E shtune, 20.12.2025, 09:47 PM (GMT)

Mendime » Çeliku

Kalosh Çeliku: Unë jam Kalosh Çeliku – jo “Dr. Alban Shkodra”

E shtune, 20.12.2025, 06:57 PM


UNË JAM KALOSH ÇELIKU

JO “DR. ALBAN SHKODRA”

NGA KALOSH ÇELIKU

Bythekrye, “Dr. Alban Shkodra” ende me këmbët dhe trutë në Legen, delë Sot përmejdani me brekët e grisura nëpër këmbë t’i shesë “mendë” Kalosh Çelikut?! Fatkeqësisht, i veshur me emrin e një qyteti historik të qytetërimit, kulturës Shqiptare në republikën e Shqipërisë. I mungonte vetëm Ferexheja e zezë. Dhe, përfundon pavetëdije si rrufjan shqiptar, në legenin e Partive Politike Shqiptare pas Shtëpie. Përndryshe, që: moti Burrat e moçëm, “mendtë” tua “patriotike” me brekët nëpër këmbë i kanë hudhur pas Shtëpie në “hale” (WCE). E, ti Sot: “mendë” pa krye do t’i shesësh Kalosh Çelikut?! “Patriot” i vonuar, që nuk të njeh Babai, as Nëna. E, ku më populli shqiptar, në Ditën e Sotshme.

Nuk e praktikoj, pas shkrimeve të mia publicistike t’u përgjigjem askushëve anonimë me brekët arna përmbi arna nëpër këmbë, këmbekrye në Legen. Miqëve dhe “armiqeve” historik. Prandaj, edhe e zgjodha të të përgjigjem rrugës time publicistike – letrare, përtej Ditës Nesërme me shi, breshër dhe borë.

Përgëzime, për komentin provokativ në “Bota Sot” si: “Dr. Alban Shkodra”! Alamet titulli shkencor. Duartrokitje, emëri dhe mbiemri. Gjithëçka, mund të jeshë përsëgjalli në jetë, por jo edhe “patriot kuqezi” shqiptar.  Fatkeqësisht, nën nivelin e sistemit ish komunist. Edhe këtij të Sotshmit Neokomunist me sejmenë përmbrapa. E, unë si shkrimtar, Dje: nuk e kam dashur sistemin komunist jugosllav. As, sistemin tënd komunist me alamet titulli shkencor: “Dr. Alban Shkodra”. Sot, e dua sistemin Neokomunist ish jugosllav, që e do edhe ti me zemër Askushi! Vetëmse, ky fishek qorr, nuk të shkrep tek Unë si shkrimtar shqiptar me vite, duke u ngjitur dhiareve për në “Baba Tomor”. Malin e Perëndive: ku pihet vera, lindë Poezia, dhe bëhet Dashuri. Luftë me mik e për armik! Sidomos, pas shkrimit tim publicistik për Ditën e Nesërme me emër dhe mbiemër Kalosh Çeliku. Dhe, komentit tënd “Dr. Alban Shkodra”, anonim nën shkrimin tim publicistik: Babën ua dimë, por jo edhe nënën. Nëna, është Nënë! O, “Dr. Alban Shkodra”! Dhe, jo Baba! Kulminacioni politik i një rrufjani anonim në Ditën e Sotshme.

Gëzohem, që: “Dr. Alban Shkodra” anonimi, se: pa emër, dhe mbiemër e paska gjetur veten këmbekrye në legen, në shkrimin tim publicistik letrar: “Babën ua dimë, por jo edhe nënën”, publikuar në “Bota Sot”, “Fjala e lirë” dhe “Zemra Shqiptare”. Përçudi, thotë, se: Ende, nuk ma di Babën, as Nënën?! Babë, dhe Nënë, që e di e gjithë Bota. Arritje, Facebooku publicistike policore. Larg, titullit shkencor: “Dr. Alban Shkodra”. Titullit shkencor rrufjani, përtej Ditës Nesërme për të ma ditur Babën dhe Nënën. Dhe, nuk i kam faj: as, më interson mua si shkrimtar shqiptar. Fajin e ka vetë si “patriot kopil kuqezi” partiak shqiptar me “Din e Iman”. I dalldisur dhe arratisur pas partive politike. Partizanë besnik i partive politike, vetëm për një torbë taxhi përqafe hudhur nga “vëllezërit” e Njerkës në grazhd.

Edhe, sipas meje si shkrimtar rebel shqiptar, ti “Dr. Alban Shkodra”, pse për mua me gjithë atë titull të “madh” shkencor në ballë: “Dr. Alban Shkodra”, delë Sot: nuk dole Dje përmejdani, në sistemin komunist jugosllaav. Përmëkeq, dhe me emër e mbiemër anonim “Dr. Alban Shkodra”. E shalon pa frikë “lapsin” pa shalë me kalë mbi shpinë me sejmenët prëmbrapa mbi gomarë, një kalorës i arratisur mbi shpinën e ”Kalit Shemës”. Përmëtepër, edhe me mbiemër “Shkodra”?! Fatëkeqësi kombëtare?! Aspak, nuk më trembë titulli yt shkencor “Dr”, që Sot: i kemi aqmëpak me shumicë dhe pakicë edhe në kontejnerët e bërllokut në “Bit-Pazar”, mes Shkupit Histoik Shqiptar?!

?biemrin “Shkodra”, për hë: nuk e kuptova mes poezive të mia satirike te libri “Zgërdhirja” (2025) si provokim nga komenti yt teknefes si spiunë politik, se: nuk ma di Babën, as Nënën në Ditën e Sotshme. Gëzohem, që nuk ma di Nënën dhe as Babën! Për mua si shkrimtar shqiptar në Ditën e Sotshme. Mos u mërzitë, flejë rehat në gjumin e Partive Politike Shqiptare, edhe me Babën edhe Nënën. Pse, jo: edhe me Njerkën?! Hapat e tyre në Luftë për Shtet Shqiptar me mik dhe armik. Padyshim, që, me siguri edhe ti do të më denoncoje, siç më denoncove Sot në “Bota Sot”. Ose, Nesër me “patriotët e tu kuqezi” me Babë e pa Nënë, në polici si “armik dhe patriot nacionalist” shqiptar. “Armik, edhe i rrezikshëm”, në shtetin e “përbashkët” Neokomunist jugosllav. Denonconi, edhe Sotekësajdite Kalosh Çelikun si “armik dhe i rrezikshëm” për shtetin e “përbashkët” në polici me njezetë firma shqiptare.

Kalosh Çeliku, sot: nuk ka as: rrymë, drita, televizor dhe internet. As, Laptop. Edhe, si ta dua Unë këtë shtet të “vëllazërim-bashkimit” me gjithë këtë “bërllok” të institucioneve në “Shtetin e përbashkët”?! Kur, ai nuk me do mua si shkrimtar shqiptar?! Patjetër, duhet gjetur dhiare, përtej Ditës Nesërme, në Liri.

Megjithatë, Unë jam Kalosh Çeliku, mirënjohës: dhe mjafton të ta di ty nënën në Ditën e Sotshme, jo edhe Babën. Prandaj, edhe e vazhdoj Luftën me Penë. Problemi yt politik është si “patriot” shqiptar, që ti: nuk ma di as Nënën, as Babën. Faleminderit, për komentin te “Bota Sot”, publikuar nën shkrimin tim publicistik: Babën ua dimë, por jo edhe nënën. Shkaku, se: po të mos ishe ti si “Dr. Alban Shkodra”, nuk do të kishte lindë edhe ky shkrim publicistik për librin e radhës: Ende Larg me publicistikë letrare, që së shpejti pritet ta shoh Dritën.

Feleminderit, “Dr. Alban Shkodra”. Nuk me intereson se, kush je si dudum në Facebook. Po, të kesh guxim dilë edhe me emër dhe mbiemër!

Unë, jam Kalosh Çeliku! Dhe, nuk jam, Viçi palëpi i Partive Politike!...



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx