E enjte, 30.10.2025, 11:45 PM (GMT)

Mendime » Çeliku

Kalosh Çeliku: Korbi i zi dhe shqiponja

E enjte, 30.10.2025, 06:58 PM


KORBI ZI DHE SHQIPONJA

(Patriotit të vonuar, Dje, partiak: bythekrye

në pushtet. Sot, “analist” politik - opozitë)?!...

NGA KALOSH ÇELIKU

KORDINATORI NR. 2

“LIBERATOR”

Nëno moj, ç’po përpiqet

Ndizet, tretet, flakë digjet:

Foltoreve, nëpër dyluftime

Intervista jep, “hap” burime?!

-Liri kërkon në televizor

Edhe, ky “demokrat - Liberator”.

Nëno moj, gojëmjaltë - zemërlepur

Shpirtshitur, rrugëve i “përndjekur”.

Fitore korri, i tuboi dhentë fushës

Çështjen e vëllait ngriti në Parlament.

-Gjakftohtë, në emisione, “superorator”

Edhe ky “demokrat - Liberator”?!

Nëno moj, ky “hero - ky trim”

I kalitur për “vëllazërim - bashkim”.

Gojën plot parulla – demagogji

Seç, më hyri tinëz në elegji.

-Edhe ky “dëshmor – Liberator”

Ti, s’i dhe: as, fron mbretëror...

Dhe, në fund

KORBI ZI DHE SHQIPONJA

Korbi Zi, në mjetet e informacionit me fluturimet e tia në Qiellin Shqiptar Dje, komunsit. Sot, Neokomunist, bythëprapë përmes mjegullave pa Diell, ende zvarritet mes fushave dhe mbi malet Shqiptare me lisat kokë më kokë. Kurrë, nuk mund ta fitojë Shqiponjën me Dy Krena kuqezi! Edhe, pse: edhe, ajo përpiqet dhe lufton plotë guxim të fluturojë lartë në Qiell për Ditën e Nesërme. Ditënatën, e Sotme maleve me fletë të plagosura nga Partitë politike të “vëllazëim - bashkimit” anti - shqiptare. Shkaku, se: Shqiponjat, ende fluturojnë maleve, dhe fushave me të dyja krahët mes mjegullave në Qiell. Shiut, breshërit dhe Dimrit Madh.

Korbi Zi “shqiptar” me Shqiponjën Dykrenare i improvizuar gjatë fushatave parazgjedhore lokale dhe parlamnetare mes partive politike shqiptare dhe “vëllezërve” historik për pushtet dhe pasuri, luftën e tyre partiake bythekrye përfundojnë ende me të dyja këmbët dhe trutë  në Legen. Mos e them në rrugë para xhamive turko-arabe. Gjoja, se: nuk kanë xhami turko-arabe në Trojet Shqiptare, ku ta falin “namazin” me gjithë këto xhami në Shkup antishqiptare?! Kënetave ish jogosllave. Dhe, këtyre të Sotme Neokomuniste ende jugosllave. Kontejnierve të bërllokut ish jugosllav me gjuhë të “vëllazërim-bashkimit”, dhe pamje helmuse anrtishqiptare përtej Ditës Nesërme në Histori. Edhe, xhamive me gjysëmhëna  në minare, dhe kishave me kryqe mbi male. Imzot, më ndihmo mes shkrimeve publicistike dhe librave, mos u sulet Sot Korbi i Zi!

E hëngra me vite si fëmij, dhe shekuj mishin e pulës në Katund. Vçit të palëpi, deleve të nënkryeme. Edhe, Lopëve me dy-tri viça në grazhd të Kalit. Vetëm, nuk e hëngra mishin e lepurit. Edhe, të Gicit. “Hallallin, dhe “haramin”.

Sot: ha mish natyror të dhiareve pas “Çuke”, maleve shqiptare të “Çelvjollcës”, rrëzë “Çuke”! Rrugës malore me lisa kokë më kokë, për në “Baba Tomor”, te “Guri Zi” majë “Çuke” mbi Katund, mes lisave kokë më kokë. Çajupit, te Mali i “Baba Tomorit”, ku me vite e shekuj e pati Shtëpinë.

Korbi, patjetër një ditë me këto “fluturime” pa krye, nuk ka çare: do të cofë në kontejnerët e bërllokut mes të “Bit -Pazarit”, në Shkupin Historik Shqiptar me brekët e grisura historike nëpër shekuj arnë përmbi arnë, ende nëpër këmbë. Dudumëve, që ende luftojnë për poste partiake dhe pasuri.

Shqiponja kuqezi, Ditën e Nesërme do të zbresë nga malet, në Katund. Lufta vazhdon me Penë. Poezia satirike: Kordinatori nr. 2 “liberator”, është huazuar nga libri me publicistikë letrare dhe poezi satirike, herët në “demokraci” i publikuar te libri “Trumbetat e Tellallit (Shkup, 1992). Libër, i cili më përcolli edhe me një denoncim në një bisedë informantive në polici me njëzetë nënshkrime të shqiptarëve me emëra dhe mbiemra. Se, unë: jam i dërguar nga Kosova të veproj në këto vise malore të fshatrave shqiptar të Shkupit. Dhe, Çështjen e shqiptarëve dua ta zgjidh me Luftë! Përmëkeq, edhe se: unë jam edhe ai Kryesori. Përgjigje, që  ia thash aty për aty në sy inspektorit të policisë:

-Unë, dua të jem ai Kryesori, por fatkeqësisht, nuk jam Ai Kryesori.

-A do t’i shohësh emrat dhe nënshlrimet e tyre, se: kush janë ato ”burra” me denoncim policor, u përgjigjë Inspektori?

-E di, iu përgjigja. Ti, mes atyre nënshkrimeve do ta shohësh edhe një Grua besnike. Fatkeqësisht, kësaj radhe, këtë denoncim policor nuk e ka nënshkruar asnjë grua besnike me Dy shami lidhur për brezi. Iu përgjigja. I di se, kush janë ato “burra patriotë”, dhe gra besnike. I dini edhe ju me sulmet e tyre të tërburar me këlyshët me zgjebe pas një ashti. Ose, torbe me taxhi. Bythekrye, me brekët nëpër këmbë me shpifje partiake politike policore në mjetet e informacionit. Dje, si partizanë të Partisë Komuniste Jugosllave. Sot, si partizanë të partive politike “kuqezi” shqiptare Neokomuniste me poste partiake, në pushtet dhe “opozitë” të “vëllazërim-bashkimit” Neokomunist. I keni ato brekëzgjidhur edhe mes livadheve me ferra në arhivat e juaja pilicore në shtetin e “përbashkët” ende jugosllav. “Patriotë” të partive politike “maqedonase”, dhe shqiptare vetëm për një përdorim në shtetin e “përbeshkët të “vëllazërim-bashkimit”. Dhe, mos më thirrni më për kësi budallakish “patriotike maqedonase - shqiptare” me këmbët dhe brekët ende nëpër këmbë”.

Dorën në zemër, pas kësaj ngjarje policore historike mes këtij bërlloku shqiptarë te bërlloku im i ulur këmbëkryq para shtëpisë, jo që nuk më kanë thirrë në “biseda informative”, por askush nuk ma e ka kërkuar as kartën e indenfikimit. Faleminderit, fatkeqësisht, argatët për një përdorim, ende i keni kokë më kokë si “patriotë “maqedonas” dhe “shqiptarë” te shkrimet e mia publicistike letrare, dhe Libra në bibliotekat anë mbanë botës përparimtare.

I keni edhe në bibliotektat e Maqedonisë Veriut. Edhe, në librin tim më të ri “Zgërdhirja“ mish-mash (2025), bythekrye si të “rrezikshëm për shtetin e “përbashkët“ ish jugosllav.

Dëshmi, si shkrimtar shqiptar parashikues për Ditën e Nesërme Shqiptare edhe te libri: Ende Larg, (publicistikë letrare, 2026)...



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx