E diele, 15.02.2026, 11:13 PM (GMT)

Mendime

Vladimir Shyti: Portreti shqiptar, një miniaturë e urrejtjes

E diele, 15.02.2026, 06:55 PM


Portreti shqiptarë, një miniaturë e urrejtjes

Përshkrim

Nga Vladimir Shyti

Nuk kemi ende një portret të popullit tonë, sidomos në këto vite pas komuniste.Asgjë nuk të kujton nga ai shqiptari i thjeshtë mendimtarë, trim e luftarak në mbrojte të lirisë, zakoneve e virtytëve që i ka treguar në shekuj.Tashmë kemi një portret mospërfillës, të ftohtë, i pakënaqur e pa kureshtje, ku intimiteti popullorë qëndron shumë thellë në lëkurën e tij.Sekreti tyre nuk mund të përvijohet dhe as mund të përcaktohet, duke u nisur nga pamja e jashtme, ku urrejtja karshi njeri-tjetrit u ka hyrë thellë në shpirtrat e trazuara.Dhe dirigjentët kompozojnë këngët e mashtrimit e të mjerimit.

Asgjë nuk del nga Tempulli parlamentarë e në faqet e gazetave, veç njoftimëve pa ndonjë vlerë të veçantë dhe në tërësi pak domethënëse.Kjo ndodh sepse lëkura e popullit tonë është shumë e fortë e mban gjithçka të mbyllur në vetvete dhe, kjo është ajo tragjedia e qenies së tij.Shqiptari po përballon stuhinë e urrejtjes midis tyre me shpirtë të hekurt që, kjo nuk është në karakterin e tij, por ngjarjet e ndodhitë në drejtim të pronave, pensioneve të gjymtuar, administratat pa efektivitet, pagat e ulta dhe një politikë me ngritje e ulje i kanë armatosur, apo çarmatosur duke humbur patërtinë, devotshmërinë dhe njëherazi, -ky dyzim ka pushtuar shpirtat duke i mbushur me helm dhe me një portret të tjetërsuar.

Familjet shqiptare përballen së tepërmi me gjykatat për një mori problemesh.Ligjet e dala nga kuvendi të hutojnë me shumë e shumë nënligje sa hallexhinjtë s’arrijnë të hyjnë në temë e jo më të zgjidhin problemin.Avokatët janë kthyer në gjakpirësa sa që të masin kryet me perin e moskuptimit të nënligjeve, sigurisht me ndihmën e gjykatave dhe, pa marrë parasysh dengun e madhë të dosjeve që flenë në raftet drejtësisë.Populli ynë i pa mësuar, ku edhe i mungon Balli rinor, të cilët enden nëpër botë në kërkim të një jete më të mirë se këtu, bie në një melankoli të padukshme dhe si armë mbrotje ka shpikur urrejtjen.Fatkeqët kanë ndjesinë e humbur në këtë vend e cila, po bëhet gjithmonë edhe më e errët, më e dëndur, ku po mbyllë shpirtin brenda zymtësisë, zhgënjimit dhe mosbesimit në shtetin e tyre.Ata nuk shohin një dritë, veç të fortëve dhe njërzëve të bashkuar më oligarkët dhe, kështu kanë përfunduar në errësimin e plotë të shikimit ndaj çdo gëzimi.

Sikur të mos mjaftojnë këto dhe politika ka krijuar së tepërmi një tjetër urrejtje me idetë e saj partiake.Ngjyrimet e ideve të çdo kryesuesi partiak u mungon jo forca por lehtësia që gjejnë midis hijeve pa dritë.Dhe gjithë kjo vetëm për një arsye, sepse i largohen jetës plot halle, ose bashkpunojnë me partinë në pushtet.Parapëlqejnë të duken si të barabartë me popullin e thjeshtë, organizojnë manifestime me britma ndër sheshe dhe të kufizojë gjuhën që përdor brenda një rrethi të mbyllur.Në këtë gjëndje entuziazmi nuk vrehet asnjë lloj prozaizmi, gjuha e tyre flet si gjuhë e huaj krahasuar me prozën e jetës.Kështu, që shqiptarët kanë arritur të urrejnë edhe mendimet midis njeri-tjetrit, sidomos moshat e thyera.Ata janë të vetëdijshëm për rrezikun që sjellë pranimi i të prekshmes dhe nuk u mungon larmia dhe ngjyrimi, që i bëjnë realitetit shqiptarë.Pra,  i bëj me dije të gjithë qytetarë e fshatarë të lënë me një anë mllefet dhe urrejtjet midis njeri-tjetrit se, kështu u japim mundësinë lakejve pushtetarë e politikanë, që të n’a sundojnë  lehtësisht me armët e tyre të rezistecës.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Fritz Radovani: 115 vjet, O Ded Gjo’ Luli (5) Idriz Zeqiraj: Tendenca e konvertimit të NPK në UÇK është kriminale dhe tradhti Reagim i LSHSHM-së: Kukulla partiake që merren me kulturë e letërsi shqipe Aurel Dasareti: Biletë vajtje për në vdekje Kalosh Çeliku: Enënkryemja Sadbere Emshiu: Nga Hamburgu studentor te Prishtina shtetërore Florim Zeqa: 'Kurti 3' apo 'Republika e Tretë' e Albin Kurtit?! Nue Oroshi: Albin Kurti përjashton shqiptarët e besimit katolik nga qeveria e tij Lekë Mrijaj: Dikur na zgjonin sirenat, sot na rrezikon heshtja Fahri Xharra: "Albanizimi i Kosovës" – një konstrukt ideologjik serb i shekujve XIX–XX Albert Zholi: Flet Prof. Dr. Lush Susaj - Po vuajmë pasojat e qeverisjeve kaotike me njerëz pa kulturë, pa atdhedashuri, pa shpirt e pa ndjenja kombëtare Argetina Tanushi Aquino: Interpretimi Kulturor i Performancës së Bad Bunny në Super Bowl LX Halftime Show Isuf B. Bajrami: Përshkrimi i Vilajetit të Janinës në Shqipëri Fahri Xharra: Pse nuk kishte albanofobi serbe para shekullit 19-të? Presidentja Vjosa Osmani: Lufta e UÇK-së, e drejtë dhe e pastër Bashkim Saliasi: Psikologjia e zhvillimit të fëmijës Idriz Zeqiraj: 'Bordi i Paqes', shprehje e mirënjohjes dhe miqësisë amerikane Romeo Gurakuqi: Tetëdhjetë vjet nga martirizimi i Etërve të Kombit Idriz Zeqiraj: Opozita bllokuese imponoi zgjedhjet, por e pësoi keqas Isuf B. Bajrami: Vështrim juridik dhe faktik mbi ICC-në, OKB-në dhe Këshillin e Evropës

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx