E marte, 03.02.2026, 09:52 PM (GMT)

Mendime

Idriz Zeqiraj: Shpifjet denigruese ndaj Presidentes Vjosa, normë e opozitës çoroditëse

E marte, 03.02.2026, 06:55 PM


Donald Trump dhe Vjosa Osmani

SHPIFJET DENIGEUESE NDAJ PRESIDENTES VJOSË, NORMË E OPOZITËS ÇORODITËSE

NGA IDRIZ ZEQIRAJ

Ka kaluar një vit që kur ka filluar lukunia mediatike lehaqene, në Prishtinë dhe Tiranë, të prirë nga agjenti i shumëfishtë, Baton Haxhiu, me këlyshërinë e tij, duke shpifur e denigruar Presidenten Vjosë Osmanin. "E humbi mbështetjen e LDK-së, e humbi partinë Guxo, kundër e ka edhe LVV, Vjosa nuk ka shanse të marrë mandatin e dytë", - thonë ata që parashikonin rënien e përqindjes, së shumti, 28-32 %, për LVV me aleatë, para zgjedhjeve të 28 dhjetorit 2025!

Por kolegia e saj, bashkëveprimtare për 13 vjet radhazi, Donikë Gërvalla, demanton horrakët e zuzarët, e çfarëdo kallëpi qofshin, kur deklaroi se partinë Guxo e ka themeluar Vjosë Osmani, ne i jemi bashkangjitur asaj. Gërvalla më të madhe e ka besnikërinë dhe fisnikërinë, se sa peshën e trupit. Veprimtarja më e shquar në të gjithë Diasporën shqiptare botërore, e cila, në përballjet në debatet e saj brilante në televizionet botërore, për çështjen e Kosovës, nën robërinë serbo-sllave, i ka mundur ambasadorë, gjeneralë, ministra, kryeministra e presidentë, akademikë ballkanikë dhe evropianë.

Albin Kurti me LVV të tij, gjithsesi, e mbështetë pa rezerva presidenten Vjosë si dhe minoritetet bashkëpunuese në Qeverinë Kurti. Kurse opozita, ajo e subjekteve PAN-iste, nuk merakoset fare, është deklaruar kundër, "rrafsh Kosova", "vetëm ne të rikthehemi në pushtet!

Ndërsa LDK-ja, pas debaklit të pësuar, në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, si patericë e PDK-së, duhet të mendojë seriozisht, për fatin e mëtejmë të LDK-së, sepse ka edhe më keq! Ajo duhet ta pranojë fajësinë e rëndë, qartazi dhe me sinqeritet, t`i kërkojë falje anëtarësisë, elektoratit të LDK-së dhe shqiptarëve botërorë, për shqetësimin e dhimbjen mendore e shpirtërore të shkaktuar. Klanet brenda LDK-së, të pauzojnë, duke pranuar fajin-krim, për degradimin dhe rrënimin e LDK-së.

Ndërkohë LVV me aleatët e saj simpatikë, Guxo, Alternativa, PSHDK, të veprojë me guximin që e karakterizon, për ta nxjerrë Kosovën, nga kolapsi, bllokada, ku e futi opozita e subjekteve politike PDK, AAK, NISMA, të koalicionuara në PAN, përmes agjentëve të shumtë të huaj, që i kanë brenda subjekteve të tyre. Bashkëqeverisja  e LVV me aleatë dhe LDK-në, ka qenë dhe mbetet pa alternativë, gjithnjë me parësinë e interesit të Atdheut-Kosovë. Kjo kërkesë është gjithnjë në agjendë.

Kam besimin dhe bindjen se presidentja Vjosë, ashtu siç ka çarë çdo bllokadë të deritashme, do ta këtë forcën dhe guximin, për të tejkaluar edhe pengesat, sa inatçore, aq edhe subjektive të kundërshtarëve politikë.

Shpifja e fundit, e bërë ndaj babait të nderuar të presidentes Vjosë, Raif Osmanit, se, gjoja, i ka shërbyer Serbisë, përmes një posti civil, qytetar që kishte në komunë, nga shpifës kriminelë e rrugaçë, kondom të Baton Haxhiut, është kulmore e poshtër, që ka për qëllim goditjen e imazhit të presidentes -par exellence-, Dr. Vjosë Osmanit.

Atdhetari i nderuar Raif Osmani, ka qenë ushtar i orëve të para të Forcave të Armatosura të Republikës të Kosovës, me akronimin FARK, të formuara nga Dr. Ibrahim Rugova, për çka edhe është burgosur dhe dënuar me grupin e parë të ushtarakëve, me komandant gjeneral Hajzer Hajzeraj. Shtrohet pyetja, ku është Prokuroria e shtetit që heshtë për rastin në fjalë, kur dihet se shpifja për kuadro të cilësuar hetohet dhe, në rast të kualifikimit si shpifje, dënohet?!

Ku është Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, i cili reagon vend e pavend, madje edhe atëherë kur provokohet në vendin e punës, anëtari i KQZ, ish- i burgosuri shumëvjeçarë politik, Sami Kurteshi, i cili i luti gazetarët provokatorë ta lëshojnë zyrën, ku kanë hyrë pa autorizimin përkatës!

Kushtetuta e Kosovës, më saktë e Ahtisarit, është një pranim -ad hoc-, e imponuar dhe e pranuar nën presionin e Serbisë, të bërë ndërkombëtarëve dhe sidomos shantazhimi i disa zyrtarëve kyç të Kosovës, me dosje penalizuese të krimeve faktike, gjatë luftës dhe sidomos të pasluftës, kryesisht, vrasjen e kundërshtarëve politikë shqiptarë.

Pengesa e ndryshimeve të domosdoshme kushtetuese, siç është zgjedhja e Presidentit me votimin e drejtpërdrejtë të popullit, duke kërkuar kuotën e caktuar aprovuese të deputetëve të minoriteteve, dështimi i zgjedhjes të presidentit, në mars apo në prill të këtij viti, e çon vendin në zgjedhje.

Me këtë strukturë të deputetëve të një opozite sa destruktive, aq edhe e papërgjegjshme, një bllokadë e përsëritur, si ajo që zgjati 9 muaj, rrezikon përsëritjen e zgjedhjeve. Ngulmohet për konsensues, por me subjektet politike, që kanë brenda vrasës, hajna zyrtarë, haraçxhinj, makro-kontrabandistë, nuk mund të pranohet rehabilitimi i tyre. LVV me aleatë, u dha shansin e artë për spastrimin e listave të kandidatëve për deputetë. Por, ata nuk lëvizën nga "istikami" i krimit dhe i përsëritën të njëjtit edhe në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025! Pamundësia e pastrimit të listave është reale, sepse kriminalizimi i subjekteve të tyre politike është masiv. Zgjidhja e vetme është riformimi i këtyre partive, prandaj porosia Kurtit është e drejtë, që këto subjekte duhet të qëndrojnë gjatë në opozitë.

Qysh kur ka filluar fushata parazgjedhore, paligjshëm, në gjysmën e dytë të nëntorit 2024 dhe zgjatën 3 muaj për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, edhe për ato të 28 dhjetorit, 2025, kemi paralajmëruar të gjithë rrugaçërinë politike dhe mediatike, se sforcimi i fushatës shpifëse e denigruese ndaj pozitës, "do t`u kthehet në bumerang ", do t`jua thellojë humbjen", ashtu siç ndodhi realisht.

Edhe tani vazhdon i njëjti "avaz" dhe të tri partitë opozitare janë deklaruar se "pa konsensues nuk japim votë dhe as nuk bëjmë kuorumin, me qëndrimin në sallë, për zgjedhjen e presidentes Vjosë Osmani"! Kjo opozitë ka dëshmuar se nuk i intereson emri i personit konkurrues, por hallin e kanë tek rikthimi në pushtet. Edhe pse tani kanë thelluar disfavorin për rikthim, qenëria lehëse mediatike, i fton qytetarët për përsëritjen e `97-ës si në Shqipëri, tani një të dytë, këtë herë në Kosovë! Një shtet i mirëfilltë ligjor, këta qenër do t`i zinxhiroste!

Dështimi i zgjedhjes të presidentit, do të ndikojë fatalisht keq, për stabilitetin politik të Kosovës. Marrëveshjet bankare me Evropën dhe ato ndërkombëtare presin krijimin e Qeverisë dhe të institucioneve tjera shtetërore. Kosova do të vazhdojë të mbetet peng i kësaj opozite, të dëshmuar si kundra-kombëtare dhe palë me Serbinë armike. Çdo bllokadë e përsëritur, do ta godasë rrastë edhe opozitën, madje pa shpresë ngritjeje të afërt.

Megjithatë, shpresojmë të jenë këndellur, duke besuar se do të këtë reagime pozitive, nga deputetë të përgjegjshëm, për misionin që ka vetë emërtesa -deputet-!

Urojmë për reflektim, madje pavarësisht të vendimit të shefave partiakë!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Asllan Dibrani (Luani): Përçarja e kombit po shkatërron gjithçka - Dorëheqja e Naim Tërnavës dhe Bashkësisë Islame te Kosovës është urgjente Kalosh Çeliku: Im atë ishte burrë i natës, jo i ditës së sotme Florim Zeqa: Fitoi 'minihamburgeri' antirugovist në LDK! Sadbere Emshiu: Zinxhiri i dritës profetike dhe devijimet e tij moderne Lëvizja për Rikthim: Gënjeshtra islamike si projekt i trysnisë fetare dhe politike Florim Zeqa: Vazhdimi i klaneve, kulmi i katandisjes së LDK-së! Idriz Zeqiraj: Kuvendi i Punës, parapërgatitje për Kuvendin Zgjedhor Lazim Miftari: Termi "Perandoria Turke" Nue Oroshi: Shumica nuk është gjithmonë e vërtetë por e vërtetë është se shumica vendos Ndue Dedaj: “Puna e mbarë!” – atyre që punojnë Isuf B. Bajrami: Në Kosovë, duhet mbisundimi i ligjit si mbizotërim i normës juridike mbi arbitraritetin dhe presionin jashtëinstitucional Shefqet Dibrani: Doktrina e titizmit jugosllav ndaj shqiptarëve dje dhe sot Lëvizja për Rikthim: Ideologjia islamike dhe policia e moralit Albert Zholi: Prof. Dr. Enriko Ceko - Ekonomia shqiptare ka krizë pasi ka marrë tiparin e një ekonomie konsumi, me pothuajse aspak tipare prodhimi Fritz Radovani: 115 vjet, O Ded Gjo’ Luli (3) Rejhane Rexhepi: Bashkësia Shqiptare në Bosnje dhe Hercegovinë – Ura e kujtesës, kulturës dhe identitetit kombëtar në Sarajevë Asllan Dibrani – Luani: Bota përgatitet për banim në Hënë, hoxhë efendi – “akademik” Feti Mehdiu mbetet bredharak nëpër xhami Kalosh Çeliku: Babës t’i ngjash adet t’ia kalosh marifet Gjon Keka: Djegja e librit do të thotë rënie e njeriut në errësirë dhe në demonizëm Asllan Dibrani (Luani): Shqiptarët nuk djegin libra – alarm pa prova: kur feja keqpërdoret për përçarje

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx