E premte, 06.02.2026, 11:01 PM (GMT)

Mendime

Idriz Zeqiraj: Opozita bllokuese imponoi zgjedhjet, por e pësoi keqas

E premte, 06.02.2026, 06:01 PM


OPOZITA BLLOKUESE IMPONOI ZGJEDHJET, POR E PËSOI KEQAS!

NGA IDRIZ ZEQIRAJ

Zgjedhjet e 28 dhjetorit i kushtëzoi dhe imponoi opozita më destruktive, që ka pasur Kosova pas çlirimit të saj. Me gjithë angazhimin e një lukunie të tërë gazetarësh, opionistësh, ish-ambasadorëve, ish- zëvendësministrave profanë, avokatër, juristësh të gjitha niveleve të gjykatave, në rolin e anal-banalisteve, në debatet lehëse të përnatshme, me reprizë të nesërmen, fajësonin LVV, me aleatët e saj në koalicion Guxo dhe Alternativa, për bllokadën 9 mujore kuvendore dhe qeveritare.

Populli foli përmes votës të fshehtë demokkratike, më 28 dhjetor 2025. Ai përcaktoi, saktësisht, fajtorët e bojkotit të bllokadës 9 (nëntë) mujore, përkatësisht stopimin e funksionimit të shtetit të Kosovës, duke bllokuar buxhetin, marrëveshjet bankare evropiane e ndërkombëtare, si dhe marrëveshjet tjera ndërkombëtare, që kërkojnë votat e 2/3 të deputetëve të Kuvendit. Dhe, parasegjithash, krijimin e institucioneve shtetërore. Ndëshkimin e subjekteve politike populli e bëri në proporcion të fajësisë për bllokadën.

Lëvizjen Vetëvendosje, me aleatët Guxo, Alternativen, PSHDK, i shpërbleu me votën referendumtare, pra, këto subjekte politike nuk kishin asnjë faj. Sepse fitoren meritore në kutinë e votimit, opozita kërkonte humbjen e tyre në tavolinë! Përndryshe, Baton Haxhiu, me rezidencë në Tiranë dhe Xhavit Haliti, me seli në Prishtinë, me analistët mercenarë të punësuar në televizionet e PAN-it, si: TV Klan, T7, TV Dukagjin dhe dhjetëra të tjera kanale televizive, shantazhuan deri në kërcënim: "Thirrje për protesta në sheshe e rrugë, krejt njëjtë, si në vitin 1997 në Shqipëri, për shkatërrime dhe përkalljen, pa kursyer shkollat dhe bibliotekat!

Zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, zhbllokuan bllokimin e 9 shkurtit 2025. Fitorja e pastër me tej 51 %, mundëson krijimin e organeve kuvendore dhe të qeverisë, meqë favorizon LVV me aleatë, plus votat e pakicës partnerë besnikë, ta zgjedhin kryeministrin dhe qeverinë Kurti 3.

Zgjedhja e Presidentit kërkon vota plus, angazhim tjetër, pra, bashkëpunim, të paktën, me një parti nga opozita aktuale. Vjosë Osmani, përgjatë 5-vjeçarit presidencial, ka përmbushur të gjitha parametrat që ka katalogu i presidentit. Arsyeja e kundërshtisë të kandidaturës të Vjosë Osmanit zë fill qysh  në pretendimet e saj, për ta marrë drejtimin e LDK-së, 11 vjet më parë. Hashimi nuk do të kishte shansin të bëhej president, po të ishte Vjosa në krye të LDK-së. Sepse Thaçi ishte zbuluar si agjent i trefishtë: i Tiranës zyrtare social-komuniste, Francës dhe Serbisë, ngaqë ishte i shantazhuar me dosje penalizuese, për krime faktike, vrasjen e kundërshtarëve politikë shqiptarë. Kur po zgjidhej Hashimi president, me votat e LDK-së, Vjosa, tashmë, kishte fluturuar në Australinë e largët.

Luftaraket reformatore, Vjosë Osmani dhe Donikë Gërvalla, nuk janë larguar vullnetarisht nga LDK-së, por janë përzënë nga Isa Mustafa dhe grupi vicioz i tij. Duke qenë për 16 vjet radhazi delegatë i Kuvendit të LDK-së, nga Dega e Gjermanisë, kam qenë i pranishëm në provokimin dhe persekutimin politik të Vjosës dhe të Donikës, të cilat ishin kundër votimit aklamativ, të hapur dhe kërkonin zgjedhje me debat të lirë në kuvendet zgjedhore dhe votim të fshehtë e demokratik. Të gjitha rastet e shkeljeve të rënda, i kam denoncuar, disa brenda sallës të Kuvendit dhe sidomos në mediat e kohës, në veçanti, në gazetën kombëtare "Bota Sot".

PDK, AAK, NISMA, të koalicionuara në PAN-in kriminal, si dhe paterica e tyre, Isa Mustafa, me klanin e tij, e kanë të vështirë t`ua falin dy zonjave të nderuara, Vjosë Osmanit dhe Donikë Gërvallës, sepse i shporrën nga pushteti bandën e "komandantëve" të PAN-it dhe klikën e urryer të Isa Mustafës. Ato sollën ndryshimin e madh, natyrshëm, në bashkëpunim me Albin Kurtin dhe LVV të tij. Përndryshe, LDK-ja e zvarritur pas PAN-istëve rrezikonte shuarjen.

Krerët partiakë të LVV, Guxo, Alternativa dhe PSHDK, u janë shmangur pyetjeve për krijimin e qeverisë dhe zgjedhjes të presidentit. Në emër të koalicionit fitues, Albin Kurti është deklaruar se, "fillimisht do të krijojmë organet e Kuvendit, qeverinë dhe pastaj i vije radha zgjedhjes të presidentit".

Ndërkohë, ngulmimit të një gazetari, për të mësuar nëse do të këtë koalicion të LVV dhe të aleatëve të saj, me ndonjë subjekt politik nga opozita, zëvendëskryeministrja Gërvalla, është përgjigjur: "Elektorati na ka dhënë besimin për të udhëhequr të vetëm, pra, pa koalicione të tjera. Dhe, ne duhet ta respektojmë vullnetin e qytetarëve shumicë të Kosovës, për ta krijuar qeverinë dhe udhëhequr vendin të vetëm". Me gjithë se shqiptarët vendorë dhe  botërorë, si dhe ndërkombëtarët preferojnë dhe sugjerojnë krijimin e një qeverie koalicioni, për të krijuar stabilitet, mandat të plotë dhe të suksesshëm.

Konturet e formimit të Institucioneve janë vijëzuar

Albin Kurti i nominuar për kryeministër të Kosovës, nga LVV ka sqaruar parësinë e formimit të institucioneve shtetërore. Së pari, organet kuvendore, kryetarin, nënkryetarët e Kuvendit; kryeministrin, qeverinë; miratimin e buxhetit për vitin 2026. Dhe, pastaj zgjedhjen e presidentit/es të Kosovës. Për kryetare të Kuvendit, është piketuar serishmi deputetja femër më të votuar të Kosovës, Albulenë Haxhiun. Emrat e zëvendëskryeministrave dhe të ministrave janë publikuar, më pak ndryshime të qeverive të pa dekretuara Kurti dhe Konjufca. Por, së fundi, Kurti ka paralajmëruar ndryshime nga dy variantet e dhëna më parë.

Nëse Qeveria Kurti 3 nuk do të bëjë ftesë për bashkëqeverisje ndonjë partie të opozitës, atëherë ndarja e posteve ministrore do të jetë më e lehtë, më e thjeshtë. Piketimet e ministrave janë bërë për qeverinë Kurti 3 dhe Konjufca 1. Por qeveritë i ka dështuar mos votimi i opozitës, përgjatë bllokadës 9 mujore. Për postet kryesore qeveritare nuk ka pasur ndryshime të cilësuara emërore: Kryeministër - Albin Kurti; zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Jashtëm dhe i Diasporës - Glauk Konjufca; ministre e Drejtësisë dhe zëvendëskryeministre e dytë - Donikë Gërvalla; ministër i Financave dhe Ekonomisë - Hekuran Murati; ministër i Infrastrukturës - Besnik Bislimi; ministre e Tregtisë - Mimoza Kusari-Lila; ministre e Energjisë dhe Minierave - Artane Rizvanoli; ministër i Brendshëm - Xhalal Sveçla; ministër i Mbrojtjes - Ejup Maqedonci; ministër i Shëndetësisë - Arben Vitia; ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë - Avni Zogiani; ministër i Bujqësisë dhe Pylltarisë - Armend Muja; ministër i Kulturës dhe Rinisë - Fatmir Spahiu (Bufi); ministre e Mjedisit - Fitore Pacolli; ministër për Familje dhe Mirëqenie Sociale - Andin Hoti; ministër për Kthim dhe Komunitete - Nenad Rashiq; ministër i Administratës Publike - Lulëzon Jaxhiu; ministër i Sportit dhe Rinisë - Blerim Gashani; ministër i Zhvillimit Rajonal - Shejnur Vejshelli.

Qysh kur u krijua Qeveria Kurti 1, në opinion kishte shumë skepticizëm dhe mosbesim, për profesionalizmin e kabinetit qeveritar, kryesisht, ata që vinin nga LVV. Përfoljet e gojëkëqijve ishin nga më të ndryshmet: "Çfarë deputetësh e ministra janë këta që nuk u ka thënë kush kurrë "puna e mbarë?! Nuk kanë as xhirollogari bankare të hapur?!"

Shtrohet pyetja: "Ku dhe kush t`i punësonte vajzat dhe djemtë aktivistë të organizatës luftarake të Vetëvendosjes, kur ata përcillnin dhe kundërshtonin vrazhdësisht pazarllëqet politike, makro-kontrabandën me Serbinë dhe hajnitë zyrtare, tenderët korruptiv dhe privatizimet abuzive, duke zhvatur pasuritë e brezave shqiptarë!

Për ndryshim partive tjera, të cilave disa ministra ua zgjidhte Hashimi; disa të tjerë u imponoheshin shefave partiakë, duke njohur aferat penalizuese të tyre, i shantazhonin për të marrë poste, qoftë edhe ministrore. Por, kjo nuk mund të ndodhë me Kurtin, sepse nuk ka mëkate dhe është i pashantazhueshëm.

Përkundrazi, Albin Kurti vuri standard të ri, në përzgjedhjen e kabinetit qeveritar. Ai ua kujtoi strukturave partiake, se LVV ka tej 400 mijë votues, ndërkohë që qeverisë i duhen më se shumti 20 ministra. Ai solli edhe një risi në kompozimin e qeverisë, duke emëruar në poste ministrore profesionalistë jashtë partisë së tij. Dhe, vertët, u dëshmuan të suksesshëm/e.

Nëse Qeveritë Kurti 1 dhe 2 ministritë i drejtonin, kryesisht, rishtarë të papërvojë, Qeveria Kurti 3 ndjehet komode, sepse kanë përvojë cilësore. Dhe, këtë ua konfirmon fitorja e përsëritur plebishitare për të tretën herë me radhazi, gjë që demanton bindshëm, se populli nuk qenka mashtruar, për votën e dhënë LVV me aleatet Guxo, Alternativa dhe PSHDK.

Disa nga ministrat e riemëruar me përgatitje supreme, janë dëshmuar me përformancën e tyre të shkëlqyer. Realisht, posti i kryeparlamentarit, me gjithë drejtimin e dinjitetshëm nga zotëri Konjufca, si post i lartë, por rutinë dhe jo krijues, ishte i pakët për energjinë e Glaukut. Përkundër, drejtimi i diplomacisë kosovare do të jetë vazhdimësi e koleges Donikë Gërvalla, e cila është sulmuar politikisht, sepse ajo akuzoi krerët PAN-istë, për kimet e tyre serike, gjatë pasluftës të Kosovës.

Ndër ministrat më kompetentë renditet Hekuran Murati, ministër i Financave dhe Ekonomisë, një reformator mbresëlënës. Xhelal Sveçla, ministër i shquar i Punëve të Brendshme, i cili, me ekipin e Policisë, vunë rend dhe ligj në veriun e Kosovës. Juristja e diplomuar në Gjermani, Donikë Gërvalla, ka përgatitjen solide, për ta udhëhequr ministrinë e Drejtësisë. Donika e dinjitetshme, me integritetin e plotë dhe guximin intelektual, është bollshëm kompetente për postin që gëzon.

