Speciale
Themi J. Tushe: Tasi Mitro Tushe (Kristiani) – luftëtari i Çetës myzeqare të Kolkondasit
E diele, 25.01.2026, 06:59 PM
TASI MITRO TUSHE (KRISTIANI)
Luftëtari i Çetës
myzeqare të Kolkondasit
Nga
Themi J. Tushe
Aty
në zemër të Myzeqesë, në lartësitë e një kodre
magjike, që ngrihet si piramidë gjigande përmbi fshatin Pojan, e mbuluar
dhe stolisur e tëra me gjithfarë bukurishë nga natyra dhe dora e njeriut,
ndodhet edhe qyteti ynë antik, plot lavdi dhe hijerëndë i Apollonisë.
Sa
histori të ndritur ka patur kjo trevë e dëgjuar sëbashku me këtë perlë të
lashtësisë për qindra e mijëra vjet, jo vetëm nëpër Ilirik, por edhe në të tërë
pellgun e Mesdheut, Europë e më gjerë.
Qysh
në periudhat më të hershme dhe më vonë, në këtë qytet-shtet madhështor të
gdhendur në mermer, të ish Taulantisë tonë të vjetër ilire, pranë të cilit kalonte edhe Vjosa e
kristaltë, që vallzonte pa u ndalur nën meloditë e valëve të Adriatikut,
lulëzuan arti, kultura, skulptura, arkitektura, oratoria e tjerë, të cilat
çuditën mbarë njerëzimin e asaj bote të largët.
Duke
ju referuar shkrimeve të ndryshme historike, por edhe shënimeve t? lëna nga
mjaft gjeograf, dijetar, studieus, ushtarak të lartë edhe mbretër të njohur, që
kanë vizituar Apolloninë e Taulantisë
(Myzeqesë), rezulton se, ajo ishte më e bukura dhe më e zhvilluara prej 20-të e
ca qyteteve të tjera me emrin e hyjnorit Apollon, që ndodheshin nëpër brigjet e detit të Zi, Adriatikut dhe
ato mesdhetare.
Për këtë arsye gjatë asaj periudhe të lashtë , në
universitetin e dëgjuar dhe plot me nam të apolloniatëve, vinin vazhdimisht
edhe shumë nxënës, student dhe artist nga e gjithë bota, për të
marë arsim cilësor, dituri të gjerë dhe kulturën e zhvilluar e të
përparuar, të këtij qytetrimi të të parëve tanë.
Edhe gjenerali e politikani i famshëm romak Jul Çezari e pruri këtu në Apolloni nipin e tij Oktavian Augusti, që të kryente studime të larta në fushën e artit, filozofisë dhe retorikës, ku jepnin mësim profesor, dijetar dhe filozof të mëdhenj të antikitetit, i cili më vonë u bë një nga perandorët më të dëgjuar të Perandaorisë Romake.
E
bukura jonë e Adriatikut me emrin Apolloni, që ishte padyshim edhe një nga
mbrekullitë e Mesdheut, dha shumë kontribute në zhvillimin e atij qytetrimi të
vjetër me arsimin, kulturën, artin, mënyrën e organizimit shtetëror dhe vlerat
e tjera të mëdha, që kishte. Për një periudhë të gjatë kohore, ajo përhapi
vazhdimisht dritën e saj të diturisë e të përparimit, jo vetëm në gjithë
Ilirikun, por edhe me gjerë si në Apenine, Pirenej, Lindjen e Mesme, Afrikën e
Veriut e tjerë.
E
megjithatë si për çudi, pavarsisht vlerave kolosale që mbarte dhe kontributit
të saj në atë botë, forcat madhore të natyrës, që e kishin krijuar vet këtë
perlë bukurishë, u treguan të pa mëshirshme me të dhe përcaktuan një fat jo të mirë ndaj saj. Kështu në vitin 234 të erës sonë, ato e goditën shumë ashpër
këtë kryevepër njerëzore me anë të një
termeti tejet shkatrrimtar, që nuk kishte ndodhur kurrë në asnjë
periudhë historike të shkuar.
Kjo
katastrofë natyrore e shoqëruar edhe me çarje kilometrike të tokës, ishte e
përmasave aq të mëdha, saqë i largoi asaj edhe lumin që i kalonte pranë portave
të mermerta, duke e izoluar përgjithmonë dhe ja mohuar privilegjin, për të notuar si më parë nëpër
ujërat e pellgjeve mesdhetare. Nuk mjaftoi vetëm me kaq, por okupatorët e
shumtë barbar romak, grek, bullgar, serb, turq, austriak e tjerë, bënë të tjera
masakra përmbi të, duke e dëmtuar që nga themelet dhe grabitur me dhunë të gjitha vlerat kolosale të artit e kulturës,
që posedonte kjo princeshë e qytetrimit të lashtë.
Muzeume të ndryshme të botës së sotme, që nga Azia, Europa dhe deri në Amerikë, janë të
mbushura me skulpturat e çmuara të Apollonisë tonë, që i kanë rrëmbyer me forcë
gjatë atyre kohëve, kur ne ishim nën okupacionin e barbarëve të huaj, prej
njëzetë e ca shekujsh. Është tepër i çuditshëm, por edhe i pafalshëm qëndrimi naiv i shtetit tonë të
sotëm, i cili nuk i ka të evidencuara dhe nuk po i kërkon kurrë në rrugë
ligjore këto thesare, që ti kthehen përsëri pronarit të tyre, Apollonisë, që nga Greqia, Italia, Sërbia,
Austria, Anglia, Franca e tjerë, pavarsisht sesi mund të jetë reagimi dhe
përgjigja e tyre.
Në
këto plaçkitje të vazhdueshme, që u kryen ndaj qytetit tonë të diellit
(Apollonisë) dhe Popullit Myzeqar, përveç invadorëve të huaj, morën pjesë edhe mjaft sundimtar, pashallar, ushtarak dhe
klerik shqiptar, kondrabandist pa
vetdije qytetare e komb?tare, apo edhe njerëz
të thjeshtë naiv e përvetsues,
duke grabitur vlera të mëdha të kësaj pasurie botërore.
Nga
rrëfenja të ndryshme dhe verifikime të
sakta, që janë bërë lidhur me këtë problem, rezulton se mjaft kisha të
ndërtuara nëpër fshatrat myzeqare, por edhe xhami rreth kësaj krahine(nahije),
kanë në themelet dhe muret e tyre gur të gdhendur, të marë në Apolloni me
urdhër të kishës greke, dhespotëve të saj dhe myftinjëve turq, që drejtonin në
Shqipëri religjione të ndryshme fetare. Shumë nga myzeqarët tanë, që kanë
jetuar në fillimin e dekadës së
dytë të shekullit të XIX, në kujtimet e
tyre që u lanë pasardhësve të vet, na tregojnë se, në një veprimtari të tillë
është përzier edhe sundimtari aventurier
i Janinës Ali Pashë Tepelena.
Ata
kanë rrëfyer se gjatë viteve 1814-1815 me urdhër të tij, karvane të tëra
qerresh kanë morë sasira të mëdha gurësh të gdhendur në Apolloni dhe i përdorën
për ndërtimin e kishës së Shën Mërisë e të Manastirit të Kolkondasit, si dhe të
një shkolle turke brenda tyre. Për atë
periudhë të turbullt, flitet edhe sot se, ky diktator i eg?r ka vrarë edhe disa
ustallar e mjeshtra nd?rtimi, gjoja për punime me cilësi të dobët, deformime
projekti dhe shtyrje të afatit për përfundimin e këtij objekti kulti fetar.
Po
kështu edhe Kurt Pasha i Beratit grabiti blloqe të tjera masive guri, duke i
shqyer nga muret e lashta të kësaj mbrekullie dhe me to ngriti sarajet e veta
në qytetin e bardhë të njëmij e një dritareve, si dhe xhaminë e kësaj kasabaje,
në Antipatrën tonë të vjetër me famë, që
sllavo-bullgarët ja ndryshuan edhe emrin e saj të mëparshëm, duke e pagëzuar
Beligrad(Berat).
Megjithatë,
ashtu si të gjitha qytetet e tjera ilire si Bylisi, Dimali, Orikumi, Durrësi,
Butrinti e tjerë, që ishin objekt i grabitjes edhe kjo pasuri kolosale, e
ardhur trashëgim prej të parëve tanë, falë sakrificave të shumëta shekullore,
që ka bërë Populli Myzeqar dhe
apolloniatët e saj, arriti që të
mbijetoj e mbrij deri në ditët tona. Mjaft gojëdhëna, tregime e këngë të
vjetra, por edhe dokumenta të ndryshme historike rrëfejnë, se qindra patriot
pojanak dhe myzeqar të tjerë, janë dëbuar, internuar, burgosur dhe vrarë, jo
vetëm nga okupatorët e huaj, por edhe
prej shërbëtorëve të tyre shqipfolës, sepse guxuan të mbronin vlerat dhe
pasuritë e Apollonisë tonë të lashtë.
Për të gjitha këto akte të larta heroizmi e trimërie, që u bënë nëpër shekuj, nuk është shkruar kurrë dhe për pasojë, ato janë harruar e zhdukur përgjithmonë, prej të cilave sot rrëfehen përciptazi disa episode ngjarjesh e tregime të vogëla rreth tyre. Vetëm muret, gurët, skulpturat e mermerta dhe lisat qindra vjeçar të Apollonisë, janë dëshmitar të këtyre ngjarjeve, sakrificave dhe gjakut të derdhur për ruajtjen e saj.
*Patriot
*I
përndjekur politik në moshë të mitur nga vendlindja e tij Pojan(Hoxharë) prej
regjimit osman, për shkak të veprimtarisë antiturke të atit të tij Mitro
Kristiani.
*zv.Komandant
i një grupi të armatosur në fshatin Petoshaj.
*Anëtar
i Çetës së Kolkondasit të drejtuar nga mësonjësit, priftërinjtë dhe rilindasit
myzeqar At Kozma Dhima, Spiro Saqellari dhe Tuni Gjergji.
*Ka
marë pjesë në Kuvendin e Parë të Ismail
Qemalit në Fier, më 24 mars 1912-të.
*Ka
marë pjesë në Kuvendin e Dytë të Ismail Qemalit në Fier, më 12 gusht 1912-të.
*Anëtar
i organizatës patriotike, “Komiteti i Fshehtë i Fierit”, për hapjen dhe
mbrojtjen me armë të shkollave në gjuhën shqipe, në Myzeqe.
*Në
krye të 40-50 fshatarëve myzeqar, sëbashku me të vëllan Uani Tushi, Tasi Tika e
tjerë, mbrojtën Ismail Qemalin në Çiflig të Libofshës më 24 Nëntor 1912-të, atë
natë kur bujti në këtë fshat.
*Ka
marë pjesë në mbrojtjen e Kongresit të Lushnjes më 1920-të, si luftëtar i çetës
patriotike të Kolkondasit e drejtuar nga mësonjësi at Kozma Dhima, por që me
urdhër të tij i është bashkuar çetës së Pojan-Shën Pjetrës, të Llazi Spiros,
për mbrojtjen fizikisht të këtij kuvendi.
*Si
luftëtar ndihmoi dhe mori pjesë në luftë për çlirimin e Vlorës më 1920-të, i
inkuadruar në batalionin “Myzeqeja”, të drejtuar nga Llazi Koli Spiro (Shën
Pjetra).
*Anëtar
i Këshillit Drejtues të Pleqësisë i Manastirit të Kolkondasit.
*Përkrahu
fuqishëm luftën Nacionalçlirimtare dhe dërgoi partizan nipin e tij Jorgji Tushe
në brigatën e 19-të S dhe të birin Rrapi Tushe, në brigatën e 8-të S.
*Shtëpia
e tij në fshatin Petoshaj dhe më vonë ajo në Nikas, kanë qenë baza të rëndësishme të patriotëve dhe
partizanëve tanë gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.
Në
listën e ndritur të patriotëve që kontribuan, për mbrojtjen e këtij qytetrimi
antik e ka futur veten e tij edhe babai i Tasi Tushit, atdhetari pojanak Mitro Kristiani, ish
kryeplak, psalës, mësonjës dhe administrator i kishës dhe qytetit të
Apollonisë. Ai u burgos dhe dënua nga regjimi osman para viteve 1900-të, sepse nuk i lejoi okupatorët turq dhe hoxhën
e tyre hajdut të ardhur nga Stambolli, që të vidhnin pasuritë e saj, i cili
edhe e patë denoncuar atdhetarin tonë në xhandarmëri për veprimtari gjoja
antiturke.
Pasi
përfundoi dënimin dhe doli nga burgu, ai
u kthye në fshatin e tij Pojan, mori koburen që e mbante të fshehur diku
pranë kishës dhe në një mbrëmje vonë, u ndodhë ball përball me
klerikun osman, shtiu mbi të dhe e rrëzoi për tokë, aty në trojet e veta, që hoxha
ja kishte grabitur me forcën e asqerëve të Anadollit.
Me
të kryer aktin e hakëmarrjes, atdhetari ynë pojanak u ndoq nga taborët e
ushtrisë osmane për disa kohë nëpër pyjet e Kryegjatës, Ardenicës e Grabianit,
derisa në tentativë kur po mundohej të kalonte ujërat e Adriatikut për të
shkuar në Itali, ai u vra diku në fshatin Kamenicë të Divjakës prej xhandarëve
turq.
Pas
grabitjes me forcë të shtëpisë, arrestimit, burgosjes e vrasjes së klerikut, mësuesit dhe administratorit të
Manastirit të Apollonisë Mitro Kristiani
nga kadinjët dhe asqerët turq, nisi edhe kalvari i gjatë i vuajtjeve të
mundimëshme për familjen e këtij myzeqari fisnik dhe patrioti të shquar.
Të
tre fëmijët e tij të vegjël Uani, Tasi dhe Maria, duke qenë mjaft të shqetsuar
nga kjo tragjedi tepër e rëndë, dhe për të gjetur pak qetësi e siguri diku tjetër, atyre u lindi
edhe mendimi, që të ndaheshin nga pjesa
e fisit të tyre, që u mbajtë me forcë e terror
në arat e hoxhës së ndjerë turk,
të vendosur në Apolloni. Kur i panë me sy xhandarët osman, që u hodhën zinxhirët kushrinjëve të vet dhe i cilësuan
yzmeqar e bujq me punë të detyruar, të këtij ish kleriku islamik osman, vrarë
nga patrioti ynë Mitro, duke ju vënë
edhe mbiemrin turk “Hoxh-ara”, këta fëmijë vendosën që të largoheshin sa
më shpejt nga vendlindja e tyre, Pojani.
Ata
shkuan tek disa njerëz të afërm të nënës së tyre Stasa(Anastasia) në katundin
Korkutas të rrethit Fier, ku gjetën ndihmë e përkrahje, për të kaluar atë kohë
mjaft të vështirë, që po përjetonte në ato momente kritike kjo familje e përgjakur rëndë nga ushtria osmane. Si
fëmijët e një “armiku të rrezikshëm” të Portës së Lartë, për të shpëtuar
nga survejimi i vazhdueshëm dhe gjurmimi
i regjimit turk e hafijeve të tij, ata ndryshuan edhe llagapin, duke marë për
mbiemër, emrin e shkurtër përkëdhelës të të atit Tushi(Mitro-Mitrush-Tushi), të
cilin do ta mbanin vazhdimisht me krenari të madhe, gjithë jetën e tyre, por pa
harruar edhe atë të babait”Kristo e Kristiani ”.
Të
dy djemtë e këtij patrioti të shquar myzeqar Uani dhe Tasi edhe në vendbanimin
e ri, ata flisnin gjithmonë me krenari për të atin e tyre, cilësitë, virtytet e
larta, trimërinë dhe aktivitetin e këtij kleriku, mësonjësi, drejtuesi e
patrioti të Kishës së Shën Mërisë, që e fali jetën për mbrojtjen e pasurive të
qytetit të lashtë të Apollonisë.
Kështu,
pasardhësit e Mitros gjatë asaj periudhe, përjetuan një mal të madh me
përbuzje, fyerje, urrejtje, vuajtje e përndjekje të gjatë politike nga
xhandarmëria e okupatorëve osman. Duke qenë të zhytur totalisht edhe në varfëri
e mjerim të thellë, pa strehë dhe pa
asnjë lloj ndihme e shprese, ata u detyruan të punonin qysh në vegjëli, duke
bërë çdo llojë pune të rëndë, për të mbijetuar në ato vite tepër të vështira.
Megjithatë,
shpirti rrebel e antiturk i këtyre pojanakëve të rinj, nuk u thye kurrë,
ndjenjat kombëtare u shtuan edhe me tepër dhe shpresat e dëshirat, për ta parë
Shqipërinë e tyre të lirë e të pavarur qenë gjithmonë të pa venitura..
Akti
heroik i babait të tyre, mbeti vazhdimisht burim frymëzimi dhe krenarie për dy
djemtë dhe vajzën e tij, të cilët me punën, sjelljet dhe aktivitetin e tyre, po
e nderonin edhe më shumë veprën e këtij
martiri të Myzeqesë.
Të
rritur dhe edukuar me zakonet dhe
traditat më të mira të kësaj treve, për ti dalë zot vetes, si dhe për të mbrojtur jetën e tyre nga rreziqe të ndryshme, që vinin në çdo kohë e
nga çdo anë, ashtu si dhe ati i tyre Mitro,
ata filluan të mbanin fshehurazi edhe armë, duke qendruar vazhdimisht të
armatosur, qysh kur ishin të rinj.
Me
qëllim, për ta përballuar shtypjen e rëndë dhe ti përgjigjeshin sa më mirë
dhunës që ushtrohej ndaj tyre dhe popullit myzeqar prej regjimit të Anadollit,
të dy vëllezërve megjithë patriotin trim Tasi Tika, ish kaçak, u lindi idea dhe
krijuan një grup të vogël patriot të armatosur.
Disa
kohë më vonë rreth vitit 1910-të, Uani Mitro Tushi, Tasi Mitro Tushi dhe Tasi
Tika, mblodhën edhe disa djemë të tjerë atdhetar, si Joti Tika, Ndini Çuka,
Kozma Çuka, Nasi Dumi, Trushi Sako, Nasi Sako e tjerë, nga fshatrat Petoshaj,
Metaj, Kolkondasi, Hasallia, Korkutasi, Gjokallia, Kavakllia e Shtetpasi dhe formuan një çetë to vogël
patriotike, për të përdorur edhe forcën e armëve kundër xhandarmërisë turke, në
qoftë se do të lypej nevoja. Në saj të guximit, pjekurisë dhe përvojës që
kishin këta dy vëllezër patriot pojanak dhe Tasi Tika, u bë e mundur, jo vetëm
rritja e shpejt e kësaj çete, por edhe lidhja e tyre me drejtues të çetave të
tjera, ish shok e miq të babait të tyre(Mitros), që nga fshatrat e Pojanit, Shën Pjetrës, Semanit dhe Ardenicës.
Urrejta
e madhe që kishin ndaj okupatorit turk, si dhe për ta parë vatanin e tyre të
lirë, i nxiti këta tre patriot, që në krye të 40-50 fshatarëve të asaj zone, ti
vinin në mbrojtje me armë në dorë edhe Ismail Qemalit, më 24 Nëntor 1912-të,
atë natë kur plaku ynë vlonjat bujti në Çiflig(Libofshë), për të shkuar në
Vlorë, që të shpallte Pavarsinë e Shqipërisë.
Disa
muaj më vonë pas shpalljes së Mëvetsisë në Vlorë më 28 nëntor 1912-të, filloi
me një egërsi të paparë, brenda e jashtë vendit edhe fushata e ndjekjeve,
arrestimeve, helmimeve dhe e vrasjeve të patriotëve shqiptar, që realizuan
aktin më të lartë dhe më të rëndësishëm
për ekzistencën e popullit dhe të kombit tonë, pas pesë shekujsh robërie. Ajo u
zhvillua e ashpër edhe në krahinën tonë, dhe sidomos në qendrën e patriotizmit
të saj Karatoprak, ku forca ekstremiste islamke proturke dhe ato shoviniste
ortodokse greke, të nxitur dhe mbeshtetur nga Athina e Beogradi, përndoqën
shumë atdhetar e pavarsist myzeqar, që
kishin marë pjesë direkt dhe patën ndihmuar në këtë ngjarje të madhe e
historike për Shqipërinë.
Situatën
e rëndë ekonomike dhe politike, që mbizotronte gjatë kësaj periudhe në këtë
trevë, të prekur edhe nga epidemia e koleres e përkeqsoi edhe më tepër rebelimi
antishqiptar dhe antikombëtar i katundarit analfabet proturk të Vaqarrit(nga
Tirana) Haxhi Qamili, i cili dogji e shkatërroi shtëpi e fshatra të tëra dhe
vrau e vari në litar mjaft fshatar e kundërshtar, duke i shkaktuar Shqipërisë
mijëra viktima. Një fat të zi nga këto forca
regresive vëllavrasëse, patën edhe disa shtëpi në Petoshaj, sëbashku me
atë të Uani dhe Tasi Tushes, të cilat u dogjën nga banditët haxhiqamilist, duke
i lënë fëmijët, foshnjet dhe të moshuarit e këtyre familjeve në mjerim, pa
strehë e në qiell të hapur. Ky konflikt i përgjakshëm vëllavrasës bëri të
mundur, që të shtohej edhe më shumë vargu i viktimave edhe në fshatrat e
krahinës së Myzeqesë dhe sidomos në zonën e Karatoprakut.
Gjatë
viteve 1913-1914, Tasi Tushe si aktivist i mbështetjes së Pavarsisë, luftëtar,
patriot dhe antiturk, ai kërkohej e ndiqej për tu vrarë nga ana e këtyre
rebelëve anarshist antishqiptar, prandaj kjo situatë e detyroi atë dhe shokët çetës së Petoshajt, të dilnin kaçak dhe të tërhiqeshin në ilegalitet. Ata u vendosën në shpellat dhe
pyjet e dendura të Ardenicës, Spolatës, Grabianit e Tërbufit, jo vetëm për tu
mbrojtur, por edhe për të sulmuar prej këndej rrufeshëm e në mënyrë të
befasishme forcat haxhiqamiliste. Thuhet se brenda këtij harku kohor, çetat
patriotike myzeqare të Petoshajt, Kolkondasit, Ardenicës dhe e Krutjes, të
drejtuara nga kapedanët Tuni Gjergji, at Kozma Dhima, at Spiro Saqellari,
Llazar Bozo, Lam Shtëmbari e Pal Kadillari, u bënë disa sulme të fuqishme
kundër katundarëve të Haxhi Qamilit. Ato u ndeshën me tabor?t e rreckosur të
këtij anadollaku në Savër, Spolatë, Qafë të Gradishtës dhe Mbrostar, ku u
zhvilluan luftime të ashpëra, që përfunduan me tërheqjen e turpëshme të
rebelëve shallvare grisur drejt qytetit të Lushnjes, për tu rigrupuar,
organizuar e ndoshta sulmuar përsëri.
Pas
dënimit me vdekje të Haxhi Qamili më 16 gusht 1915-të nga një gjykatë e Esat
Pashë Toptanit, i cili ju dorzua këtij tradhëtari prej ushtrisë sërbe, gjendja
e acaruar që mbizotronte në Shqipëri filloi të ndryshoj, duke u bërë disi më e
qetë. Me shtypjen e këtij rebelimi fshatarësh,
luftëtarët e armatosur patriot dhe çetat e tyre myzeqare u kthyen
përsëri nëpër fshatrat e veta më të konsoliduara se më parë, duke vazhduar me
sukses detyrat luftarake që shtronte situata dhe përmbushja e misionit historik, që kishin marë mbi vete.
Sëbashku
me të gjithë luftëtarët e tjerë trima të Karatoprakut, në Petoshaj u kthye edhe patrioti Tasi Tushi, i cili tashmë
kishte mbetur edhe pa strehën e tij ku jetonte para këtij krimi tragjik. Pa
shpenzuar shumë kohë dhe megjithse kishte humbur një nga pjestarët e
vegjël të famljes së vëllait, ai tok me
Uanin ja nisën menjëherë edhe punës për rindërtimin e shtëpisë së tyre të
djegur nga forcat e errëta filoturke, që kërkonin ende kthimin e Sulltanit
vrastar në Shqipëri.
Gjatë
kësaj periudhe, pjestarët e çetës së armatosur të Petoshajt, me insistim të
Tasi Tushit dhe Tasi Tikos miratuan edhe
thirrjen e mësonjësit të Ardenicës at Kozma Dhima, dhe u vendosë të kryhej
edhe bashkimi me çetën e madhe të
Kolkondasit që drejtohej prej tij. Disa
nga këta luftëtar të zgjedhur e trima,
midis të cilëve edhe Tasi, u bënë edhe
pjestar të organizatës “Komiteti i Fshehtë i Fierit”, që merte në mbrojtje me
armë shkollat shqipe të hapura nëpër Myzeqe.
Si
patriot dhe shok i rilindasve të mëdhenjë myzeqar, Kostandin Mingës, At Spiro
Saqellarit, Tuni Gjergjit, Jovan e Zoi Ndrekos, At Kozma Dhimës, Thoma Aleks
Ristanit, Jani Mingës, Llazi Spiros, Babë Dudë Karbunarës, Elmas Boçe e të tjerë, por edhe si anëtar e luftëtar i
çetës së armatosur të Kolkondasit, ai ka dhënë një kontribut modest, duke kryer
vazhdimisht detyra të rëndësishme në shërbim të çështjes tonë të shenjtë
kombëtare, në ato vite tepër të rënda. Ky burrë fisnik, luft?tar i njohur
çetash patriotike, ish birë i një heroi
të njohur antiosman e me autoritet në
gjithë zonën e Karatoprakut, gjatë asaj periudhe e në vazhdim, ka qenë edhe një
“Pajtues Gjaqesh” , ku zgjidhi një sërë konfliktesh, parandaloi disa vrasje dhe
pajtoi mjaft familje e fise, që ishin në hasmëri midis tyre, në tërë Myzeqenë.
Janë të shumta rastet që tregojnë, se ky
atdhetar, orator i njohur e burrë kuvendi, me përpjekjet e tij ka bindur mjaft
myzeqar, për të falur gjakun dhe shtrirë dorën vëllezërve të tyre, të linin
mënjanë hasmëritë, konfliktet,
ngatërresat, grindjet dhe veprime të tjera ekstreme, të cilat shpeshherë nxiteshin
edhe nga okupatori turk, bejlerët apo klerikët mysliman e ortodoks grek,
të vendosur në këtë krahinë.
Duke
parë cilësitë e larta dhe veprimtarinë e këtij myzeqari, mjaft familje e fise
të njohura në fshatrat e zonës së Karatoprakut, si ato të Trushi Sakos, File
Drizës, Leksi Saqellarit, Tasi Tikos, Thoma Ikonomit, Kozma Tankës, Trush Kolës, Zog Silos e tjerë, u bënë një mbështetje
e fuqishme e këtij tribuni, që mbillte gjithmonë vetëm dashuri, pajtim, miqësi
e unitet kudo që shkonte, për të përmbushur misionin e tij , në shërbim të
popullit dhe të çështjes tonë kombëtare.
Si
anëtar i organizatës patriotike “Komiteti i Fshehtë i Fierit”, ai së bashku me
shumë atdhetar të tjerë myzeqar, kanë mbrojtur me armë në dorë të gjitha
shkollat e para shqipe, që hapën mësonjësit tanë nëpër fshatrat e kësaj
krahine, deri me krijimin e Shtetit Shqiptar dhe të strukturave të tij të sigurisë
publike. Për këtë arsye dhe si djalë i rebelit antiturk Mitro Kristiani dhe
lidhje fisnore(nip) i kapedanit Lam Shtëmbari nga Krutja, ndaj patriotit Tasi
Tushe, janë organizuar disa prita, kurthe e atentate me pagesë, për likujdimin
e tij fizik nga dhespoti grek dhe bejlerët e Myzeqesë, të lidhur ngusht jo
vetëm me zgjedhën osmane, por më vonë edhe me regjimin antipopullor të Ahmet
Zogut.
Ato
nuk u realizuan dot kurrë, jo vetëm falë shkathtësisë e trimërisë që kishte ky
patriot, por edhe për faktin se, ai ishte një luftëtar i çetës së armatosur të Kolkondasit e cila
kish deklaruar publikisht, se do të kryente një hakëmarrje ekstreme dhe tepër
të ashpër ndaj cilitdo, që do të guxonte të prekte ndonjë nga anëtarët e saj.
Rreth
vitit 1922, atdhetari ynë Tasi Mitro, pati një konflikt të ashpër edhe me një
nga bejlerët e kësaj treve, të cilin e ndoqi mbi kalë me martinë në dorë, që nga Nikasi e deri në
pyllin e Mujallisë, pasi ai kishte qëlluar me armë(çifte) fëmijët e shkollës së
Manastirit të Kolkondasit dhe plagosur lehtë njërin prej tyre. Duke rendur
fluturimthi si shqiponjë pas harbutit pasanik, në dalje të fshatit, i shtyri
atij nga larg me armë për ta ndalur dhe kur ju afrua kodoshit të tramaksur, e
rrëzoi nga shala e kalit dhe e shtriu mbi ugarin tërë baltë, duke ja ndarë
frymën. Pas shumë lutjesh të mëdha, kur ju betua edhe për djalë, Çeçua ynë e
fali fudullin anadollak, por atij i dha një mësim të vyer, për ta mbajtur mend
gjithë jetën, që të sillej mirë me Popullin e Myzeqesë, sepse ai nuk ka duruar kurrë dhe askënd, që të luaj në
të.
Meqënse
pojanaku i Karatoprakut, ishte edhe anëtar i Këshillit të Pleqësisë së
Manastirit të Kolkondasit, zingjni i turpëruar shkoi u ankua edhe në Kishë për kapedanin, që ta
përjashtonin nga ky funksion. Drejtuesi i saj Ikonomi, një mësonjës patriot, që
ishte mjaft i revoltuar me bej efendiun, i tha atij prerë:
“…zotri
Ju jeni me fat dhe thuaj shyqyr zotit, që nuk ju vrau fare në atë moment për
fëmijët e shkollës…sepse edhe mund t’ju vriste…prandaj ik dhe vini mendë…se
mund t’ju shkoj edhe koka…”.
Trimëria
e këtij myzeqari të rrebeluar, që nuk ju bind kurrë ligjit osman, myftinjëve
ekstremist dhe dhespotëve grek, i cili shpesh herë qendronte edhe kaçak vetëm,
apo me shok të tjerë e detyroi edhe beun mburravec të kësaj zone, që ti kërkoj
falje sa më parë Tasit, sepse mund ti kushtonte edhe më shtrenjtë këtij feudali
harbut.
Dy
brigjet e Semanit legjendar, matanë e më këtë anë të lumit, e kanë dëgjuar
shpesh edhe këngën e kapedanit Tasi Tushi, që e thërrisnin ndryshe edhe “Çeço”(
që do të thotë djalë, apo burrë i fort), pasi i vuri fre edhe këtij zengjini grindavec e arrogant.
Lidhur me emrin përkëdhelës “Çeço”, që
në Myzeqe përdoret shpesh si simbol i trimërisë, por ndoshta edhe në krahina të
tjera, ne mendojmë, se fakti që ky
patriot u cilësua i tillë, kjo mund të ketë patur lidhje edhe me
dëshirën që kishin njerëzit në ato kohëra, për ta nderuar figurën e çdo trimi me atë të luftëtarit tonë
të madh Çerçiz Topulli, që vrau bimbashin turk në qytetin e Gjirokastrës.
Kjo
ka qenë përaf?rsishtë kënga, që i këndohej xha Tasit(mbrojtësit të shkollave
shqipe) nga nxënësit e Manastirit të Kolkondasit dhe të fshatrave rreth tij.
Vargjet e saj me siguri mund të jenë
shkruar e zbukuruar nga ndonjë bejtexhi, rrapsod popullor, apo prej mësonjësve
të kësaj shkolle, si Kozma Shanka nga Shterpasi me shok, që i gjuanin mjaft e
publikonin me buje ngjarje të tilla, duke u dhënë atyre, jo vetëm ngjyra të
bukura letrare, por edhe shpirt patriotik e përmbajtje kombëtare.
O xha Tasi me kobure
———————————-
1.
U
bë pushkë dhe ike tutje
Sikur
hasmi kishte ardhë
O
xha Tasi me kobure
Hipur
mbi dori të bardhë
2.
Bregut
të lumit se çu turre
Si
gjithë trimat luftëtar
Nëpër
drurë e nëpër shkurre
Gjete
nipin duke qarë
3.
Menjëherë
në shtëpi e prure
Të
tregoi se çfarë kish ngjarë
Fluturim
pas beut ju vure
Rrugës
drejtë për në Mbrostar
4.
Nëpër
pyll beun çe zure
Hatin
shpejt qe duke e ngarë
Dhe
me dhjeçe se çi shtyre
Ndal
i the more zuzar
5.
Pse
more bej, gjerë këtu më prure
Ma
preke djalin me dorë
Dhe
mi re kamxhik lëkure
Pa
të bërë asnjë zarar
6.
Nisi
beu të flas tërë nure
Çfarë
bënë kështu more qyqar
Si
guxon që po më mburre
Dhe
me shtyre për t’më vrarë
7.
Sprite
shumë, në tokë çe ule
Dhe
e shtrive mbi ugar
Përmbi
të, lart ju vërsule
Frymën
qe duke ja ndarë
8.
Kur
të bëri shumë lutje
Tu
betua edhe për djalë
Më
atëherë ti nuk e luajte
Shko
i the, se po të fal
9.
Çu
ngrit beu me poture
Tërë
baltë porsi i marrë
La
në tokë rrip dhe ushkure.
Shkoi
me turp, zvarrë-zvarrë
10.
E
tunde Çeço, çe tunde
Ashtu
si burrat e parë
Turq,
bejler, të gjithë i munde
Dhe
shkuan me bisht, ndër shalë
Nën
hijen e këtij fiku madhështor, pranë odës së miqëve, xha Tasi gjatë verës, i
ulur këmbëkryq mbi postagjia, kuvendonte shpesh me miq e shok patriot, por edhe
me nipër e stërnipër për çdo mbrëmje. Ai u tregonte atyre histori të ndryshme
trimërie rreth babait të tij (Mitros),
të fisit të vet atdhetar, por edhe për myzeqar të tjerë nga e gjithë krahina, të
cilën e kish bredhur kudo dhe e njihte mjaft mirë.
Nga
mesi i muajit janar 1920-të, si luftëtar i çetës së armatosur të Kolkondasit,
me urdhër të komandantit at Kozma Dhima,
disa anëtar të saj, midis të cilëve edhe Tasi Tushi, u bashkua me çetën e
Pojan-Shën Pjetrës, të drejtuar nga kapedani Llazi Koli Spiro e cila siguroi
fizikisht ndërtesën ku zhvilloi punimet Kongresi Historik i Lushnjes. Luftëtari
dhe këngëtari ynë me famë, ishte ftuar vet nga Këshilli Organizues i Kongresit,
që të mbronte me forcat e tij të
armatosura shtëpinë e patriotit Shaqir Fuga, ku ishin akomoduar 50 delegatët
tanë, detyrë luftarake të cilën, ai e realizoi me sukses të plot.
Po
kështu, gjatë këtij viti, ky patriot ishte edhe në krye të aksionit për
rekrutimin, grumbullimin, organizimin, trajnimin dhe dërgimin e vullnetarëve
myzeqar, kavajas, shijakas, pezak dhe
elbasanas në frontin e luftës, për çlirimin e Vlorës e cila filloi sapo hyri muaj qershor i vitit
1920-të. Pasi e mbaroi këtë detyrë, Tasi u inkuadrua edhe vet në radhët e
batalionit “Myzeqeja”, i drejtuar nga myzeqari trim Llazi Spiro dhe mësonjësi
rilindas Jani Minga, duke marë pjesë edhe në luftime gjatë disa betejave të
ashpëra, që u kryen në krahun verior të qytetit të Vlorës.
Ndërsa
ishte në front, duke luftuar për
çlirimin e këtij qyteti nga kolonizatorët Italian, ai mori edhe lajmin e
hidhur të vdekjes së vëllait të tij të
madh, atdhetarit Uani Mitro Tushi(Kristiani).
Kjo
ngjarje e rëndë e detyroi atë të kthehet me urgjencë pranë familjes në fshatin
Petoshaj, për ti kryer të gjitha nderimet dhe dhënë lamtumirën e fundit këtij
mëmëdhetari të shquar dhe me emër në
gjithë zonën e Karatoprakut.
Pasi
i bëri të gjitha nderimet dhe e përcolli të vëllan për në banesën e përjetshme,
ai i mori të dy djemtë e mitur dhe pa prindër të Uanit në shtëpinë e
tij, duke i rritur dhe edukuar vet, me traditat dhe zakonet më të mira të kësaj
krahine tepër atdhetare. Ai gjithashtu u kujdes shumë edhe për arsimimin e nipave të tij, duke e
dërguar Kostën në maltepen turke, ndërsa
Jorgjin në shkollën shqipe pranë Manastirit të Kolkondasit e hapur qysh në
vitin 1908-të, i cili i përfundoi me sukses të plot të gjitha 5-së klasat e
saj. Si nxënës i dalluar dhe me sjellje shëmbullore, Jorgji veç dijeve të
admirueshme, që mori, ai përfitoi edhe të drejtën për të vazhduar studime më të
larta në Manastirin e Ardenicës, por për arsye ekonomike nuk mundi ti ndiqte
dot. Të dy djemtë e Uanit ecën me guxim
dhe krenari në rrugën e babait dhe të gjyshit, duke e nderuar edhe më tepër
veprën e tyre, si dhe respektuar xhaxhan e vet, që bëri aq shumë sakrifica për
rritjen dhe edukumin e fëmijët të vëllait.
Patrioti
Tasi Tushi mbajti një fjalim mjaft të zjarrtë edhe gjatë varrimit të shokut e mikut të vet, “Flamurtarit të
Pavarsisë” Thoma Aleks Ristani(Nikasi), duke e dënuar ashpër aktin kriminal të
helmimit të tij në Hanin e Fierit nga dora kriminale e një vrastari të paguar prej regjimit antipopullor
zogist në vitin 1935-së.
Ai
sëbashku me disa luftëtar të tjerë të çetës së armatosur të Kolkondasit, i
përkrahën fuqishëm vëllezërit e bashkëshortes së k?tij pavarsisti, atdhetarët
pasanik fierak Janaq, Xoxi e Pali Toska, për të zbuluar dhe vënë para drejtësisë autorin e kësaj vrasje.
Por
meqënse pas këtij helmimi qëndronin të maskuar tinëz dy dhëndurrët e priftit
ortodoks voskopojar papa Kosta Poçi(kunetrit e Marigo Posios), karrieristi
fallsifikstor Kristo Floqi dhe ish kryeministri zogist Koço Kote, i dënuar për
shumë vepra të rënda penale e vrasje patriotësh në Shqipëri edhe ky krim nuk u
zbulua kurrë dhe ngjarja u cilësua prej tyre si një vdekje natyrale.
Aty rreth vitit 1938-të, me lidhjet e shumta shoqërore që kishte në tërë Myzeqenë, por edhe me anën e një miku të vet nga radhët e bejlerëve, me të cilin më parë kishte patur një konflikt, ai arriti të punësonte nipin e tij Jorgjin, si punonjës e administrator në magazinat e disa shoqërive të shtetit italian në Myzeqe, ku kishte edhe armatim e municione luftarake.
*Mbaruar
shkollën(5 klasë) në Manastirin e Kolkondasit.
*Në
vitin 1936-1938 ka kryer shërbimin ushtarak 2 vjet në Elbasan.
*Ish
zv.administrator i magazinave italiane në Fier.
*Ish
shok, bashkpuntor dhe mik me komandantin e “Njësitit Gueril” të qytetit të
Fierit dhe i Çetës së Mallakastrës, Pali Spiro Toskës, përkthyesit të aleatëve
tanë anglo -amerikan gjatë Luftës së
Dytë Botërore, që kish mbaruar akademinë ushtarake në Modena të Italisë.
*Ish
furnizuesi kryesor i çetës partizane të Mallakastrës me armatim, municione e
veshmbathje.
*Ish
partizan në Brigadën e 19 -të Sulmuese (1943-1944).
*Sëbashku
me vëllan e tij Kosta Uani Tushe gjatë Luftës së Dytë Botërore kanë strehuar
për më shumë se 5-6 muaj 7-të
izraelit(çifut) në shtëpinë e tyre në fshatin Havaleas-Pojan Fier.
*Ish
zv. Shef Policie për disa muaj i qytetit të Fierit (1945-së) dhe Komandant
Policie) i zonë së Semanit(1946-1948).
*Ka
marë pjesë në luftimet kund?r Ushtrisë Monarko-Fashiste Greke gjatë
provokacioneve të gushtit më 1949-të, duke drejtuar një kompani.
Me
kalin e tij “dori”, herë martinën dhe herë dogran mbuluar në shalë të kalit,
koburen në brez, sahatin me kapak në xhep të jelekut ngjyrë kafe prej shajaku,
të lidhur me zinxhir argjendi, patrioti trim Tasi Tushi, duke ndjekur gjithmonë
rrugën e të atit, ai shkonte 2-3 herë në javë për të pirë kafe në Manastirin
e Kolkondasit dhe për çdo të premte edhe në atë të Ardenicës. Atje ai
kuvendonte me shokët dhe miqët e tij atdhetar të rëndësishëm, për të zgjidhur
halle dhe probleme të ndryshme që shqetsonin popullin dhe krahinën e Myzeqesë
gjatë atyre kohëve.
Duke
jetuar vazhdimisht me ëndërrën që të
kthehej përsëri në Apolloni, në trojet e babait të tij Mitro Kristianit, ai
fillimisht rekomandoi nipat e vet, që të gjenin ndonjë shtëpi dhe të vendoseshin me
banim në Pojan. Aty nga viti 1939-të, të dy djemtë e Uanit , Kosta dhe Jorgji,
blenë afër tokave të gjyshit të tyre shtëpinë e bashkëkombësit tonë Myftar
Kosova në fshatin Havaleas, i cili u largua për në Mitrovicë të Kosovës. Kështu Çeçua mendonte dhe punonte,
për të përgatitur kushtet, që të vinte sa më shpejt edhe vet në vendlindjen e
tij, sapo të krijoheshin mundësitë e përshtatshme, për një lëvizje të tillë.
Në
këto momente 2-3 familje në Pojan, ish
shërbëtore të njohura të regjimit osman dhe atij zogist, që kishin spiunuar e
ndihmuar edhe në arrestimin e dënimin e Mitro Kristianit, u përpoqën shumë, që
të mos i lejonin nipat e tij, që të
stabilizoheshin në këtë fshat.
Me
autoritetin e tij të madh, influencën dhe mbështetjen e shokut të vet,
patriotit të pasur Trifon Toska, ai u dërgoi një haber të fort këtyre ish
yzmetçinjëve të Anadollit e Zogollit,
të cilët u strukën menjëherë,
para se mund të mernin ndonjë përgjigje të ashpër e plotsisht të meritueshme.
Kapedani
ynë Çeço, i shquar edhe si antizogist, u lidh shumë ngushtë edhe me Luftën
Nacionalçlirimtare, duke e kthyer shtëpinë e tij në Nikas, në një bazë të
rëndësishme të saj.
Aty
nga viti 1941, në Fier mbriti edhe miku i tij, atdhetari fierak Pali Spiro
Toska, që kishte mbaruar akademinë ushtarake në
Modena të Italisë. Ai qëndronte në ilegalitet, se mund të arrestohej e
dënohej, pasi kishte refuzuar thirrjen e Romës që ti bashkohej ushtrisë
fashiste italiane për pushtimin e Shqipërisë më 7 prill 1939-të.
Në
këto kohë mjaft të vështira, xha Tasi i intensifikoi edhe më tepër lidhjet e
tij me oficerin e lartë myzeqar, që kishte krijuar dhe “Njësitin Gueril
Antifashist” në qytetin e Fierit, të cilin e drejtonte vet. Nëpërmjet nipit të
tij Jorgji, të punësuar në depot italiane, patrioti Tasi Tushi dha një ndihmesë
të madhe edhe për furnizimin me armë e municione të këtij njësiti. Ky ushtarak
patriot organizoi shumë aksione të rëndësishme kundër okupatorëve të
Romës në rrethin e Vlorës, Fierit dhe tërë krahinën e Myzeqesë.
Shumë
atdhetar, luftëtar dhe partizan myzeqar kanë treguar se, si rezultat i
intensifikimit të lëvizjes antifashiste dhe i shtimit të radhëve të njësitit
gueril me anëtar të rinj trima e guximtar, komandanti Pali Toska, për interesa
strategjike dhe ushtarake e la Fierin dhe u vendos në zonën kodrinore e malore
të Patosit e Margëlliçit.
Si
një lider ushtrie me përvojë, njohës i
mirë i doktrinës së saj, i kapaciteteve ushtarake , që fashistët italian kishin
dislokuar në Shqipëri dhe i situatës që ekzistonte në ato momente, ai mendoi se
kishte ardhur koha e ngritjes së strukturave tona të mëdha ushtarake.
Kështu,
me iniciativë të tij, sëbashku edhe me disa luftëtar të tjerë trima guerilas,
nga Myzeqeja, Berati, Skrapari e
Mallakastra, në fillim të muajit shkurt 1943, ata vendosën dhe krijuan edhe
çetën e Mallakastrës.
Për një periudhe kohe prej disa muajësh, ai e
drejtoi vet këtë çetë si komandant i saj, ku u kryen edhe disa aksione e beteja
tepër të rëndësishme kundër pushtuesve Italian, të cilat shkaktuan një panik të
madh në radhët e tyre. Me krijimin e Ushtrisë së rregullt Nacionalçlirimtare
Shqiptare thuhet se, kapiteni Pali Toska kaloi shpejt pranë shtabit të
forcave aleate anglo-amerikane, si
specialist ushtarak dhe përkthyes i tyre deri në çlirimin e Shqipërisë.
Po
kështu atdhetari Tasi Tushe, sëbashku me nipin e tij Jorgji Tushe, dhanë një
kontribut mjaft të rëndësishëm edhe në furnizimin e kësaj çete, duke ngarkuar
në fshehtësi karvane të tëra në depot italiane me armë, municione e veshmbathje
për fuqizimin e saj.
Pas
disa muajësh aktivitet, veprimtaria e fshehtë antifashiste e Jorgjit u diktua,
por në saj të informacionit në kohë, që
kishte siguruar xha Tasi, ai i shpëtoi arrestimit të tij, duke kaluar në radh?t e kësaj çete dhe më vonë në Brigatën partizane të
19-të Sulmuese.
Në
shenjë hakmarrje fashistët italian, gjatë verës së vitit 1943 i dogjën Jorgjit
edhe kasollen me bagëti në fshatin Havaleas të Pojanit.
Ndërsa
hordhitë e Duçes ishin duke shijuar të gëzuar pasojat e këtij akti kriminal rreth flakëve të zjarrit,
papritur filluan të shpërthenin qindra fishek e municione të fshehur në kashtën
e çatisë, që i detyruan ata t’ja
mbathnin vrapit të tmerruar e zhytur në panik, për të shpëtuar kokën nga
breshëria e plumbave.
Ky
akt sulmi, kaq brutal në fillim, dhe po aq
komik në fund, veç urrejtjes shkaktoi edhe të qeshura pafund në rradhët
e femijëve, grave e të moshuarëve të fshatit, të cilët vështronin nga larg prej
pyllit të kodrës në jug, që vazhdonte të zgjatej deri përtej Apollonisë.
Duke
u larguar nga sytë këmbët prej vendit të krimit, ku vazhdonte ende shkrepja e
fishek?ve prej zjarrit, njëri nga këmishzinjtë italian u shtri përdhe i
plagosur, të cilin e morën menjiherë në krah disa fashist të tjerë dhe me shpejtësi u larguan drejt Radostinës
(Ujëmirës), për në qytetin e Fierit.
*Patriot,
*Ish
partizan i Brigatës së 8-të Sulmuese.
*Kuodër
drejtues në rrethin e Fierit.
Pas
kësaj ngjarje, xha Tasi dërgoi partizan edhe djalin e tij të madh Rrapin, për
të dhënë edhe ai kontributin e tij në luftën e lavdishme Nacionalçlirimtare
kundër okupator?ve nazi-fashist. Ai u inkuadrua në rreshtat e Brigatës së 8-të
Sulmuese, duke luftuar me armë në dorë si partizan i saj, jo vetëm brenda
vendit, por edhe jashtë kufijëve të Atdheut, për çlirimin e Maqedonisë, Malit
të Zi dhe Bosnje-Hercegovinës.
Edhe
pas çlirimit të vendit nga nazifashizmi, Tasi Tushi, ndonse në moshë të thyer,
ai e vazhdoi aktivitetin e tij
patriotik, duke dhënë ndihmesën e vet sëbashku me mjaft atdhetar të tjerë, në
zgjidhjen e shumë problemeve që shtronte situata në atë periudhë tepër kritike,
kur vendi sapo kishte dalë totalisht i djegur dhe shkatërruar nga lufta.
Ai
ndodhej gjithmonë në ball të aksioneve të ndryshme, për kryerjen e
reformave të nevojshme, që kërkonte
ndryshimi i gjendjes së rënduar dhe zhvillimi ekonomiko-shoqëror, arsimor e
shëndetsor i zonës së Libofshës.
Aty
nga viti 1945-së, nipi i tij Jorgji Tushe, për merita gjatë luftës, si ish
komandant i një kompanie të Brigatës së 19-të Sulmuese, dhe kuodër i arsimuar
për atë kohë, u emërua zv. Shef i
Pilicisë në qytetin e Fierit. Pas një muaj e gjysëm në këtë detyrë të lartë dhe
me shumë përgjegjësi, megjithëse puna e tij ishte vlerësuar shumë e mirë, por
krejt papritur, ashtu si shumë kuadro të tjerë myzeqar, ai shkarkohet nga ky
funksion pa asnjë lloj shkaku e motivacioni.
Në
vend të tij emërohet një person i pa arsimuar nga Mallakastra, i cili erdhi pak
me vonesë në krye të policisë, kur mbaroi kursin një mujor të zhdukjes së analfabetizmit në këtë qytet. Një veprim i
till ngjalli nervozizëm, pakënaqsi e
indinjatë të thellë, jo vetëm në stafin
drejtues dhe masën e policisë , por edhe te xhaxhai i tij Tasi Tushi. i cili
kur e mësoi një lajm të tillë, vuri koburen në brez, i hipi dorisë dhe u nisë
për në Fier.
Luftëtari
ynë trim, u tregoi edhe një herë dallkaukëve servil të klanit të Mehmet Shehut,
që ishin vendosur kudo, në të gjitha
postet drejtuese të këtij rrethi, se kush qe Çeçua, kur e kishte hedhur pushkën
krahut, kundër turkut e fashizmit, cili ishte nipi i vet guerilas dhe partizan
Jorgji, por edhe i ati i tij, heroi i Apollonisë Mitro Kristiani.
Gjatë
kësaj periudhe, shumë kuadro vendas fierak, të arsimuar e përgatitur, u
injoruan dhe mënjanuan nga shërbëtorët e verbër të këtij diktatori famëkeq, të
cilët u detyruan ta braktisinin krahinën e vet dhe largoheshin për në rrethe të
tjera, kudo që mundën të siguronin ndonjë punë, sa për të mbajtur familjet e
tyre.
Një
haraç të tillë paguan edhe intelektual të shquar si Llaqi Jano nga Libofsha, që
u vendos Lushnje, Sokrat Bufi, ushtaraku
i lartë Pali Toska dhe qindra e qindra të tjerë, disa prej të cilëve ka dyshime
të mëdha, se u eleminuan edhe fizikisht prej katilit të Çorrushit, që kishte
alergji ndaj myzeqarëve dhe donte të bënte dallime midis krahinave të vendit.
Pas
ankesës së Tasit më 1946-të, Jorgji mobilizohet përsëri si ushtarak dhe
emërohet Komandant Policie i Lokalitetit
të Semanit,( një nga 5 zona të tilla që kish ky rreth në atë kohë), si
Libofsha, Rockoveci, Levani dhe Cakrani, ku puna e tij u vlerësua përsëri mjaft e mirë.
Nga
fundi i vitit 1948-të , pas dy vjetësh pune në këto organe, me urdhër të veçantë nga lartë,
oficeri Jorgji Tushe shkarkohet përsëri nga kjo detyrë, por këtë radhë me
motivacionin për kleçka në biografi, ku ndër të tjera thuhej:
1.
-Figuron
si lidhje miqsore e ushtarakut të lartë
Pali Spiro Toska, ish përkthyes i aleatëve tanë anglo-amerikan dhe komandant i
artilerisë bregdetare të Shqipërisë, vrarë në rrethana të dyshimta në Vlorë më
7 maj 1947-të dhe vëllezërve të tij, të interrnuar në Tepelenë.
2.
-Vëllai
i burrit të hallës Marie Ikonomi, nga
Fieri, që jeton në Boston (të USA-s) ka ardhur për urim te Jorgji, gjatë një
vizite që kishte bërë në Shqipëri më 1940-të.
3.
-Është
lidhje shoqërore e bejlerëve cakranjot,
Hysen Bej Cakranit.
Për të kompensuar disi indinjatën e thellë që shkaktoi largimi i Jorgjit dy herë nga strukturat e policisë së shtetit, çobanët e dhive, miq, shok dhe të afërm të sulltanit të Çorrushit të instaluar në Fier, i dhanë një punë të thjeshtë djalit të arsimuar të këtij patrioti, ish partizanit Rrapi Tushi. Edhe ky pinjoll i kësaj familje myzeqare tashmë të njohur, u dallua mjaft gjatë punës së tij si një drejtues i zoti, duke u shquar për organizim, përkushtim, korrektësi, ndershmëri e drejtësi në kryerjen e të gjitha detyrave që ju ngarkuan, emri të i cilit përmendet edhe sot me respekt nga populli i zonës së Karatoprakut.
Si
një shtëpi e fis patriotësh, ai sëbashku me të vëllan e tij Sotir Tushe, e
vazhduan dhe më tej traditën e tyre
familjare, duke qendruar gjithmonë të armatosur, por edhe aktivitetin patriotik
në shërbim të popullit të asaj treve, derisa u ndanë nga kjo jetë.
Ashtu
si dhjetra e qindra atdhetar të tjerë myzeqar edhe figura e ndritur e babait të tyre, luftëtarit Tasi
Mitro Tushe, nuk u vlerësua kurrë nga
historianët tanë naiv, që mbetën vazhdimisht skllav të preferencave e dallimeve
krahinore dhe servil të drejtuesve të lartë të Partisë e të shtetit të
atëhershëm, të etur për lavdi personale, që i p?lqenin dhe i stimulonin shumë
veprime të tilla.
Një
nënvleftësim i till permanent i patriotëve, intelektualëve dhe kuadrove myzeqar
zgjati për shumë kohë, duke vazhduar edhe pas
vetvrasjes së ish kryeministrit
shqiptar më 1981, e këtij diktatori të
egër ekstremist, që përgjaku të gjithë Shqipërinë.
Ky
veprim i papërgjegjshëm, tashmë i kthyer në një fenomen negativ, që ndryshe
mund të quhet edhe fyerje e diskriminim, duhet të marë fund përgjithmonë, sepse
ai po vazhdon edhe sot, ku drejtuesit dhe deputetet e këtij rrethi me shumë
peshë e kontribute të mëdhaja në gjithë jetën e vendit, qeveritarët e Tiranës,
po na i sjellin ende që nga krahina të tjera.
Duke
parë qendrimin nënvleftësues, të strukturave të shtetit tonë të atëhershëm, që
e lanë në harresë historinë e Myzeqesë dhe aktet e shumta heroike të popullit
të saj, kapedani ynë pojanak “Çeço”, u la amanet djemëve dhe nipave të vet, që
ta kujtonin vazhdimisht brez pas brezi të atin e tij, mësonjësin e ndritur
klerik, heroin Mitro Kristiani, për të mos mbetur në errësirë kontributi
patriotik i familjes së tij, që të humbiste përgjithmonë.
Me
këtë merak dhe porosi, ky luftëtar i njohur u nda nga jeta më 30 qershor 1960-të,
duke shpresuar se, një ditë dikush nga pasardhësit e tij, do ta zbardhëte sado
pak në letër këtë ngjarje trimërie, por edhe aktivitetin e tij në shërbim të
popullit dhe të çëdhtjes tonë kombëtare.
Tani
atdhetari ynë pojanak Tasi Tushe, le të
prehet i qet, sepse amaneti i tij për rilindasin tonë Mitro Kristiani, që
mbrojti Apolloninë me gjakun e vet dhe
ndaloi ngritjen e një xhamie turke në fshatin Pojan u krye, i cili do të
kujtohet e nderohet gjithmonë me respekt nga gjeneratat tona të ardhshme. sëbashku
me aktivitetin e tij patriotik.
Kjo
monografi, mbi jetën dhe veprimtarinë e
luftëtarit Tasi Mitro Tushi, u shkrua mbi bazën e kujtimeve të rrëfyera
nga vet ai gjatë viteve 1955-1960, tregimeve
të nipit Jorgji Uani Tushe(1994), djemëve Rrapi e Sotir Tasi Tushe(1972,
1983, 2006), ish partizanit Todi Thoma Ristani(2006-të ) dhe disa myzeqarëve të
tjerë të zonës së Karatoprakut e të Pojanit.
Themi J. Tushe
New
York-Kingston-Connecticut.
January 13, 2026.









