serbia. Në atë rrëmujë babin e Halitit
e arrestojnë, ndërsa Haliti, përmes një dritareje nga ana e pasme e kasolles
arriti të ik në malin e afërt. Pas një ore kthehet në shtëpi dhe Haliti e gjene
të ëmën duke qarë e vajtuar për Halitin dhe burrin e saj. Haliti pas një dite
fillon të kërkoj rreth kasolles për gjurmët dhe fatin e babait të tij. Rreth një
kilometër larg prej kasolles e tij, Haliti e gjene babin e tij dhe pesë
shqiptar tjerë të vrarë. Të gjitha kufomat ishin ngrirë nga acari. Haliti
kthehet në Kasollen e tij, që ta gjejë ndonjë mjet punë për ta varrosur babin e
tij. Pasi e merre një kazmë, dhe i vetëm fillon që ta hapë varrin për babin e
tij, shqiptarët ortodoks ngadalë vinë
pranë tij. Haliti i krosur duke punuar varrin, ata e prekin me bajonete të armëve
në supet e tij. Haliti kthehet dhe mbetet i dorëzuar para tyre, duke nxjerrë
nga goja fjalët se asgjë s’po bëjë të keqe por po e varros babin tim. Duke e parë
në atë gjendje të trishtuar Halitin nuk e vrasin por largohen duke e lejuar që
ta varrosë babin. Haliti kthehet në kasolle, për të vazhduar jetën vetëm me nënën
e tij.
Pas dy viteve kur Haliti, mbush njëzet
vite, i vjen ftesa për të shkuar nizam. E ëma e tij mërzitet shumë, vazhdimisht
qante sepse frikohej se edhe djali i saj do të vritet si shumica e ushtarëve
shqiptar, dhe ajo do të vdes e vetme në atë kasolle të vogël balte. Të vetmen mundësi
që mund ta ndihmonte djalin e saj pak lira që i kishte bartur me vete gjatë tërë
atij rrugëtimi të gjatë për mbijetesë. E ëma bisedon me Halitin dhe i tregon për
lirat që i kishte ruajtur për raste të vështira. Ajo kërkon nga djali i saj që
të kërkoj ndonjë vullnetar që pranoj të shkojë ushtar me pagesë në vend të
Halitit. Haliti e gjënë edhe një të ri tjetër që kërkonte të dërgoj dikën ushtar
me pagesë në vend të tij. Të dy këta të rinjtë kuptojnë se në fshatin Marec,
jetojnë dy vëllezër me një vajzë të moshës rreth 10 vjeçare, në varfëri shumë të
madhe, dhe vendosin të bisedojnë me ta. Vendosin dhe shkojnë për të biseduar me
ta. Njëri prej dy vëllezërve të varfër, i thonë Halitit ne jemi lodhur nga varfëria
dhe kishim pranuar që të shkojmë në vend të huajin, por nuk kemi të afërm ku e
strehojmë këtë vajzë të vogël. Haliti më në fund ju drejtohet të dy vëllezërve
se do të ju jap besën se deri sa ju të ktheheni, unë këtë vajzë do ta rriti dhe
do të kujdesëm për te si të ishte bija ime. Të dy vëllezërit pajtohen dhe i
marrin lirat prej Halitit dhe shokut të tij. Kur vjen koha që ata të lajmërohen
në qytetin e Gjilanit për të shkuar nizam,
Haliti e merr vajzën e vogël me veti dhe kthehet në shtëpi. Të dy vëllezërit,
gjatë rrugëtimit prej Mareci e deri në Gjilan, vriten pabesisht në rrugë, dhe
konfirmohet lajmi se dy ushtarët nizam janë vrarë gjatë udhëtimit për në
qytetin e Gjilanit.
Sipas rrëfimeve të Halitit ajo vajzë e
vogël, vazhdimisht shkonte pas Halitit, në punët e shtëpisë dhe e ndiente vetën
e sigurt vetëm pranë tij, andaj kurrë nuk ndahej prej tij. Haliti kujdesej për
te si ta kishte vajzë të veten. Vjen koha që ajo vajzë rritet, dhe Haliti e
fejon në një fshat të Dardanës (Kamenicës). Pas martesë së saj, Haliti
vazhdimisht e viziton dhe kujdesej për mirëqenien e saj. Pas pak vite martese
ajo vajzë sëmuret rëndë nga tuberkulozi dhe vdes e re.
Përmes këtij rrëfimi e përshkruajë njërin
nga shumë rastet tragjike të popullit tonë dhe gjendjen e vështirë ekonomike,
politike e sociale e një familje shqiptare për të mbijetuar nga jeta e rënd dhe
sakrifica e një shqiptari për mbijetesë, nën pushtimin osman dhe përndjekjen që
e bënë sllavët për shfarosjen e kësaj popullate autoktone pa kurrfarë mbrojtje
institucionale.
Ponovic Kajica, kolon i vendosur në fshatin Marocë, komuna e
Medvegjës[73]
Siç
shihet edhe nga literature serbe Kojica kishte lindur në vitin në vitin 1867 në
Goliji të Malit të ZI, ndërsa në vitin 1889 ishte shpërngulur në fshatin
Marocë. Kojica pas kryerjes së shkollës fillore ishte bërë oficer në armatën
malazeze. Në vitin 1922 e kishin vrarë shqiptarët. Kojica ishte njeri i qartë
dhe lahutar i mire shkruan historiani serb.
Ivanovic Pero Begov, lahutari
i oborrit të Mark Milanit, kolon i cili vdiq në vitin 1930 në fshatin Dunnicë
të Podujevës
Ivanovic
Pero (Begov), i lindur në vitin 1852 në fisin Kuq të Malit të Zi. Ivanovic ka
vdekur në vitin 1930 si kolon në fshatin Dumnicë të Podujevës[74]. Ishte oficer aktiv në
ushtrinë e Malit të Zi si dhe kapiten i lahutarëve, i cili njihej si lahutari më
i mirë gjatë kohës së tij në malin e Zi
në fund të shekullit XIX dhe fillim të shekullit XX. Në fillim të shekullit XX
ka kënduar me lahutë në oborrin e knjaz Nikollës në Cetinje.
Deri në fillim të shekullit XX, fiset
arbërore të sllavizuara në Malin e Zi e pranonin origjinën e tyre arbërore.
Si raste tjera po veçojmë edhe Likic
Lazar, i lindur në Plavë (Pivi).[75]
Lazari ishte njëri nga luftëtarët vullnetar që luftuan prej vitit 1876 e deri
1878 për dëbimin e shqiptarëve nga sanxhaku i Nishit. Në vitin 1892 Kral Nikolla
e dëboi nga Mali i Zi, për shkak të disa këngëve popullore që i këndonte me
lahutë, që e pengonin qeverinë e Kral Nikollës. Prej Malit të Zi ky vendoset ne
fshatin Gajtan të Medvegjë.
Lalatovic Nikolla i lindur në vitin
1875, në fshatin Ozrimic afër Nikshiqit[76],
ishte këngëtar me lahute që këndonte në ushtri. Ky është vrarë në luftërat
ballkanike kundër shqiptarëve .
Pas fitimit të pavarësisë së Malit të Zi dhe Serbisë, ndaj
territoreve të pushtuara me popullatë shqiptare u hartuan programe për
kolonizimin e tyre me popullatë sllave. Shumë toka shqiptare ju dhuruan ushtarakëve
serbë e malazez që kishin marrë pjesë në vrasjen dhe shpërnguljen e shqiptarëve
etnik.
Ushtarët vullnetar të mobilizuar për dëbimin me dhunë të shqiptarëve
. ishin të pa mëshirshëm, ata kryenin krime të rënda me qëllim që të përhapin paniku
të popullata shqiptare për ti braktisur vendlindjet e tyre.
Shembuj të dhunës i hasim edhe në literaturën e publikuar nga
autorët serbë, Dimitrije Mitro Petrovic, në një rast shkruan, se kur një
shqiptar i armatosur në pyll e sheh një komision të qeverisë serbe, të cilët
pranë një rruge në Prokuple kishin ndezur zjarre për tu ngrohur, shqiptari vendos
të ju dorëzohet. Komisioni serb kishte qene i pa armatosur, ndërsa shqiptari i
armatosur me armë zjarri dhe një thikë. Ky shqiptar duke shkuar në drejtim të
tyre bërtiste më zë të lartë Aman Aman
serb, Aman serb, shqiptarin e ofrojnë
pranë zjarrit që të ngrohet dhe duke e tallur e mbysin me thikën e tij. Kjo
ishte një pabesi që e bënin sllavët ndaj shqiptarëve.[77]Për
të përhapur frikë shqiptarët e vrarë të masakruar i varnin, në druaj pranë
rrugëve, i hidhnin në lumenj dhe i varnin në shelgje pranë lumenjve.
Një rast tjetër pabesie vërehet edhe te libri i Aleksa Bogosavlevicit,
i cili kur shkruan se pas një dekade të vendosjes së kufirit, lejohen edhe
vizitat e familjarëve që i kishte ndarë vija kufitare.
Një ditë një i ri shqiptar nga fshati Vllasë, i Medvegjës dhe kërkon
nga komandiri i vijës kufitare në fshatin Sfircë, duke e lutur ta lejoj për ta kaluar
kufirin që të shkojë ne fshatin Gllogovicë për ta vizituar hallën e tij.
Komandiri ia jep lejen me kusht që kur të kthehet të kaloj nëpër këtë pikë
kufitare. Para se të kthehej ky e lutë hallën e tij që ta lejoj të vetmin djalë
që të vizitoj familjen e dijeve të tij Në Vllasë. Halla i thotë Hasan mos kërko
që djali të vij më ty sepse e kam të vetmin djalë dhe ma mbysin, dhe pa te nuk
kam jetë. Mos u friko ju thatë Hasani. Prindët e Hisenit e lejojnë që të shkoj
me bese se kur të kthehet ta dorëzojnë deri në pikën kufitare. Kur afrohen afër
kufirit kinse takohen me kocakët shqiptar të fshatit Hajkobillë. Në përleshje
me koçakët kinse vritet Hyseni, kurse Hasani kinse, për ta mbajtur besën
ofrohet pranë Hisenit të vrarë dhe e mbyt veten.[78] Këtu
nuk ka dyshim se vrasjen e tyre e kishte organizuar armata kufitare e Serbisë,
me qëllim për ta vështirësuar komunikimin e familjeve shqiptare. Në këtë rast
shtohet vetëm pyetjet logjike, Ku e mori armën Hasani që e vrau vetën! Si
kishte mundësi Hasani i armatosur ta përcjell Hisenin deri në kufi.
Shihet qartë politika e armatës serbe ishte vrasjen në dinakëri
dhe inskenimin e vrasjeve të shqiptarëve për të krijuar frikë dhe mos besim te
familjet shqiptare, në të dy anët e kufirit. Vrasje të shumta kishin ndodhur
edhe brenda kufirit të Vilajetit të Kosovës, kur shqiptarët ortodoks josheshin nga propaganda serbe, që ta kalojnë kufirin për
të jetuar në Serbi.
Aleksa Bogosavlevici, në librin e tij shkruan edhe për shumë raste
të konflikteve ndërkufitare dhe për
raportet në mes të serbëve e shqiptarëve.
Në prag të luftërave ballkanike, popullata shqiptare në brezin
kufitar me Serbinë ishte çarmatosur tërësisht, ndërsa shqiptarët që ishin të
mobilizuar në mbrojtje të kufirit e kuptuan se komanda turke nuk i gjuante me topa dhe armë tjera caqet ku
ishte koncentruar ushtria serbe.
e komandës së përgjithshme të ushtrisë turke Vesel Arnauti u
arrestua dhe u syrgjynos apo u vra
Shtetet sllave që e fituan pavarësinë me përkrahjen ruse deri në
luftërat ballkanike 1912, i zhvilluan me sukses projektet e tyre për një
aleancë të përbashkët për dëbimin e P.
Osmane dhe pushtimin e tokave shqiptare deri në detin Adriatik dhe lumin
Shkumbin. Rusia me aleatët e saj në
Gadishullin Ilirik, ja arriti qëllimit që ti realizoj planet e saj, përmes shqiptarëve
të përçare mes veti e të
ndarë në religjione të ndryshme, që
tani pa vetëdije luftonin mes
veti për interesa të Rusisë dhe Turqisë .
Shumë toka shqiptare edhe pas luftërave ballkanike, ju dhuruan
ushtarakëve serbë e malazez që kishin marrë pjesë në vrasjen dhe shpërnguljen e
shqiptarëve.
Siç shihet e vetmja shpresë e popullit shqiptar për të shpëtuar
nga projektet pan sllaviste dhe osmane ishte mbështetja nga Evropa perëndimore,
por shumë pak kishin arritur të krijojnë mbështetje për përkrahjen e Evropës.
Për krimet që i bënë aleatët ballkanik kundër shqiptarëve në luftërat
ballkanike kanë shkruar mjaftë shumë gazetarë perëndimor që i përcollën
luftimet në terren. Ndër ta shquhet Leo Frendlich, i cili në librin Golgota
shqiptare, përshkruante gjendjen tragjike dhe krimet e rënda që u kryen nga
ushtria serbe, ndaj popullit shqiptar të pambrojtur. Një oficer serb mburrej se
me dorën e tij kishte vrarë nëntë shqiptar të pa armatosur brenda ditës.[79] Për
ta paraqitur gjendjen e rëndë, po e përshkruajmë një rast të publikuar nga
gazetari danez.
Shkrimin e gazetarit danez i cili gjatë luftërave ballkanike 1912
si gazetar i përcolli krimet e ushtrisë serbe në qytetet: Vrajës, Preshevës,
Kumanovës dhe Shkupit. Ai shkroi se një shqiptarë ndiqej nga tre ushtarë serbë.
Më në fund djaloshi shqiptar u dorëzua, u ulë dhe qëndronte duke e mbajtur
kokën mbi gjunjë, duke shikuar i frikësuar. Njëri nga ushtarët serbë shtiu me armë
mbi trupin e tij. Djaloshi që u vra, u rrokullis për toke, me fjalët e tij të
fundit, duke thënë diçka të keqe për Petar Karagjorgjeviqin. Me siguri se ky
shqiptarë që u vra e dinte se mbreti serbë Petar Karagjorgjeviqi ishte pinjoll
i një familje shqiptare, që me kohë ishte serbizuar.[80]
Përfundim
Politikat e zhvilluara gjatë shekullit XIX në
mes të Rusisë dhe P. Osmane, ishin të koordinuara sipas marrëveshjeve të
nënshkruara pas armë pushimeve në mes të këtyre dy perandorive, pa dyshim se këto
marrëveshje ishin nënshkruar në dëm të popullit, tokave, identitetit dhe
kulturës shqiptare.
Pas ndarjes së popullatës në “milete”, ishin
planifikuar projekte për asimilimin e popullit shqiptar, andaj nga P. Osmane u
shtuan aksionet ushtarake, për përndjekjen dhe vrasjen e shqiptarëve, që nuk
bindeshin për tu mobilizuar në ushtrinë osmane dhe për ta ndërruar identitetin
e tyre kulturor, fetar e gjuhësor.
Në mesin e shekullit XIX, popullata e
krishterë shqiptare, por edhe ata që e kishin pranuar islamizimin, por për
shkaqe të ndryshme që binin në kundërshtim me politikat e P. Osmane deri në
vitin 1867, koncentroheshin në Beograd, dhe në qytete tjera të Serbisë
autonome.
Një numër i të rinjve shqiptar, u dërguan në
Rusi, për tu aftësuar për luftë në shkollat ushtarake ruse, ndërsa një numër
tjetër përgatitej për punë administrative dhe klerik.
Në trojet shqiptare që ende ishin nën
sundimin e P. Osmane, kishin depërtuar shumë misionar rusë, klerik fetar
mysliman, dhe ortodoksë të shkolluar në shtetet perëndimore, të cilët si mision
të tyre e kishin vëzhgimin e terrenit, zhvillimin e propagandës dhe përshkrimin
e gjendjes politike e sociale të popullatës shqiptare.
Deri në vitin 1877, shumë të rinj shqiptar që
kishin migruar në Beograd nga të gjitha qytetet shqiptare, ishin shkolluar në
shkollat ushtarake ruse, kishin marrë grada të larta ushtarake, dhe u
mobilizuan në luftë kundër P. Osmane dhe popullatës shqiptare. Veprimet e shteteve
të reja sllave, kundër shqiptarëve, para opinionit ndërkombëtar e vendor, arsyetoheshin
se po luftojnë për pastrimin e tokave evropiane, prej mbetjeve dhe elementit
osman në Evropë, dhe popullatës myslimane në trojet shqiptare.
Gjatë kësaj periudhe P. Osmane i mobilizonte
më dhunë shqiptarët, për të luftuar për interesat e saj, dhe përmes klerikëve
bënte trysni dhe propagandë në popull, që popullata shqiptare të islamizohet sa
më shumë.
Për ta realizuar sa më shpejtë programin, për
islamizimin e popullatës shqiptare, në dekadat e fundit të shekullit XIX, nga
territori i Kosovës, ishin caktuar dy përfaqësues që të hartojnë platformën për
bindjen e popullatës, për ta pranuar fenë islame.