Ejup Maqedonci, ministër i Mbrojtjes, ka dhënë prova në përkushtimin ushtarak, sidomos në fushën e armatosjes të vendit. Arben Vitia është në resorin e tij profesional, ministër i Shëndetësisë, madje në trajtimin e Pandemisë ka lënë gjurmë pozitive. Mimoza Kusari-Lila, ministre e Tregtisë, kuadër me përgatitje, energji dhe shkathtësi të jashtzakonshme. Artane Rizvanolli, ministre e Energjisë dhe Minierave, me një profesionalizëm admirues, është në vendin e duhur.

Armend Muja, një pedagog i admiruar nga studentët, tani, ministër i Bujqësisë dhe Pylltarisë, do ta vazhdojë drejtimin e suksesshëm të trashëguar nga kolegu i tij paraprak, Faton Peci, i cili e nxori ministrinë të zhytur në vjedhje zyrtare dhe private. Një djalë i zgjuar, i cili i pykon me argumente kundërshtarët politikë, qetas, por, bindshëm.

Nenad Rashiq, ministër për Kthim dhe Komunitete, i vyeshëm dhe komunikues, i pranueshëm dhe mirëkuptues për të gjithë. Besnik Bislimi, ministër i Infrastrukturës, dikur dikaster i përfolur, që kërkon përkujdesje dhe përkushtim të veçantë. Mbizotëron opinioni se ministria në fjalë, tashmë, udhëhiqet nga njeriu kompetent.

Përmendem vetëm disa nga emrat e njohur, por edhe të suksesshëm, duke kërkuar ndjesë nga të tjerë. Sepse informacionet janë të kufizuara dhe sidomos për ministrat e rinj, në kabinetin e gatshëm, në pritje për t`u ligjësuar nga Parlamenti i Kosovës.

Prurjet reja në anëtarësinë e Lëvizjes të Vetëvendosjes, kanë vazhduar edhe në kohët e fundit. Ndër ta ka kuadro të fushave të ndryshme, intelektualë të spikatur, të magjistruar dhe doktoruar në Universitet të Evropës dhe të botës. Ende nuk i njohim disa ministra të rinj në kabinetin Kurti 3. Ndoshta janë pikërisht disa nga ministrat rishtarë.

Kuantiteti, shumësia sjell edhe kualitetin, cilësinë. Dhe, mundësia e përzgjedhjes të kuadrove ministrorë, është gjithnjë e më e madhe

Urojmë për mbarësi qeveritare dhe shtetërore!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Isuf B. Bajrami: Vështrim juridik dhe faktik mbi ICC-në, OKB-në dhe Këshillin e Evropës Florim Zeqa: Referendum për kryetar të LDK-së! Ilir Çumani: Diagnoza koniciane e një kombi që refuzon pjekurinë Vladimir Shyti: Politikantët shqiptarë dalin nga hiçi Kristaq Turtulli: Letër e hapur për Kryeministrin Edi Rama Fritz Radovani: 115 vjet, O Ded Gjo’ Luli (4) Kalosh Çeliku: Hajdutët e shtetit “të përbashkët” Idriz Zeqiraj: Shpifjet denigruese ndaj Presidentes Vjosa, normë e opozitës çoroditëse Asllan Dibrani (Luani): Përçarja e kombit po shkatërron gjithçka - Dorëheqja e Naim Tërnavës dhe Bashkësisë Islame te Kosovës është urgjente Kalosh Çeliku: Im atë ishte burrë i natës, jo i ditës së sotme Florim Zeqa: Fitoi 'minihamburgeri' antirugovist në LDK! Sadbere Emshiu: Zinxhiri i dritës profetike dhe devijimet e tij moderne Lëvizja për Rikthim: Gënjeshtra islamike si projekt i trysnisë fetare dhe politike Florim Zeqa: Vazhdimi i klaneve, kulmi i katandisjes së LDK-së! Idriz Zeqiraj: Kuvendi i Punës, parapërgatitje për Kuvendin Zgjedhor Lazim Miftari: Termi "Perandoria Turke" Nue Oroshi: Shumica nuk është gjithmonë e vërtetë por e vërtetë është se shumica vendos Ndue Dedaj: “Puna e mbarë!” – atyre që punojnë Isuf B. Bajrami: Në Kosovë, duhet mbisundimi i ligjit si mbizotërim i normës juridike mbi arbitraritetin dhe presionin jashtëinstitucional Shefqet Dibrani: Doktrina e titizmit jugosllav ndaj shqiptarëve dje dhe sot

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx