Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kalosh Çeliku: Burgu “universiteti” i shqiptarëve

| E premte, 16.01.2026, 06:48 PM |


BURGU “UNIVERSITETI”

I SHQIPETARËVE

NGA KALOSH ÇELIKU

Burgu, nuk ka qenë Universitet i shqiptarëve: as në Perandorinë Osmane, as të “Serbisë Madhe”. Aqmëpak, të Jugosllavisë komuniste. Edhe pse i kanë frekuentuar në burg biblibotekat më të pasura me libra edhe të ndaluar në gjuhën shqipe. Realitet, që ma rrefeu miku im i burgosur politik, shkrimtari F. B. Që, kur doli në “Liri”, burgu e përcolli me vetëvrasje në varr.

Fatkeqsisht, edhe në Ditën e Sotshme Neokomuniste jugosllave, në “demokraci” me politikanë të partive politike shqiptare me “Din e Iman”. Stazh pune profesional në burg me të cilin Sot, edhe i rrëmbejnë me të dyja duart e këmbët postet partiake qeveritare dhe pasurinë.

Gjithë këto Parti Politike Shqiptare, në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut me “Din e Iman”. E, pa Shtet Shqiptar, në R. e Shqipërisë, dhe R. e Kosovës, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi dhe Preshevë. Troje Shqiptare, ende pa Shtet Shqiptar, fryhen para kamerave televizive dhe popullit shqiptar si të “burgosur politik”?! Edhe, atë: kur janë në pyetje postet partiake dhe pasuria.

Fatkeqsisht, politikanët e Partive Politike Shqiptare të Ditës Sotshme, para fushatave parazgjedhore lokale dhe parlamentare zgjohen nga gjumi Dimëror. Ende, krenohen me arritjet e tyre të “fitoreve madhore” partiake politike. Luftë politike bëjnë me njëri - tjetrin para kamerave televizive, gjatë fushatave parazgjedhore lokale, dhe parlamentare me burgun famëkeq të “Goli Otokut”, dhe “Idrizovës” jugosllave. Mos e rreni veten, se: “patriotët” e sotshëm, e bëjnë për popullin shqiptar, por për poste partiake dhe pasuri personale e familjare?!

Burgu, është vend përmisimi. Nuk, është Universitet Shqiptar. Pak veta dalin nga burgu të gjallë. Shumica, i kanë lënë eshtrat mes atyre mureve të “Goli Otokut”, dhe “Idrizoves” si “nacionalistë”, “irrednetistë” shqiptar, dhe “armiqë të shtetit përbashkët” ish jugosllav. Poashtu, edhe nëpër burgjet e Shqipërisë komuniste. Ndonjëri, ka dalë i çmendur. Ose, spiunë.

Fatkeqsisht, sot: shumë politikanë të partive politike shqiptare krenohen me   burgun, dhe rrëmbejnë poste partiake dhe pasuri. I “prinë” popullit për Shtet Shqiptar dhe Liri?! Herë pas here, edhe mbyten si qentë e tërbuar për poste partiake dhe pasuri personale e familjare. Shqiptar. Shkrimtarin e vërtetë, nuk e udhëheq asnjë parti politike, kryeminstër shqiptar. E udheheq, Engnjulli Grua: që, e ringjalli pas një vdekje klinike (2000) në Korçë (Shqipëri).

Partizanë të partive politike, që luftojnë me këmbeduar për pushtet dhe poste partiake në Qeveri. Edhe, për pasuri personale dhe familjare…