Mendime » Çeliku
Reagim i LSHSHM-së: Kukulla partiake që merren me kulturë e letërsi shqipe
E shtune, 14.02.2026, 06:56 PM
KUKULLA PARTIAKE QË
MERREN
ME KULTURË E LETËRSI
SHQIPE
Vështirë, është Sot për një popull shqiptar, kur me arsim dhe kulturë merren politikanët e
partive politike në shtetin e “përbashkët”, ende këmbekrye në sistemin policor
ish jugosllav. Popull shqiptar, që ka
themeluar dhe krijuar shtete në Evropë, edhe nëpër botë, E, sot nuk është në gjendje të krijojë ende një Shtet të barabartë shqiptar me gjithë këto parti politike, arnë përmbi arnë në pushtet dhe opozitë?! Themelet,
vazhdimin e një ish Shteti të “vëllazërim –
bashkimit demokratik”. Që, edhe Maqedoninë e Veriut
e themeluan si shtet të “përbashkët” me parti politike e me pak shqiptarë (20 %). Popull, edhe kur janë në
pyetje arsimi dhe kultura. E, në Ditën e Sotshme, me arsim
dhe kulturë merren partitë politike në pushtet dhe
opozitë me argatët e tyre partiak. Dhe, jo populli shqiptar.
Fatkeqësisht, marrin guxim
ta vlerësojnë
kulturën dhe Letersinë Shqipe. Edhe, pse: jo, që
në jetën e
tyre publike, nuk kanë shkruar ndonjë varg, ose libër. Por, nuk
kanë as libër
në shtëpi. E,
Sot: në “demokraci”, merren me vlerësimin e të arriturave atistike
të kulturës
dhe letërsisë
shqipe në shtetin e “përbashkët”. Emërojnë, anëtarë të komisioneve, që jo nuk e
njohin gjuhën dhe letërsinë shqipe, por janë edhe
argatë besnik shqiptarë partiak, që në jetën e tyre përsëgjalli nuk kanë publikuar ndonjë varg,
por edhe nuk kanë as libër shqip në Shtëpi?! Ende, vëndosin për kulturën dhe letërsinë shqiptare anonimusë
partiak, të emëruar si antëtarë të komisioneve
nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit, që nuk i njeh këto “artistë” as nëna e tyre në shtëpi. Mos, themi edhe Katundi.
E, ku më edhe populli shqiptar. Kush janë këto trusakatë shqiptar, mos ua përmendim
emërat në këtë reagim, se: goja do na
zë qelb?! Nuk i njeh nëna e tyre,
katundi, as populli shqiptar. Pëçudi, i njohin si artistë “vëllezërit” e shtetit të “përbashkët”?! Guximshëm, pa e njohur gjuhën
shqipe, as letërsinë shqipe me gjysëmanalfabetë shqiptar partiak, e vlerësojnë kulturën dhe letërsinë shqipe me arshinat e
tyre nga shelgu garroç i partive politike.
Vite me radhë në “demokraci”, edhe Sotekësajdite kultura dhe letërsia shqipe është nën nivelin e sistemit
komunist ish jugosllav në Maqedoninë e Veriut. Kukullat partiake politike sharrojne dërrasa
shelgu mes livadheve me gërshërë në duartë e partizanëve të partive politike, duke
e sakatuar kulturën dhe letërsinë shqipe me argatë shqiptarë, të Policisë Letrare
partiake në pushtet.
Ditën e Sotshme të “vëllazërim-bashkimit” me Kukulla partiake, që nuk e dinë, ku e kanë kokën, e ku bythën pa brekë.
Ku, qëndron faji i
partive politike shqiptare?! Bythekrye, anëtari shqiptar, i emërusar nga
Ministria e Kulturës së Republikës Maqedonisë Veriut, vendos për vlerat
kultufore-artisike, nuk ka varg as libër, por ka “titull” partiak, të partive
politike pa bagazh kulturor - letrar. Mos themi, së paku një varg patetik në fletore. Ose, një libër,
në shtëpi. Edhe, pse: shumë kolegë të tij
Universiteti, i kanë blerë ato tituj shkencor me shumicë dhe pakicë. Burri, që vendos sot për kulturën dhe letërsinë Shqipe, nuk ka libër në shtepi?! Vetëmse, anonimusi është partiazan partiak gjysëmanalfabet,
por si ulen dy anëtarët e komisionit maqedonas
me gjithë ato tituj shkencor, dhe bëhen kokë më kokë me argatin shqiptar
edhe pa një varg, as libër për ta vlerësuar kulturën dhe letërsinë shqipe?! Guximin e tyre partiak të vendosin për kulturën
dhe letërsinë Shqipe, pa e ditur as edhe një
fjalë në Gjuhën Shqipe?!
Partitë politike,
posa hipin në pushtet merren me arsim dhe
kulturë. Themelet e një Shteti, populli janë: Arsimi dhe Kultura. Shkaku, se: Nuk kanë tjetër zanat përtej Ditës Nesërme. Partizanët e tyre trusakatë i emërojnë në Ministrinë e Kulturës me poste
partiake: ministra të kulturës, sekratarë shtetëror, anëtarë të komisioneve dhe
kryetarë të
bordeve për ndarjen e Çmimeve Shtetërore në
Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit në Maqedoninë e Veriut. Hipin e zbresin në
pushtet, dhe secila parti politike në
Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit e lë bërllokun e vet para dere. Prandaj, sot jemi edhe në këtë gjendje arsimore dhe kulturore. Edhe, refuzojnë një Manifestim Kulturor
Tradicional Ndërkombëtar TAKIME NËN RRAP XXXI (poezi erotike, 2026).
Antologjinë e poetëve pjesmarrës në manifestim), revistën
letrare me një zë të ri letrar: STILI ’97 nr. 62 - 2026, kësaj
radhe përkushtuar shkrimtarit të mirënjohur Fadil Curri, që iku pa nënshtetësi maqedonase, edhe
pse e kërkoi vite me radhë, dhe jetonte me vite e familje e shtëpi në Shkup. Fakultetin e Gjuhës
dhe Letërsinë Shqipe e kishte kryer në Shkup. Gruan dhe fëmijët i kishte të lindur në Shkup. Vetëmese, iku në Parajsë duke e përkrahur si shkrimtar dhe bashkëpuntor me vite revista letrare STILI ’97. Përkarshi, trusakatëve, që ende përpëliten me pelena në djepin
e partive politike të “vëllazërim - bashkimit“
juvgosllav me një torbë taxhi përqafe.
Rezultatet e konkursit të Minisrisë së Kulturës dhe Turizmit
në Maqedoninë e Veriut për mbështetjen e projekteve me interes nacional në
kulturë, nuk premtojnë asgjë të re këtë vit 2026. As, në Shifra materiale në
dobi të kulturës dhe letersisë artistike shqiptare. E, një pjesë kulturore-artsistike, as në
cilësi kulturore-artistike! Mbështetja e librave të partizanëve partiak, apo
koncerteve të partive politike në pushtet për familjarët, bëjnë që deklarata e
ministrit Zoran Lutkov, se: “kultura ka mbështetje, dhe se shteti qëndron pas
artistëve”?! Apo, se: “procesi i përzgjedhjes, u krye në bazë të kritereve të
përcaktuara qartë, prioriteteve të paracaktuara dhe komisioneve të ekspertëve
të përbëra nga persona kompetentë”?!
E, persa i takon përqindjes, ose mbështetjes financiare për
projektet që lidhen me kulturën dhe letërsinë shqiptare, shifrat variojnë nga 6
e deri në 15 për qind në veprimtari të caktuara. Përqindjet, për të cilat kreu
i Ministrisë së Kulturës, Lutkov, gjatë prezantimit të rezultateve të dielën
ngurroi t’i cekte, me pretekstin se në kulturë nuk mund të kalkulohet me shifra?!
Veprimtaria e botimeve edhe këtë vit nuk mund të mos i
shpëtojë reagimeve. Projektet shqiptare, më të shumtat në numër janë ato të
mbështetura me shuma të vogla qesharake, një pjesë e konsiderueshme me nga 60 mijë
e deri në 100 mijë denarë, që nuk mund t’i mbulojnë as shpenzimet e shtypit, e ku
më honoraret e autorit. Nuk mungojnë as projektet e partive politike në
pushtet, apo praktika që vazhdon prej disa vitesh e përmbledhjeve, punimeve
shkencore për mbrojtjen e magjistraturave, apo doktoraturave të blera me
shumicë e pakicë, përkthimeve… e të tjera.
Përsa, i takon shumave me të cilat mbështeten monografi e
botime të tjera, shkon deri në 350 mijë denarë. Te titujt në shqip maksimumi
është 200 mijë. Përfitues më të mëdhenj mbeten Universiteti “Shën Kirili dhe
Metodi” (Instituti i Literaturës Maqedonase) Matica. Sa i takon Muzikës,
nga gjithsej 138 projekte, shqiptare numërohen 28 dhe 110 maqedonase. Në
një vlerë prej 3.142.400 denarë, ose 15.8 për qind. Mbështetja për pjesën
tjetër është mbi 16 milionë denarë. Në Folklor, përqindja e projekteve dhe
shuma që mbështeten është më e lartë, deri 29 për qind, ose mbi 3 milionë
denarë. Lista e fituesve hapet me konflikt interesi, projektin e të afërmit të
anëtarit të komisionit, si fitues.
Tek “Ndërkombëtarja” janë mbështetur me më pak se 4 milionë
ose vetëm 7 për qind nga totali prej mbi 51 milionë denarë. Në “Artet Vizuele”,
projektet shqiptare marrin më pak se 6 për qind, gjithsej 774 mijë denarë. “Festivalet
dhe Manifestimet”, projektet shqiptare mezi arrijnë 15 përqindëshin me mbi 13
milionë denarë.
Reagimet kanë qenë të shumta. BDI ka reaguar duke e cilësuar
modelin e shpërndarjes së mjeteve publike për kulturën dëshmojnë një model të
konsoliduar majorizimi institucional. Sipas përllogaritjeve të tyre, në total,
nga rreth 221 milionë denarë, vetëm 30 milionë denarë u janë ndarë projekteve
shqiptare (13.8%), shifër që sipas BDI-së, nuk është gabim administrativ, por
dëshmi e një sistemi të qëndrueshëm majorizimi, segregimi dhe mungese
transparence, ku kultura shqiptare tolerohet si prani, por mohohet si subjekt i
barabartë kulturor dhe institucional.
“Në dramë, folklor dhe botime, kultura shqiptare trajtohet
si prani dytësore. Këta sektorë që prodhojnë narrativë, memorie dhe identitet
kulturor administrohen sipas një hierarkie të njëanshme, ku kultura maqedone
ruan dominimin strukturor, ndërsa ajo shqiptare mbetet sistematikisht në
periferi. Në Muzikë, janë shpërndarë kryesisht përmes mekanizmave partiakë dhe
klientelistë, duke e zhveshur financimin nga kriteret profesionale”, thuhet në
reagimin e Partisë Politike, kesaj radhe në opozitë. Edhe, pse: edhe ajo gjatë
kohës saj në pushtet me sekratar shqiptar në Ministrinë e Kulturës në
Maqedoninë e Veriut, anëtarë të komisioneve dhe kryatar të bordit për ndarjen e
çmimeve shteterore aktivistëve të partive politike, i bëri të njëjtat gabime
partiake. Emëronte si anëtarë të komisioneve në Ministrinë e Kulturës të
Maqedonisë Veriut dhe Turizmit partizanët e vet partiak, që e sakatonte pamëshirë
edhe më zi se sistemi komunist kulturën dhe letërsinë shqipe.
Diskriminimi shumëvjeçar i kulturës dhe letërsisë shqiptare,
pothuajse vazhdon me kukullat shqiptare partiake, që sot më nuk merren me
politikë, por me arsim dhe kulturë, “vlerësimin” e vlerave artistike të kulturës
dhe letërsiës shqipe. Kukulla të partive politike, deri kur do të lejohet që
Ministria e Kulturës dhe Turizmit t’i diskriminojë shqiptarët. Partitë Politike
Shqiptare në pushtet përfaqësojnë vetëm partinë, interesin e partizanëve tyre
partiak, lidhjeve klanore, miqësore, dhe jo vlerat e vërteta artistike - kulturore?
Fyerje dhe mposhtje edhe në instancat e institucionit të
kulturës shqiptare. Heshtje, pa kërkuar llogari për atë që na takon si
shqiptarë (20 % ?!) në këtë shtet të “përbeshkët”, përmes taksave tona
shqiptare.
Dëshpërimin dhe diskriminim i përhershëm nga kukullat
partiake, që nuk japin kurrë llogari për zhbërjen e identitetit tonë kombëtar. Fatkeqësisht,
që nuk janë të vetëdijshëm, se: kultura nuk është kërkim lëmoshe, as interes
partiak, por sukses i kukullave partiake puthadorëve e servilëve me një torbë
taxhi përqafe. Ministri, e ndihmuar nga argatët shqiptar, që e godet kulturën
shqiptare tinëz pas shpine, duke i ndërprerë mbështetjet finansiare të
manifestimeve kulturore – artistike - tradicionale…
Albanian Writers League President: Kalosh Cheliku










