Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: A pritet të përmbytet nesër edhe Shkupi
E hene, 12.01.2026, 06:57 PM
A PRITET TË PËRMBYTET
NESËR EDHE SHKUPI
NGA
KALOSH ÇELIKU
Shqipërinë,
as Republikën e Kosovës, po edhe Maqedoninë e Veriut, nuk e shpëtoi Krishti, as
Muahmedi a. s. Aqmëpak, politikanët të cilët merren me politikë “madhore”, dhe
hoxhallarët me “Allahu Akber” nateditë në minare pa flamurin kuqezi shqiptar me
shqiponjën e zezë dykrenare të xhamive turko-arabe. Gjithë jetën si politikanë
të krishterë dhe “muslimanë” me “Din e Iman”, duke u marrë me luftë politike
për pushtet, poste partiake dhe pasuri. Ndërtimin e kryqave edhe nëpër male, dhe
xhamive me dy e katër minare. Jo, të shkollave në gjuhën shqipe, kanalizimeve
dhe shtretërit e lumenjëve. Shkaku, që i dënoi Natyra me shi dhe përmbytje,
duke i fshikulluar gabimet e tyre politike në kurriz të popullit.
Partitë
e Sotshme politike - “demokratike” shqiptare në pozitë dhe opozitë, njëra pas
tjetrës vijnë edhe ikin një ditë në Histori. Populli Shqiptar, e vazhdon rrugën
dhe Jetën e tij dhiareve të maleve, ende me zgjedhje lokale dhe parlamentare
për pushtet dhe pasuri. Dje, komuniste. Sot, Neokomuniste.
Ndonjëra
parti politike shqiptare, në Ditën e Sotshme edhe na pjellë kopila, dhe
pasmesnate tinëz na i flukë lyrekë pas porte. Mëkot, përpiqen ta tejkalojnë
Partinë Komuniste të Punës në Shqipëri. Partinë Komuniste të ”vëllazërim
-bashkimit” në Kosovë, Partinë Komuniste jugosllave në Maqedoni. Fatkeqësisht,
ende janë Larg me këtë brumë partiak me krunde. Çerepin me bukë misëri dhe
saçin me shpuzë mbi kokë.
Ende,
e kanë vështirë në Ditën e Sotshme ta tejkalojnë Partinë e Punës Komuniste të
Shqipërisë, dhe Partinë Komuniste të Jugosllavisë. Shkaku, se: i kanë brekët me
arna përmbi arnë nëpër këmbë. Përderisa, Partia Komuniste ndërtonte kanalizime,
rrugë dhe pallate për popullin e pa strehë, dhe asj kohe nuk kishte aq shumë vërshime
atmosferike. Partitë e sotshme “demokratike” Neokomuniste, ndërtojnë pallate
biznesi për hajdutët e tyre partiak. Dhe, tri – katër anije “turistike” në
shtratin e lumit Vardar. Pengesa, dhe prita për rrjedhën e lumit, i cili pas
reshjeve të rrëmbyeshme, mund edhe të dalë nga shtrati t’u sulet përmendoreve
të Alaksandrit Madh në sheshin “Makedonija”. Filipit të Maqedonisë dhe Olimbisë
me fëmij në bark, gji e prehër nën Kalanë e Shkupit.
I
kanë ngarkuar qytetet: në Shqipëri, Kosovë, dhe Maqedoninë e Veriut me ndërtime
biznesi partiake me leje e pa leje?! Dhe, kanalizime, që i ndërtoi sistemi ish
komunist. Dihet, asaj kohe me pak banorë, pallate e përmendore më këmbë e kuaj
me shalë e pa shalë të armatosur me thika, shpata e pushkë. Ky, sistemi Neokomunist
i sotshmi i ngarkuar me gjithë këto banorë e ndërtime të pallateve partiake
biznesi, përpieqet me ato kanalizime komuniste t’i tejkalojë problemet Natyrore
të Ditës Sotshme?!
Arsye,
që u nervozua edhe vetë Natyra e pamëshirshme. I dënoi me shi dhe përmbytje,
gati gjithë Shqipërinë. Edhe, Republikën e Kosovës. Hë, për hë, e mëshiroi
Shkupin Historik Shqiptar me lumin Vardar. Komunën e “Çairit”, ende me
kanalizime nga sistemi komunist jugosllav, e me parti politike në pushtet dhe
opozitë. Pallate biznesi partiake me leje e pa leje si këpurdhat pas shiut.
Vardari,
nuk doli kësaj radhe nga shtrati me gjithë këto parti “demokratike
“Neokomuniste”. A, do ta përmbysë Natyra edhe Shkupin Historik Shqiptar të
Dervish Carës me kryengritësit e viteve 1983 / ’84, dhe Hasan Prishtinës me
Bajram Currin të vitit 1912. Krah për krahu me “vëllezërit” në shtetin e
“përbashkët” në pushtet dhe opozitë? Nuk i dihet Enesërmja. Ndodhë, me këto
politikanë në pushtet dhe opozitë brez pas brezi në luftë për pushtet dhe
pasuri, të përfundojë në lumin Vardar mes dallgëve në Greqi.
Nesër,
e pretë dënimi Natyrës edhe Shkupin me kanalizime ish komuniste...









