E merkure, 10.12.2025, 11:11 PM (GMT)

Mendime » Çeliku

Kalosh Çeliku: Gëzuar Vitin e Ri 2026

E merkure, 10.12.2025, 06:58 PM


GËZUAR VITIN E RI 2026

NGA KALOSH ÇELIKU

Gjyshi pa vaksinë antikoronavirus rusi, as me vaksinë turko-arabe, thotë Fisi: nuk i dorëzon armët e luftës. Vetëmse, i dorëzon me vaksinë të Dr. Pipero, vitaminë, RSH, D, U, V, dhe H. Dhe, i prekur me Koronavirus të rrezikshëm shqiptar, masa të rrepta Qeveritare: “laj duart me sapun, mos dil në rrugë pa maskë! Dy metra rri larg edhe me Gruan besnike, miken Di, izolohu nga familja! Edhe, miqtë e Penës me Dy tyta në Luftë përtej Ditës Nesërme!

Në tavernë mos hy pa vaksinë. “Liri” ke te “Parku i Grave” para Kuvendit. Aqmëpak, pa vaksinë rusi, mos dilë edhe nga kufinjtë shqiptaro - shqiptar! Edhe, Vitin e Ri 2026, mos e festo me Babadimrin! Burrin, që e grushtojnë me vite “muslimanët” në Shkupin Historik Shqiptar, sa herë që vjen me thezin plotë dhurata për fëmijët para Vitit Ri 2026 në “Bit-Pazar” dhe Lagjen e “Çairit” në Shkup pa drita dhe zbukurime, bredhin e Vititit Ri me vite i mbuluar me “bërllok” politik nga partitë politike shqiptare.

“Liri”, Sot: kam me bollëk sa të hanë edhe qentë me një asht në gojë. Nuk më duhet “bërlloku” antishqiptar me vite dhe shekuj i “Bit-Pazarit” në Shkupin Historik Shqiptar! As, “Parku i Grave”, që pas Lufte (2001) me Pandemi Qeveritare e shpalla “Zonë të lirë të burrave”.

Heroikisht, dilë me macit e tua besnike, dhe ende shkruaj poezi erotikie në verandë! Ose, rehatohu në kopësht, dhe këndo këngë dashurie gjithë natën deri në Agim! Mund të dalësh edhe te “Parku i grave”, në Shkup me dy kanaqe birrë, prite Diellin. Por, jo edhe nën Rrap me mike, dhe dy shtama me verë dhe poezi erotike!

Sot, Gjyshi i atyre viteve me Koronavirus dhe Pandemi, nuk e di as vetë: sesi, ka mbetur ende gjallë në jetë, mes këtyre masave të rrepta Qeveritare?! Burg shtëpiak në Karantinë, ku e gjeja veten në “Liri” mes rakisë rrushit, “Gin” të dëllinjave nën dardhat gorrice te “Përroni i Thanës”, dhe masave Qeveritare. Shtamave me verë pa Miken Di.

Larg familjes, larg miqëve, Grave të mia besnike. Larg, Atdheut të të parëve. I dehur mes çmendurisë dhe mençurisë. Vite me radhë duke përplasur kokën mureve në rrugë tavernave, dhe hekurave të partive politike shqiptare me një torbë taxhi përqafe. Trëndafilave, në Kopësht.  Kuzhinë, mes katër mureve nateditë në shtëpi.

Përfitimi nga masat Qeveritare, Koronavirusit dhe Pandemisë politike (“arimikut te padukshem”). Vëretë, i humba Gratë e mia besnike, u izolova nga familja, farefisi, miqtë e mi në jetë, por i fitova librat e mi satirik-erotik përtej Ditës Nesërme: Zonjën Vdekje, do ta marr për Grua (2018), Rrugaçja (poezi, 2019), Koronavirusi (poezi, 2020), Hënorja (roman, 2021), Burri Grave (poezi, 2021), Pandemia, dramë groteske (2022), Kopeja me zgjebe ndjek Autorin (dhjetë drama groteske, 2024), Zgërdhirja (humor dhe satira 2025). Dhe, “Atdheu Burrë pa Grua” (përzgjedhje të poezive, 2025).

Gëzuar Vitin e Ri 2026!...



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx