E diele, 25.01.2026, 10:21 PM (GMT)

Speciale » Namani

Qazim Namani: Tërë lagjja e quanim Bajram Kërrsta

E diele, 25.01.2026, 06:59 PM


Tërë lagjja e quanim Bajram Kërrsta

Nga Dr. Qazim Namani

Që nga pushtimi i tokave shqiptare, populli shqiptar përjetoi vuajtje dhe kria të identitetit kombëtar dhe krizat e luhatjet familjare, për të cilat pak dimë, sepse në mungesë të shkollave dhe arsimimit kombëtar shumë kriza familjare e tragjedi kombëtare u shuan dhe për to nuk kemi burime të shkruara.

Ndonjë burim të shkruar, dhe atë shumë të rrallë, për jetën e ndonjë familje shqiptare, mund të hasim nga fundi i shekullit XIX e pak më shumë në shekullin XX.

Kësaj radhe u  zgjodha si temë për ta përshkruar jetën e Bajram Koliqit i cili, pas Luftës së Dytë Botërore, në vitet gjashtëdhjeta jetonte në një shtëpi me vajzën e tij Zllaten (Zethanen) mbi tjegulloren e Prishtinës.

Më kujtohet si fëmijë, që kur u  vendosëm për të jetuar në këtë lagje në fund ë viteve gjashtëdhjeta të shekullit XX, Bajramin e takonim çdo ditë, dhe të gjithë lagjja e quanin Bajram Kersta, (kuptohet jo në prezencë të tij për të mos u ndier i ofenduar).

Shtëpia e jonë kishte një distancë prej rreth 200 m, me shtëpinë e Bajramit andaj edhe si fqinjë shpesh kryente ndonjë punë të lehtë në shtëpinë tonë. E njihnin edhe Zllaten e cila si vajzë ishte e punësuar në tjegulloren e Prishtinës, sepse çdo ditë e takonim rrugës deri sa u martua për një serb në Grcanicë.

Nga babai im dhe fqinjët kisha mësuar pak për jetën e Bajramit. Nga ajo që kam dëgjuar si shumë familje shqiptare që pas Luftës së Dytë Botërore, përjetuan tragjedi familjare ishte edhe familja e Bajrmiti cili si fëmijë fare i vigël kishte mbetur jetim i vetëm ne fshatin Koliq të Prishtinës, dhe rrugët e jetës e kishin detyruar pa strehë pa kujdesie familjare të punësohet diku për të mbijetuar.

Bajrami me qenë se nuk kishte shtëpi, nuk kishte kush ta ushqej dhe të përkujdesej për të, shkoi për ti ruajtur bagëtitë te familja malaziase e Joka  Rakocevicit, në fshatin Makoc). Kjo familje malaziase ishte sjellë, në fshatin Makoc në vitin 1922, si familje në kohën e kolonizimit të Kosovës.

Më vonë nga Makoci Bajrami shkon, për ti ruajtur bagëtinë te një familje serbe më origjinë shqiptare në fshatin Kolovicë sot lagje e Prishtinës.

Në vijim po japim disa nga burimet shkruara, dhe disa nga kujtimet e ruajtura brez pas brezi në popullin tonë për serbizimin e familjeve shqiptare në fshatin Kolovicë.

Tekstin e shkruar e kam marrë nga libri i Urosh S. Sheshumit, doktorata e botuar me titull "Serbia i Stara Serbia (1804-1839). Beograd 2015.

Faksimile nga doktorata e Urosh S, sheshumit e botuar si libër

Në doktoratën e Urosh S. Sheshumit shkruan: Disa serbë nga ky fshat në vitin 1765 i dhanë dhurata Manastirit të Deviqit, fshati ishte famullia e priftit Lazar. Fisi i lashtë serb Berishë, u konvertua në Islam në këtë kohë. Në Prishtinë, në vitin 1845, u listuan dy serbë me nofkën Lukari. Nga burimet e shkruara kuptojmë se Manastiri i Deviqitn ë Llaushë të Drenicës, derisa është pushtuar nga serbët ishte një manastir shqiptar që po ashtu e drejtonin klerikë shqiptar.

Falsifikimet dhe shtrembërimet e fakteve historike në punimin e doktoratës së tij duken qesharake dhe japin një pasqyrë të ngjarjeve që përputhen me kujtesën e popullatës shqiptare të Kolovicës që u serbizuan.

Nga shkrimet në ketë libër, kuptojmë se edhe serbë edhe fis Berishë, nuk shkojnë bashkë si argumente shkencore.

Shkrimet e tilla, tregojnë jo seriozitetin e punimeve shkencore në Serbi, dhe misionin e tyre shtetërorë që gjithçka që është shqiptare të përvetësohet si kulturë dhe qytetërim serbë, me qellim të serbizimit të popullatës shqiptare.