Nga territori i Rrafshit të Dukagjinit, ishte
caktuar Tahir Mulliqi (Gjakova), ndërsa për Rrafshin e Kosovës, ishte caktuar
Tahir Popova. Të dytë këta i hartuan programet dhe i paraqitën në Stamboll para
sulltanit.
Shqiptarët në disa rajone të thella, rreth
brezit kufitar të ri që u krijua mes P. Osmane dhe Serbisë, pas një gjendje pa
shpresë në dy dekadat e fundit të shekullit XIX, dhe fillim të shekullit XX, u
detyruan që përfundimisht të islamizohet.
Siç shihet edhe nga hulumtimet në terren, në
shumë trungje të familjeve shqiptare, islamizimi i këtyre familjeve shkon prej
brezit të 6 e deri në brezin e 8, që përputhet në kohë , me reformat e
tanzimatit dhe krijimin e “mileteve”, sipas përkatësisë fetare.
Gjatë hulumtimeve në terren, kemi hasur në
shumë familje shqiptare myslimane, dhe familje shqiptare ortodokse, që janë nga
një trung familjar por që u serbizuan gjatë shekullit XIX.
Popullata shqiptare në këto
rrethana të vështira, ishte ndarë në fraksione sipas religjionit, dhe kishte
hyrë në një konflikt të brendshëm, duke shkaktuar edhe dhunë të ndërsjellët, që
inicioheshin nga të dy palët sunduese.
Konfliktet në mes të shqiptarëve mysliman,
dhe atyre që ende nuk e kishin pranuar zyrtarisht islamizimin (Poturët),
bëheshin për shkaqe pronësore, vjedhje të bagëtive, për martesat e ndërsjella,
etj. Nga kjo periudhë e kemi edhe këngën popullore të Hasan Agës dhe çikës
poturesh, në fakt në mes shqiptarëve po krijohej një ndarje e thellë
etno-kulturore e kombëtare.
Në vitin 1879, kur u krijuan shtetet sllave,
në dëm të tokave shqiptare, në shtetet e reja të krijuara, fillojë presioni për
asimilimin e popullatës shqiptare, që kishte mbetur jashtë kufijve te P.
Osmane. Shqiptarët në ato vende për një kohë të shkurtë u asimiluan, fëmijët e
tyre u dërguan në shkolla ushtarake dhe përmes tyre kontrollonin situatën në
trevat tjera shqiptare. Shumë të rinj shqiptar të shkolluar në Rusi e Serbi u
përfshinë në ushtri dhe organizata nacionaliste serbe, të cilët u keqpërdorën,
për të kryer krime kundër popullatës së pa mbrojtur shqiptare.
Pas kongresit të Berlinin, politikat e Serbisë
së bashku me Rusinë, themeluan
organizata nacionaliste me shqiptar ortodoks dhe në Prokuple hapën kurse për
ushtrimin e kriminelëve vullnetar për të vrarë shqiptar dhe për të pushtuar trojet tjera
shqiptare. Ndër organizatat nacionaliste serbe që u formua nga bijtë e
shqiptarëve që dekada më parë kishin migruar në Serbi, dhe të cilët u bënë
oficer të armatës serbe, është themeluar “Dora e Zezë” në vitin 1901. Kjo
organizatë që nga themelimi i saj e deri në mbarimin e Luftës së Parë Botërore,
ndaj popullatës së pa mbrojtur shqiptare, bëri krimet më të tmerrshme, që mund
të paramendohen në luftërat e zhvilluara në historinë e civilizimit njerëzor.
Shqiptarët e pambrojtur dhe tani të ndarë në
religjion, dhe të shtyrë nga armiqët tanë u shfrytëzuan për interesa të huaja që
të vriteshin mes veti, dhe të zaptonin tokat e njëri tjetrit, apo edhe të
shkonin si kolon nga një trevë shqiptare
në trevën tjetër, vetëm për ti përmbushur planet e armiqve të tokave shqiptare.
Në
këtë rast, duhet veçuar dhe
falënderuar shqiptarët autokton që
mbetën në fshatrat e Medvegjës, Vrajës
e Bujanocit, të cilët përjetuan vuajtje
të pandërprera nën sundimin serbë, por ditën të ruajnë
gjuhën kulturën dhe identitetin kombëtar deri në ditët e sotme. Shqiptarët e kësaj ane, Pas vendosjes së shqiptarëve ortodoks gjysmë të sllavizuar, në saj të
disa traditave, u ofruan me ata që
vinin nga Mali i Zi, krijuan raporte të
mira fqinjësore duke e përdorur traditën e vëllazërimit të familjeve. Në përjashtim të disa konflikteve
të disa familjeve raportet fqinjësore ishin të qëndrueshme, përkundër
konflikteve ndërkufitare që vazhduan deri ne vitin 1912. Mjerisht kjo gjendje
filloi të ndryshoj pas luftërave
ballkanike.
Ne shqiptarët duhet të mësojmë të kaluarën
tonë të hidhur, tkurrjen e territoreve, vrasjen mes veti për interesa të
pushtuesve tanë, dhe nga asimilimi për shkak të ndarjeve të thella fetare e
rajonale.
Luftërat Ballkanike 1912, janë pasqyrë e tjetërsimit
dhe vrasjeve të pa mëshirshme ndaj fëmijëve, pleqve dhe njerëzve të pa mbrojtur
të racës së njëjtë, nga ata që u asimiluan dhe u kthyen kundër popullit të vet
, për ta zhdukur racën e vet, për pozita të larta në pushtetet e huaja. Kjo e
dhënë më lartë do të argumentohej me dinastinë e Karagjorgjevicëve, që kishin
origjinë shqiptare, kur e dimë se mbreti i Serbisë Petër Karagjorgjevici gjatë
marshimit me ushtrinë e tij nga shkodran ë drejtim të Lezhës, malësorët
kelmendas nga malet e thepisura të Shqipërisë zbritën dhe e brohoritnin me
duartrokitje e mirëseardhje vetëm se e dinin që mbreti serb ishte kelmendas.
Nipi i mbretit serbë, Aleksa qëndronte në Vrajë, duke vallëzuar dhe duke u krenuar
me ushtarët serbë që ktheheshin nga fronti i luftës duke brohoritur secili se
sa arnaut kishin vrarë. Sipas gazetarit danez, shqiptarët e vrarë vdisnin duke
e përmendur mbretin Karagjorgje Petrovicin, sepse të gjithë e dinin se kishte
origjinë shqiptare. Nikolla Pashici, një vllah apo shqiptar me origjinë
familjare nga rrethina e Tetovës, ju printe karvanëve të ushtrisë serbe e ruse
për ta pushtuar Kumanovën e Shkupin.
Nëse i bëjmë një analizë kronologjike
ngjarjeve historike prej viteve 1876 e deri më 1912, për të përballuar sa më
lehtë këto pasoja, që kurrë më mos të përsëriten vëllavrasjet, konfliktet ndër
fetare është e domosdoshme një lëvizje kulturore e popullit shqiptar, që do të
gëzonte përkrahje të fuqishme akademike, politike dhe financiare, nga të dy
shtetet shqiptare.
Ne patjetër duhet të krijojmë një unitet
kulturor kombëtar, dhe vetëdijesim për atdheun dhe të kaluarën tonë historike, që
të ju bëjmë ballë pushtimeve të huaja, dhe para botës të krijojmë imazhin e një
populli të qytetëruar evropian.
Literatura:
?????? ???????????, ??????????? ? ???? ?????????? ????????
????????? ?? ???????? ?????? ??????? ???????? ???? ? XIX ???? ???????? ????? (
1878- 1912 ): ??????????, ????????????, ???????????? ????? ??????, ??????
???????? ?????? ??????? ??? 2012
Dimitrije Mitro Petrovic, Rat belesko sa Javoro i Toplice, 1876, 1877,
1878, Borbe u Toplici 1877 1878, Arkiv Serbije, Beograd, 1979
Gazmend Rizaj, Shqipëria e sipërme,
Prishtinë 2011
Aleksa Bogosavlevic: O arnautima,
Nish, 1897
Sadullah Brestovci, marrëdhëniet
shqiptaro- Serbe- Malazeze (1830-1878), Prishtinë, 1983
Branko Perunicic: Zulumi Ago i Begova u Kosovskom vilajetu, Nova Knjiga
Beograd, 1989
Leo Freunlich: Golgota Shqiptare, Tiranë, 1992
Sylejman Kylçe, Shqipëria dhe historia
Osmane, Tiranë, 2004
Vranjski Glasnik, Libri IX, Vranje 1973
Mark Krasniqi, Gjurmë e Gjurmime,
Prishtinë, 1979
Jusuf Osmani: Shqiptarë t në Sanxhakun e Nishit, Vendbanimet në kazanë e Leskocit, Libri 4, Prishtinë 2023
Istorija Beograda 2, Srpska akademija
Nauka i Umetnosti, Beograd, 1974
Jagosh Milovan K. Gjillas, Shkollat serbe në Kosovë nga viti 1856-1912,
Prishtinë, 1969
Dragolub Trajkovic, Iz proslosti Leskovca i okoline, Leskoc, 1977
Bosko Krstic, Jablanica i Pusta reka u nob, Bojnik 1978
Milovan Radovanoviq, Kosovo i Metohija, Beograd 2005
https://www.montenegrina.net/pages/pages1/dijaspora/crnogorci_gornje_jablanice_s_medojevic.htm
[2] Qazim Namani, https://www
.zemrashqiptare.net/neë s/54075/qazim-namani-politikat-ruse-per-sllavizimin-e-
popullates-shqiptare-gjate-viteve-1700-1912-13.html
[3] https://www .cdm.me/drustvo/ekskluzivan-dokument-vladika-danilo-scepcev-petrovic-svoj-je-jezik-imenovao-kao-ilirski/
[4] Sylejman Kylqe,
Shqipëria ne historinë Osmane, Tiranë, 2004, fq.110
[6] Po aty, 305
[7] Jagosh K. Gjillas,
Shkollat serbe në Kosovë nga viti 1856-1912, Prishtinë, 1969, fq. 304
[8] Jagosh K. Gjillas, Po
aty fq. 307
[9] Jagosh K. Gjillas,
Shkollat serbe në Kosovë nga viti 1856-1912, Prishtinë, 1969, fq. 308
[10] Jagosh K. Gjillas, Po
aty, fq. 184
[11] Mark Krasniqi, Gjurmë e
Gjurmime, Prishtinë, 1979, fq. 184
[12] Mark Krasniqi, Po aty,
fq. 284
[13] Sadullah Brestovci,
marrëdhëniet shqiptaro- Serbe- Malazeze (1830-1878), Prishtinë, 1983, fq. 229
[16] Sylejman Kylçe,
Shqipëria dhe historia Osmane, Tiranë, 2004, fq. 111, 112
[17] Sylejman Kylqe, Po aty, fq. 124
[18] https://www.montenegrina.net/pages/pages1/dijaspora/crnogorci_gornje_jablanice_s_medojevic.htm
[19] https://www.montenegrina.net/pages/pages1/dijaspora/crnogorci_gornje_jablanice_s_medojevic.htm
[20] Istorija Beograda 2,
Srpska akademija Nauka i Umetnosti, Beograd, 1974, fq.538
[21] Dragolub
Trajkovic, Iz proslosti Leskovca i Okoline, Leskoc, 1977, fq. 102
[22] https://www.montenegrina.net/pages/pages1/dijaspora/crnogorci_gornje_jablanice_s_medojevic.htm
[23] ?????? ???????????, ??????????? ? ???? ?????????? ????????
????????? ?? ???????? ?????? ??????? ???????? ???? ? XIX ???? ???????? ????? (
1878- 1912 ): ??????????, ????????????, ???????????? ????? ??????, ??????
???????? ?????? ??????? ??? 2012, Ibid 62
[24] Po aty
fq.62
[25] https://www.montenegrina.net/pages/pages1/dijaspora/crnogorci_gornje_jablanice_s_medojevic.htm
[26] ???????? ???????
???????????, ???????: ??????? ??????? ? ????????????? ???????, 86- 87.
[27] Po aty,
fq. 86- 87
[28] https://www.montenegrina.net/pages/pages1/dijaspora/crnogorci_gornje_jablanice_s_medojevic.htm
[30] https://www.montenegrina.net/pages/pages1/dijaspora/crnogorci_gornje_jablanice_s_medojevic.htm
[31] https://www.montenegrina.net/pages/pages1/dijaspora/crnogorci_gornje_jablanice_s_medojevic.htm
[32] Dragolub
Trajkovic, Iz proslosti Leskovca i Okoline, Leskoc, 1977, fq. 28
[33] Po atry,
fq. 25
[34] https://www.montenegrina.net/pages/pages1/dijaspora/crnogorci_gornje_jablanice_s_medojevic.htm
[35] https://www
.montenegrina.net/pages/pages1/dijaspora/crnogorci_gornje_jablanice_s_medojevic.htm
[36] ?????? ???????????,
??????????? ? ???? ?????????? ???????? ????????? ?? ???????? ??????
