Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Im atë ishte burrë i natës, jo i ditës së sotme
E hene, 02.02.2026, 06:56 PM
IM ATË ISHTE BURRË I NATËS
DHE JO I DITËS SOTSHME
NGA
KALOSH ÇELIKU
Im
Atë, përsëgjalli në jetë i kishte kaluar disa luftëra: me armik, e për armik. E
kishte përjetuar robërinë. Perandorinë Osmane, “Serbinë e Madhe“, “Shqipërinë e
Madhe”, dhe Jugosllavinë komuniste: Vëllazërim-bashkimin” Neokomunist pas
Lufte, që e vazhdojmë edhe Sotekesajdite: Robërinë. Edhe, “Lirinë”.
Një
ditë përmes telefonit në Shkup më paraqitet vëllai nga Kërçova: vëlla, ecë se babai
nuk është mirë me shëndet, dhe do të shihet me ty patjetër, nu ikë. Mirë, do të
ishte të vish në Katund, dhe ta vizitosh Babain.
Ditën
e nesërme, herët në mëngjes u nisa për në Kërcovë. Vrik e verik edhe për në
Katund. Babain, e gjeta të shtrirë në shtrat. Edhe, u përqafuam. Mezi më tha:
-Mendova
se, nuk do të kesh mundësi të vish?
-Jo,
i thash. Për ty do të vija edhe nga Xhehnemi (Parajsa). Mos, u dorëzo! Qeshi.
-Unë,
nuk jam dorëzuar në luftë mes plumbave, fushëbetejën e mejdanit me armikun. E,
jo tashti para Zonjës Vdekje.
Atë
natë rash të flej në shtatin tjetër, në odën e miqëve. Vëllai me familje, në
shtëpinë e re, që posa e kishin ndërtuar në mes të Livadhit, rrëzë “Çuke”.
Nana, në dhomën e tyre të përbashkët, si dikur me Babain në katin e poshtëm të
Shtëpisë. Edhe, unë si fëmij kisha fjetur në atë dhomë mes tyre Nanës dhe
Babit, mos më merrnin xhindet e asaj kohe, që më hudhnin dorë më dorë gjithë
natën majë lisave, shelgjeve dhe çative të shtëpive, në Katund. Dhe, në
mëngjes, pak para Agimit më kthenin në shtrat mes Nanës dhe Babait.
Pasmesnate,
e dëgjova zërin e Babait: kërkonte ujë. U zgjova përgjumshëm, dhe u afrova te
shtrati. Tha:
-Dua
ujë! E, mbusha gotën dhe ia afrova te koka në shtrat. Jo, tha:
-Tashti,
nuk dua ujë, por desha të të them diçka. Hë, iu përgjigja:
-Thuaje!
-Jo,
nuk ta them.
Edhe,
nuk ma tha atë natë. E morra disi me mend, se çka donte të ma thoshte atë natë.
Nuk donte të ma lente barrë të rëndë lufte edhe mua në “liri”. Shkaku, se:
vetë, i kishte kaluar disa luftëra në robëri dhe “liri”. Armët e luftës me
vite, i kishte fshehur hatullave të shtëpisë dhe kasollës. Mureve të burgut të
kafshëve shtëpiake dhe ferrave rreth Livadhit, rrëzë “Çuke”. Edhe, pasi e piu
ujin i mbylli sytë, iku. E mori me vete porosinë e fshehur në varr, rrëzë
“Çuke”.
Im
Atë, ishte Burrë i Natës. Dhe, jo i Ditës Sotshme…










