Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Burgu “universiteti” i shqiptarëve
E premte, 16.01.2026, 06:48 PM
BURGU
“UNIVERSITETI”
I
SHQIPETARËVE
NGA
KALOSH ÇELIKU
Burgu,
nuk ka qenë Universitet i shqiptarëve: as në Perandorinë Osmane, as të “Serbisë
Madhe”. Aqmëpak, të Jugosllavisë komuniste. Edhe pse i kanë frekuentuar në burg
biblibotekat më të pasura me libra edhe të ndaluar në gjuhën shqipe. Realitet,
që ma rrefeu miku im i burgosur politik, shkrimtari F. B. Që, kur doli në
“Liri”, burgu e përcolli me vetëvrasje në varr.
Fatkeqsisht,
edhe në Ditën e Sotshme Neokomuniste jugosllave, në “demokraci” me politikanë
të partive politike shqiptare me “Din e Iman”. Stazh pune profesional në burg
me të cilin Sot, edhe i rrëmbejnë me të dyja duart e këmbët postet partiake
qeveritare dhe pasurinë.
Gjithë
këto Parti Politike Shqiptare, në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut me
“Din e Iman”. E, pa Shtet Shqiptar, në R. e Shqipërisë, dhe R. e Kosovës,
Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi dhe Preshevë. Troje Shqiptare, ende pa Shtet
Shqiptar, fryhen para kamerave televizive dhe popullit shqiptar si të “burgosur
politik”?! Edhe, atë: kur janë në pyetje postet partiake dhe pasuria.
Fatkeqsisht,
politikanët e Partive Politike Shqiptare të Ditës Sotshme, para fushatave
parazgjedhore lokale dhe parlamentare zgjohen nga gjumi Dimëror. Ende, krenohen
me arritjet e tyre të “fitoreve madhore” partiake politike. Luftë politike
bëjnë me njëri - tjetrin para kamerave televizive, gjatë fushatave
parazgjedhore lokale, dhe parlamentare me burgun famëkeq të “Goli Otokut”, dhe
“Idrizovës” jugosllave. Mos e rreni veten, se: “patriotët” e sotshëm, e bëjnë
për popullin shqiptar, por për poste partiake dhe pasuri personale e
familjare?!
Burgu,
është vend përmisimi. Nuk, është Universitet Shqiptar. Pak veta dalin nga burgu
të gjallë. Shumica, i kanë lënë eshtrat mes atyre mureve të “Goli Otokut”, dhe
“Idrizoves” si “nacionalistë”, “irrednetistë” shqiptar, dhe “armiqë të shtetit
përbashkët” ish jugosllav. Poashtu, edhe nëpër burgjet e Shqipërisë komuniste.
Ndonjëri, ka dalë i çmendur. Ose, spiunë.
Fatkeqsisht,
sot: shumë politikanë të partive politike shqiptare krenohen me burgun, dhe rrëmbejnë poste partiake dhe
pasuri. I “prinë” popullit për Shtet Shqiptar dhe Liri?! Herë pas here, edhe
mbyten si qentë e tërbuar për poste partiake dhe pasuri personale e familjare.
Shqiptar. Shkrimtarin e vërtetë, nuk e udhëheq asnjë parti politike,
kryeminstër shqiptar. E udheheq, Engnjulli Grua: që, e ringjalli pas një vdekje
klinike (2000) në Korçë (Shqipëri).
Partizanë
të partive politike, që luftojnë me këmbeduar për pushtet dhe poste partiake në
Qeveri. Edhe, për pasuri personale dhe familjare…