??????? ???????? ???? ? XIX ???? ???????? ????? ( 1878- 1912 ): ??????????,
????????????, ???????????? ????? ??????, ?????? ???????? ?????? ??????? ???
2012, Ibid 63
[37] https://www.montenegrina.net/pages/pages1/dijaspora/crnogorci_gornje_jablanice_s_medojevic.htm
[39] ?????? ???????????, ??????????? ? ???? ?????????? ????????
????????? ?? ???????? ?????? ??????? ???????? ???? ? XIX ???? ???????? ????? (
1878- 1912 ): ??????????, ????????????, ???????????? ????? ??????, ??????
???????? ?????? ??????? ??? 2012, fq.63.
[40] Po aty 63
[41] https://www.montenegrina.net/pages/pages1/dijaspora/crnogorci_gornje_jablanice_s_medojevic.htm
[42] https://www.montenegrina.net/pages/pages1/dijaspora/crnogorci_gornje_jablanice_s_medojevic.htm
[43] ??????
???????????, ??????????? ? ????
?????????? ???????? ????????? ?? ???????? ?????? ??????? ???????? ???? ? XIX
???? ???????? ????? ( 1878- 1912 ): ??????????, ????????????, ????????????
????? ??????, ?????? ???????? ?????? ??????? ??? 2012, fq. 64
[44] Po aty
fq, 65
[45] Po aty,
fq.66
[46] 4 ???????? ???????
???????????, ???????: ??????? ??????? ? ????????????? ???????, 87 – 88.
[47]??????
???????????, ??????????? ? ???? ??????????
???????? ????????? ?? ???????? ?????? ??????? ???????? ???? ? XIX ???? ????????
????? ( 1878- 1912 ): ??????????, ????????????, ???????????? ????? ??????,
?????? ???????? ?????? ??????? ??? 2012, Po aty, fq.68
[48] Po aty
fq.70
[49] Po aty
fq, 71
[50] Branko Perunicic: Zulumi Ago i Begova u Kosovskom
vilajetu, Nova Knjiga Beograd, 1989, fq. 103
[51] ??????
???????????, ??????????? ? ????
?????????? ???????? ????????? ?? ???????? ?????? ??????? ???????? ???? ? XIX
???? ???????? ????? ( 1878- 1912 ): ??????????, ????????????, ????????????
????? ??????, ?????? ???????? ?????? ??????? ??? 2012, Ibid fq.72
[52] Po aty fq.45
[53] Po aty, fq.46
[54] Po aty, fq. 46
[55] Po aty fq
47
[57] Po aty,
fq.17
[58] Po aty,
fq.17
[59] Po aty,
fq 17
[60] Po aty,
fq.17
[61] Po aty, fq 19
[62] Po aty,
fq.19
[63] Dragolub
Trajkovic, Iz proslosti Leskovca i okoline, Leskoc, 1977, fq. 88
[64] Jusuf
Osmani: Shqiptarët në Sanxhakun e Nishit, Vendbanimet në kazanë
e Leskocit, Libri 4, Prishtinë
2023,
fq. 295
[65] Po aty,
fq 299
[66] Po aty,
fq 302
[67] Po aty,
fq. 313
[68] Po aty,
fq. 319
[69] Po aty,
qf. 292
[71] Po aty, fq. 325, 337
[72] Ferat Musa (1936) në
fshatin Prapashticë intervistën e realizuar në muajin maj 1994
[73] Vranjski
Glasnik, Libri IX, Vranje 1973. fq. 199
[75] Vranjski
Glasnik, Libri IX, Vranje 1973. fq. 189
[76] Vranjski
Glasnik, Libri IX, Vranje 1973. fq. 189
[77] Dimitrije
Mitro Petrovic, Rat belesko sa Javoro I Toplice, 1876, 1877, 1878, Borbe u
Toplici 1877 1878, Arkiv
Serbije,
Beograd, 1979, fq.99
[78] Aleksa
Bogosavlevic: O Arnautima, Nish, 1897,
fq.44, 45
[79] Leo
Freunlich: Golgota Shqiptare, Tiranë, 1992, fq. 43