Mendime
Asllan Dibrani (Luani): Shqiptarët nuk djegin libra – alarm pa prova: kur feja keqpërdoret për përçarje
E merkure, 28.01.2026, 06:58 PM

Një reagim ndaj deklaratave të Myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnava
Shqiptarët nuk djegin libra – alarm pa prova: kur feja keqpërdoret për përçarje
Nga
Asllan Dibrani (Luani)
Deklarata e Myftiut të Kosovës,
Naim ef. Tërnava, lidhur me rastin e djegies së Kuranit në Gjakovë, përfaqëson
një reagim të nxituar dhe institucionalisht të papërgjegjshëm, sepse flet në
emër të shoqërisë shqiptare pa u ditur ende autorët e aktit dhe pa
përfundim zyrtar të organeve të drejtësisë. Një gjuhë e tillë,
e ngarkuar me akuza dhe insinuata, nuk kontribuon në qetësi, por në tension dhe
përçarje.
Në një shtet laik dhe
demokratik, askush nuk ka të drejtë të ndërtojë narrativa fajësuese
para drejtësisë, e aq më pak të etiketojë grupe shoqërore apo bindje
shpirtërore si rrezik për shoqërinë.
Shqiptarët nuk kanë traditë
vandalizmi fetar
Historia e popullit shqiptar është e
qartë: shqiptarët nuk kanë traditë djegieje librash, përdhosjeje
simbolesh fetare apo dhune në emër të besimit. Përkundrazi, shqiptaria
është ndërtuar mbi parimin e bashkëjetesës dhe mbi një identitet kombëtar që i
ka paraprirë çdo përkatësie fetare.
Për këtë arsye, përpjekjet për ta
lidhur një akt të paqartë kriminal me “shqiptarinë” apo me rikthimin në rrënjë
janë deformim i realitetit historik dhe njollosje e qëllimshme
e identitetit kombëtar.
Teza e rreme për “98% mysliman”
Disa deklarata dhe interpretime të
pasakta përmendin se shqiptarët janë “98% myslimanë”, duke përdorur
këtë për të justifikuar akuza dhe përçarje. Kjo është tezë e rreme dhe
e rrezikshme, sepse:
Në trojet shqiptare nuk ekziston një
kombinim fetar që përcakton identitetin kombëtar.
Përqindjet që mund të lidhen me
myslimanët vërtet i përkasin Bosnjës dhe jo shqiptarëve në
Kosovë apo trojet shqiptare.
Shqiptarët nuk mund të përkufizohen
nga feja – ata janë shqiptarë para se të jenë besimtarë, dhe kjo
është themeli historik i kombit tonë.
Çdo përpjekje për të identifikuar
shqiptarinë me një përkatësi fetare bie ndesh me realitetin historik,
rendin kushtetues dhe interesin kombëtar.
Alarm selektiv dhe përgjegjësi
selektive
Gjatë luftës në Kosovë u vranë
mbi 1400 fëmijë shqiptarë mmbi 12000 qytetar gra, burra, pleq e
plaka. Për këtë krim madhor nuk pati alarm institucional fetar të kësaj
përmase. Sot, ndërkaq, për një akt ende të pahetuar , prodhohet histeri publike
dhe mobilizim emocional antikombëtare duke e nënçmuar, ngacmuar edhe shtresën
intelektuale.
Ky disproporcion ngre pyetje
legjitime mbi selektivitetin moral dhe mbi mënyrën se si
përdoren ndjenjat fetare në hapësirën publike.
Liria e besimit nuk kriminalizohet
Është parim themelor kushtetues
që askush nuk mund të stigmatizohet për bindjet e tij shpirtërore.
Rikthimi apo qëndrimi në një besim të caktuar nuk është akt urrejtjeje,
as provokim, dhe as nuk përbën rrezik për shoqërinë.
Çdo gjuhë publike që nënkupton të
kundërtën, qoftë edhe në mënyrë të tërthortë, është e papranueshme
juridikisht dhe moralisht.
Institucionet fetare dhe kufijtë e
përgjegjësisë
Bashkësia Islame e Kosovës ka rol të
rëndësishëm shpirtëror, por nuk ka mandat të flasë në emër të të gjithë
shqiptarëve, as të formësojë narrativën kombëtare. Kur ky kufi tejkalohet,
rrezikohet kohezioni shoqëror dhe hapet terren për përçarje.
Institucionet fetare duhet të
kontribuojnë në qetësi, maturi dhe respekt për ligjin, jo në gjuhë alarmuese
dhe etiketime kolektive.
Një vijë e qartë
Ne i respektojmë vëllezërit tanë
shqiptarë te besimit myslimanë si pjesë të pandashme të kombit. Por askush
nuk ka të drejtë të fusë përçarje mes shqiptarëve duke instrumentalizuar fenë apo
duke folur në emër të një shumice që nuk e ka autorizuar as kush
Bashkësinë Islame as Naim Tërnaven.
Shqiptarët janë shqiptarë para se të
jenë besimtarë.
Ky është realitet historik dhe themel i bashkëjetesës sonë.
Asllan Dibrani (Luani)
Shkrimtar dhe qytetar shqiptar
Janar 2026









