E enjte, 19.02.2026, 11:04 PM (GMT)

Mendime

Xhemal Ahmeti: Sferave skizofrene të Ballkanit

E enjte, 19.02.2026, 06:55 PM


Shkollat dhe Universitetet në Kosovë defacto qëmoti s‘janë sekulare dhe veprojnë jashtë ligjeve dhe kushtetutës të shtetit. Ky është Realiteti. Ashtu siç qeveritë qëmoti janë vegla të një komuniteti të caktuar fetar, i cili konform agjendave politislamike orientale dikton jetën e vendit. Imponimi i orarit ramazanik shkollave fillore të Prishtinës është minimalitet karshi bllokimit të jetës sociale, kulturore e politike që ndodh tash e sa vite në favor të këtij muaji dhe teoprimaterisë së komunitetit islamik. E gjithë kasta partitopolitike dhe shtetërore bëjnë ramazan, veprojnë sipas agjendës religjioze të xhamive. Kosova mund të jetë gjeografikisht në Europë, por kurrë kulturalisht e politikisht në BE e instanca tjera. Një shansë e ka nëse aderon Turqia e ajo integrohet si provincë e saj.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx