Speciale
Xhemaledin Salihu: Kolonizimi në Preshevë ndodhi edhe në vitin 1945, në Jugosllavinë Socialiste
E enjte, 22.01.2026, 06:57 PM
KOLONIZIMI NË PRESHEVË NDODHI EDHE NË VITIN 1945, NË JUGOSLLAVINË SOCIALISTE
Shkruan:
Xhemaledin SALIHU
Hyrje
“…Ka
nevoja imperative gjeografike dhe ekonomike. Kjo ishte e qartë: lugina e
Moravës dhe Vardarit janë një tërësi gjeografike, në to patjetër duhet të
ndërtohet një shtet. Në këte duhet kërkuar edhe at synimin, i cili është
zhvilluar në Serbinë e Moravës, që ajo të shtrihet dhe te zgjërohet kah Jugu,
në Luginën e Vardarit.Në pikëpamje territoriale është synimi kryesor, të cilin
e shfaqte ky shtet, synim që para 3 dekadave ishte synim i pavetdijshëm. Pas
çlirimit të Serbisë 1804-1815, ajo tri herë, më 1833, më 1878 dhe herën e
fundit më 1912, vazhdimisht është zgjëruar… Pas vitit 1880 kur mbaroi ndërtimi
i Hekurudhës Beograd-Selanik, zgjërimi i Serbisë kah jugu u bë synim i
vetëdijshëm, program nacional.” shkruan Jovan Cvijiqi në vëllimin 3, f. 148.
Synimin
e Serbisë dhe thënien e J. Cvijiqit e materializuan „Naçertanija“ e Ilija
Garashaninit, programi i shpërnguljes së Arnautëve/Shqiptarëve/ e Vasa
Çubrilloviqit, më 1937, Elaborati i Dëbimit të Shqiptarëve të Ivo Andriqit, më
1939, Marrëveshja Jugosllave-Turke për shpërnguljen e Shqiptarëve në Turqi, më
1938, e tjerë.
1.Kolonizimi i Preshevës
para Luftës së Dytë Botërore
Për
kolonizimin e tokave shqiptare në Preshevë me popullatë serbe dhe malazeze,
para Luftës së Dytë Botërore shkruajnë edhe Tomisllav dhe Svetisllav Petroviqi,
në librin: Presheva, historia dhe fati i saj.
“Turqit/Shqiptarët-autori/
nga Presheva filluan të shpërndulen për Turqi, në kohën e Luftërave Ballkanike
dhe kjo shpërngulje zgjatë deri më vitin 1965. Njëkohësisht zhvillohej procesi
i kolonizimit i popullatës serbe nga trevat pasive dhe jo të zhvilluara
ekonomikisht dhe ndarja e tokës, këtyre prej 5 ha”, shkruajnë Tomisllav dhe
Svetisllav Petroviq, në librin: Presheva, historia dhe fati i saj, Jagodinë,
2009, f. 13.
Sipas
këtyre autorëve, vendosja e parë masovike e Serbëve filloi më 1912, pas Luftërave
Ballkanike edhe ate nga Pçinja, rrethina e Vranjës, Bujanovci dhe Polanica.
Poashtu
autorët e librit vërtetojnë se në Preshevë, në shek XIX dhe XX ishin vetem 3
shtëpi autoktone serbe: 1 shtëpi e
gjinisë së Stefanoviqëve, 1 shtëpi e gjinisë së Tashko dhe 1 shtëpi e gjinisë
së Aleksa Topallës, ndërsa familjet të tjera serbe erdhen në shekullin XX, nga
rrethina e Vranjës dhe disa nga Maqedonia.
Në
vazhdim po i cekim disa familje të vendosura në Preshevë, në shekullin XX,
sipas autorëve të përmendur:
Familja
e Josim Kërstiqit “Bullutina” dhe gruasë së tij ka ardhur me familjet e para në
Preshevë.
Familja
e Petko dhe Stojanka Jovanoviqit erdhën nga Shainca, Pçinjë. Djali i tyre
Velini është i njohur ndreqës i biciklave dhe kishte parkun e bicikllave që i
jepte me para për vozitje.
Familja
e Dragutin dhe Angja Jovanoviq “Piroqanaci” e ardhur nga Piroti, ndërsa gruaja
e tij nga Tetova.
Shtëpinë
e Dragutin Jovanoviqit e bleu familja e Ruska Djorgovska, e cila u martua me
Ninosllavin , bullgar, erdhi si emigrant nga Bullgaria.
Familja
e Momirka Romanovit e martuar për rusin Aleksej, i ardhur pas Revolucionit të
Tetorit në Preshevë.
Familja
e Petroviq Matës dhe Anës, përndryshe familja e autorëve të librit:Presheva,
historia dhe fati i saj, Tomisllav dhe Svetisllav e ardhur në Preshevë më
1927, nga Prokupla.
Familja
e Nikolla Dençiqit e ardhur nga Trejaca.
Familja
e Djorgje Ristiqit erdhi nga Bajinca.
Familja
e Stojan dhe Petra Stoshiqit e ardhur në Preshevë.
Familja
e Sima dhe Mirsa Mitroviqit poashtu e ardhur në Preshevë, pas viti 1912.Familja
e Sergejit “Sergis” dhe Ruzha Jovanoviqit ka ardhur aty ka vitet 1930, janë ermen.
Familja
e Neshiq Stojkos dhe Pijadës erdhi nga Prohor Pçinja.
Familja
Jovanoviq Dima dhe Natalisë erdhi nga
Pçinja.
Familja
e Cenko dhe Rada erdhi nga Pçinja.
Familja
e Kërsta dhe Jovankës erdhi nga Tërgovishta.
Familja
e Rade Stojkoviqit dhe gruasë së tij Stana erdhi nga Pçinja.
Familja
e njohur Popoviq, pronar të kafesë së Tozës, që ka ardhur nga Shajinca, pas
viteve 1925-26.
Familja
e Millan Stanimiroviqit, në Preshevë erdhi nga Smedereva.
Autorët
e përmendur të librit:Presheva, historia dhe fati isaj, në mënyrë taksative
cekin familjet serbe në Preshevë, të ardhura nga vise të tjera dhe vitin e
ardhjes,vetëm për qytetin e Preshevës, duke fillua nga shkolla fillore”Ibrahim
Kelmendi” deri te kisha e Preshevës.
Këtu
dhamë disa shënime të disa familjeve serbe në qytetin e Preshevës, të ardhur
nga viset të tjera të Serbisë, sa për ta ilustruar dhe dokumentuar se në
Preshevë deri në vitet 1912-1920 jetonin vetëm familje shqiptare.
“Kështu
filluan ekspeditat ndëshkuese dhe terrori ndaj popullatës shqiptare në gjithë
territorin që e lëshoi Turqia. Këtë terror e përshkruan pos të tjerëve edhe
socialdemokrati serb , intelektuali dhe humanisti, Dimitrije
Tucoviq/shiko:Srbija i Albanija, Beograd/, pastaj Serbia fitoi 82% të
territorit dhe 55% të Popullatës nga Luftërat Ballkanike/shiko: Dragosllav
Dragosllav Jankovic, Srbija i jugoslovensko pitanje 1914-1915, Beograd, 1973,
f.73/. Kështu, Presheva ra nën pushtetin serb në vend të pushtetit turk, si
deri më tash.”, shkruan Nehat Hyseni,Mbi kolonizimin e Preshevës me Serbë.
2.Kolonizimi i Preshevës
në Jugosllavinë socialiste
Një
pjesë e mirë e popullatës serbe është e ardhur në Luginë të Preshevës përmes
kolonizimit pas shpërnguljeve masive me dhunë të Shqiptarëve për në Turqi
(1912-13), Reforma agrare 1924 e tutje, periudha e Rankoviqit (1953-1966).
Më
poshtë do të bëjmë fjalë për Reformën agrare dhe kolonizimin të aprovuar më
1945, me të cilën në Luginën e Preshevës u vendosën shumë familje serbe e
malazeze, kolonista në trojet shqiptare.
Ligjin
mbi Reformën agrare dhe kolonizimin e aprovoi më 23 gusht 1945, Kryesia e
Kuvendit Popullor i Përkohshëm e Jugosllavisë Demokratike Federative, të
nënshkruar nga kryetari i saj, Dr. I.Ribar.
Reforma
agrare dhe kolonizimi përfshiu tërë territorinë e Jugosllavisë, por më
drastikisht u reflektuan në trojet shqiptare.
Toka
që iu nda secilit kolonist kapte sipërfaqen e tokës prej 5 deri 7 hektarë.
Realizimin
e reformës agrare dhe kolonizimin e bëri Ministria e Bujqësisë të Republikave,
ndërsa në Serbi, posaçërisht e realizonte Ministria për reformën agrare dhe
kolonizimin.
Kolonizimi
i Preshevës vazhdoi edhe në Jugosllavinë socialiste, në vitin 1945, pas Luftës
së Dytë Botërore.
Kështu
duke hulumtuar në Arkivin Historik të Vranjës gjeta shkresën nr.407 të datës 20 nëntor të vitit
1945, të Komitetit të Qarkut të PKS në Vranjë, të adresuar Komitetit të Rrethit të PKS në Preshevë, më
të cilën njoftohet Komiteti i Rrethit të Preshevës nga Komiteti i Qarkut, se në Ministrinë për ndarjen e tokave kanë
arritur disa kërkesa dhe udhëzimi, se çfarë duhet të bëjnë më tutje:
1.Që
të gjitha kërkesat e arritura në Ministri, e cila mendon se duhet të pranohen,
përsëri të shqyrtohen nga Komiteti i Rrethit, të jipet mendimi për to,
meritojnë apo nuk meritojnë të aprovohen, por duke i dhënë arsyetë, për secilën
kërkesë.
2.Menjëherë
bëni pasqyrimin e kërkesave dhe sëbashku me mendimin Tuaj i ktheni Komitetit të
Qarkut në Vranjë dhe
3.Kërkesat
kur të definohen dhe vërtetohen definitivisht, atëherë Këshilli i Rrethit në
Preshevë do të marrë udhëzime si duhet
të përgatiteni për të realizuar shpërnguljen dhe gjithçka që duhet të bëni
lidhur me to.
Ndërsa
Komiteti i Rrethit të PKS në Preshevë, me shkresën nr. 162, të datës 20 nëntor 1945, e njofton Komitetin e Qarkut
të PKS në Vranjë se e kanë shqyrtuar Listën me kërkesat për kolonizim, sipas
shkresës nr, 407 të 19 nëntorit 1945 dhe se Komiteti I Rrethit të Preshevës
është i mendimit se duhet të hudhen poshtë këto kërkesa:
1.Gjoshiq
Stojana Matka, Bilaç, nr.14337,
2.Jeniq
Milisava Smilko, Kërshevicë, nr.14329,
3.Mitroviq
Stojka Angjel, Klinoc, nr.14391,
4.Nikoliq
Manaila Svetozar, Starac, nr.14347,
5.Mihajlloviq
Kërsta Vladimir, Sebrat, nr.1214,
6.Mlladenoviq
Stojana Stanoja, Bugarinë, nr. 14369,
7.Gjorgjeviq
Petra Danillo, Preshevë, nr.13984,
8.Antiq
Davida Jovan, Preshevë, nr.13987
9.Sërbinoviq
Ante Tima, Klenike, nr. 341,
10.Djordjeviq
Danilla Petar, Starac, nr. 1901,
11.Aniq
Mladena Petronija, Uzova, nr. 14313,
12.Jociq
Milana Donçe, Sebrat, nr.1206.
Të
gjitha kërkesat mbajnë numrat e protokolit të
Ministrisë së Reformës Agrare dhe kolonizimit të Serbisë.
Më
tutje në shkresë ceken arsyetë e mospranimit të këtyre emrave: i pari në listë,
anëtar Partije, por nuk lejon që të shpërngulet, ndërsa të tjerët në listë nuk
meritojnë sepse ishin armiqë të luftës tonë dhe nuk meritojnë që t’i
përmirsohen kushtet e jetesës, sepse nuk treguan aktivitet deri tashti në
ndihmën e Frontit Popullor, ndërsa para çlirimit, Luftës së Dytë Botërore ishin
rradhitur në anën e armikut, edhepse i është tërhequr vërejtja për përmirsim.
Rekomandimi
i Komitetit të Rrethit në Preshevë është që këto kërkesa të zëvëndësohen me
kërkesat e shokëve të tjerë që poashtu kanë kërkesa për kolonizim dhe janë
protokoluar në Këshillin Popullor të Rrethit të Preshevës:
1.Ilija
Mitiq, Sveta petka, anëtar Partije,
2.Sazda
Markoviq, Sveta Petka, anëtar Partije,
3.Dobri
Tomiq, Bushtran, anëtar Partije,
4.
Spira Stojanoviq, Bushtran, anëtar Partije,
5.Urosh
Paunoviq, Tërrnavë,
6.Nikolla
Kovaçeviq, Reka e Tërrnavës,
7.Milivoje
Llonçareviq, Preshevë,
8.Dragolub
Stankoviq, Kraleva kuca,
9.Zarije
M. Miliq, Leran, anëtar Partije,
10.Andon
Stoshiq, Preshevë,
11.Trajko
Zafiroviq, Kraleva kuca,
12.Niça
Stajiq, Preshevë.
Të
gjitha kërkesat e këtyre mbajnë numrin rendor të protokolit: 6054 të datës 3
tetor 1945.
Këtë
shkresë e ka nënshkruar Dushan Iliqi, për Komitetin e Rrethit të PKS në
Preshevë.
REFERENCAT
1.
Cvijic, Jovan, Geografski polozaj i veze, Govori i clanci, Sabrana dela, tom 3,
Geografske osnove makedonskog pitanja, str. 148
2.Petrovic,
Tomislav, Svetislav, Presevo, Istorija i sudbina, Jagodina, 2009
3.Materijal
Istorijskg Arhiva Vranje, sinj 113/4
4.Zakon
o agrarnoj reformi i kolonizaciji, 1945.godine
5.
Hyseni, Mr. Nehat, O kolonizaciji
Preseva Srbima, u Presevu, 10. februara 2010.godine
Preshevë, më 23 tetor
2015