Siç shihet kemi të bëjmë me kalimin e shqiptarëve ortodoks të fshatit LLukarë ne fenë islame. Dy familje shqiptare regjistrohen si serbë, dhe e ruajnë identitetin fetar, pranë vëllezërve të tyre tani mysliman. Nga hulumtimet në terren më vonë kam kuptuar se këto familje që u serbizuan kurrë nuk kishin pasur ndonjë konflikt me shqiptarët fqinjë në Butoc, Llukar e Makoc.

Kjo edhe është folur gjatë në fshatrat e malësisë së Prishtinës se fshati Kolovicë, janë shqiptar të serbizuar dhe janë kushërinj me shqiptarët e fshatit Llukarë.

Po ashtu në vitin 2009, arrita ta realizoj një intervistë me një serb nga Prishtina, i cili e pranoi origjinën e vet shqiptare.

Ndër tjera më tha se në shtëpinë e tyre deri në vitin 1968 e kanë folur gjuhën shqipe.

Ky tregonte se babai i tij në qytet nuk fliste shqip, por vetëm gjuhën serbe dhe turke.

Luba i Kolovicës kur vinte në kishë rrugës kah shtëpitë tona, na thoshte në gjuhën shqipe “Hajde more shkojmë në Kishë”. Për një plakë të moshuar që kishte vdekur mes shekullit XX, tregonte se ka vdekur si serbe por ajo nuk ka ditur të flas serbisht!

Të gjitha ata banorë të këtyre fshatrave që kanë pasur rastin ta njohin Bajramin e kanë dashur dhe njohur si fëmijë të urtë të dashur paqësor dhe komunikues me të gjithë pa dallim feje e kombi. Pra shihet se kushtet e jetës Bajramit ja kishin kushtëzuar që të jetë i tillë dhe të jetoj në paqe me të gjithë fqinjët ku jetonte, duke ju përshtatur traditave dhe kulturës së mesit ku jetonte.

Për jetën dhe sjelljet e Bajramit si i ri, dhe jetën e tij në familjet serbe, kam pas rastin ta intervistoj Fehmi Krasniqin nga fshati Makoc.

Fehmi Krasniqi i lindur në vitin 1949, në fshatin Makoc të Prishtinës, rrëfen se Bajram Kërrsta në fillim  ka qenë rrogëtar (si çoban i bagëtive te familja malaziase Joka  Rakocevicit, në fshatin Makoc).

Më pas Bajrami ka kaluar si rrogëtar (çoban) i lopëve të familjeve serbe në fshatin Kolovicë. Lopët i kulloste kah lokaliteti i quajtur Qeliat, që ndodhej rrugës për fshatin Butoc, dhe shpesh e takonim rrugës duke shkuar në Prishtinë.

Fehmiu tregon se Bajramin e ka takuar te familja e Rakoceviceve, dhe aty e ka kuptuar se është me origjinë nga fshati Koliq, komuna e Prishtinës.

Bajrami nga popullata shqiptare e fshatrave të Prishtinës në fillim njihej si Beha i Koliqit, apo edhe si Bajram Koliqi, por edhe Bajram Kerrsta, ndërsa disa nga serbët e Prishtinës e shqiptar filluan ta quanin Bajram, pasi që Beha i festonte të gjitha festat si ato të fesë islame po ashtu edhe të fesë ortodokse. Kjo i shtyri që shumica e banorëve ta quajnë Bajram kërsta.

Bajrami si djali i urtë dhe i sjellshëm që ishte me të gjithë, në fshatin Kolovicë serbët ia japin një vajzë për ta martuar dhe një shtëpi në mes të fshatit. Bajrami jetonte me gruan e tij, ku i lindën një djalë dhe një vajzë.

Djalin e pagëzuan me emrin Vesel ndërsa serbët e quanin Velko, ndërsa vajza e kishte emrin Zethane por serbët e quanin Zllata.

Fëhmiu tregonte se ishte i të njëjtës moshë me Veselin dhe rrëfen së bashku i kanë ruajtur bagëtinë për rreth tre vite.

Veseli e ka folur gjuhën shqipe rrjedhshëm rrëfen Fehmiu, bisedonim, luanim dhe këndonim këngë në gjuhën shqipe.

Bajramit i vdes gruaja në moshë të re, fëmijët mbesin të vegjël dhe jetuar në varfëri me Bajramin. Djali pasi rritet pak në moshë të pjekur fillon të anoj kah dajat e tij, dhe veten e quante Velko. Nga Varfëria shpërngulet diku në Dalmaci dhe ma kurrë nuk është kthyer në familjen e tij.

Po ashtu edhe Zethanja, kur arrin të punësohet, nuk e ndiente veten si vajzë e shqiptarit, por si serbe me emrin Zllata, e cila më vonë u martua për një serb dhe krijoi familje në Gracanicë.

Fëhmiu tregonte një rast, kur si fëmijë kishte shkuar të fqinji i tij Radoja Rakocevici dhe te djali i tij Ratomiri, të cilin e quajtshim edhe “Mina”, kishte qëlluar një festë fetare e ritit ortodoks. Fëhmiut i kujtohet se në atë festë kishte qenë i ftuar edhe Bajrami Kërsta dhe kur kishte filluar kryqëzimi, edhe Bajrami kryqëzohej sikurse të pranishmit tjerë në atë festë.

Po ashtu Fehmiu rrëfen për raportet e serbëve të Kolovicës me shqiptarët e fshatrave fqinj kanë qenë gjithmonë të mira. Ai rrëfen se Lubisha nga fshati Kolovicë, një kohë ka punuar si shef i gjendjes civile në bashkësinë lokale të fshatit Llukar dhe shume herë ka qenë këshilltar komunal në Bashkësinë e Llukarit.

Në fshatin Prapashticë pas masakrës së vitit 1921, ishin sjellë shumë kolon nga Mali i Zi për ti kolonizuar tokat e familjeve të vrara e masakruara tërësisht.

Pas kolonizimit të fshatit të djëgur me familje malaziase, vetëm Nedelku e kishte blerë tokën e vendosur në Prapashticë, dhe më vonë kjo familje u shpërngulën për të jetuar në Fushë Kosovë. Një vajzë e Nedelkut e quajtur Draginja ka qene e martuar te familja e Rakocevicve në fshatin Makoc, dhe e respektonte nënë time e cila si vajzë e vogël katër vjeçare i kishte shpëtuar masakrës së Prapashticës.

Është për ta theksuar se nëna e Fehmiut Azizja (motra e gjyshit tim) edhe pse kishte shpëtuar si fëmijë e moshës katër vjeçare në Prapashticë, në luftën e fundit 1999, pas plot 80 viteve ishte vrarë dhe djegur së bashku me burrin e saj Sadriun dhe Kunatin Fetiun me djalin e tij Nexhmiun, në shtëpinë e tyre në fshatin Makoc.

Fati tragjik i familjeve shqiptare dhe procesi i asimilimit në serbë, grekë, malazias, kroat e popuj tjerë është një temë, që ka lënë gjurmë e plagë të rënda, për mijëra vite, andaj është me interes që këto rate të ruajtura në kujtesën e popullit tonë, të hulumtohen e të botohen, për ta kuptuar pozitën e rëndë që përjetuan të parët tanë për 2000 vite robëri nga pushtues të ndryshëm!

Në foto Bajram Koliqi, babai im ilaz Namani, me vëllain tim Naimin 3 vjeçar, dhe dy punëtoret njëri me sa më kujtohet emrin Xhemajl Gashi nga fshati Mramuer me vendbanim në Prishtinë, që në qytet njiheshin edhe me nofkën “Capat” të cilët në atë kohë, e bënin suvatimin e shtëpisë tonë në lagjen Arbëria.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Qazim Namani: Instituti për Studime Gjeopolitike i themeluar në vitin 1997 në Beograd dhe Pakoja e Ahtisarit Qazim Namani: Gjendja në trashëgimin kulturore 1999-2012 dhe lista e monumenteve në mbrojtje të përhershme Qazim Namani: Qazim Namani: Buxheti i Kulturës dhe ndarja për institucionet (2002–2008) Qazim Namani: Qendra Koordinuese e Republikës së Serbisë dhe Malit të Zi për Kosovë e “Metohi”, në Graçanicë 2003 Qazim Namani: Manastiri i Sokolicës në Boletin dhe marrëveshjet me Ministrinë e Kulturës në vitin 2006 Qazim Namani: Konferenca për ruajtjen dhe konservimin e monumenteve të trashëgimisë kulturore në Kosovë Qazim Namani: Programi rajonal për Trashëgiminë kulturore dhe natyrore në Evropën Juglindore Qazim Namani: Zhvillimi i arsimit në tokat shqiptare pas pushtimit nga P. Osmane Qazim Namani & Emin Sallahu: Konfliktet ndër kufitare në mes të Shqipërisë dhe Mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene në vitin 1921 Qazim Namani: Kozmologjia e artit popullor dardan e aplikuar në punimin e gurëve të oxhaqeve Qazim Namani: Kolonizimi i Malësisë së Galabit gjatë viteve 1876 - 1912 me shqiptarë ortodoksë nga Mali i Zi Qazim Namani: Gjurmë të Xehetarisë në Malësinë e Galabit Qazim Namani: Miniera e Leçes në komunën e Medvegjës, miniera më e madhe e arit në Evropë Qazim Namani: Trashëgimia Kulturore dhe Plotësimi i Standardeve për Pavarësinë e Kosovës 1999 - 2006 Qazim Namani: Rrugët më të rëndësishme që kalonin nëpër Malësinë e Galabit Qazim Namani: Galabrët e Dardanisë fisi më aristokrat në antikitetin e vonë Qazim Namani: Lojërat Olimpike në artin popullorë të zbuluar në Dardani Qazim Namani: Biznesi dhe mikpritja në Mbretërinë e Dardanisë Namani, Gjata, Sallahu: Festa pagane te 'Guri i Shënjimit' në fshatin Zatriq komuna e Rahavecit Qazim Namani: Luftimet e zhvilluara gjatë vitit 1944 për mbrojtjen e kufirit në fshatin Prapashticë

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx